BASHKËBISEDIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA ME STUDENTË TË UNIVERSITETIT TË SHKODRËS.
Këtu nga Shkodra po ju jap një lajm nga një vendim që kemi marrë dje me Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike. Ju e dini qëndrimin tonë për Ligjin për Arsimin e Lartë. Kur ky Ligj kaloi, ne e kundërshtuam në Parlament. Ne e konsiderojmë këtë ligj, rrënjën e së keqes që ka zaptuar universitetet, rrënjën e të keqes nga e cila po vuajnë studentët shqiptarë.
Me këtë ligj korruptiv nuk bëhet gjë tjetër veçse thellohet politika e vetme e Edi Ramës, merri shumicës, jepi pakicës. Në këtë rast vjedhja bëhet edhe më e dhimbshme, sepse tarifat për bachelor dhe master në Shqipëri, çmimi që familjet shqiptare paguajnë për të çuar në Universitet, është më i larti në Europë. Cilësia është me dobëta në Europë, nga më e dobëta në botë. Dhe e gjitha kjo bëhet që edhe institucionet e Arsimit të Lartë dhe jeta universitare të kontrollohen nga një grusht njerëzish për interesa politike dhe interesa korruptive financiare.
Anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë do të jetë akti i parë që qeveria e Partisë Demokratike do të ndërmarrë. Por kjo nuk mjafton. Ne duhet të nisim tani punën për hartimin e një ligji të arsimit të lartë, të standardeve dhe parimeve europiane.
Ndaj vendimi që Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka marrë, është ngritja menjëherë e një grupi pune, në përbërje të të cilit do të jenë; deputetë që mbulojnë fushën e arsimit, përfshirë edhe pedagogë, ekspertë të fushës nga Partia Demokratike. Kemi skuadrën më të mirë të ekspertëve për arsimin në tërësi. Do të nisim menjëherë konsultimin me dy grupe kryesore të interesit, me studentët dhe me pedagogët.
Ndërkohë që zgjidhja që Arsimi i Lartë pret nga një Ligj i Standardeve europiane, nuk mund të jetë ndryshe, përveçse i praktikave europiane, Që do të thotë, demokratizim i vendimmarrjes, do të thotë, transparencë në vlerësimin e cilësisë së mësimdhënies, do të thotë mbështetje me fonde publike siç e kërkon Kushtetuta e Shqipërisë për institucionet e Arsimit të Lartë, të cilat janë publike, siç është Universiteti i Shkodrës, dhe fondet për të mbështetur këto Universitete, për të mbështetur këta studentë qartësisht ekzistojnë, por vullneti i mbrapshtë i kësaj qeverie dhe i këtij kryeministri, në vend që këto fonde t’i çojë për uljen e tarifave, në vend që t’i çojë për përmirësimin e kushteve të konvikteve dhe në tërësi, kushteve të studentëve, në vend që t’i çojë në përmirësimin e auditorëve, ia ka dorëzuar 4-5 njerëzve përmes koncesioneve dhe kontratave korruptive.
Unë e kam artikuluar fare qartë zgjidhjen edhe në Parlament.
Hiqja kontratat Vilma Nushit dhe 2 të tjerëve që do të marrin 33 milionë euro këtë vit, hiqi kontratat e tre inceneratorëve të Arben Ahmetaj me shokë, 21 milionë dollarë, hiq 18 milionë dollarë që i ka rezervuar për shpenzime shtesë lluksi për qeverinë, hiq 11 milionë dollarë për zyra, orendi, makina të reja, për kryeministrin e ministrat, dhe ja ku ke para për dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë.
Kemi treguar edhe rrugën se si do t’i përdorim këto para. Duke zeruar tarifat për bachelor dhe master për të gjithë familjet nën 640 mijë lek me të ardhura në muaj. Përgjysmim për të familjet me të ardhura mbi 640 mijë lek të vjetra në muaj. Duke mbështetur 5 mijë studentë që vijnë nga nevoja ekstreme ekonomike me bursa deri në 2 milionë e 200 mijë lek të vjetra në vit, për qera, ushqim, librat dhe shpenzime të tjera të jetës studentore.
Me gjithë këtë plan të reduktimit të tarifave për studentët, mbeten prapë mjaftueshëm para për t’i investuar çdo vit 32 milionë dollarë në kampuset universitare, auditorë, laboratorë, tekonologji të informacionit, në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, në tërheqjen e pedagogëve më cilësorë, në sjelljen e pedagogëve të huaj.
Dhe hapi tjetër për të cilin kemi folur gjerësisht edhe më parë, është hapja e stazheve të punësimit.
Për 10 mijë studentë në vit do të ofrohen stazhe punësimi një vjeçare me pagë 300 mijë lek të vjetra në muaj që do të bëjë të mundur që një student të mos dalë dhe të lihet mes katër rrugëve por të fillojë të integrohet në tregun e punës.
Natyrisht e gjitha kjo funksionon vetëm si një pjesë e një plani të përgjithshëm.
Edi Rama është një kopjac i keq. Na dëgjon ne, është pa zgjidhje, pa ide, pa vizion, i vetmi vizion politik që ka për këtë vend është vjedhja. Por herë pas here e kap paniku. Na dëgjon ne dhe mundohet të kopjojë. Kjo nuk funksionon në gjendjen ku është sot Shqipëria me taksa të larta, me mungesë konkurence, me treg të shkatërruar, ku e vetmja politikë ekonomike është pastrimi i parave të pista të krimit, ku i vetmi produkt i qeverisjes është korrupsioni siç e parë nga raporti i Transparency International, korrupsioni që e ka zhytur vendin në nivele afrikane të keqqeverisjes.
Pra e domosdoshme është që t’i japim fund modelit që u instalua këto pesë vite. Model që siç e thotë edhe shtypi perëndimor, “The Indipendent”, i përkthyer dhe i shpërndarë nga mediat shqiptare, “është produkt i bashkëpunimit të politikanëve me kriminelët:. Të mos e lëmë abstrakte. Këtu në Shkodër është produkt i bashkëpunimit të Edi Ramës me Bajrët me shokë. Shkatërruan procesin zgjedhor, grabitën pushtetin, ushtrojnë presion ndaj pushtetit vendor, që të zotërojnë dhe kontrollojnë pasuritë dhe fatet e vendit.
Sot kam parë gjatë të gjithë ecjes në qytet, se njerëzve u ka shkuar aty ku nuk mban më. Njerëzit janë fare të qartë se çfarë duhet të bëjnë.
Duhet bërë ajo që bën çdo popull europian.
Nuk duhet të largohet populli, por duhet të largohet qeveria. Jo thjesht të largohet qeveria, por duhet të largohet ky model.
Kjo është domethënia e protestës së 16 Shkurtit.
Nuk është thjesht dhe vetëm një protestë për të larguar dikë nga pushteti dhe për të ardhur dikush tjetër në pushtet, është protestë për të shkatërruar këtë model.
Me këtë model nuk ka Shqipëri europiane, me këtë model nuk do të ketë rritje pagash dhe pensionesh, me këtë model nuk do të ketë konkurrencë në treg, me këtë model nuk do të ketë plotësim të kushteve të studentëve. Nuk do të ketë arsim cilësor. Nuk do të hapen dyert e Europës. Shembja e këtij modeli është detyra më e lartë e çdo shqiptari që e do veten e vetë, familjen e vetë dhe vendin e vet e çdo shqiptari patriot dhe e çdo shqiptari të ndershëm.
Dhe ftesa ime e parë për rininë shkodrane është: ejani masivisht me 16 shkurt në Tiranë. T’i japim fund këtij modeli. Vetëm me një model të vlerave europiane, mund të ecim përpara. Unë e di këtë fare mirë, se jam produkt I hapjes së Shqipërisë me Europën. Po kështu këtë e dinë fare mirë, mijëra të rinj që sot për fat të keq, nuk ndodhen sot në Shkodër. Janë larguar! Studentët ekselentë që nuk gjejnë një vend pune në Shkodër, por shkojnë në Gjermani dhe menjëherë punësohen. Takova prindërit e tyre sot. Nuk janë raste përjashtimore.
Si është e mundur që një student I ekselencës, nuk çan dot në vendin e vet, por sapo del jashtë kufijve, gjen mundësi për të rregulluar jetën e tij apo të saj?!
Është pikërisht modeli që ka ndërtuar Edi Rama. Është pikërisht modeli I shkrirje në një të interesave politike , për të marrë pushtetin në një aleancë me krimin, interesave kriminale për ta shndërruar Shqipërinë në Kolumbinë e Europës, siç thoshte artikulli i “Independent”, dhe interesave të një grushti oligarkësh, që e trajtojnë Shqipërinë si kotecin e tyre. Pasuritë publike të shqiptarëve si pulat e tyre, fondet publike të shqiptarëve, si fondet që u ka lënë baba, në këtë rast baba Edi, dhe ka lënë jetim gjithë shqiptarët e tjerë.
Këtij modeli duhet t’i japim fund. Të ndërtojmë një model të konkurencës, garës, të mirëqeverisjes ekonomike.
T’i japim fund keqqeverisjes dhe pjesë e këtij modeli është edhe reforma për arsimin e lartë, e cila nuk duhet thjeshtë të prodhojë student të ekselencës, por duhet të ndërthuret me reformat e tjera, në mënyrë që këta studentë kur të mbarojnë studimet, të ndjehen pjesë e një tregu pune, me motorrë të ndezur, me energji positive, me shqiptarë që konkurojnë këtu, në vendin e tyre, ndërtojnë këtu në vendin e tyre, prodhojnë këtu në vendin e tyre, shesin dhe konsumojnë këtu, në vendin e tyre, sepse i kemi të gjitha mundësitë! I kemi dhe të gjitha pasuritë.
Lajmi është ky: grupi I punës, nuk do të mjaftohet vetëm dhe thjeshtë me hapin e parë që kemi paralajmëruar, anulimin e ligjit të arsimit të lartë, por do të angazhohet edhe këtu në Shkodër, ku keni patur një takim në Universitet dhe ku keni diskutuar për platformën tonë. Për vetingun e politikanëve, për ndarjen e politikës nga krimi, për platformën antimafia që tua marrim këto miliarda oligarkëve dhe ti kthejmë në universitetet shqiptare, ti kthejmë në ulje taksash, në ulje çmimesh, në ulje të çmimit të energjisë, në ulje të çmimit të naftës. Në rritjne e pensioneve dhe të rrogave, në rritjen e konsumit. Në rritjen e besimit, të konfidencës të prodhuesve shqiptarë, sipërmarrësve shqiptarë. T’i kthejmë pozitivitet atij që sot është mallkimi i këtij vendi, hajdutërinë e 5 vetave më në krye Edi Ramën.
Por, edhe njëherë, ajo që dua të njoftoj sot nga Shkodra është se ky grup pune, do të nisë menjëherë bashkë me ju, bashkë me pedagogët, hartimin e një ligji europian për Arsimin e Lartë.
E kam dëgjuar thirrjen sot në Shkodër, fare mirë, nga prindërit tuaj dhe nga bashkëmoshatarët tuaj.
E kam dëgjuar padurimin tuaj, për ti dhënë fund kësaj situate.
Ju thërras të gjithë me 16 shkurt, të bëjmë atë që mendimtarët e mëdhenj europianë, e quajnë Demokracia e vërtetë.
Ku qeveria dështon në kontratën që ka me qytetarët, bashkimi më i madh i qytetarëve, bëhet përfaqësuesi I vetëm i interesit publik. I vullnetit të përgjithshëm të interesit publik.
Me 16 shkurt ejani, do të jeni ju qeveria dhe ata që do të jenë brenda në zyrat e tyre, do të jenë qytetarë privatë, që duhet të marrin përgjegjësitë e tyre para ligjit.
Tani le ta kthejmë këtë në një bashkëbisedim të vërtetë, sepse unë jam i gatshëm ti përgjigjem çdo pyetje. Por dua të di po këshut se kë kam përpara. Çfarë dëshirash keni, çfarë ëndrrash, çfarë problemesh keni? Si mendoni? Çfarë duhet të ndryshojmë?
Pyetje: Unë quhet Erisa Basha. Ëndrrat e mija kanë qënë, ose police, ose me ushtrinë, por ndërkohë që në Shqipëri ne kemi një problem që shumë femra nuk bëhen dot polici se është diskriminim. Nëse e vëmë re, janë më shumë polica burra se sa femra. Femrat nuk është se kanë shumë të ardhme në polici, këtu të paktën, brenda në Shqipëri, me këto politika që ndjekin dhe sot. Unë nuk e di tamam për çfarë me vazhdu shkollën e lartë, aq sa këtë vit e kam lënë, dmth, për arsye financiare dhe si dihet se këtu shkollat janë shumë shtrenjtë, krahasim me jashtë. Nuk ke se si e vazhdon shkollën në Shqipëri, ndërkohë që nuk e di a ke a s’ke të ardhme! Pyetja ime është: Në qoftëse ju mundeni me ndryshu këtë pjesë, që policia të ketë vend edhe për femrat, se shumë pak janë?
Basha: Nuk jemi kushërinj. Nuk do kishte problem edhe pot ë ishim apo jo?
Policia nuk është problem vetëm se nuk i ka kthyer sytë sa duhet nga vajzat e reja, nga gratë, problem është se edhe policët burra që janë aty, veç uniformën kanë të policisë. Dinjitetin e ka shkelur me këmbë krimi. Dinjiteti I policit, dinjiteti i shërbëtorit të ligjit, shkelet me këmbë, kur krimineli drekon e darkon me të parin e vendit, kur i bën pazaret me të parin e vendit. Prandaj, sfida jonë është shumë më e madhe se sa të hapim rrugën për rininë e në veçanti, për vajzat që duan të shërbejnë në uniformën e policisë. Është ta rikthejmë policinë shërbëtore të ligjit dhe jo në shërbëtore të krimit. T’i rikthejmë dinjitetin policisë. Ti rikthejmë policisë besimin tek qytetarët, sepse ju e dini që qytetarët nuk e besojmë më policinë. Si mund ta besosh një polici, e cila merr dhe trajton brutalisht, me urdhër politik, prindërit që ngrihen për bukën e gojës, apo për bukën e fëmijëve të tyre, siç bënë me kuksianët. Apo që ngrihen për shtëpitë e tyre, siç ngrihen në shkozë apo tek Astiri, në Himarë apo te Bulevardi I ri. Dhe pastaj kur vjen puna për të arrestuar një kriminel ndërkombëtar si Klement Balili, dy vjet ai bën paradë para tyre dhe këta nuk e shohin. Sigurisht e shohin, por nuk ua mban ta shohin, sepse ai është ortaku politik i të parëve të qeverisë, i ministrave, i kryeministrit.
Prandaj, hapi i parë për shkatërrimin e këtij modeli, është ndarja e politikës nga krimi. E kemi hedhur një hap me dekriminalizimin, por është I pamjaftueshëm. Ne duhet ta vetojmë çdo institucion shtetëror. Ne do ta bëjmë të pamundur për politikanët e lidhur me krimin, që të bëjnë ligje e të marrin vendime në emër të shqiptarëve.
Dhe kur të ndodhë kjo, të jeni të sigurtë që edhe policisë do t’i kthehet dinjiteti, dhe bashkë me dinjitetin, do ti kthehet standardi europian dhe pjesë e këtij standardi, do të jetë patjetër respektimi I kuotave gjinore. Që do të thotë: për vajzat shqiptare dhe për gratë shqiptare, që duan ti shërbejnë ligjit me uniform, jo vetëm që nuk do të ketë asnjë pengesë, por do të ketë nxitje dhe stimulim që të kemi sa më të shumta, sa më të afta, për t’i shërbyer ligjit, për ti shërbyer vendit të tyre. Ndaj dua ta inkurajoj Erisën, për ëndrrën që ka dhe dua ti them se Partinë Demokratike dhe mua, do na ketë në krah, bashkë me deputetët e Shkodrës, bashkë me gratë deputete, bashkë me gjithë demokratët, që ajo dhe qindra-mijëra të tjerë, që duan ti shërbejnë ligjit, të kenë gjithë mundësinë të arsimohen dhe të marrin përsipër përgjegjësinë më të lartë, atë të shërbimit civil apo të shërbimit policor, për të mbrojtur gjënë më të shtrenjtë; jetën, pronën dhe lirinë e bashkëqytetarëve.
Pyetje: Përshëndetje! Unë quhem Samuel Shkjau dhe vi nga Universiteti Luigj Gurakuqi, viti i parë, dega drejtësi. Dua të ju bëj një pyetje; Si mendoni ju ta mbështesni protestën e studentëve, tani që po vjen drejt një shuarje dhe cili është mesazhi juaj për protestuesit shkodranë dhe në mbarë Shqipërinë, të cilët kanë krijuar një lloj frike kundrejt qeverisë, ku ata po kërkojnë thjeshtë të drejtat e tyre dhe atë që u takon? Cili është mendimi juaj, sim und ti mbështesni ata në këtë rrugë që kanë ndjekur?
Basha: Së pari, ne kemi mbështetur që nga fillimi studentët dhe 8 pikat e tyre. I kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim ndërkohë që kemi nxjerrë platformën tonë.
Së dyti, nuk besoj se protesta po shuhet, çdo protestë ka dinamikën e vet, ka ulje-ngritjet e veta dhe jam i bindur që në qoftë se ju vazhdoni të besoni tek kauza juaj e drejtë protesta jo vetëm nuk do të shuhet por do të rritet njësoj siç po rriten temperaturat.
Së treti, dua t’ju them protesta juaj është pjesë e një proteste të madhe popullore e cila po merr formë dhe po zhvillohet dhe ne si opozitë kemi marrë iniciativën që të derdhemi të gjithë bashkë në sheshe këtu në Shkodër dhe anembanë Shqipërisë të kulmojmë me ë shkurt në Tiranë.
Nuk besoj se ka pengesë apo forcë që mund të ndalojë njerëzit që kanë frikë, por që duhet të kenë frikë vetëm Zotin.
Ata dinë ta jetojnë jetën e tyre në bazë të vlerave, dinë të luftojnë për këto vlera dhe për këtë arsye dua ta mbyll me një citim të presidentit të famshëm amerikan Rusvelt: “Gjëja që duhet të keni frikë është frika vetë!” Asgjë tjetër nuk duhet të keni frikë !
Frikë ndaj studentëve ka Edi Rama. Frikë ndaj studentëve ka qeveria. Frikë ndaj studentëve kanë të gjithë ata që i kanë hyrë në hak shqiptarëve.
Një grusht njerëzish që i kanë hyrë në hak Shkodrës, pensionistëve, sipërmarrësve, të sëmurëve, studentëve, prindërve tuaj. I kanë hyrë në hak sepse janë bërë pjesë e vjedhjes më të pashembullt në 28 vite të këtij vendi. Ata kanë frikë, ata duhet t’ju kenë frikë. Ju s’duhet të keni frikë. Ju ecni përpara dhe ju do të jeni lajmëruesit dhe mbartësit e një ere të re që po vjen.
Ju do të jeni po kështu zotërit e Shqipërisë Europiane. Për mua dhe bashkëpunëtorët e mi nuk ka mision më të shtrenjtë sesa të bëjmë gati rrugën që të merrni në dorë fatet e Shqipërisë.
Pyetje: Unë jam Edmond Martini, fakultet viti i dytë në Universitetin e Shkodrës. Unë kam kryer shkollën e mesme profesionale. Kam gjetur një punë në profesionin që kam kryer. Këtu në Shkodër kërkojnë profesionista dhe të nxjerrin nga puna. Kam një punë që marr 263 mijë lekë të vjetra rrogë. Fakulteti na shkon 1 milionë e 80 mijë lekë. Në çdo fakultet që pedagogët kanë hyrë në klasë është bërë pyetja pse e ke zgjedhur këtë degë? 80% e studentëve vetëm drejt Gjermanisë e kanë pasur mendjen. Jam detyru me ndjek fakultet të dytë që të largohem nga Shqipëria. Cilat janë politikat tuaja në mbajtjen e studentëve në Shqipëri?
Basha: Le ta marrim degën e Infermierisë që sapo përmende. Një vit më parë mu desh të shtroja tim atë në një nga departamentet e QSUT-së për një ndërhyrje goxha komplekse. Falë Zotit e kaloi shumë mirë por me këtë rast mu desh të kaloja goxha kohë pranë tij dhe pashë me sytë e mi një pavijon, pavijonin e Reanimacionit ku punon 7 infermiere, të cilët për nga aftësia profesionale, kompetencat profeisonale, dhembshuria njerëzore që trajtonin çdo pacient, jo thjesht babën tim, por çdo pacient dhe për nga orari i zgjatur ishin heronj, merrnin edhe paga të papërfillshme.
Aty mora vesh se brenda majit 6 prej infermierëve do të iknin. Natyrisht më erdhi keq në planin njerëzor të largohen bashkëatdhetarë, në këtë rast infermieret. U tmerrova duke menduar se si në këtë pavijon kërkohet një shërbim shumë i specializuar pa pritur do të mbetej vetëm 1 infermiere. Secili prej tyre iu ishte dashur 2-3 vjet që të trajtnohen.
I pyeta pse largoheni, për shkak të rrogës? Për shkak të rrogës më thanë dhe për shkak të kushteve të jetës; ku veçuan sigurinë ushqimore dhe kushtet për të rritur fëmijët e tyre.
Çfarë mund të bëjmë dhe çfarë duhet të bëjmë?
Së pari, duhet të heqim koncensionin korruptiv Vilma Nushit dhe atyre dy të tjerëve që janë 33 milionë dollarë në vit. Dhe duhet që këta infermierë t’i paguajmë këtu në SHqipëri me paga dinjitoze që të kenë mundësi të përballojnë koston e jetës dhe të planifikojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre këtu në Shqipëri. Dhe kjo është plotësisht e mundur.
Në vend që këto para ti marrin 3 hajdutë bashkë me Edi Ramën ne t’i shpërndajëm me investime në sistemin shëndetësor ku përfshihen rritja e rrogave për mjekët dhe infermierët. 500-600 mijë lekë në muaj rroga e një mjeku të përgjithshëm. Kisha disa mjekë në zyrë para dy ditësh. Është katastrofë. Në vendet e tjera europiane iu ofrohet menjëherë 4-5fish.
Si mund t’i mbajmë kur kemi arritur në numrin më të ulët për mjekë për frymë krahasuar me çdo vend tjetër europian, po arrijmë nivele afrikane.
Pse ka ardhur kjo?
Ka ardhur për dy arsye: E para, e thjeshtë për tu kuptuar dhe po të ketë vullnet politikë e thjeshtë për tu ndrequr. Sepse paratë që ata të kenë paga kompetitive, paga që t’i mbajnë në Shqipëri i përfitojnë sot përmes korrupsionit Edi Rama dhe tre klientët e vet të sistemit të shëndetësisë. Dhe kësaj ne do t’i japim fund për të rritur pagat e mjekëve dhe infermierëve.
E dyta ka të bëjë me standardin e jetesës, edhe po të kenë këto paga dinjitoze duhet të ketë mjaftueshëm kopshte, çerdhe për të çuar fëmijët e tyre, të jenë më ngrohje në dimër dhe jo siç janë sot 80% e shkollave të Shqipërisë pa ngrohje, të kenë cilësi në arsim, ku fëmijët të marrin cilësi në arsim të nivelit europian, të përgatiten për sfidat e jetës që do të kenë pas 10 -15 vjetësh, ku ne synojmë të jemi anëtar të Bashkimit Europian. Të kenë sigurinë ushqimore, ku njerëzit nuk e dinë se çfarë hanë. Kemi dhjetëra inspektoriate që janë njëri më bandat se tjetri dhe e kanë mendjen vetëm të vjedhin, por jo të sigurojnë standardin e ushqimit, standardin e higjienës, standardin e mjedisit, vetëm të vjedhin e kanë mendjen.
Na duhet një reformë tërësore dhe kjo nuk është një punë që bëhet brenda ditës. Jam i bindur që njerëz si ti dhe ata mjekë e infermierë që fola pak më parë janë njerëz të zgjuar, ata dinë të bëjnë ndryshimin mes një situate të pashpresë siç e ka sjellë Edi Rama dhe një situate ku gjithçka nuk mund të rregullohet brenda dite, por ka një plan, ka një vizion të mbështetur në buxhet për të arritur etapë pas etape këtu në shtëpinë tonë ato standarde për të cilët ikin drejt Gjermanisë.
Po ju them që ne kemi një plan, një plan me ekspertët më të mirë gjerman, do ta shihni të premten. Rikthehen prapë këta ekspertë sepse kanë besim tek Partia Demokratike, kanë besim tek vizioni ynë europian, kanë besim tek vendosmëria jonë për t’i dhënë fund këtyre politikave korruptive dhe për të mëbshtetur të gjithë sektorët, duke përfshirë sektorët kyç siç janë; arsimi, siç është shëndetësia.
Rritja e rrogave të infermierëve, rritja e rrogave të personelit shëndetësor, rritja e rrogave të mjekëve, përmirësimi i kushteve në spitale duke anuluar koncesionet korruptive, duke anuluar miliarda euro që zhduken në xhepat e 5-6 oligarkëve dhe hajdutëve grabitqarë dhe duke i kthyer ato në reforma që përmirësojnë sektorin shëndetësor, rrisin rrogat, përmirësojnë dinjitetin dhe kushtet e punës dhe të jetës së personelit shëndetësor.
Në këto mënyrë bëhet e mundur që t’i shërbejmë më mirë pacientëve dhe familjarëve të këtyre pacientëve. Nuk është një rrugë e lehtë. Nuk mund të themi se do të arrijmë shumë shpejt standardin europian por në momentin që do të ndalim të keqen këto para do t’i kthejmë tek sistemi shëndetësor ju garantoj që shumë shpejt do të kemi një normalitet të paktën si rajon dhe pastaj do të shkojmë drejt standardeve europiane.
Sot ke dy mundësi; të ikësh se me 263 mijë unë e di sa rraskapitëse është. Nuk ia vlen, të ikësh edhe ti.
Sot ke dy mundësi: Të ikësh edhe ti se me atë punë 263 mijë lekë, unë e di se sa rraskapitëse është, nuk ia vlen. Të ikësh dhe ti.
Mundësia tjetër është të rrish, të luftosh, të përballesh, bashkë me mua, bashkë me gjithë këta të rinjtë e tjerë, të vish me ë shkurt në Tiranë. Ta çmontojmë këtë model dhe të të kthejmë ty dhe kolegëve të tu, paratë që u ka vjedhur ky model korrupsioni, paratë që meritoni për punën dhe djersën që derdhni, dinjitetin që meritoni, se meritoni dinjitet jo thjesht para dhe besimin se Shqipërinë do ta bëjmë. Se që ta bëjmë Shqipërinë na duhen njerëzit si ty.
Paradoksi është se njerëzit për të cilët Shqipëria ka më shumë nevojë, janë të parët që po i largon Edi Rama. Ta ndalim këtë të keqe, t’i mbajmë këta njerëz e të gjithë bashkë ta ndërtojmë këtu në shtëpinë tonë Europën. Kjo është zgjidhja që ofroj unë, kjo është zgjidhja që ofron Partia Demokratike. Për këtë do të punojmë, për këtë do përkushtohemi, për këtë ju thërrasim më ë shkurt: Për të ndryshuar, për të bërë reformat, për ta çuar Shqipërinë drejt Europës, afër Europës, jo thjesht për të hequr dikë nga pushteti, apo për të ardhur dikush tjerët në pushtet. Për të ndryshuar vendin duke zbatuar parimin e parë europian: Ta keni fatin tuaj në duart tuaja, mos ta kenë fatin tuaj në dorë injorantët, kriminelët, bandidët dhe hajdutët.
Me 16 shkurt nisim betejën për t’i dhënë fund këtij modeli, dhe për të ndërtuar sëbashku modelin europian. Shpresoj që t’ju jem përgjigjur. Faleminderit!
Pyetje: Përshëndetje, quhem Marsela Mehmeti. Jam studente e vitit të dytë gazetari. Problemi im ishte se ju pak më parë thatë se keni me rrit rrogat, por problem tjetër është edhe se unë jam vetëm me një prind dhe përjashtimi nga tarifat, por një problem është se unë nuk mundem të paguaj shkollën për faktin se vështirësitë janë shumë të mëdha në familjen time, dhe pse unë punoj dhe nuk mundem t’I plotësoj të gjitha kushtet që duhet të shkoj përditë dhe një kusht tjetër është që unë duhet të mos kemi asnjërin nga prindërit, që të përfitoj përjashtimin prej tarifës. Kështu kam marrë një përgjigje prej zyrës së punës. Çfarë mund të bëni ju lidhur me këtë problem.
Basha: Marsela, me planin tonë për Arsimin e Lartë, e para e punës, tarifat për familjen apo për rastin tënd që vjen nga familje me një prind, me të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj, të vjetra apo jo, ma merr mendja mua është zerimi i tarifave.
Së dyti, pamundësia ekonomike e studentëve për të ndjekur arsimin e lartë, do të trajtohet përmes një programi të veçantë prej 2 milion e 200 mijë lekë të vjetra në vit, pë rata student të cilët realisht nuk kanë asnjë mundësi të përballojnë koston e jetës, koston e studimit.
Të gjitha këto janë të buxhetuara, nuk janë fjalë në erë, nuk janë premtime, janë një plan krejtësisht i zbatueshëm.
Teorikisht i zbatueshëm që nesër, natyrisht nuk mund të zbatohet që nesër sepse dita që do të rrëzojmë këtë model dhe këtë kryeministër, do të jetë dita që do t’i japë rrugë zgjedhjeve dhe ne do të vijmë në pushtet me zgjedhje dhe me votën e qytetarëve shqiptarë.
Por po ju them që nuk janë premtime, janë plane krejtësisht të zbatueshme. Të gjitha mundësitë për të mbështetur këto politika ekzistojnë. Dhe këtë do të bëjmë, në rastin tënd, në rastin e qindra, në fakt mijëra studentëve, që jo vetëm s’përballojnë dot tarifat, s’përballojnë dot as koston e studimit, ne do të përdorim këto para që sot shkojnë në xhepat e këtyre oligarkëve, dhe këtyre politikanëve të korruptuar për t’ju ardhur në ndihmë rinisë, për të financuar dhe për të mbështetur me para nga buxheti i shtetit, koston e papërballueshme nga familjet në nevojë ekonomike. E kemi llogaritur sa është kjo kosto. Për tre vite bachelor, dhe dy vite master, një familje duhet të paguajë mesatarisht ë milionë lekë të vjetra.
Shumë e papërballueshme për shumicën dërrmuese të familjeve. Nga do ti nxjerrin?! Nga?! I bie të kursejnë 4 rroga mesatare në vit, vetëm për të çuar një fëmijë në universitet. Por shteti i ka mundësitë, shteti i ka paratë për ta bërë këtë. Vetëm se sot kemi një kryeministër që këto para i fut në xhepat e tij, i çon në konto sekrete bankare, i çon në projekte korruptive si ato që bëjnë 20 milionë euro kilometri. Prandaj duhet shembur modeli. Duhet shkatërruar me themel ky model i cili qëndron në këmbë pa legjitimitet, pa mbështetje popullore, pa votë, vetëm falë aleancës me krimin.
Zgjidhja politike është largimi i këtij modeli, një qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ju të votoni për atë program i cili i jep zgjidhje problemeve tuaja.
Problemi yt merr zgjidhje me programin e Partisë Demokratike. Merr zgjidhje me planin tonë për Arsimin e Lartë. Pra, ka zgjidhje! Nuk ka vend për dëshpërim, ka vend për analizë, zgjuarsi, vendosmëri dhe bashkim. Prandaj të ftoj edhe ty, edhe shoqet e tua, të bashkohemi të gjithë me datë ë shkurt në Tiranë.
Pyetje: Përshëndetje, quhem Ledi Kraja. Studioj në vit të dytë, dega Turizëm. Çfarë mund të bëni ju, që bashkëmoshatarët tanë që kanë mbetur, të mos largohen jashtë vendit.
Basha: Të përmirësojmë cilësinë e Arsimit, t’ju japim mundësinë që pas arsimit të integroheni në tregun e punës, të sigurojmë që Shqipëria të ketë një treg funksional pune, një ekonomi tregu, që nuk mbyll, por hap vende pune. Këto janë tre prioritetet tona politike. Për të parin besoj fola gjerësisht, një reformë e vërtetë në Arsim, një mbështetje me fonde e institucioneve publike të Arsimit të Lartë dhe një ligj të ri të Arsimit të Lartë sipas parimeve dhe vlerave europiane. Për të dytën po ashtu kemi parashtruar një nga rrugët e lidhjes së botës universitare me tregun e punës, që janë stazhet e paguara të punës. Për të tretën na duhen një sërë reformash strukturore. Po jua them meqë studionit turizëm, besoj se studioni edhe ekonomi si pjesë e kësaj. Tre shtyllat kryesore të kësaj do të jenë, e para t’i japim fund burokracisë represive, banditëve qeveritarë, që ia kanë vënë lakun te fyti sipërmarrjes së ndershme. Si? Duke shtuar procedurat, duke hequr dengun me leje, e me tarifa e me taksa, që ka shtuar kjo qeveri mbi biznesin, duke thjeshtuar inspektimin që është kthyer në një terror të vërtetë për sipërmarrjen, duke shkatërruar monopolet dhe oligarkinë me ligjin tonë antimafia. Se janë pesë njerëz që kanë kapur gjithë tregun, gjithë fondet publike, gjithë pasuritë publike të shqiptarëve.
Së dyti, duke u krijuar mundësi, akses në treg. Kur ishim në treg na thanë se nuk kemi akses në treg. Nuk shkojmë dot në Prishtinë sepse është rritur kostoja, përmes koncensionit të Rrugës së Kombit. Nuk vij dot në tiranë sepse kostoja e lartë e naftës na e bën të papërballueshme aksesin në tregjet e Tiranës. Të çlirojmë tregjet, t’ju japim akses të gjithëve në treg. T’ju japim mundësinë të gjithë sipërmarrësve të ndihen të barabartë në treg, të konkurojnë në mënyrë të barabartë në treg e jo njëri i njerkës e tjetri i nënës.
Dhe së treti mbështetje financiare për sipërmarrjet, për startup-et, për ata që prodhojnë, për degë të veçanta ku të kemi mundësi të thithim investime të huaja, siç është teknologjia e informacionit. E dini ju që pesë vjet s’ka ardhur një investim i huaj në Shqipëri?! Asnjë investim i huaj. Se i përzënë oligarkët. Se investimi i huaj sjell konkurencë për ta, i zbulon ashtu siç janë, të paaftë për të krijuar vlerë të shtuar, të aftë vetëm për të grabitur.
Këto janë tre kolonat me anë të të cilave ne mund të arrijmë ndezjen e motorëve të ekonomisë, çlirimin e energjive pozitive, krijimin e vendeve të punës, mbështetjen përmes sistemit fiskal, taksave të ulëta, uljes së çmimit të energjisë dhe të naftës, për industrinë prodhuese, për sipërmarrjen e vogël, krijimin e një klime konkuruese, zhvilluese për vendin. Këto pra janë tre drejtimet kryesore të politikës, mbështetje e arsimit, ndërtimi i një ure ndërmjet arsimit dhe tregut dhe çlirimi i tregut nga oligarkia, shteti bandit, taksat e larta, dhe do të funksionojë.
Pyetje: Përshëndetje, jam Ardit Rrashi, kampion Shqipërie në 100 metra, atletikë. Desha me dit për ligjin e sportit. Unë kam 15 vjet në sport dhe asnjë gjë nuk është bërë për investime në sport. Është bërë stadium, ne na thonë dilni jashtë se është stadiumi i Federatës. Nuk na lënë të bëjmë stërvitje në stadium. Ne marrim leje të posaçme, duke fut mik për t’u fut në stadium. Dua të di kur mund të bëhet ligji i sportit? Dhe një zhvillim për sportin dhe sportistët që të paktën të kenë një të ardhme se shumica e vazhdojnë me të rinjtë dhe pastaj ikin se nuk ka më as të ardhura, as zhvillim. Një mundësi zhvillimi për sportistët ose një e drejtë shkolle, të paktën për ata që janë kampionë.
Pyetje: Përshëndetje, jam Ardit Rrashi, kampion Shqipërie në 100 metra, atletikë. Desha me dit për ligjin e sportit. Unë kam 15 vjet në sport dhe asnjë gjë nuk është bërë për investime në sport. Është bërë stadium, ne na thonë dilni jashtë se është stadiumi i Federatës. Nuk na lënë të bëjmë stërvitje në stadium. Ne marrim leje të posaçme, duke fut mik për t’u fut në stadium. Dua të di kur mund të bëhet ligji i sportit? Dhe një zhvillim për sportin dhe sportistët që të paktën të kenë një të ardhme se shumica e vazhdojnë me të rinjtë dhe pastaj ikin se nuk ka më as të ardhura, as zhvillim. Një mundësi zhvillimi për sportistët ose një e drejtë shkolle, të apktën për ata që janë kampionë. Çdo gjë është sakrificë dhe çdo atlet i bën me kostot e shtëpisë së vet të gjitha shpenzimet.
Basha: Do të jap një përgjigje të shkurtër. Një vend mbështet më të mirët, mbështet më të mirët në Arsim, mbështet më të mirët në Inovacion, mbështet më të mirët që sjellin vlerë të shtuar në ekonomi, sjellin teknologji të reja, hapin vende pune. Natyrisht mbështet më të mirët në art. Mbështet më të mirët në sport. Ky është një nga qëllimet e një shoqërie të drejtë. Ky duhet të jetë një nga objektivat kryesorë të një shteti të drejtë. Ne sot kemi një shtet të padrejtë. Modeli që ka ndërtuar Edi Rama mbështet më të këqinjtë. Je trafikant, bëhesh deputet, kryetar bashkie. Je hajdut, bëshesh biznesmen i madh. Je servil, bëhesh ministër. Puna e parë në jetë, ministër.
Ne duhet t’i japim fund këtij modeli dhe t’i japim fund këtij modeli do të thotë në radhë të parë të nxisim modelin që evidenton më të mirin, të garantojmë që ligji, duke përfshirë dhe ligjin për sportin dhe të gjitha ligjet e vendit, në radhë të parë garantojnë garën e barabartë mes njerëzve. Natyrisht ka disa që do ecin përpara, ka disa që do mbeten mbrapa. Për këta që do mbeten mbrapa, shteti ka buxhetin dhe politikat sociale. Apo jo?! Duhet t’i ketë. Duhet t’i ketë në rast se paratë nuk shkojnë për atë grusht oligarkësh dhe kriminelësh dhe politikanësh të korruptuar. Por po kështu, shteti duhet të mbështesë ata që janë të parët. Sepse ata janë modeli. Sepse duke i mbështetur i tregon të gjithë të tjerëve se ja “nëqoftëse çan përpara për shkak të aftësive, talentit, vullnetit siç është rastin tënd të sportistëve, do të kesh në krah shtetin. Do të mbështesë shteti. Ky është modeli i ri për të cilin po flas. Dhe në fakt nuk është model i ri, është modeli europian. Nuk na duhet ne të shpikim rrotën, na duhet thjesht të vendosim këto parime dhe t’i ndjekim këto parime. I vendosëm, i thamë, si do t’i ndjekim, kush do të ketë forcën që të detyrojë një qeveri që t’i ndjekë sot, nesër, pasnesër, këto parime? Forcën e ka vetëm populli, i cili gjykon me votë. Me votë të jep të drejtën të qeverisësh, prat ë delegon vullnetin e përgjithshëm për interesin publik dhe me votë ta heq. Këtë mekanizëm ka thyer Edi Rama.
Këtë mekanizëm ka prishur Edi Rama, prandaj ia del të vjedhë, batërdisë, gënjejë, shajë, mashtrojë, dhunojë, mëpërkëmbë dhe pastaj mendon se do t’ja hedhë duke hequr disa prej ministrave hajdutë e duke qëndruar vetë në krye të qeverisë.
Në fakt të gjithë e dimë se as Arben Ahmetaj, as Damian Gjiknuri, as Saimir Tahiri, as Fatmir Xhafaj, as Vangjush Dako, as Qazim Sejdini, nuk kanë asnjë vlerë dhe asnjë fuqi pa Edi Ramën. Fuqia e tyre është Edi Rama, fuqia e këtij modeli të keq që e ka kapur vendin tonë është Edi Rama. Prandaj ë shkurti është dita kur do të rrëzojmë modelin, dhe të parin e këtij modeli që është Edi Rama. Dhe dita kur do të sjellim një model, ku të nxisim më të mirët, të mbështesim më të mirët, të nxisim konkurencën, të nxisim vlerat, dhe në këtë mënyrë të bëjmë atë që bën çdo popull i civilizuar europian. Të ecim përpara duke nxitur më të mirët, duke mbështetur më të mirët. Sigurisht duke mos lënë mbrapa ata të cilët, për arsye të ndryshme, për shkak të rrethanave sociale, rrethanave ekonomike, kanë nevojë për mbështetjen e shtetit. Edhe ata do ta kenë mbështetjen e shtetit. Por së pari, modelin e të mirëve ne do ta ngrejmë në piedestal. Në ekonomi, në universitet, në sport, në kulturë dhe kudo.
Pyetje: Përshëndetje, jam Ivanka Petroviç. Aktualisht studioj në Fakultetin Ekonomik, viti i dytë, Turizëm. Përveç pjesës së tarifave dhe problemeve që janë të dukshme, pyetja ime është cili është plani juaj si Parti Demokratike, që studentët pas mbarimit të studimeve të integrohen në tregun e punës.
Basha: Ne besojmë te tregu, ne besojmë se një treg i lirë është mundësia më e mirë për të hapur vende pune. Dhe ne do ta mbështesim lirinë e tregut, ne do ta mbështesim konkurencën, ne do ta mbështesim sipërmarrjen.
Së dyti duke ulur çmimin e komoditeteve bazë, që lidhen drejtpërdrejtë me konkurencën e prodhimit shqiptar, apo të shërbimeve shqiptare që janë nafta, energjia.
Së treti duke bërë përmes mirëqeverisjes të mundur, që të vijnë dhe jo të largohen investimet e huaja nga vendi. Me këto masa dhe masa të tjera të ngjashme si këto, ne do arrijmë të ringjallim edhe njëherë besimin te ekonomia shqiptare që sot nuk ekziston. Sot modeli i krimit, i drogës, i pastrimit të parave është i pakonkurueshëm nga puna e ndershme. Prandaj është e domosdoshme, të lancojmë menjëherë paketën tonë të masave për të ndezur motorët e ekonomisë. Uljen e taksave, uljen e çmimit të energjisë, uljen e çmimit të naftës, janë tre hapa kryesorë të cilët do të ndikojnë në ndezjen e motorëve të ekonomisë. Në ekonominë shqiptare, ka prioritete të qarta, të cilat duhen ndjekur dhe duhen mbështetur. Prioritet është bujqësia e agrobiznesi, prioritet është energjia, prioritet është logjistika për vendin që ka Shqipëria, në raport me tregun rajonal dhe europian. Super prioritet është turizmi. Çfarë politikash mbështetëse për turizmin keni parë ju nga kjo qeveri? Asgjë. I kanë ulur taksat disa oligarkëve që ndërtojnë pallate dhe fshatra turistikë duke shkatërruar bukuritë e vendit, që pastaj ua shesin trafikantëve të drogës. Në vend që të jenë ata në dispozicion të rritjes së turizmit. Ne do të kemi politika të qarta për mbështetjen e turizmit. Dhe do të vlerësojmë që një nga degët më të nënvlerësuara të ekonomisë shqiptare, të bëhet një nga motorrët kryesorë të rritjes ekonomike. Dhe nga ana tjetër na duhet që të kemi njerëz të kualifikuar, si ju. Në një situatë të tillë, operatorët turistikë, hoteleria, restorantet, turizmi kulturor duhet të luftojnë për të siguruar personel të kualifikuar që kanë mbaruar shkollën për turizëm si ti, apo shoqja jote që foli pak më parë.
Mbyllja:
Unë dua t’ju falenderoj edhe njëherë nga zemra, do desha të dëgjoja më shumë se ç’dëgjuat ju nga unë. Shpresoj të kemi një rast tjetër që të dëgjoj më shumë, jo thjesht pyetje nga ju. Ajo që doja të thoja në fund të këtij takimi të mrekullueshëm është: trokisni derë më derë, bashkojuni gjithë rinisë shkodrane, sepse siç ma thanë në takimin e parë në qytet, Shkodra është e vendosur t’i prijë ë shkurtit. Dhe unë jam i vendosur të jem aty me Shkodrën, në krye të protestës madhështore të 16 shkurtit. Faleminderit!