·       Në përgjigje të mijëra mesazheve dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve, ne vendosëm të udhëheqim revoltën e qytetarëve me protesta popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës. Ky është vendimi i Opozitës së Bashkuar.

 

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË EMËR TË OPOZITËS SË BASHKUAR.

 

Gjatë gjithë kësaj kohe opozitës i është kërkuar kthimi në parlament. Sot, e gjithë Shqipëria dhe e gjithë bota pa sesi në parlament, Edi Rama i hoqi opozitës dhe të drejtën më elementare kushtetuese, të drejtën për të folur. Vendi po rrëshqet drejt autoritarizmit dhe diktaturës. Edi Rama ka tani një parlament privat, për të shkatërruar interesat kombëtare, ka ndërtuar një qeveri private për të vjedhur qytetarët, ka ndërtuar një shtet privat për të dhunuar qytetarët.

 

Opozita është e vendosur t’i japë fund krizës politike dhe ekonomike ku është zhytur vendi. Prandaj, në përgjigje të mijëra mesazheve dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve, ne vendosëm të udhëheqim revoltën e qytetarëve me protesta popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës. Ky është vendimi i Opozitës së Bashkuar.

 

Pyetje: Kur do të nisin protestat?

 

Basha: Ditën e shtunë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar, për të përcaktuar ditën e nisjes së protestave popullore, dhe secila prej partive anëtare të koalicionit të opozitës së bashkuar, përfaqësuesit parlamentarë të të cilëve dhe përfaqësuesit e tjerë po kështu do të mbledhin forumet e tyre dhe do të vendosin dhe do t’u komunikojmë shumë shpejt nisjen e protestave popullore sipas vendimit që kemi marrë.

 

Pyetje: A do të shkoni në parlament paralelisht?

 

Basha: Ne do të bëjmë gjithçka për t’i shërbyer objektivit që shpallëm këtu, largimit një orë e më parë të Edi Ramës.​