• Ndërkohë që mbahen në qeli, banorë të Unazës së Re, në ato qeli ku duhet të jetë Damian Gjiknuri, në ato qeli ku duhet të jetë Afrim Qendro, në ato qeli ku duhet të përgatiten nga më i pari, e deri tek më i fundit, i përfshirë në këtë aferë korruptive dhe pastrimi parash. Për të vjedhur 40 milionë euro tek Unaza e Re, Edi Rama dhe banda e tij e hajdutëve, bashkë me Damian Gjiknurin, Afrim Qendron me shokë, bashkë me Erion Velinë, për një muaj e gjysëm me radhë, kanë derdhur këtu dhunë, sharje, fyerje, helmin e përçarjes.

 

  • Kush e ka fuqinë në këtë shtet që të gjitha mekanizmat e shtetit: QKR-ja, APP-ja, Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, IKMT-ja; të gjitha të vijnë këtu të sinkronizuara, për të bërë terror dhe padrejtësi, për të shkelur ligjin me të dyja këmbët? Kush e ka këtë fuqi në këtë shtet? Shqiptarët e dinë mirë se kush e ka fuqinë ta bëjë këtë. Një njeri që qendron në krye të kësaj afere. Prapa kësaj afere qëndron vetë Edi Rama.

 

  • Ajo që Unaza e Madhe ju tregoi shqiptarëve, është se përveç kësaj skeme të madhe vjedhjeje, Edi Rama ka bërë gati edhe një skemë të pastrimit të parave të veprës penale. Sepse kompania në parajsën fiskale Delaware, për të cilën janë manipuluar shkresa dhe firma e Sekretarit të Shtetit të Delaware, nuk është gjë tjetër vetëm se konto sekrete bankare e atyre të cilët kanë planifikuar dhe ideuar të përfitojnë nga vjedhja në Unazën e Re.

 

  • Nuk ka e nuk mund të ketë zgjidhje të pjesshme, duhet të ketë një zgjidhje për të gjithë vendin. Një zgjidhje e cila duhet të kalojë në radhë të parë nga drejtësia. i dëgjuat banorët sot, kërkojnë drejtësi. Kërkojnë drejtësi, meritojnë drejtësi, duhet t’ju japim drejtësi. Duhet të dalin bijtë e tyre nga qelitë dhe duhet të shkojnë ministrat e zyrtarët e korruptuar në ato qeli. Duhet të merret nën hetim urgjentish Edi Rama, duhet të hetohet pasuria e tij dhe e personave të lidhur me të. Duhet të veprojë drejtësia dhe këtë kërkon populli. Nëse nuk vepron drejtësia, historia na ka mësuar se populli vepron dhe merr në dorë fatin e tij.   Mbështetja për banorët e Unazës së Re do të vazhdojë, derisa kauza e tyre të fitohet plotësisht.

 

Pyetje: Zoti Basha, a mendoni se e keni dëmtuar këtë kauzë të banorëve, duke qenë se studentët nuk i kanë lejuar sot protestuesit që t’i bashkohen protestës së tyre?

Basha: Kjo është një pjesë e helmit të përçarjes që derdh Edi Rama, me gojët e paguara, me paratë që u vidhen këtyre banorëve, dhe me ekranet e blera, me paratë që u vidhen shqiptarëve. E vërteta është se armiku i vetëm i të keqes, i hajdutërisë është bashkimi i shqiptarëve. Sa herë që shqiptarët bashkohen e keqja zbrapset. Këtë e tregon edhe protesta e studentëve, e tregon edhe protesta e banorëve.

Por, ndonëse ëshë zbuluar faqe botës tashmë, që këtu kemi të bëjmë me një vjedhje rekord, asgjë s’ka ndryshuar. Banorët do t’jua thonë vetë, kanë sjellë prapë letra për t’ju prishur shtëpitë. Ndërkohë që mbahen në qeli, banorë të Unazës së Re, në ato qeli ku duhet të jetë Damian Gjiknuri, në ato qeli ku duhet të jetë Afrim Qendro, në ato qeli ku duhet të përgatiten nga më i pari, e deri tek më i fundit, i përfshirë në këtë aferë korruptive dhe pastrimi parash. Për të vjedhur 40 milionë euro tek Unaza e Re, Edi Rama dhe banda e tij e hajdutëve, bashkë me Damian Gjiknurin, Afrim Qendron me shokë, bashkë me Erion Velinë, për një muaj e gjysëm me radhë, kanë derdhur këtu dhunë, sharje, fyerje, helmin e përçarjes. Tani, ka më shumë se 24 orë që është zbuluar e vërteta para syve të të gjithë shqiptarëve. Ky nuk është vetëm një projekt vjedhjeje, por edhe një projekt për pastrim ndërkombëtar parash. Kishin bërë gati konton bankare në Amerikë, që paratë e krimit, paratë e korrupsionit – që është krim me kodin penal – t’i çonin në Amerikë. Kjo është arsyeja pse – siç kanë raportuar mediat – ka nisur një hetim edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po hetimi shqiptar ku është? Jua kam thënë para disa javësh, jua përsëris përsëri: Ata që mbajnë në burg, nuk janë thjesht të burgosur politikë të Edi Ramës, ata janë të burgosur të mafias, më në krye Edi Ramën. Në ato qeli nuk duhet të jetë Doriani, në ato qeli nuk duhet të jetë ilia, në ato qeli duhet të jetë Damiani, në ato qeli duhet të jetë Afrimi, në ato qeli duhet të jenë të gjithë ata të përfshirë në këtë aferë korruptive, dhe koka e kësaj afere korruptive që është Edi Rama. Pse i mbajnë akoma në burg djemtë e Unazës, që u ngritën për të mbrojtur ligjin, për të mbrojtur kushtetutën, për të mbrojtur banesën e tyre, shtëpinë  e tyre, kundër një padrejtësie? Pse nuk fillon hetimi për personat që kanë ideuar dhe mbrojtur këtë skenë korruptive? Që kanë 48 orë që kanë qepur gojën. Pse nuk fillon hetimi për Edi Ramën, që i ka bërë pazaret kokë më kokë me DH-në, me Biba X-in, me Victoria invest-in, dhe me atë kompaninë e tretë që është e përfshirë këtu? Pse? S’kemi përgjigje për këto. Ndaj unë i ftoj mediat dhe gazetarët t’i çoni këto mikrofona pa vonesë përpara prokurorisë, mos ta lini as të hyjë e as të dalë prokuroren e përgjithshme të përkohshme, që po mbush vitin në detyrë, këtë javë. As vartësit e saj mos i lini të hyjnë pa ju dhënë përgjigje. Pse nuk nisni hetimet ndaj autoriteteve? Janë ato të cilat ndanë lotin në tre pjesë, për të përjashtuar konkurrencën ndërkombëtare. E bënë këtë që të mos futej një firmë ndërkombëtare për ta ndërtuar. Janë ato që futën një kompani fantazëm, për ta future në tender, pa ofertë. Pse nuk është thirrur ajo kompani, pse nuk thirren “Vëllezërit Hysa”, kush i porositi që të futeshin në tender pa ofertë? Ose nëqoftëse kishin ofertë, kush i porositi ta tërheqin ofertën? Kush e porositi Qendrën Ndërkombëtare të Regjistrimit të Bizneseve, QKR-në e famshme, që ta pranonte pa apostijë, dhe ta regjistronte në kushtet e falsifikimit kompaninë DH? Kush e porositi Agjencinë e Prokurorimit Publik të procedonte me procedurën e prokurimit public në shkelje totale të rregullave elementare të prokurimit. Kush e ka fuqinë në këtë vend t’i porosisë gjithë këto agjenci shtetërore të mbyllin sytë para një falsifikimi të tillë? Kush e porositi IKMT-në të vinte këtu, në kushtet e shkeljes totale të ligjit, për të terrorizuar dhe prishur banesat e qytetarëve? kush e porosity Policinë e Shtetit të zbarkonte këtu me skafandra e me shkopa gome, të dhunonte dhe të rrihte banorët, nënat, fëmijët, të shoqëronte 13 vjeçarët, si Danieli, t’i mbante në burg – 13 vjeçari ka ndenjur në burg një natë – të mbante për orë të tëra të shoqëruara në qelitë e burgut nëna shtatzëna? Kush i porositi? Kush e ka fuqinë në këtë shtet që të gjitha mekanizmat e shtetit: QKR-ja, APP-ja, Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, IKMT-ja; të gjitha të vijnë këtu të sinkronizuara, për të bërë terror dhe padrejtësi, për të shkelur ligjin me të dyja këmbët? Kush e ka këtë fuqi në këtë shtet? Pyetjet i bëni ju gazetarët, por unë po shtroj një pyetje. Shqiptarët e dinë mirë se kush e ka fuqinë ta bëjë këtë. Një njeri që qendron në krye të kësaj afere. Prapa kësaj afere qëndron vetë Edi Rama. Asnjë nga këto aspekte nuk mund të bëheshin dot pa dijeninë e autoriteteve më të larta. Dhe të gjitha bashkë nuk mund të ndodhnin, pa dijeninë, aprovimin dhe mbrojtjen e Edi Ramës. Emri i kësaj afere është emri “Rama 40 milionë”.

Dhe si kjo aferë, të gjitha projektet e ARRSH-së janë afera korruptive. E keni parë raportin e KLSH-së, dëmi që i kanë shkaktuar financave shqiptare është 957 milionë euro. 957 milionë euro. Çdo projekt koncesioni apo rrugësh, i hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve e Edi Ramës është një projekt korruptiv dhe faktet për këtë vetëm sa kanë filluar të dalin. Gjithçka që derdhet për infrastrukturën shqiptare, është pjesë e kësaj grabitjeje, e kësaj vjedhjeje të madhe. Prandaj ka 5 vjet që s’mbaron Rruga e Elbasanit, prandaj ka shkuar kilometri i rrugës nga 2 apo 3, në 18 apo 20 milionë euro në PPP-të dhe koncesionet, sepse të gjitha janë pjesë e një skeme të madhe vjedhjeje. Ajo që Unaza e Madhe ju tregoi shqiptarëve, është se përveç kësaj skeme të madhe vjedhjeje, Edi Rama ka bërë gati edhe një skemë të pastrimit të parave të veprës penale. Sepse kompania në parajsën fiskale Delaware, për të cilën janë manipuluar shkresa dhe firma e Sekretarit të Shtetit të Delaware, nuk është gjë tjetër vetëm se konto secrete bankare e atyre të cilët kanë planifikuar dhe ideuar të përfitojnë nga vjedhja në Unazën e Re. nuk janë thjesht dhe vetëm një tog individësh dhe 26 vjeçarësh. Nuk mundet të ndodhë kjo. E keni pyetur Damian Gjiknurin se çfarë bënte në Amerikë, me 25 qershor, në të njëjtën ditë që u regjistrua kompania fantazëm? Po apo jo? Nuk e keni pyetur. Pse nuk e pyesni? Është detyra juaj ta pyesni. Po e pyes unë: Çfarë bëje në Amerikë me 25 qershor, në të njëjtën ditë? A ke lidhje ti, a je ti prapa kësaj kompanie? A është porositësi i kësaj afere Edi Rama dhe ti je ekzektuesi? Dhe nëqoftëse jo, pse këmbëngulet me dhunë, me propagandë, me sharje, me shpifje, për 40 ditë, për të bërë një projekt të kundraligjshëm? Përgjigje sigurisht që nuk ka, sepse të vërtetën e kanë treguar faktet.

Por tani duhet ta kuptoni se beteja s’ka mbaruar. Prandaj jemi këtu, prandaj janë banorët këtu. Shtëpitë e tyre kërcënohen akoma. Aktet abusive, shkelja e ligjit vazhdon. Prokuroria ka bërë një njoftim sa për të larë gojën. Është e njëjta prokurori që kërkoi burg për kuksianët, është e njëjta prokurori që ka mbyllur sytë para vjedhjes 200 milionë euro te Teatri Kombëtar. Është e njëjta prokurori që ka mbyllur me dhjetëra kallëzime të qytetarëve dhe të opozitës, kundër vjedhjes dhe hajdutërisë së Edi Ramës. Është e njëjta prokurori që po i mban sot këta njerëz këtu, sepse nuk po hedh hapin që i dikton ligji. Hapi i parë që i dikton ligji është të marrë menjëherë të pandehur zyrtarët e lartë, pjesë të kësaj afere, ministrin Gjiknuri, dhe të nisë menjëherë hetimet për rolin e Edi Ramës në këtë aferë korruptive.

Pra, ne do të jemi këtu, sepse këtu ka filluar të shplekset e vërteta për të gjithë Shqipërinë. Këtu ka filluar të dalë në shesh se pse nuk ka para për të financuar arsimin e lartë, pse nuk ka para për të ndërtuar Kampusin Universitar, pse studentët në konvikte lahen akoma me kova, nuk kanë as dushe, dhe jetojnë në kushte mizerabël, pse nuk ka para për të rritur cilësinë e mësimdhënies, pse rriten tarifat nga viti në vit për studentët, pse për spitalet dhe qendrat shëndetësore të shqiptarëve, për mjekët dhe infermierët nuk ka rritje pagash, nuk ka mundësi që t’ju ofrohet të paktën i njëjti trajtim, siç ju ofrohet në Maqedoni e në Kosovë, lëre më në vendet e tjera; Pse pagat dhe pensionet kanë 5 vite që nuk rriten as sa vlera e inflacionit dhe fuqia shqiptare blerëse ëshë më e ulëta në Ballkan; pse 290 mijë shqiptarë hanë vetëm një herë në ditë, se s’kanë para për më shumë. E gjitha kjo, sepse Edi Rama dhe banda e tij vjedhin miliona me çdo të ashtuquajtur projekt. Vjedhin dhe bëjnë konto bankare secrete, brenda dhe jashtë vendit, për të depozituar paratë që ju marrin shqiptarëve. Studentët, të cilët kanë 4 ditë që qendrojnë aty, e kanë kuptuar këtë. Edi Rama dhe Lindita Nikolla po mundohen t’i përçajnë, po mundohen t’i helmojnë, por e kanë të pamundur. Projekti i tyre, për t’i mbajtur studentët në injorancë, për të vazhduar vjedhjen dhe mashtrimin, ka dështuar. Prandaj studentët vazhdojnë të jenë aty, nuk janë thjesht dhe vetëm për çështjen e tarifave, nuk janë thjesht dhe vetëm për çështjen e bordeve të universiteteve. Ata jua kanë thënë shqiptarëve, ata jua kanë thënë qartë çdo njeriu, që sistemi ka degjeneruar plotësisht, është i kalbur dhe nuk punon për arsimimin e studentëve, por punon për pasurimin e qeveritarëve. Kjo është arsyeja që bordet i kontrollon qeveria, paratë që duhet të shkojnë për të financuar arsimin e lartë, shkojnë për të financuar skema të tilla korruptive, nga Sheshi Skënderbej, tek parkimi tek Universiteti, tek Unaza e Re, dhe kudo tjetër, paratë që duhet të shkonin për studentët, po i vjedh Edi Rama.

Pra, është e qartë për çdo shqiptar që zgjidhja që po kërkohet nuk mund të jetë një zgjidhje e pjesshme. Nuk mund të jetë në asnjë mënyrë pranimi i një gënjeshtre të ditës, sa për t’ja hedhur. Prandaj vazhdon protesta, prandaj vazhdon revolta e qytetarëve tek Unaza, prandaj vazhdon revolta e studentëve. Sistemi është i gjithi i kalbur dhe duhet të shembet, sepse njësoj siç është ulur Edi Rama me oligarkët – dhe me kriminelë, të cilët presin të bëjnë pallate këtu, pasi të shembin shtëpitë e qytetarëve – për të ndarë 40 milionë eurot e Unazës së Re, kështu është ulur për të ndarë miliardat e buxhetit të shtetit, në çdo aferë. Nuk ka më politika për njerëzit, nuk ka më qeverisje për njerëzit. E gjitha është një aferë korruptive, ndaj nuk ka e nuk mund të ketë zgjidhje të pjesshme, duhet të ketë një zgjidhje për të gjithë vendin. Një zgjidhje e cila duhet të kalojë në radhë të parë nga drejtësia. i dëgjuat banorët sot, kërkojnë drejtësi. Kërkojnë drejtësi, meritojnë drejtësi, duhet t’ju japim drejtësi. Duhet të dalin bijtë e tyre nga qelitë dhe duhet të shkojnë ministrat e zyrtarët e korruptuar në ato qeli. Duhet të merret nën hetim urgjentish Edi Rama, duhet të hetohet pasuria e tij dhe e personave të lidhur me të. Duhet të veprojë drejtësia dhe këtë kërkon populli. Nëse nuk vepron drejtësia, historia na ka mësuar se populli vepron dhe merr në dorë fatin e tij.

Prandaj drejtojini këto mikrofona tek prokuroria, drejtojini tek Damian Gjiknuri, tek kryehajduti i kësaj afere, për hesap të Edi Ramës. Që të ndihmoni edhe ju, siç kemi ndihmuar edhe ne si opozitë, dhe dis prej gazetarëve investigativë, në zbardhjen e plotë të kësaj afere korruptive. Për t’i dhënë fund padrejtësisë me banorët nuk mjafton anulimi i tenderit. Për t’i dhënë fund padrejtësisë, duhet të çohen para drejtësisë autorët e kësaj vjedhjeje, në veçanti zyrtarët e lartë të përfshirë në këtë vjedhje. Duhet të anulohet projekti, i gjithi, të treja lotet, duhet të rishikohet gjithçka në lidhje me këtë projekt. Dhe duhet të garantohen të drejtat e tyre legjitime për pronat e tyre, për banesat e tyre, për jetën e tyre. Këto janë kushte që banorët i kanë artikuluar qartë, ndaj protesta e tyre vazhdon dhe mbështetja jonë për ta do të vazhdojë.

Pyetje:  Zoti Basha, qeveria është përpjekur të përçajë edhe protestën e studentëve, ashtu sikurse ka bërë edhe këtu në Unazën e Re. Çfarë masash duhet të ndërmerren ndaj këtij fakti?

Basha: Studentët janë mrekullia e këtij dhjetori. Ata janë të zgjuar, ata e kuptojnë dhe ata e kanë refuzuar deri më sot helmin e përçarjes. Edi Rama është në panik. Shikoni çfarë bën: sot pashë se ka future njerëzit e tij për të thënë se është future PD-ja në protestë. Unë dhe PD e mbështesim protestën e studentëve, e mbështesim me shpirt, pa asnjë rezervë, por ne nuk kemi nevojë të instrumentalizojmë protestën e studentëve. Ne të gjithë kemi nevojë ta mbështesim atë, të jemi atje si prindër, si nëna dhe si baballarë të këtyre studentëve, për të mos i lënë vetëm dhe për t’ju thënë se kauza e tyre është një kauzë e drejtë, se kauza e tyre u tregon gjithë Shqipërisë dhe shqiptarëve nevojën e madhe për ta shembur sistemin e kalbur arsimor. Prandaj kemi 3 vite që kemi dalë kundër Ligjit për Arsimin e Lartë, sepse nuk ishte një ligj për arsimin e lartë, por njësoj si me projektin e Unazës, ishte një ligj për grabitjen e studenëve dhe prindërve të tyre. Prandaj kemi alternativën tonë të uljes së tarifave, të bursave sociale për të pamundurit,  të investimit në universitete. Të gjitha këto janë të mundura, nëse paratë nuk shkojnë në kontot bankare të qeveritarëve, nuk shkojnë në Delaware, nuk vidhen dhe shpërdorohen si këtu tek Unaza e Re, por u rikthehen mepërgjegjësi qytetarëve, studentëve, arsimit, shëndetësisë. Prandaj e mbështesim, kemi paraqitur alternativën tonë, programin tonë për arsimin e lartë, për arsimin në tërësi, edhe atë parauniversitar, dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim studentët dhe këdo tjetër. Çelësi i fitores është bashkimi. E dinë qytetarët e Unazës, e dinë studentët, besoj se edhe shqiptarët e kanë kuptuar. Sot kam marrë me qindra mesazhe nga shtresa të ndryshme, nga sipërmarrja e vogël, nga pronarët, nga të përndjekurit, nga fermerët, të cilët kërkojnë solidarizim me bijtë dhe bijat e tyre, solidarizim me kauzën e drejtë të këtyre banorëve këtu. Dhe e keni parë se protesta këtu sa vjen e shtohet, nuk pakësohet. Ju keni qenë këtu me ta për më shumë se 4 javë, sot koha është shumë e ftohtë, bie shi, por prapëseprapë ka shumë njerëz. E pra ky është mësimi dhe sinjali që po i japin Shqipërisë, ky është sinjali i qartë që po i japin qeverisë. i ka kapur paniku por nuk i përçanë dot qytetarët. i ka kapur tmerri por nuk i përçanë dot studentët. Nuk do të ketë zgjidhje të pjesshme, nuk do të ketë amnisti dhe harresë për autorët e vjedhjes tek Unaza e re, për autorët e shkatërrimit të arsimit të lartë. Duhet dhe do të ketë qëndresë dhe ne do të jemi në krah të kësaj qëndrese, e cila patjetër, medoemos, do të sjellë ndryshim.

Pyetje: Ju dhatë një ultimatum, veting politik ose do të rrëzohet parlamenti. A po kërkoni zgjedhje të reja si një formë zgjidhjeje?

Basha: Opozita do të parashtrojë platformën e saj, zgjidhjet e saj saj politike, siç kemi parashtruar prej 3 vjetësh platformën tonë për arsimin e lartë; anullimin e ligjit për arsimin e lartë, përgjysmimin e tarifave, bursat sociale për studentët në nevojë, në mënyrë që asnjë bir e bijë shqiptari të mos mbetet pa studiuar për shkak të konditave ekonomike, për shkak të kushteve ekonomike të familjes, për investimin e rritjes së cilësisë së mësimdhënies në universitetet publike, dhe për standardet evropiane në praktikat e mësimdhënies, që do të thotë investim jo në Ministrinë e Arsimit, në fasada, në tulla dhe llaç, por do të thotë investime në radhë të parë në konvikte, në laboratorë, investime në rritjen e cilësisë s ëmësimdhënies së pedagogëve. Pra, ne kemi një platform dhe jë zgjidhje konkrete.

Siç kemi një zgjidhje konkrete ehde për korrupsionin që ka mbërthyer ARRSH-në dhe gjithë sektorin publik. Anullimin dhe hetimin e çdo tenderi korruptiv, konfiskimin e pasurisë së gjithë zyrtarëve dhe kompanive private të përfshira në afera korruptive, përmes propozimit tonë për Ligjin Antimafia. Ndalimin me ligj në pjesëmarrje në tendera publikë të çdo kompanie të regjistruar offshore, ndalimin e prokurimeve të drejtpërdrejta apo prokurimeve pa konkurrencë. Ne kemi pra një vision të qartë se si dilet nga kjo gjendje. Por e para që kemi kuptuar ne dhe po kuptojnë shqiptarët gjithmonë e më shumë – dhe që ju hapi sytë kjo protest dhe e vërteta që doli nga kjo protest dhe nga e vërteta që doli nga protesta e studentëve – është se sistemi ka rënë, ka degjeneruar. Ka degjeneruar arsimi, ka degjeneruar shëndetësia, ekonomia është në kolaps, sepse ka degjeneruar shteti. Shteti sot nuk ju takon qytetarëve, ju takon këtyre banditëve të Unazës së Re, politikanëve banditë, oligarkëve dhe banditëve të tjerë, që ishin gati të prishnin shtëpitë e qytetarëve, për të grabitur 40 milionë euro me tenderin dhe miliona të tjera me pallatët që do të ndërtojë këtu krimi i organizuar. Këtë që jua them, së shpejti do ta keni me fakte, me emra, me prova.