FJALA E PLOTË E KRYETARIT LULZIM BASHA ME TË RINJTË E QYTETIT TË KAVAJËS
Faleminderit për këtë pritje të jashtëzakonshme që dini ta dhuroni ju, rinia e kavajës. Jashtë është një kohë me re e me shi, por këtu ka nisur të dalë dielli, dielli i shpresës, dielli i besimit. Dielli i besimit, që filloi ta ngrohë Shqipërinë, jo në verë, por në dhjetor. Dielli i besimit, që nuk e solli thjeshtë dhe vetëm Zoti, por e solli rinia shqiptare, e sollën studentët shqiptarë.
Ngjarja më shpresëdhënëse për shqiptarët, në veçanti për prindërit tuaj, ka qenë kryengritja studentore, Lëvizja Studentore e Dhjetorit, që nisi me protesta dhe vazhdon edhe sot, edhe në këtë moment që flasim, ndaj le t’i nisim një përshëndetje, këtu nga Kavaja, nga rinia kavajase gjithë atyre studentëve në auditore, në fakultete, dhe pedagogëve që po i mbështesin në qendresën e tyre e t’ju themi që nuk janë vetëm. Rinia e Kavajës është në krahun e tyre, qytetarët e Kavajës, prindërit tuaj janë në krahun e tyre, Partia Demokratike, opozita është në krahun e tyre.
Zonja dhe zotërinj, të rinj e të reja.
Sot nga Kavaja po nis një tur bashkëbisedimesh dhe takimesh me ju, i cili do të vazhdojë dhe do të shtrihet në të gjithë vendin. E para e punës kam nevojë të dëgjoj nga ju. Kemi nevojë të dëgjojmë nga ju, në veçanti nga ju të rinjtë. Aksioni që kemi nisur është një aksion me rëndësi historike për vendin. Ju e dini, shteti është një kontratë sociale, një kontratë që e nënshkruajnë të gjitha palët, për të përmirësuar dhe garantuar liritë, të drejtat, zhvillimin, mirëqenien e gjithësecilit. Pjesë e kësaj kontrate është edhe ndërtimi i institucioneve shtetërore. Pjesë e kësaj kontrate është miratimi i ligjeve, të cilat, përmes barazisë para ligjit, kanë për qëllim të garantojnë këto liri si dhe të japin siguri dhe garanci për të nesërmen.
Mirëpo kjo kontratë është shkelur me të dyja këmbët nga ata që sot janë në pushtet. Ku ka shembull më të mirë për shkeljen e kësaj kontrate sesa Ligji për Arsimin e Lartë. 4 vite më parë, më 2015-n, ky kryeministër injoroi thirrjet e rinisë studentore, injoroi thirrjet e pedagogëve të universiteteve dhe kaloi një ligj korruptiv dhe klientelist, i cili nuk ka për qëllim të garantojë barazinë, sigurinë dhe mirëarsimimin e rinisë shqiptare.
Ne e kundërshtuam në parlament, Partia Demokratike e kundërshtoi në parlament, Partia Demokratike votoi kundër. Ju e dini fare mirë, se një nga premtimet e mia të para ka qenë anulimi i këtij ligji dhe sot dua t’ju konfirmoj nga Kavaja se ditën tonë të parë në pushtet ne do ta abrogojmë ligjin për Arsimin e Lartë si një ligj korruptiv , si themeli i gjithçkaje që ka shkuar keq me arsimin e lartë në Shqipëri.
Puna do të nisë sot, në bashkëpunim me studentët dhe pedagogët, për një ligj të standardeve evropiane. Duke u bazuar në këtë ligj korruptiv, Edi Rama arriti diçka sa tinzare, aq edhe grabitqare. Nga njëra anë vazhdon të detyrojë prindërit tuaj që të paguajnë taksat më të larta në Evropë. Për shkak të këtyre taksave shqiptarët paguajnë sot naftën me çmimin më të lartë në Evropë, paguajnë energjinë me çmimin më të lartë në rajon. Për shkak të këtyre taksave, mbyllen 50 biznese në ditë, 50 kryefamiljarë që dalin në mes të rrugës.
Megjithatë këto taksa nuk përdoren për të përmirësuar cilësinë e arsimit, për të përmirësuar cilësinë e kopshteve, të shkollave 9-vjeçare, të shkollave të mesme, apo për të siguruar arsimin e mirë të lartë universitar. Këto taksa, në vend që të shkojnë për të lehtësuar kushtet tuaja dhe për të mundësuar një arsim cilësor për ju, që t’ju përgatisë për lançimin në jetë, t’ju përgatisë për tregun e punës, këto taksa vidhen dhe shpërdorohen nga 3-4 duar, të cilat fitojnë PPP-të e famshme. Tani po na premton se me 1 korrik nuk do të ketë më PPP. Normalisht se deri më 1 korrik do të jenë bërë naaa të gjitha lekët, s’do ketë lekë as për PPP. Shqipëria do të jetë vjedhur për 15 vitet e ardhshme. Arka e shtetit, paratë që merren nga taksat e shqiptarëeve, do të kenë shkuar në xhepat e një bande oligarkësh, biznesmenësh grabitqarë që nuk e meritojnë emrin biznesmen se vetëm me biznes nuk merren, merren me vjedhje, për 15-20 vitet e ardhshme. S’ka ngelur gjë tjetër për të vjedhur.
Dhe kjo do të ndodhë nëqoftëse e lejojmë ne, nëqoftëse e lejoni ju. Pyetja e parë: jeni të gatshëm talejoni ta vazhdojë këtë zhvatje, këtë vjedhje, këtë grabitje të taksave tuaja e të prindërve tuaj? Apo jeni gati të ngriheni që gjithësecili prej jush të bëjë detyrën e tij për të rikthyer një kontratë sociale mes shqiptarëve, një shtet që nuk punon dhe nuk bën ligje, por vjedh qytetarët, për të avancuar agjendën e 5 hajdutëve e 5 politikanëve të korruptuar, por për t’i shërbyer çdo qytetari?
Ta dimë pra në radhë të parë për çfarë po ngrihemi. Po ngrihemi për t’i dhënë fund një shteti grabitqar dhe për të ndërtuar një tjetër kontratë sociale midis gjithë shqiptarëve që e duan atdheun e tyre, që e duan vendin e tyre, dhe në radhë të parë, mes të rinjve shqiptarë. Sepse e kam thënë dhe dua ta përsëris: misioni më i rëndësishëm i imi, si kryetar i Partisë Demokratike, Partisë që lindi nga rinia, është që të përgatisë kushtet që kjo rini të marrë në dorë fatet e vendit nesër.
Që ta bëjmë këtë, që të rikthejmë impulsin e zhvillimit pozitiv në arsimin e lartë, si parakusht. Pa arsimin e lartë, vendi nuk mund të ecë përpara. Pa investuar tek arsimi, vendi shkon drejt falimentimit total. Ju e keni dëgjuar zgjidhjen që ne kemi propozuar në parlamentin shqiptar. Apo më mir të themi në ndërtesën e parlamentit shqiptar, se tani nuk është parlamenti shqiptar, është parlamenti i hajdutëve, është parlamenti i banditëve, është parlamenti i gjakpirësve të këtij populli.
Por në atë godinë, ne, unë kam parashtruar fare qartë, se si mund të hidhet hapi i parë për të zgjidhur krizëne rëndë në universitetet shqiptare. Dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë. Dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë do të thotë në radhë të parë që gjithë studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj do përfitojnë financimin e plotë të studimeve bachelor dhe master, do të thotë që me paratë e buxhetit të shtetit, që në fakt janë paratë e prindërve tuaj dhe me asnjë lekë shtesë çdo bir dhe bij shqiptari të ketë mundësinë të ndjekë studimet universitare të institucioneve publike të arsimit të lartë, pa paguar asnjë lekë nga tarifat universitare.
Për ato që vijnë nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë përgjysmim tarifash. Për ata të tjerët që edhe me zerimin e tarifave kanë të pamundur. Sa njohim të tillë këtu në këtë sallë, jashtë kësaj salle, që i kanë të dy prindërit të papunë, jo prej një muaj por prej vitesh, që nuk kanë asnjë të ardhur, shpeshherë jetojnë me lëmoshën e emigracionit nuk kanë as ndihmë sociale. Si mundet të imagjinojmë që këta të rinj, këta bashkëmoshatarë tuaj, që jam i sigurt i kemi edhe mes nesh me çfarë do ta paguajnë jo tarifën e përgjysmuar, por biletën e autobusit, apo faturën e librave, apo qerane e konviktit dhe shtëpisë që marrin me qera. Ata meritojnë dhe duhet të kenë mbështetje financiare nga shteti. Dhe kjo është plotësisht e mundur.
Me planin tonë ne mundësojmë që të paktën 5 mijë studentë shqiptarë që vijnë nga familjet që nuk kanë mundësinë të përballojnë as kostot minimale, jo vetëm që të mos paguajnë tarifat universitare por të kenë mbështetjen e shtetit në vlerën 2 milionë e 2 mijë lekësh të vjetra në vit për t’u paguar të gjithë koston e qerasë, të ushqimit, të librave, të transportit publik, interurban në rastin kur duhet të shkojnë edhe tek familjet e tyre jashtë qytetit ku studiojnë. Dhe kjo është plotësisht e mundur me planin tonë për dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë.
Me planin tonë për dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë edhe pas këtyre ndërhyrjeve mbeten mjaftueshëm para për të investuar në infrastrukturën studentore dhe në infrastrukturën akademike; në konvikte, në salla, në auditorë, në laboratorë, në IT.
Jemi i vetmi vend në Europë, ndoshta edhe në Afrikë është e vështirë të gjesh vende ku kompjuteri mësohet me shkumës dhe me dërrasë të zezë.
Nuk është shaka. Në çdo rast tjetër do të ishte për të qeshur, por është për të qarë.
Të gjitha këto para sot buxheti i shtetit i ka dhe i çon në 3 drejtime; i çon në drejtim të rritjes së shpenzimeve operative të qeverisë. Një fjalë e gjatë për të thënë më shumë karburant, më shumë bileta avioni, më shumë lluks, hotele luksoze, pushime luksoze për kryeministrin dhe ministrat e tij. 18 milionë dolllarë më shumë. Këto para Edi Rama i cili i konsideron si të tijat dhe jo tuajat, të baballarëve dhe nënave tuaja.
Po kështu shkojnë për të investuar në lluks qeveritar, në zyra, në makina.
Shuma të jashtëzakonshme dhe pastaj shikoni kontrastin. Shikoni kontrastin tek zyrat e Ministrisë së Arsimit, Ministrinë e Arsimit që farfurin nga mermeri dhe gjendjen e konvikteve të Tiranës. Imagjinoni pastaj gjendjen e infrastrukturës studentore në qytetet e tjera.
Dhe së treti këto para shkojnë për PPP-të e famshme, të cilat janë skema të vjedhjes së parave të qytetarëve. Ku nga njëra anë kemi këta biznesmenë grabitqarë që nuk prodhojnë asgjë, as nuk punësojnë, por e kanë mendjen si e si të vjedhin dhe politikanët që u japin këto kontrata.
Po ti mbledhim vetëm këto shpenzime për vitin 2019 janë planifikuar 105 milionë dollarë. Para të mjaftueshme për të realizuar planin tonë për dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë dhe prapë mbeten mjaftueshëm para për tu marrë me probleme të mprehta; siç është arsimi parauniversitar; siç është çështja e pensioneve; siç është ulja e çmimit të naftës; siç janë probleme të tjera akute. Për të ndalë rënien në pikiatë të vendit në një krizë të thellë ekonomike dhe sociale.
Por pyetja që shtrohet është si do të arrijmë këtë?
Shteti është një kontratë sociale me qytetarët. Njëra palë e ka zgjidhur kontratën dhe e konsideron të mirën publike të mirë private, e konsideron përgjegjësinë e qeverisjes privilegj personal.
Nuk mbetet gjë tjetër veçse ta zgjidhi edhe populli kontratën me këta që nuk e mertiojnë më emrin në qeverisje, me këtë që nuk e meriton titullin kryeministër.
Ky është mesazhi dhe kjo është domethënia e protetsës së 16 shkurtit.
Më 16 shkurt qytetarët me pjesëmarrjen e tyre do të zgjidhin kontratën me Edi Ramën dhe bandën e tij të hajdutëve në pushtet.
Se duan të dëgjojnë jo vetëm vendosmërinë e Kavajës, por edhe arsyet, argumentet pse duhet të jemi të gjithë bashkë me 16 shkurt.
Të dashur të rinj dhe të reja mesazhi kryesor që dua t’ju jap sot është se ky vend ka shpresë! Që e nesërmja është në duart tona, është në duart tuaja! Që më një kontratë të re sociale Shqipëira dhe shqiptarët kanë mudnësi që t’ju mbështesin ju bijtë tanë, bijëtë dhe bijat e tyre që të mbaroni studimet, që të kryeni stazhe me pagesë, që të siguroni vende pune në nëj ekonomi që zhvillohet, e çliuar nga terrori i taksave të larta dhe i abuzimeve nga administrata. i një ekonomie e cila lidhet dhe funksionon si pjesë e ekonomisë rajonale dhe europiane, që të keni mundëisnë pra që të mos ndjeheni as vetëm, as të braktisur, as të zhgënjyer, as të tradhtuar.
Me planin tonë për arsimin e lartë, me planin tonë për stazhet për të gjithë ata që mbarojnë universitetet, me planin tonë ekonomik që do të çlirojë energjitë pozitive në Kavajë dhe në gjithë Shqipërinë.
Ne do të kemi të gjitha mundësitë jo vetëm që të kthejmë shpresën dhe besimin, por të bëjmë të mundur që ekonomia shqiptare të fillojë të zhvillohet me ritme të larta e t’i ofrojë punësim dhe punësim me rroga dinjitoze të gjithëve, e në veçanti të rinjve të Kavajës, të rinjve të të gjithë Shqipërisë.
Por, para se të vijë kjo kemi përpara një betejë. Dhe në këtë betejë ne duhet të jemi të qartë e të vendosur.
Unë vij sot këtu me bashkëpunëtorët e mi, dua në mënyrë të veçantë të përshëndes sekretarin e ri të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin.
Ka nevojë për prezantim këtu në Kavajë? Nuk ka nevojë për prezantim besoj!
Të gjithë ne këtu sëbashku jemi të vendosur që të sakrifikojmë gjithçka për një kontratë të re sociale me Shqipërinë dhe shqiptarët, e cila fillon me zgjedhje e lira dhe të ndershme.
Themeli i së keqes është kapja e pushtetit me njerëzit e lidhur me krimin të cilët u vunë në shërbim të krimit, u vunë në shërbim të oligarkëve dhe sëbashku me ta ndërtuan këtë skemë grabitje. E cila pasi ka grabitur taksat dhe pasuritë e shqiptarëve tani synon të grabisë edhe shpresën.
Pyetja e parë që kam tani për ju: A do ta lejojmë të grabisë shpresën rinisë së Kavajës dhe rinisë së Shqipërisë?
Kjo është në dorën tuaj.
16 shkurti është dita kur zgjidhim kontratën me shkelësit e kontratës me shqiptarët.
16 shkurti është dita kur ndezim shpresën dhe besimin se Shqipëria e së nesërmes do të jetë Shqipëria e ëndrrave më të bukura, të rinisë së Kavajës dhe rinisë së gjithë Shqipërisë!
Nuk dua të zgjatem. Jam i sigurt që shumë prej jush kanë mesazhet për të ndarë me mua, me bahskëpunëtorët e mi, me kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Isa Sakjen dhe me siguri keni edhe pyetjet, komentet dhe sugjerimet tuaja.
Një gjë të rëndësishme dua të marr me vete në këtë takim: sugjerimet, këshillat, vizionin tuaj, vendosmërinë tuaj, që ta bëjmë pjesë të uraganit të shpresës dhe besimit që nga Kavaja nis e shpërndahet në të gjithë Shqipërinë.
Pyetje: Shqiperia është kandidat për në Bashkimin Europian por kohët e fundit nuk ka bërë asnjë progres, dhe në të rinjtë nuk kemi përfituar asnjë gjë. Pyetja ime është që nëse ju do ishin në qeveri, çfarë do të bënit?
Basha: Nuk ka për të patur integrimin europian për Shqipërinë dhe për asnjë vend ku politikanët e tij janë të lidhur me krimin. Hapi i parë është ndarja e politikës nga krimi. Prandaj atë që rrëzuan në dhjetor vetingun e politikanëve atë do ta bëjmë realitet me mbështetjen tuaj, me votën e shqiptarëve të ndershëm. Pa çliruar parlamentin nga politikanët e lidhur me krimin, pa i dhënë fund një politike peng nga krimi, nuk hapen dyer e Europës.
Por kur krimi luftohet në të gjitha nivelet e në veçanti në nivelet lart ju e dini se çfarë ndodh. Nuk jeni aq të vegjel sa për të kujtuar kur prindërit tuaj rrinin me orë të tëra në radhë për të marrë vizë. Sot me pasaportat që keni në xhep udhëtoni në gjithë Europën sepse atëhere kishte një qeveri me vullnet që luftoi krimin. Unë kam nderin dhe privilegjin të isha ministër i Brendshëm që luftova për të siguruar të gjitha kushtet që ju të udhëtonit lirë, si tani e 9 vjet. Por kjo liri po kërcënohet. Ju e dini që Frontex po sjell personel për të ruajtur kufinjtë e Shqipërisë sepse nuk ka më besim tek Policia Shqipëria, në fakt nuk ka besim tek qeveria shqiptare.
Dje shtypi britanik botoi një artikull jashtëzakonisht negative për vendin tonë; Kolumbia e Europës. Rreziku i parë që mund të ndodhë e që do të ndodhë nëse ne nuk e ndalim është që pas vendosjes së policëve të huaj në kufinjtë tanë, të fillojë të kufizohet e madje të kërcënohet lëvizja e lirë e shqiptarëve. Prandaj edhe hapi i parë për të siguruar që ne të na happen negociatat do të jetë ta ndajmë politikën nga krimi dhe politikanët e lidhur me krimin ti largojmë nga institucionet dhe parlamenti dhe nga qeveria. Edi Rama nuk e bën dot këtë dhe e ka frikë ta bëjë këtë sepse ku tjetër më shumë se në Kavajë është e qartë pse nuk e do vetingun e politikanëve sepse ai është në krye të listës që ka qeverisur falë bashkëpunimit në lidhjet me krimet. PD dhe unë u japim fjalën se me besimin e qytetarëve dhe me votën e qytetarëve akti i parë do të jetë pastrimi i institucioneve dhe tu kthehen qytetarëve, e politikanët e lidhur me krimin do nxirren jashtë.
Së dyti, garanti i garës së barabartë për administartën publike. E patë se si Zeri i Amerikës publikoi se si bëhen emërimet në administratën publike. Është një nga kërkesat kyç nga BE reforma në administratën publike. Europa është mbi të gjitha garë e ndershme. Mundësitë që u ofrohen shqiptarëve që shkojnë drejt Europës, ofrohen se ka garë dhe ecën në bazë të aftësive ndërsa këtu ecën në bazë të patronazhit dhe jo nga njerëz tëndershëm por nga kopukë të korruptuar e të lidhur me krimin. Rikthimi i garës së ndershme, rikthimi i barazisë para ligjit të çdo qytetari, ecja para në bazë të meritës është kushti ku pa të cilin nuk mund të shkohet drejt Europës dhe është objektiv madhor i imi dhe i PD, me garë të ndershme në politikë, në treg, në universitet, në zgjedhje. Me anë të ëktyre vlerave do të mundësojmë të ecim shumë më shpejt se sa e mendojmë sot. Ne një kohë të gjatë e mendonim të pamundur për udhëtimin pa viza të shqiptarëve dhe ia dolëm. Prap do të jemi ne që do ti kryejmë detyrat që këta nuk i kryejnë dot.
Së treti është dekriminalizimi i zgjedheve. Keni dëgjuar të flasin për reformën zgjedhore e cila është nëj copë letër pa pikë vlere. Dekriminalizimi i zgjedhjeve do të thotë që në zgjedhjet e ardhshme shqiptarët të kenë mundësi të votojnë të lirë nga kërcënimi i bandave dhe nga paratë e drogës dhe korrupsionit, që të zgjedhur drejtuesit që e meritojnë dhe këta drejtues të përgjigjen para jush për premtimet që kanë dhënë. Kjo është demokracia.
Së fundmi, platforma jonë kundër oligarkisë. Nuk mjafton të çlirojmë ato para për arsimin e alrtë pro duhet të çlirojmë edhe para për pensionistët, për fermerët, për uljen e taksave, për uljen e komoditeteve bazë të ekonomisë, të çmimit të energjisë dhe të naftës pa të cilat ekonomia jonë do të vazhdojë të mbetet jo konkuruese. Për të mundësia që biznesi i vogël të marrë frymë lirisht, për të mundësia që shtresa e mesme të mos jetë më e taksuara në Ballkan që i rri mendja si të largohet e të plotësojë llotarinë amerikane, kanadeze apo australiane.
Për ti bërë të gjitha këto të mundura ne do ti japim fund praktikës korruptive të PPP-ve dhe bashkëpunimit me një grusht oligarkësh që deri më sot kanë amrrë 2.2 miliardë euro kontrata nga ky shtet. Le ta themi fare qartë, anulumimi i secilës prej këtyre kontratave, ne do tua marrim Shqipërinë kthetrave të oligarkëve dhe nga ana tjetër do tua kthejmë qytetarëve shqiptarë. Këto para do të shkojnë për të financuar politikat tona ekonomike të cilat do të ndezin motorrët e ekonomisë, do të ndezin motorët e shpresës, së punësimit, dhe politikave sociale që do të bëjnë të mundur që në Shqipëri të mos ketë familjarë që i çojnë fëmijët e tyre me barkun bosh. Të mos ketë familjes që nuk paguajnë dot bukën, ujin dhe dritat. Këto janë hapat që do të hedhim për të bërë të mundur që Europa të na konsiderojë seriozisht dhe të hapë negociatat për anëtarësimin në BE.
Pyetje: Po flitet shumë për arsimin e lartë, ndërsa një pjesë e të rinjve skanë interes, një pjesë tjetër skanë mundësi. A keni ju dhe PD një plan për të gjetur një zgjidhje për këtë pjesë të rinisë shqiptare?
Basha: Për ata që nuk kanë mundësi, ta dëgjojnë mirë edhe ata jashtë kësaj salle se ne kemi një plan i cili është ky; të marrim 75 milionë dollarë nga shpenzimet e luksit të qeverisë, nga kontratat korruptive të Arben Ahmetajt me iniceneratorërët 21 milionë dollarë, 33 milionë dollarë nga koncensionet korruptive në shëndetësi dhe ti kthejmë këto në një dyfisim të buxhetit për arsimin e lartë. Kjo do të thotë zerim tarifashpër ata të rinj që vijnë familjet me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj. Për familjet mbi këtë të ardhur, fëijët e tyre do të paguajnë gjysmën e tarifave. Pjesa tjetër e parave do përdoret që ti japim fund infrastrukturës mesjetare, kushteve të lodhura e të drobitura të konvikteve dhe autoritëve shqiptare. Kjo është zgjidhja jonë për pamundësitë financiare për mijëra të rinj që sot pasi paguajën tarifat, më të larta në Europë, marrin cilësin më ët dobët në arsim. Ne do ti japim fund kësaj. Harroni se do ta bëjë këtë Edi Rama sepse e do rininë injorante. E do popullin injjorant sepse nuk e shikon si detyrën e tij të ndihmojë njerëzit por e do veten si tregues i barcaletave sepse me ato do që tia hedhë për mynxyrat që po i bën këtij vendi.
Hai i parë dhe më kryesor është ky, ti japim fund gjendjes së falimentimit të arsimit në Shqipëri. Nuk pranojmë më me arsmin me cilësi mëtë ulët dhe çmimet më të larta. Nisim me financimin e arsimit të lartë, vazhdojmë me një reform të vërtetë. Do të bëjmë gjithçka dhe madje edhe mësues të huaj do të sjellim që arsimi të përgatisë gjithsecilinprej jush dhe gjeneratat pas jush për jetën dhe tregun e punës në nivel europian. Është plotësisht e mundur. Vendet rreth nesh po e bëjnë.
Sot është ditëlindja e Ismail Kadaresë dhe dua ta urojmë këtu të gjithë së bashku, një shkrimtar i cili u bë simbol i vokacionit perëndimor të vendit tonë në kohën kur vendi ishte me i izoluar se kurrë. Po kështu dua tu rekomandoj, për ata që nuk e kanë lexuar, një nga veprat e tij që për mua është një preferuarat, Pallatin e Ëndrrave. Tek Pallati i Ëndrrave shpjegohet, sigurisht përmes metaforave të cilat u drejtohen Perandorisë Osmane por metafora është e qartë për shqipërinë totalitare të Enver Hoxhës, se pasi kishte kontrolluar gjithëçka, Sulltani, Enveri, Edvini, do që të kontrollojë edhe ëndrat e qytetarëve, Kryekadriu. Kërkon të kontrollojë mendimet e tyre, votën e tyre, gjithcka. Dhe kjo është shkarja në totalitarizëm, në atë sistem që Kavaja e hodhi poshtë dhe hapi rrugën për rikthimin e demokracisë. Sot kjo që kemi është nëj fasadë demokracie. Ndiheni ju që merrni vendime për jetën tuaj?! Ndiheni që kjo qeveri dhe ky parlament ju përfaqëson?! Ky është fundi i demokracisë. Një maxhorancë kukull në duart e krimit, me një qeveri kukull në duar e oligarkëve. Një kryeminsitër që vetëm për të qeverisur nuk qeveris. Me 16 shkurt ne duhet ti japim fund demokracisë fasadë. Mos harroni me 16 shkurt ju jeni qeveria dhe qeveritarët janë qytetarë privatë para jush.
Pyetje: Një ndër problemet kryesore të të rinjve në Shqipëri është papunësia. Të rinj detyrohen të kryejnë punë të jashtëligjshme dhe nuk janë optimist për të ardhmen e tyre. Si do të na bindni ju për planin tuaj për punësimin e të rinjve?
Basha: Dua ta them qartë se plani im është plani për stazhet e punës për ininë. Një vit shtazh të paguar me 300 mijë lekë në muaj për të bërë kalimin nga bankat e shkollës në tregun e punës. Këtë e ka në dorë qeveria dhe qeveria ime të jeni të sigurtë që do ta bëjë këtë.
Është një plan dhe një praktikë perëndimore, është studiuar në të gjithë aspektet e saj në mënyrëne menaxhimin dhe se si do të financohet, me mbështetësit tanë me eskpertët më të mirë gjermanë të cilët do të kthehen përsëri këtë të premte për të bërë gati edhe njëherë shpalosjen e kësaj platforme ekonomike për të gjithë shqiptarët dhe rininë.
Kjo është ajo që ne kemi në dorë për stazhet e punës por këto stazhe nuk kthehen automatiksiht në vende pune dhe që të kthehen ne duhet të çlirojmë ekonominë nga taksat e larta, që të kthejmë taksën e sheshtë 9 %, që të qarkullojnë miliona euro që sot i merr banda në pushtet, do të mbeten dhe investohen në në klimë ekonomike positive dhe të çliruar nga terorri i bandave të shtetit që skanë qëllim të mbledhin për arkat e shtetit për për padronët e tyre politikë. Taksa të ulëta, çmim i lirë energjie për aktivitetet prodhuese, ulja e çmimit të naftës me 300 lekë, janë masat e para me të cilat ne do të frenojmë rënie ekonomike dhe do të fillojmë rritjen ekonomike.