NJOFTIM MBI FJALIMET E KANDIDATËVE TË CILËT REFUZUAN TË PRANOJNË MANDATIN E DEPUTETIT

 

103 kandidatët nga lista e Partisë Demokratike, kanë refuzuar publikisht marrjen e mandatit të deputetit në protestën përballë Parlamentit.

 

Shumë prej përfaqësuesve të opozitës, kanë theksuar se nuk mund të jenë pjesë e një Parlamenti të kapur nga krimi.

 

Gerti Bogdani në listën e Tiranës teksa refuzoi publikisht marrjen e mandatit theksoi se Edi Rama mblodhi qelbësirat dhe fitoi pushtetin. “Edi Rama ka frikë nga zgjedhjet e lira, sepse në zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka kriminelë dhe banditë”.

 

Mirela Tabaku tha se Shqipëria renditet e para për nga vdekshmëria foshnjore, largimin e mjekëve, e fundit ndaj kujdesit shëndetësor. “Unë nuk mund të jem kurrë pjesë e këtij Parlamenti. Rama ik!”

 

Bernadeta Syku nga Shkodra nuk pranoi të marrë mandatin e deputetes. Në protestë ajo theksoi se si familje e persekutuar nga regjimi komunist, kërkon një Parlament të pastër nga krimi. “Një porosi për z.Lleshi. Burrat malësorë nuk e kanë pasur zakon me i shërby horrave të komunizmit. Asnjë hap pas. Duam Shqipërinë si gjith Europa.”

 

Matilda Qurku nga qarku i Sarandës refuzoi kategorikisht të bëhet pjesë e një parlamenti të kriminalizuar. “Ai mandat nuk më përfaqëson as mua as qytetarët e jugut”.

 

Nada Krypa, kandidate për qarkun e Elbasanit tha se, ky Parlament është produkt i votave të vjedhura dhe të krimit. “Unë sot refuzopj të marr mandatin e deputetes. Refuzoj të jem pjesë e kësaj farse”.

Martin Biba kandidat i listës së PD për qarkun e Lezhës nuk pranoi thirrjen e KQZ për marrjen e mandatit. “Ky është mandat i turpit, të cilën e pranuan disa të tjerë. Ky përbindësh nuk bëri asgjë për sportin dhe aviacionin. Aviacionin e ktheu në fushë droge”.

 

Edmond Isaku, kandidat i listës së PD, Bulqizë tha se këtë mandat e dorëzojmë pasi ky parlament ka ardhur me paratë e krimit dhe drogës. “ Rama e ka kthyer Shqipërinë në një kartel. E ka kthyer në një vend të varfër që ta blejë sa herë të dojë. Këto protesta nuk kanë ndodhur ndonjeherë vetëm në vitet ’90”.

 

Enkelejda Rica, kandidate e qarkut të Lezhës tha se sot më shumë se kurrë është e bindur të heqë dorë nga mandati. “Parlamenti im është këtu midis njerëzve, jo tek kriminelët”.

 

Andrea Mano, kandidat i qarkut të Korçës tha se i kishte mbërritur një letër nga KQZ. “Opozita me djegien e mandateve tregoi akt të pashembullt. “Ky Parlament u mbush nga votat e vjedhura dhe kriminelë. Ky Parlament nuk ekziston më. Vendosa të zgjedh parlamentin e njerëzve. ”

 

Denisa Meçi, kam ardhur nga Puka bashkë me miqtë mi, për të shembur qeverinë e krimit. “Kjo qeveri nuk i dha asgjë të rinjve. Ata kanë ikur duke sakrifikuar rininë e tyre për një copë bukë. E lë mandatin sepse  ai Parlament nuk më plotëson qëllimin tim për “Shqipërinë si gjithë Europa”.

 

Dashamir Tahiri, kandidat i PD për qarkun e Vlorës tha se është e papranueshme të bëhet betimi në atë Parlament. “Z. Basha, çamët kanë qenë dhe janë me ty dhe me Berishën. Të gjithë në protestë ta përzëmë qeverinë e krimit”.

 

Qamil Xhelili kandidat i qarkut Vlorë, theksoi se kjo protestë është fuqia e denokracisë.

 

Alban Zeneli, kandidat i qarkut Kukës falënderoi të gjithë protestuesit të cilët kanë mbështetur kauzën për të larguar Edi Ramën. “Edi Rama qarkut të Kukësit i solli vetëm mjerim, varfëri dhe emigrim. Mandati nuk është i yni por i qytetarëve të Kukësit, Tropojës, Hasit, qytetarëve që votuan PD.

 

Sindi Daiu, kandidate e PD për qarkun e Elbasanit, tha se në qytetin e saj po drejtojnë bandat dhe krimi. “Unë kurrësesi nuk mund të jem pjesë e asamblesë së bandave dhe krimit”.

 

Vullnet Topalli kandidat i PD për qarkun Durrës tha se refuzon mandatin. “Nuk mundem, sepse ky është parlament ilegjitim dhe ka ardhur nga vota e rrugës dhe forcës parasë së pistë. Ndaj Rama ik!”

 

Miftar Dauti kandidat për deputet i qarkut Kukës ftoi shqiptarët të protestojnë për votën e lirë. “Unë personalisht jamë dënuar me burg në 1987 vetëm për votën e lirë. Sot ne jemi këtu për të kërkuar votën e lirë.  Edi Rama duhet të ikë një orë e më parë sepse është turpi i këtij vendi.”

 

Kiri Hajdari: Unë jam Kiri Hajdari, djali i Azem Hajdarit. Amaneti i Azem Hajdarit qëndron tek ju dhe tek të gjithë demokratët shqiptarë. Liri, demokraci. Rama ik!

 

Ismail Shala kandidat për deputet i qarkut të Elbasanit: “Jam nga ata protestues të viteve ’90 që shpresuan për një atdhe tjetër, jo për atdheun e komunistëve. Unë u dënova me 17 vjet burg nga gjyqet e komunizmit në 1990-ën. Më dënoi Gramoz Ruçi! Dhe ne të presim nga ai parlament?! U bëj thirrje të gjithë qytetarëve, qytetarëve të mi, të ngrihen, se i ka mbytur fukarallëku, se na ikën fëmijët jashtë dhe s’ka kush të na hedhë një dorë dhe mbi varr. Qytetarë, mos u trembni! Shqipëria është e shqiptarëve!”