- Rama dhe Veliaj ndryshuan planin Urbanistik, ndryshuan rrjedhën e Lumit të Lanës për ti dhënë trafikantit Edmond bego 60 milionë euro projekt ndërtimi me 30 mijë metra katrorë, duke prishur banesat e 200 familjeve
- Ky është shteti i Edi Ramës që në fakt është një bandë që nuk ka asnjë qëllim apo politikë për vendin për vendin përveç grabitjes. Kjo është arsyeja pse këta njerëz janë në protestë
- Studentët me qendrën e tyre po tregojnë rrugën për të dalë nga kjo gjendje. Nuk ka rrugë tjetër për të dalë nga kjo gjendje veç përballjes totale
- Dua t’u drejtoj një thirrje qytetarëve të bashkohen nesër me studentët masivisht në protestën para Kuvendit
Prononcimi i plotë i kryetarit Lulzim Basha në protestën e orës 17.00, në Unazën e Re
Të gjithë besoj e keni ndjekur botimin e të dhënave sot nga Partia Demokratike ashtu siç kishim bërë të ditur para disa ditësh këtu nga unaza. Pas marrjes së materialeve zyrtare është vërtetuar katërcipërisht se afera e unazës së re të Tiranës është shumë më e thellë se sa ajo që ka dalë deri më sot në pah.
Nga njëra anë Edi Rama qendron pas vjedhjes së parave të buxhetit të shtetit me aferën prej 40 milionë eurosh të tenderuar pa konkurencë dhe në praninë e një kompanie fantazëm të regjistruar në parajsë fiskale të shtetit Delaëare, por po kështu të falsifikuar amerikane prapa të cilave qendron vetëm një njeri. Ai që ka pushtetin të kompandojë ministrin e Financave, të Infrastrukturës, kryetarin e Bashkisë, Agjensinë e Prokurimit Publik, Inspektoratin Kombëtar të Mbrotjes së Territorit, dhe ky është vetëm një njeri, Edi Rama.
Është po kështu i vetmi njeri që mund të bëjë të mundur ndryshimin e një plani urbanistik dhe sot ju keni parë se si Plani Urbanistik i Tiranës i hartuar në kohën kur unë isha kryetar bashkie dhe i miratuar në 2013, është ndryshuarnga Erion Veliaj dhe miratuar nga Edi Rama. Ndryshimi i këtij plani urbanistik në pjesën e unazës së re konsiston në rrjedhën e ujit të Lumit të Lanës, ku Lana është zhvendosur me qëllimqë të prishen banesat e afro 200 familjeve për të ruajtur atë që duket se është prona e kontraktuar nga Edmond Bego, anëtar i bandës së Lushnjës, trafikant droge i dënuar me 21 vite, i provuar si lidhje e ngushtë e Taulant Ballës, i cili ka në plan të ndërtojë një projekt për afro 30 mijë metrash katrorë apartamente, pikërisht në këtë tokë, në të cilën ka pasur edhe një privatizim nga Arben Ahmetaj në vitin 2016.
Shikoni pak emrat që dalin; Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Taulant Balla, Erion Veliaj, Edi Rama, Edmond Bego dhe një kompani fantazmë që bën pastrim parash në SHBA. Këtu në këtë rreshtim që e nxori në pah protesta e banorëve të Unazës, shikoni si funksionon shteti i Edi Ramës. Trafikantë droge që bëjnë pastrim parash, oligarkë dhe pronarë mediash, të cilët regjistrojnë kompaninë në parajsa fiskale dhe kupola e PS-së, kupola e Rilindjes; Edi Rama, Erion Veliaj, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Arben Aben Ahmetaj. Ky është shteti i Edi Ramës.
Shteti i shqiptarëve ka rënë. Ky është shteti i Edi Ramës që në fakt është një bandë që nuk ka asnjë qëllim apo politikë për vendin për vendin përveç grabitjes. Grabitjen, vjedhjen dhe shkatërrimin e vendit. Kjo është arsyeja pse këta njerëz janë në protestë. Jo thjeshtë për të mbrojtur shtëpitë e tyre. Janë në protest për të mbrojtur Kushtetutën sepse Gjykatë Kushtetuese nuk ka. Janë në protestë që të zbatohet ligji sepse Prokuroria nuk vepron, Arta Marku nuk vepron. Tani shqiptarët e kuptojnë pse është emëruar Arta Marku. E kuptuan edhe pse protestuam ne në Parlament me të gjitha format për të sinjalizuar me atë tym të kuq rënien përfundimatre të shtetit, kapjen e shtetit nga kjo bandë hajdutësh, kriminelësh, oligarkësh dhe pronarë mediash që kanë vetëm një qëllim, ët grabisin e zhvasin gjithçka.
Për vete fëmijët i kanë çuar në shkolla të mira jashtë shtetit, shumica prej tyre kanë shtetësi tjetër, dhe Shqipërinë e konsiderojnë thjeshtë dhe vetëm so një koloni ku grabisin gjithçka dhe shfrytëzojnë deri në palcë qytetarët.
Kjo është edhe arsyeja e protestës së studentëve. Mos kini më asnjë dyshim. Nuk është vetëm një çështje tarifash. Nuk është thjeshtë çështja e një sistemi të kalbur arsimor me rrënjë. Është çështja e një sistemi të ngritur nga Edi Rama ku politikanë, kriminelë, oligarkë e pedagogët të korruptuar, produkt i ligjit të korruptuar të arsimit të lartë, kanë në dorë fatin e 140 mijë të rinjve dhe më në fund ata janë ngritur, e qindra mijëta të tjerë pas tyre si gjimnazistët, apo në 9 vjeçare nuk mund të jenë peng i kësaj klike të korruptuar. Kjo klikë e korrutpuar duhet shembur e larguar, duhet arrestuar, duhet të çohet para drejtësisë, nga i pari tek i fundit. Por megjithë këto të zeza që do kishin rrëzuar çdo qeveri europiane sot dua të ndaj me shqiptarët dy lajme të mira.
Lajmi i parë është se qendra e këtyre qytetarëve për të cilët u tallën, goditën, arrestuar, poshtëruan, nga Rama e veliaj dhe nga disa media të cilat ose u mbyllin ekranin ose u frynin borive të propagandës së Ramës, këta triumfuan me qendresën e tyre dhe frymëzuan qendra të tjera, të biznesit të vogël, të fermerëve.
Studentët me qendrën e tyre po tregojnë rrugën për të dalë nga kjo gjendje. Nuk ka rrugë tjetër për të dalë nga kjo gjendje veç përballjes totale. Përballjes totale këtu te Unaza, përballjes totale që po bëjnë studentët, përballjes që po bëjnë banorët nga Shkodra në Vlorë, nga Korça në Durrës, në Fier, Lushnjë, Kavajë, Vaun e Dejës, Kurbin, Tiranë, kudo. Nuk ka rrugë tjetër përveç përballjes me të gjitha format dhe mënyrat, bllokimit të rrugëve, bllokimit të aktivitetit, dhe efektin e keni parë.
E patë si ishte katandisur sot Edi Rama në Vlorë. E ka kuptuar se askush nuk ia blen më gënjeshtrat. Nuk e beson më askush. Ata e dinë se ai është një njeri i cili nuk ka më asnjë fije besimi. Ose mashtron ose blen përfaqësuesit e negociatorëve ndaj kanë vendosur të mos negociojnë më me të. Është një vendim i zgjuar që buron nga zgjuarsia e studentëve. Janë të zgjuar studentët dhe e kanë kuptuar që ky ose do përpiqet ti blejë negociatorët ose do ti mashtrojë. Pse?! Ja pra për këto interesa . 60 mln euro është afera Rama-Veliaj-Bego. E keni parë deklaratën e Lei Fenit të bashkisë sot? Thotë skam dhënë leje ndërtimi. Planin urbanistik kush e ndryshoi?! Erion veliaj dhe Edi Rama ndryshuan planin urbanistik, ndryshuan shtratin e Lanës që të mos cënohej asnjë centimetër i tokës së Begos. Madje i kanë falur tokë Begos dhe i kanë privatizuar 4 mijë metra katrorë nga Arben Ahmetaj dhe nga ana tjetër 200 familje të nxirren në rrugë që të pastroheshin 60 milionë euro të drogës e krimit dhe bashkë me 40 milionë të tjera shkojnë në 100 milionë euro Afera e Unazës.
Shteti ka rënë, Gjykata Kushtetuese ka rënë, Prokuroria ka rënë. Qeveria dhe kryeministri janë demaskuar para shqiptarëve si hajdutë. E vetmja rrugë është ajo e përballjes që po ndodh sot tek unaza.
Dua t’u drejtoj një thirrje qytetarëve të bashkohen nesër me studentët masivisht në protestën para Kuvendit. E vetmja rrugë për ta sprapsur të keqen është të jemi bashkë të vendosur dhe të përballemi. E vetmja shpresë e kësaj bande hajdutësh është të përçajë shqiptarët, të helmojë shqiptarët, të hedhë shqiptarët kundër njëri tjetrit. Duhet ti falenderojmë studentët që na kanë dhënë një mesim të madh që po të qendrojmë bashkë do të arrijmë ta mundim të keqen. Dhe me këtë mësim që na kanë dhënë bijat dhe bijtë tanë më të rinj, i ftoj të gjithë shqiptarët që të nisim që nesër një rezistencë totale për tu përballur dhe për ta mposhtur të keqen. Ju ftoj të gjithë duke përfshrë edhe banorët e Unazës së Re që nesër të jemi të gjithë para Kuvendit në një protestë sa më të madhe qytetare, studentore, rinore dhe kombëtare dhe për të nisur së bashku një betejë për mundin e së keqes dhe për çlirimin e vendit nga errësira që ka pllakosur.