• Opozita parlamentare sot dorëzoi mandatet dhe i vuri kyçin parlamentit të krimit. Prej ditës së sotme jemi qytetarë të thjeshtë në krahun tuaj, jemi me ju dhe për ju.

 

  • Nisëm sot një rrugëtim shprese i cili nuk do të ndalet derisa destini europian i këtij vendi të bëhet realitet, derisa ta largojmë kryehajdutin dhe qeverinë e tij kriminale.

 

  • Në çdo cep të Shqipërisë tonë të dashur le të nisim këtë rrugëtim shprese dhe force të pandalshme popullore për rrëzimin e regjimit kriminal, për largimin e Maduros së Ballkanit dhe të Europës

 

 

  • Duam t’i japim fund pandëshkueshmërisë e do t’i japim fund pandëshkueshmërisë. Duam t’i japim fund parlamentit të krimit, për krimin, nga krimi, dhe do t’i japim fund, siç i dhamë sot

 

  • Shqipëria do të ketë një të ardhme, derën e Evropës do ta hapim. Shqipëria do të ketë një të ardhme. Ky është mesazhi i popullit të bashkuar, si asnjëherë më parë.

 

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE DREJTUAR QYTETARËVE NË OBORRIN E SELISË SË PD

 

Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, misionarë të shpresës dhe të nesërmes europiane të Shqipërisë, bashkëqytetarë dhe bashkëkombas, kudo që na ndiqni.

Opozita parlamentare sot dorëzoi mandatet dhe i vuri kyçin parlamentit të krimit. Prej ditës së sotme jemi qytetarë të thjeshtë në krahun tuaj, jemi me ju dhe për ju.

Nisëm sot një rrugëtim shprese i cili nuk do të ndalet derisa destini europian i këtij vendi të bëhet realitet, derisa ta largojmë kryehajdutin dhe qeverinë e tij kriminale.

Rama ik!

Le ta shpërndajmë këtë energji hyjnore që mund të burojë vetëm nga shpirti fisnik i një race europiane, siç jemi ne.

Në çdo cep të Shqipërisë tonë të dashur le të nisim këtë rrugëtim shprese dhe force të pandalshme popullore për rrëzimin e regjimit kriminal, për largimin e Maduros së Ballkanit dhe të Europës dhe për të rikthyer në çdo vatër shqiptare besimin dhe bindjen se e nesërmja po vjen.

Po miqtë e mi,

Shqipëria do të ketë një të ardhme dhe kjo e ardhme nuk i takon kriminelëve, nuk i takon Niçeve; nuk i takon Habilajve dhe Shullazëve; nuk i takon narkotrafikantëve; nuk i takon oligarkëve hajdutë që iu kanë zhvatur xhepat tuaja dhe iu kanë hequr bukën e gojës fëmijëve tuaj nga tavolinat; nuk i takon njeriut që e solli këtë të zezë, Edi Ramës dhe bandës së tij hajdute.

Shqipëria do të ketë një të ardhme dhe kjo do të jetë e ardhmja juaj, e familjeve tuaja, e fëmijëve tuaj, e njerëzve të ndershëm të këtij vendi që duan t’i japin fund padrejtësisë dhe do t’i japin fund padrejtësisë, duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë e do t’i japim fund pandëshkueshmërisë.

Duam t’i japim fund pandëshkueshmërisë e do t’i japim fund pandëshkueshmërisë. Duam t’i japim fund parlamentit të krimit, për krimin, nga krimi, dhe do t’i japim fund, siç i dhamë sot. E së bashku, me vullnetin tuaj, me zgjedhje evropiane, do të kemi një qeveri të popullit, për popullin dhe nga populli.

Shqipëria do të ketë një të ardhme, derën e Evropës do ta hapim. Shqipëria do të ketë një të ardhme. Ky është mesazhi i popullit të bashkuar, si asnjëherë më parë.

E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa. E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa (Ovacione).

Liri-Demokraci, Liri-Demokraci (Ovacione).

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

Bëhuni gati për betejën e radhës, në Tiranë, në Shkodër, në Vlorë, në Korçë, në Elbasan, në Durrës, në Dibër, në Tropojë, në Sarandë, anembanë vendit.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Fitore!

(Kryetari Basha dhe gjithë të pranishmit këndojnë Himnin Kombëtar).