Fjala në Kuvend e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

 

Të dashur bashkëqytetarë! Nga kjo sallë kam paralajmëruar në mënyrë të përsëritur këtë një vit e gjysëm se projekti i vetëm i Edi Ramës është asgjësimi i çdo procesi dhe i çdo institucioni politik, për të qeverisur dhe sunduar Shqipërinë vetëm me një grusht oligarkësh dhe kriminelësh. Hap pas hapi keni parë se si u vu në jetë ky projekt.

U asgjësuan zgjedhjet, u asgjësua e drejta e votës, e drejta elementare e qytetarëve në demokraci për të përzgjedhur me votë ata që do t’i përfaqësojnë në këtë sallë, ata që do të mund t’i mbrojnë interesat e tyre në këtë sallë, ata që do të munden nga kjo sallë të kalojnë ligje e të miratojnë vendime, që do t’ua bëjnë jetën e tyre pak më të lehtë e jo më të vështirë. U asgjësua Kuvendi. Sot, kjo sallë nuk përfaqëson interesin publik, sepse ata që kanë sot forcën e kartoanave, e morën atë përmes forcës së krimit. Dhe sot e gjithë ditën mbrojnë vetëm krimin dhe favoret e tij. Ky Kuvend sot përfaqëson vesin më të shëmtuar në 28 vite pluralizëm. Antivlerën e ngritur në piedestal, hajdutërinë e përzier me arrogancën dhe nënçmimin e të pamundurve.

U asgjësua Gjykata Kushtetuese, mbrojtësja e vetme e garancive kushtetuese, qytetarëve shqiptarë dhe proceseve politike. U asgjësua këtu nga kjo sallë Prokuroria.

Tani, i erdhi radha edhe asgjësimit të Partisë Socialiste. Sot në pushtet ka vetëm një njeri, që qeveris me një grusht oligarkësh dhe kriminelësh, që kontrollojnë të gjitha pushtetet në vend, jashtë çdo kontrolli, jashtë çdo procesi politik. Sot, ministra në pushtet, nuk janë më as përfaqësues të popullit, as përfaqësues të Partisë Socialiste, kundërshtarit tonë historik. Sot në Shqipëri ka vetëm një pushtet, pushteti personal i Edi Ramës. Shikojini pak këta njerëz (kthehet nga poltronat ku rrinë ministrat), më thoni, a i dini emrat e disave prej tyre?

A e dini emrin e kësaj zonjës, e njihni kush është? A e njihni o socialistë kush është kjo zonjë? Kush është kjo tjetra? Po kjo tjetra kush është? i njihni apo jo? A i njihni kush janë? Bashkëqytetarë socialistë, anëtarë të Partisë Socialiste, a i njihni kush janë këta? Çfarë janë? Janë kukullat e këtij. Më thoni (u drejtohet deputetëve socialistë në sallë), ju, a i mbani mend emrat e këtyre zonjave? Kaq po ju pyes. Nuk po ju vë as nofka e as mbiemra. A i njihni kush janë? Kush është, ministre e kujt është? Çfarë është? Çfarë ka bërë për këtë vend? Nga vjen? (i drejtohet kryeministrit Rama) Mos pëllit! Se në qoftëse ka filluar të të dhëmbë, do të të dhëmbë shumë më shumë, shumë shpejt. Mos pëllit.

Kush janë këta? Nga i mori? Nga i nxori? Për çfarë i nxori?

Zonja, anëtare të Partisë Socialiste, a i njihni kush janë këta njerëz? A ju përfaqësojnë ju? Apo përfaqësojnë vetëm xhepat, kontot bankare dhe paktet e zeza të Edi Ramës me një grusht oligarkësh? Ata i kanë miratuar. Ata ja kanë sjellë. Pazaret e milionave. 20 milionë euro kilometri te Unaza. Këta jua kanë sjellë, që ky të vazhdojë të firmosë për çdo gjë, pa e penguar njeri.

Në fakt atë bëntë edhe më përpara, por këta kishin njëfarë profile politik, kanë bërë beteja politike, kanë ndjekësit e tyre. Padyshim treçereku i tyre duhet të shkojnë për ndjekje penale, ska diskutim. Dhe pot ë shkojnë për ndjekje penale në një drejtësi të pakapur, e dinë mirë se çfarë i pret, por kjo është një çështje tjetër, mos ti konfondojmë të gjitha bashkë.

Janë njerëz që vinin nga një profil politik, por prapë së prapë ky i merrte vendimet. E hoqën dhe fasadën, nuk kanë më nevojë për fasadë!

E kuptoni ku ka ardhur apo jo arrogance e një të çmenduri që e pikturon veten e vet lakuriq në instagram? E kuptoni?!

Vendi është në duart e një të marri, të vërbuar nga urrejtja për popullin!

Të krimbur nga paraja që u ka marrë njerëzve!

Të çmendur nga arrogance e pafre!

Të dalë binarësh, pasi ka shkelur themelin e Demokracisë europiane: ndarjen dhe kontrollin e pushteteve!

Ja, ky është fundi i rrugës, i gjithë autokratëve zhytur në krim dhe korrupsion. Humbasin çdo sens mase!

Shikojini edhe njëherë zonja të nderuara: A i njihni cilat janë emrat e tyre? Zero! Zero!

Bëri sikur imitoi Ismail Qemalin dhe Hasan Prishtinën, por i ra fasada dhe doli si Enver Hoxha, edhe kryeministër edhe ministër i jashtëm.

Nivelin e kabinetit të Surrelit e ka të nivelit të Enver Hoxhës, Lenka Çukos dhe të Pali Miskës. Apo jo? Kështu e ka.

Asgjë e mirë natyrisht nuk mund të vijë nga kjo. Faturën për këtë vazhduan ta paguajë populli. E paguajnë studentët, e paguajnë pensionistët, sipërmarrja e vogël, të papunët, shtresa  emesme, pronarët, ish-të përndjekur.

Vendi sot është në emergjencë kombëtare!

Dhe faturën për këtë të marrë, që pasi ka vjedhur e zhvatur çdo gjë, do të poshtërojë shqiptarët dhe Shqipëqrinë deri në pikën e fundit, e paguajnë studentët. Nuk ka lek për të ulur tarifat dhe del një nga figurinat dhe thotë: do të ja marrim koncensionit Kashar-Thumanë.

Pse?

Ai (koncensioni) në fakt duhet anulluar dhe çuar para ndjekjes penale, ata që e bënë, që ta dish ti mirë ti( i drejtohet Ramës), edhe ata të bandës së Lushnjes.

Po,po.

Por, shqiptarët sot duhet ta dinë se në buxhetin e vitit 2019-të, ky mashtrues (I drejtohet Ramës), ky hajdut psiqik, ka rezervuar zero lek për Thumanë-Rrogozhinë. Ka lek. Ka ku të marrë lek: 33 milion i ka Vilma Nushi, Jani Karadako-Paradako, si e ka ky apo si e ka ai tjetri. Tri koncensionet e shëndetësisë, 33 milionë euro.

21 milionë i ka Klodi i Benit (I drejtohet Arben Ahmetajt) për tre inceneratorë.

Ato nuk i prek, se pastaj fillon tangon me Benin dhe bien të dy. Nuk i prek ato.

Do të bini, por do të binit më shpejt po të ti prekte ato që ke çuar në Holandë.

Po, po. Kishim takim me delegacionin zyrtar dhe na i treguan. Aty e kishe kompaninë, të regjistruar në parajsë fiskale. Hap pas hapi. Gjë tjetër ti deklarosh, dhe të të inspektohen ligjërisht tjetër, por kemi kohë, mos ki merak, do kemi kohë. Tani do të merremi me anonimen që të ka zëvëndësuar.

Pra, faturën e paguajnë pensionistët që vuajnë për bukën e gojës, me pensione që pasi paguajnë dritat, ujin, qeranë, nuk u ngelet para për bukën e gojës. Dhjetra mijëra qytetarë që vidhen përditë me çmimin e naftës më të lartin në Europë, me çmimin e energjisë më të lartin në rajon. E paguajnë të sëmurët që shkojnë në spitale, por nuk gjejnë ilaçe, përvecse kur shkon ky (Rama) për të bërë fotografi, dhe sapo zhduket, zhduken dhe ilacet. Me varëse bosh ku nuk ka as serume!

E paguajnë qytetarët e varfër që nuk blejnë dot as gjysëm kile perime megjithëse çmimet e perimeve po bien përtokë dhe fermerët po i hedhin ato në kanal. Ja qeshin. E paguajnë mijëra fëmijë që u janë mbyllur shkollat me vendim të kësaj qeverie që ecin me orë të tëra dhe futen në godina ku nuk gjen ngrohje dhe banka.

E paguajnë prindërit që vit për vit futen e sagën e mosgjetjes së kopshteve, çcerdheve për të sapolindurit e tyre. E paguajnë policët kokëposhtë, të përdhosur sepse duhet të trajtojnë kriminelët vipa, miqtë e këtij dhe të tjerëve si ky, si të ishin stuardesa dhe jo policë ndërkohë që dhunojnë qytetarë të pafajshëm që dalin për të drejtat e tyre dhe të fëmijëve të tyre. E paguajnë punonjësit që kanë rrogën minimale 18 mijë lekë të reja në muaj.

Nuk kanë asnjë shpresë për rritje rroge sepse ekonomia është në kolaps total me 50 biznese që mbyllen çdo ditë. Rritet ushtria e të papunëve. E paguajnë të papunët, e paguajnë të shkolluarit që nuk gjejnë punë, e paguan biznesi i mesëm, e paguajnë familjarë dhe fëmijë ende të parritur të cilët po i përze ky. Po i çon në emigracion, në eksodin e dytë më të madh të këtij vendi. E paguajnë mjekët dhe infermjerët e frikësuar se mos i heq ky nga puna po nuk mbushën kuotën e check up-it për PPP-në e Vilma Nushit.

E paguajnë pronarët që u vidhet prona dhe tani do tua vjedhë me ligj që të ndërtojë ai dhe klika e tij e korruptuar në bashkëpunim me një grusht oligarkësh që janë ata që kanë emëruar këto ministra.

Zonja dhe zotërinj socialist a e kuptoni pse nuk i njihni, se i kanë emëruar ata dhe ky vetëm i ka firmosur për kaparin që ka marrë. Për rininë e nëpërkëmbur me shpresë të humbur që nuk do të ikë por kërkon të jetojë këtu. Për konkurset fallso që pasi ia nxjerr në pah Zëri i Amerikës çohet Mulla Rama dhe e sulmon duke vendosur një rekord të padëgjuar që në kohën e mulla Hoxhës.

Këto janë problem egzistenciale për vendin. Nuk ka Kod Zgjedhor dhe reformë zgjedhore ti zgjidhë këto problem. Nuk ka qeveri apo gjysëm qeveri të lidhur me krimin e korrupsion si kjo sot, një rekord i zi në 29 vite që ti zgjidhë këto probleme. Që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme në rradhë të parë duhet të arrestohet Vangjush Dako, duhet të nisë procedimi penal për Damian Gjiknurin, Taulant Ballën, Saimir Tahirin dhe për dhjetëra funksionarë të tjerë të lartë socialistë përgjimet e të cilëve janë në prokurori duke bërë pazare me krimin për votat. Dekriminalizimi i zgjedhjeve është kusht i panegociushëm siç është edhe vetingu i politikanëve, siç ëhstë kalimi i një ligji antimafia pë rtë konfiskuar pasurinë e çdokujt, oligark apo qeveritar që është përfshirë në PPP-të, koncensionet dhe tenderat korruptiv për shkak të të cilave nuk ka para për të financuar auditoret dhe laboratorët. Nuk ka para për të ulur tarifat, nuk ka para për të ndryshaur gjendjen afrikane të konvikteve të studentëve.

PD është e vendosur të bëjë gjithçka që Shqipëria të mos e humbasë shansin dhe rrugën e saj europiane. Që kjo të ndodhë duhet me domosdoshmëri të nisë procesi i vetingut të politikanëve dhe të largohen njëherë e mirë nga institucionet duke nisur nga ky parlament dhe nga ato banka politikanët e lidhur me krimin.

Duhet të nisë menjëherë dekriminalizimi i zgjedhjeve dhe jo proceset fallso të zgjedhjeve, të Kodeve Zgjedhore që përmirësohen ndërkohë që zgjedhjet përkeqësohen.

Duhet të nisë menjëherë procesi i nisjes së marrjes së Shqipërisë nga kthetrat e oligarkëve dhe koteleve të tyre në këtë qeveri dhe aty që nuk njohin as socialistët dhe rikthimin e Shqipërisë në duart e qytetarëve shqiptarë.

Unë shpresoj dhe lutem që PS ta gjejë forcën të çlirohet nga kjo bandë kriminelësh dhe nga kryekrimineli që e ka zaptuar për interesat e tij privatë e personale. Unë shpresoj dhe lutem që kjo rrugë të mos kaljë përmes dhimbjeve të papërshkrueshme me kosto të madhe dhe faturë të jashtëzakonshme për vendin.

Por faturë më të madhe se rënia e demokracisë, faturë më të madhe se shkatërrimi i institucioneve të pavarura, se kapja e drejtësisë, se shkatërrimi i zgjedhjeve, se fundi i garës në ekonomi dhe i konkurencës së ndershme të ekonomisë së tregut, faturë më të madhe se sa 1.7 milionë shqiptarë që duan të largohen nuk ka e nuk mund të ketë. Dhe dua sot në nisje të këtij sesioni ti kthehem edhe njëherë paralajmërimit që bëra në nisje të sesionit të parë.

Nuk ka rrugë tjetër përveçse ta çlirojmë këtë aulë nga konflikt i interesit që ka me krimin, kriminelët dhe oligarkët. Ta bëjmë këtë përmes miratimit të platformës opozitare për Shqipërinë apo do ta bëjmë këtë duke ftuar që qytetarët vetë këtu në këtë sallë të marrin në dorë fatet e tyre, kjo nuk është më në dorën tonë.

Një gjë ju garantoj. Duke nisur nga sot, PD dhe opozita ka një dhe vetëm një mision; ti prijnë qytetarëve drejt të drejtës së tyre më legjitime. Të bëhen zot të fateve të vendit, të bëhen zot të fateve të familjeve të tyre, të bëhen zot të fateve të fëmijëve të tyre, të bëhen zot të fateve të tyre, të bëhen zot të fateve të këtij parlamenti dhe të kësaj qeverie përmes një kryengritje demokratike popullore për ti dhënë fund regjimit të këtij të marri psiqik që vjedh dhe shkatërron Shqipërinë. Kjo duhet të marrë fund një orë e më parë.