- Qindra mijëra shqiptarë e kanë sot jetën më të vështirë nga reshjet e borës, sepse taksat e tyre janë vjedhur nga kompanitë e miëmbajtjes së rrugëve, në bashkëpunim me qeverinë.
- Prokuroria duhet të nisë hetimet për drejtuesit, pronarët e kompanive dhe zyrtarët që kanë nënshkruar kontratat, në mënyrë që kjo vjedhje të mos mbeten pa përgjegjës dhe paratë t’u kthehen shqiptarëve.
- Shqipëria është ndër vendet e pakta në botë, ku policia është futur në ambjente unversitare, paprekshmëria e të cilave sigurohet me ligj. Me heshtjen e saj, prokuroria provohet se është bashkëfajtore njësoj si policia private e Edi Ramës.
- Shkeljet flagrante të ligjit po e shtyjnë vendin drejt një konfiiti civil. Nuk mund të rrimë pafundësisht duke pranuar sjelljen kriminale nga shteti privat i Edi Ramës. Kur qeveria dhunon dhe nuk respeketon ligjin, popullit i lindë e drejta të reagojë në të gjitha format dhe mënyrat.
- Edi Rama po përgatit rimanipulimin e tenderit. Me qëllim që të mos ketë garë të ndershme, janë vënë kritere qesharake për vinç 450 tonë. Kjo tregon se kapari për vjedhjen tek Unaza është shumë i madh.
- Afera korruptive tek Unaza i vë kapakun pyetjes ku ka përfunduar Reforma në Drejtësi. Që nga Edi Rama, Afrim Qendro, Damian Gjiknuri etj. do të veprojë Paketa Antimafia. Do të përgjigjen jo vetëm penalisht, por edhe me pasuritë e tyre.
- Qëndrimi i PD është i qartë. Tenderi i Unazës duhet të anullohet i tëri. Të hetohet dhe çdokush të përfudnoje para drejtësië. Çdo hap tjetër meriton përgjigjen më të ashpër nga banorët e unazës.
- Në hetimin e grupit kriminal të Bajrajve është konstatuar përpjekja për të prishur prova që e lidhin këtë grup me zyrtarë të lartë shtetërorë dhe politikanë socialistë. Grupi kriminal i Bajrave është kontraktuar nga politikanë të lartë socilitë në zgjedhjet 2017.
- Përmes prokurorëve të kapur, Rama po mundohet të pengojë tre hetime kryesore ne shitblerjën e votes: 20 milionë eurove të Saimir Tahirit me Habilajt, dosjen 339 të Vangjush Dakos dhe dosjen e shitblerjës së votës në Dibër të Damian Gjiknurit.
- Ora po troket në minutat e saj të fundit. Mbi veprimin ose mosveprimin e drejtësisë dhe atyre pak prokurorëve të ndershëm të pavarur, varet vetë paqja sociale në vend. Mbrojtja e politkanëve të korruptuar do të çojë në një drjetim: një përballje civile dhe marrjen e fatit të qytetarve në duart e tyre.
- PD dhe unë kemi bërë gjithçka që këto probleme kaq të rënda të drejtësisë dhe demorkacisë të gjejnë zgjidhje, Por ne nuk do të qëndrojmë duarkryq, as do të vazhdojmë të përkundim shqiptarët në një ëndërr të gënjeshtrët, as ti lejojmë këta politikanë të korruptuar më në krye Edi Ramën, të vazhdojnë ta zhysin Shqipërinë në këtë gënjeshtër. Kjo gënjeshtër duhet dhe do të marrë fund.
KONFERENCA PËR SHTYP E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA
Përshëndetje të nderuara zonja gazetare, zotërinj gazetarë, të nderuar punonjës të medias!
Të dashur bashkëqytetarë!
Kjo e shtunë vazhdon të mbetet një ditë e vështirë për mijëra familje të izoluara nga bora anembanë Shqipërisë. Ndërkohë që qindra milionë para, lekë të shqiptarëve, të paguara me taksat e tyre janë vjedhur, shpërdoruar dhe zhdukur pa lënë asnjë gjurmë nga qeveria, në bashkëpunim me oligarkë dhe me kompani të papërgjegjshme, të cilat në vend që të bëjnë pastrimin e segmenteve rrugore nga dëbora dhe trajtimin e tyre me kripë, sipas kontratave përkatëse, kanë vjedhur paratë dhe po i shijojnë ato në pushime luksi në vende të nxehta, së bashku me zyrtarë dhe politikanë të korruptuar.
Unë i bëj thirrje sot Prokurorisë të nisë pa asnjë vonesë hetimet se ku kanë shkuar lekët e takspagaguesve shqiptarë që kanë përpirë këto kompani dhe të marrin përgjegjësi penale një për një, drejtuesit, pronarët e këtyre kompanive dhe zyrtarët përkatës, duke nisur nga ata që kanë nënshkruar kontratat e deri tek ministry e çdo autoritet tjetër shtetëror, në mënyrë që kjo vjedhje që po rëndon sot mbi shëndetin, mbi gjendjen e mijëra familjeve shqiptare të izoluara nga bora në very, verilindje, juglindje dhe në jug, të mos mbetet pa përgjegjës, dhe që këto para t’i rikthehen arkës së shtetit, t’i rikthehen taksapaguesve.
Ndërkohë, dua të falenderoj dhjetëra aktivistë të shoqërisë civile dhe të Partisë Demokratike, të cilët në veçanti në 72 orët e fundit, duke sfiduar kushtet e vështira atmosferike ia kanë dalë që të çajnë izolimin nga bora të disa prej fshatrave më të varfër të Shqipërisë, si dhe t’i furnizojnë ato me ushqime dhe medikamente bazë.
Kjo gjendje e rënduar të ftohti është përjetuar shumë keq edhe nga qindra student, të ngujuar në disa prej fakulteteve kryesore të universitetevetë Tiranës; atij të Politektnikut, Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Bujqësor. Përkundër këtyre kushteve të vështira, me një mendësi kriminale, në vend që të lehtësojnë, sadopak, gjendjen e studentëve të ngujuar, Edi Rama ka urdhëruar ndërprerjen e dritave, ndërprerjen e ngrohjes dhe nërprerjen e furnizimit të tyre me ushqime, si dhe ka përdorur Policinë e Shtetit dhe policinë e Safet Gjicit, që në efekt janë e njëjta gjë, për të dhunuar studentët dhe hapësirat universitare. Kjo është një shkelje flagrante e ligjit, e cila është ndërmarrë vetëm me urdhër politik, vetëm me urdhër të Edi Ramës. Deklarata e djeshme e ministrit Lleshaj është një deklaratë e papërgjegjshme. Dhe unë ftoj Prokurorinë të nisë pa asnjë vonesë hetimet, në radhë të parë për Skerdi Dafën, militantin e Partisë Socialiste, ish-drejtorin e Postës dhe të Tatimeve në Elbasan, i cili në shkelje totale të ligjit, ka kërkuar praninë e Policisë së Shtetit, duke superuar, pra duke shkelur ligjin, duke marrë kompetenca të cilat nuk i takojnë, kompetenca të cilat me ligj i takojnë vetëm titullarit të institucionit, që është rektori. Përshëndes sqarimin e qartë public, që rektori Mynir Koni ka bërë në këtë rast, ku ka dënuar, aktin e pandodhur më parë, edhe në kohë të komunizmit, edhe në kohën e Lëvizjes Studentore, të futjes së policisë në ambientet universitare dhe në auditore, dhe pyes Prokurorinë se çfarë pret të nisë menjëherë hetimet dhe të marrë të pandehur Skerdi Dafën për shpërdorim detyre, si dhe të hetojë të gjithë zinxhirin komandues të Policisë së Shtetit,duke nisur nga operativët në terren e kushdo që i ka urdhëruar për t’u bërë vegla e për të goditur bijtë dhe bijat e shqiptarëve, studentët, disa prej të cilëve janë plagosur, si rezultat i veprimeve të policisë?
Dua ta theksoj fare qartë se ne jemi i vetmi vend në Evropë dhe një nga të vetmet vende në botë, ku policia është futur në ambiente universitare për të dhunuar studentët, të cilët po ushtronin të drejtat e tyre kushtetuese dhe ligjore, pra që mbrohet me kushtetutë dhe me ligj, të manifestimit paqësor apo të protestës paqësore. Konkretisht, Ligji për Arsimin e Lartë, i miratuar nga kjo mazhorancë, në nenin 5 e thotë qartë se ndërhyrja e organeve të rendit public në mjediset akademike bëhet me kërkesën ose lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë, vetëm në rastin e kryerjes së një vepre penale flagrante, në raste të fatkeqësive natyrore dhe të gjendjes së jashtëzakonshme, organet e rendit public kanë të drejtë të ndërhyjnë edhe pa lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë.
Cënimi i paprekshmërisë së institucioneve të arsimit të lartë ndëshkohet sipas legjislaciont në fuqi. Ky është ligji, ndaj i bëj thirrje prokurorisë të veprojë menjëherë. Me heshtjen e saj të derisotme, ajo provohet se është bashkëfajtore dhe po aq bashkëfajtore sa falangat kriminale të Policisë private dhe të Policisë së Shtetit, në shërbimin e një urdhri criminal, të një njeriu që ka humbur tërësisht legjitimitetin dhe arsyen para shqiptarëve, të një të marri i cili ka urdhëruar, dhunimin e studentëve dhe protestës së tyre të ligjshme.
Dua të theksoj edhe një herë mbështetjen tonë totale për çdo veprim të studentëve në mbështetje të kërkesave të tyre të drejta dhe në këtë kuadër, opozita, deputetët të opozitës do të vazhdojnë të mbrojmë me të gjitha format dhe mënyrat të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore.
Java që sapo lamë pas është dominuar nga këto dy ngjarje kryesore; nga mbulimi i Shqipërisë nga i ftohti dhe dëbora dhe braktisja totale e mijëra, e dhjetëra mijëra familjeve nga qeveria. E cila nga njëra anë paratë për mirëmbajtjen e rrugëve i ka dhënë me kontrata apo me PPP një grushti oligarkësh dhe kompanish të korruptuara. Dhe nga ana tjetër tani që kjo është provuar si një vjedhje ashiqare, nuk po lëviz gishtin për t’i ndihmuar këto familje. Dhe së dyti nga përshkallëzimi i protestës studentore, për të realizuar kërkesat e tyre të drejta, dhe dhunimi i paprecedentë i ambienteve universitare dhe i studentëve nga Policia e Shtetit dhe policia private.
Dua ta them fare qartë se kjo është shkelje flagrante të ligjit po e shtyjnë vendin drejt një konflikti civil.
Nuk mund të rrimë pafundësisht duke pranuar dhe gëlltitur një sjellje të tillë, harbute, kriminale nga xhandarët privatë dhe shtetëror të Edi Ramës.
Nuk mund të pranojmë se pasi kanë vjedhur dhe zhvatur paratë e prindërve që duhet të shkonin për kushte të arsimit të lartë, të taksapaguesve që duhet të shkonin për pastrimin e rrugëve, paratë e shëndetësisë që duhet të shkonin për pacientët, paratë e infrastrukturës që po shkojnë në konto sekrete bankare, tani të dhunojnë edhe fëmijët tanë, të dhunojnë studentët.
Ndaj dua t’ia them fare qartë sot Edi Ramës: ndal menjëherë represionin ndaj studentëve të ngujuar në protestën e tyre të ligjshme në ambientet universitare! Ndaj menjëherë dhunën psiqike dhe fizike ndaj tyre! Jepi fund bllokimit të futjes së ushqimit të tyre, të ujit në ambientet universitare ku po zhvillohet një protestë dinjitoze, europiane!
Çdo shtyrje e mëtejshme në këtë drejtim, do të shtyjë vendin drejt një konflikti civil me pasoja të paparashikueshme.
Kur qeveria e para dhunon dhe ndalon së respektuari ligjin, popullit i lindë e drejta të reagojë në të gjitha format dhe mënyrat, në veçanti kur dhunohet fëmijët dhe të rinjtë e shqiptarëve.
Këto ngjarje të rënda, për fat të keq, kanë tërhequr vëmendjen nga skandalet e reja dhe të përditshme të qeverisë së Edi Ramës.
Ndonëse është kapur në flagrancë në vjedhjen, në megavjedhjen e Unazës së Re 20 milionë euro kilometri pa garë, në zhvendosjen e Lumit të Lanës bashkë me Erjon Veliajn për të favorizuar trafikantin e drogës me planin e 60 milionë eurosh duke prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve.
Kjo është një aferë korruptive e cila i vë kapakun pyetjes se ku ka përfunduar Reforma në Drejtësi.
Dua ta bëj të qartë se për Edi Ramën, Damian Gjiknurin, të gjithë nëpunësit e tjerë të ARRSH-së dhe të gjithë përfituesit e këtij tenderi korruptiv, do të veprojë Paketa Antimafia që në ditën e saj të parë. Jo vetëm ata do të përgjigjen para ligjit penal, por pasuritë e tyre nga Surreli në kontot e tyre bankare në Singapor, Ishujt Kajman (Cayman Island), në Delaëare e kudo tjetër, do ti nënshtrohen ligjit Antimafia me rreptësinë më të madhe.
Dua ti bëj të qartë po kështu se për shpërdorim detyre do të ndiqen penalisht tëgjithë ata zyrtarë të policisë kriminale apo të prokurorisë të cilët deri sot me gojëkyçjen e tyre, janë bashkëpjesmarrës në këtë vjedhje historike, në këtë korrupsion dhe pastrim parash, që e ka emrin, firmën dhe vulën e përfituesit kryesor, Edi Ramës.
Duke mos u mjaftuar me këtë, siç ka zbuluar media ditët e fundit, është përgatitur ri-manipulimi i këtij loti të tenderit korruptiv të Unazës së re. Të gjithë e keni parë se me qëllim përjashtohet një garë e ndershme. Janë bërë kërkesa qesharake si ajo për një vinç të tonazhit prej 450 tonësh, që tregon se kaq e madhe është arrogance e Edi Ramës! Kaq I madh është kapari I paguar për Unazën, sa asgjë nuk e ndal pa e çuar deri në fund vjedhjen dhe grabitjen te Unaza e re.
Qëndrimi i Partisë Demokratike dhe I opozitës është i qartë dhe i prerë: ky tender duhet të anullohet i tëri. Të zhbirilohet ligjërisht dhe çdokush të përfundojë para drejtësisë.
Çdo hap dhe në veçanti të tillë si ky me rezultate të paracaktuara, me vinça 450 tonësh që vijnë aty vetëm për të tërhequr peshën e rëndë: kamionin me para që Edi Rama është i vendosur ta depozitojë në kontot sekrete bankare, meriton përgjigjen më të rreptë dhe më të ashpër nga banorët e Unazës dhe ne do të jemi aty në krah të tyre, për të mbrojtur bashkë me ta ligjin kushtetuten dhe pronën e tyre.
Një tjetër çeshtje që ka kaluar pa vëmëndje është raportimi se në hetimin e grupit kriminal të Bajrajve është konstatuar përpjekja për të shkatërruar provat që e lidhin këtë grup me zyrtarë të lartë shtetërorë dhe politikanë të lartë socialist.
Edhe ky është rast për të nënvizuar se si është gremisur drejtësia shqiptare që në momentin që Edi Rama ka kapur prokurorinë dhe përmes prokurorëve të kapur po mundohet të ndalë tre hetime kryesore në shitblerjen e votës:
Atë të 20 milionë eurove të Saimir Tahirit dhe të grupit “Habilaj”
Dosjen e famshme “339”, ku kanë dalë si maja e ajsbergut deri më sot Vangjush Dako në bashkëpunim me grupin e Avdylajve.
Dosjen e Dibrës, ku Damian Gjiknuri dhe hierarkë të lartë socialist janë përfshirë drejtëpërdrejt në manipulimin, shitblerjen e votës dhe përdorimin e paligjshëm të Policisë së Shtetit në zgjedhjet e shtatorit 2016-të.
Dhe tashmë edhe aferën e grupit criminal të Bajrajve i cili është kontraktuar, kontaktuar dhe përdorur nga politikanë të lartë socialistë sëfundmi në zgjedhjet e vitit 2017-të.
Nëse në këto hetime të regjistruara zyrtarisht me prova të bëra tashmë publike nga media dhe nga vetë prokuroria, procesi gjyqësor të dosjes “339” nuk do të ketë përparim domëthënës, nëse këta zyrtarë e politikanë të lartë socialist, duke përfshirë Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin, nuk do të vendosen para drejtësisë për krimin e rëndë të shitblerjes së votës në bashkëpunim me organizatat kriminale, kjo do të ketë pasoja të parikuperueshme në përballjen midis qytetarëve, opozitës dhe një qeverie tërësisht të deligjitimuar dhe të provuar katërciprisht para syve të shqiptarëve, Europës dhe gjithë botës, si një qeveri e ardhur në pushtet me paratë e krimit dhe me fuqinë e bandave dhe të kriminelëve.
Ndaj ora po troket në minutat e saj të fundit! Me veprimin ose me mosveprimin e drejtësisë dhe të atyre pak prokurorëve kurajozë, të ndershëm e të pakapur nga Edi Rama, nuk varet më thjeshtë dhe vetëm zbatimi i ligjit, por vetë paqja sociale në vend.
Abuzimi i të drejtave të qytetarëve, nga Unaza e re deri tek studentët në fakultete, mosveprimi I ligjit njësoj për të gjithë, ndëshkimi I të pafajshmëve, të atyre që ngrihen për të drejtat e tyre dhe mbrojtja e kriminelëve, politikanëve të korruptuar do të çojë në një dhe vetëm një drejtim:
Një përballje civile dhe marrjen e fatit të qytetarëve në duart tyre!
Ne si opozitë, Partia Demokratike dhe unë, kemi bërë gjithçka që këto problem kaq të rënda të drejtësisë, të të drejtave të njeriut, demokracisë, me efekte kaq të tmerrëshme në mirëqënien e qytetarëve, në ekonomi, në gjendjen e të papunëve, në punësimin e të rinjëve, të gjejnë një zgjidhje përmes rrugëve institucionale. Por ne nuk do të qëndrojmë duarkryq, as do të vazhdojmë të përkundim shqiptarët në një ëndërr të gënjeshtrët, as ti lejojmë këta politikanë të korruptuar më në krye Edi Ramën, të vazhdojnë ta zhysin Shqipërinë në këtë gënjeshtër. Kjo gënjeshtër duhet dhe do të marrë fund.
Një përballje totale për të rikthyer drejtësinë, Kushtetutën dhe pushtetin në duart e qytetarëve nuk do të vonojë.
Ndaj i bëj thirrje çdo shqiptari të ndershëm dhe institucioneve të pakapura nga Edi Rama, të bëjnë detyrën e tyre përpara se të jetë tepër vonë.
Pyetje: Zoti Basha, kur flisni për përballje qytetare, këtë sesion të ri parlamentar, opozitën do ta shikojmë si mbështetëse tw protestave, si drejtuese e protestave të qytetarëve apo ka një platformë të dytë dhe betejën do ta bëjë në institucione përfshirë dhe parlamentin?
Lulzim Basha: Beteja do të jetë totale në të gjitha dimensionet. Portesta do të na shohë ne në krah dhe në krye të të gjtha grupimeve qytetare dhe kauzave të tyre, siç kemi bërë deri më sot.
Pyetje: Zoti Basha ju folët për një ritenderim të Unazës së madhe, por a keni emra kush biznesmen fshihet pas këtij tenderi?
Lulzim Basha: Kam emrin se kush është përfituesi. Përfituesi është Edvin Kristaq Rama. Se cili do të jetë biznesmeni i rradhës, këtë nuk besoj se do ta mbajë dot të fshehtë për një kohë të gjatë.
Pyetje: Zoti Basha, lidhur me dosjen e Dibrës që e përmendët disa herë, a ka PD dokumenta që t’I publikojë lidhur me këto përgjime për blerjen e votës në Dibër, ku thoni se është i përfshirë ministri Gjiknuri?
Lulzim Basha: PD ka dijeni të plotë për përmbajtjen e kësaj dosje hetimore dhe unë ju ftoj ju, si gazetarë, që të bëni gjihçka, që kjo dosje të mos vazhdojë të mbetet peng i aferave korruptive midis Edi Ramës, Arta Markut e Donika Prelës, kukullave të tij në prokurori, por të bëhet publike një orë e më parë, bashkë me pasojat që sjell, ku, padyshim, pasoja e parë që sjell është marrja nën hetim dhe arrestimi i Damian Gjiknurit.
Pyetje: Zoti Basha, ju thatë se opozita nuk do të rrijë duarkryq. Sa është afati që do të vendosni, kur do ta shohim opozitën në krye të protestës, sa është afati që do t’i lini prokurorisë apo qeverisë që të reagojnë ndaj të gjitha këtyre që përmendët?
Lulzim Basha: Ajo që është e rëndësishme në atë që thashë sot dhe ajo që dua, që përmes jush të bëhet e ditur, është fakti se sot shqiptarët nuk kanë më asnjë rekurs instituicional dhe ligjor. Pra, ligji është i qartë, por nuk zbatohet, ligji është i qartë, por shkelet. Kur ligji shkelet, prokuroria e marrë peng, nuk vepron. Me fjalë të tjera, shterimi i çdo mundësie për të zgjidhur padrejtësitë në mënyrë institucionale, ka shtyrë njerëzit, banorët e Unazës, studentët, drejt protestave, si i vetmi mjet për të mbrotjur dhe garantuar të drejtat e tyre. Ajo që po paralajmëroj sot si opozitë është se mostërheqja nga ky skenar dhe mosverimi i ligjit nga prokuroria dhe institucionet e tjera do të çojë në mënyrë të pashmangshme drejt një konflikti të hapur civil. Ne si opozitë e dimë vendin tonë. Ne do të jemi në krah dhe në krye të përballjes qytetare.
Faleminderit!