Gjatë diskutimit me Komisionin e Ligjeve për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, opozita nuk dha konsensusin për rikthimin e imunitetit për deputetët, duke detyruar kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla të deklarojë se tërhiqet nga propozimi.
Nisur nga praktika e mëparshme, opozita kërkoi që ky vendim të mos mbetet vetëm fjalë, por tërheqja të diskutohet dhe të vendoset në Këshillin për Mandatet dhe Rregulloret.
N/kryetari i Komisionit të Ligjeve, Enkelejd Alibeaj, theksoi se PD është kundër çfarëdolloj tentative për të rikthyer në Rregullore imunitetin e deputetëve.
“Asnjë dispozite që rrit, shton imunitetin e deputetëve që janë në ndjekje penale, është e papranueshme për ne. Kërkesa ime është që të nxirni nga rendi i ditës, është një lapsus në rastin më të mirë, të Konferencës së Kryetarëve, që e ka sjellë si lëndë, pranë Komisionit të Ligjeve. Ju nuk respektoni Kushtetutën dhe Rregulloren siç duket ju ka mbetur vetëm një gjë, çështjen e imunitetit e deputetëve. Kjo e sotmja që po bëni ju, të fusni edhe një herë çështjen e imunitetit të hequr nga Kushtetuta në 2012-ën, dhe e mbani mend që nuk donit ta hiqnit imunitetin, sot po e fusni me dhunë. Frikën kush e ka? Po fusni imunitetin për të mbrojtur deputetët nga ndjekja penale” tha Alibeaj në Komision.
Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve u kërkuan:
Çdo ndryshim rregulloreje duhet të bëhet me konsensus siç është vepruar 30 vite me rradhë. Siç e kërkon rregullorja e cila thotë se; “Çdo ndryshim i rregullores diskutohet në Këshillin për Mandatet dhe Rregulloret, kur raportet pozitë opozitë janë të barabarta pesë me pesë.
Partia Demokratike ka kundërshtuar prej një viti propozimin e Taulant Ballës për futjen e imunitetit për deputetët.
PD edhe në mazhorance në vitin 2012 propozoi heqjen totalisht të imunitetit.
PS, atëherë në opozitë, rezistoi fort që të mbeten disa elemente të imunitetit, të cilat u keqpërdorën në rastin e Saimir Tahirit.