• 16 Marsi hyri në historinë tonë të paskomunizmit si dita e dytë e zgjimit kombëtar, si dita e bashkimit më të madh që sheshi “Dëshmorët e Kombit” dhe Tirana kanë njohur në historinë tyre.

 

  • Nuk ka rrugë tjetër për të rikthyer demokracinë, të drejtat tona dhe drejtësinë përveç protestave popullore. Ishim shumë me 16 shkurt, jemi shumë më shumë sot me 16 mars.

 

  • Sot, më në panik se kurrë, kufoma politike e Edi Ramës përshkallëzoi dhunën e paprovokuar ndaj protestuesve me të vetmin qëllim, për t’i shpërndarë, për t’i trembur, për t’i larguar nga rruga e protestës.

 

  • Zotohem sot se duart e krimit që, për llogari të oligarkëve dhe kriminelëve, dhunojnë nënat dhe motrat tona, baballarët tanë, vëllezërit tanë  për të mbrojtur një qeveri kriminale do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

 

  • E gjithë bota ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për vlera europiane, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së Edi Ramës dhe politikanëve të bërë njësh me krimin. Dita kur do të shkojnë para drejtësisë po afron.

 

  • Për miqtë tanë perëndimorë kam një mesazh të qartë: No stability without democracy! Nuk ka stabilitet pa demokraci. No stability without role of law! No stability without justice! No stability without equality before the law!

 

  • Dëgjoni më pak autokratët e korruptuar dhe të inkriminuar! Ftesa ime është: mos e dëgjoni autokratin e korruptuar Edi Rama, që e zhyti Shqipërinë në drogë! Dëgjoni zërin e qytetarëve!

 

  • Edi Rama kishte vënë bast që protesta do të ishte më e vogël se me 16 shkurt, por e humbi bastin. Kjo që kemi nisur, nuk do të zvogëlohet. Ne nuk do të përçahemi. Ne nuk do ta ulim kokën.

 

  • Ne nuk do ta pranojmë kurrë t’i themi legjitime një qeverie dhe një kryeministri të kapur në krim. Ditë për ditë e natë për natë, në aksion qytetar, në protestë, në qëndresë, në përballje.

 

  • E gjithë bota e di se ky vërshim që ka nisur ka vetëm një fund, fitoren e popullit, fitoren e Shqipërisë si e gjithë Evropa. Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar!

 

FJALA E KRYETARIT BASHA PARA PROTESTUESVE TEK PD

 

 

Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, shqiptare dhe shqiptarë!

 

Qytetarë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë!

 

E sotmja hyri në historinë tonë të paskomunizmit si dita e dytë e zgjimit kombëtar, si dita e bashkimit më të madh që sheshi “Dëshmorët e Kombit” dhe Tirana kanë njohur në historinë tyre dhe, për këtë, çdo shqiptar sot dhe çdo brez që vjen, ju ka një borxh mirënjohjeje ju, misionarëve të lirisë, misionarëve të demokracisë, misionarëve të Shqipërisë si gjithë Europa.

 

Sot, më në panik se kurrë, kufoma politike e Edi Ramës dhe klikës së tij kriminale përshkallëzoi dhunën e paprovokuar ndaj protestuesve me të vetmin qëllim, për t’i shpërndarë, për t’i trembur, për t’i larguar nga rruga e protestës, por përgjigjen e mori nga populli.

 

Duart e gjata të krimit që, për llogari të oligarkëve dhe kriminelëve dhunojnë nënat dhe motrat tona, baballarët tanë, vëllezërit tanë  për të mbrojtur një qeveri kriminale do të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Për këtë zotohem para jush dhe para Shqipërisë.

 

E gjithë Shqipëria dhe e gjithë bota ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe demokraci, për vlera europiane dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së Edi Ramës dhe politikanëve të bërë njësh me krimin. Dita kur do të shkojnë para drejtësisë, po afron.

 

Pa ju, pa zemrat tuaja kreshnike, pa vendosmërinë tuaj qytetare, ju o viganë të mbrojtjes së lirisë dhe demokracisë, sot ky vend do të ishte rreshtuar përkrah shumë kombeve pa fat, pa liri, pa demokraci dhe pa mundësi, pa të ardhme. Këtë rrugë kishte nisur edhe Edi Rama për Shqipërinë dhe shqiptarët, por ne e kemi ndalur dhe do ta hedhim në lumë rrugën e tij të mbrapshtë, qeverinë e tij kriminale dhe parlamentin e tij të krimit.

 

Nuk ka rrugë tjetër për të rikthyer demokracinë dhe drejtësinë, përveç protestave popullore. Nuk ka rrugë tjetër për të mbrojtur të drejtat tona, përveç protestave tona. ishim shumë me 16 shkurt, jemi shumë më shumë sot me 16 mars.

 

16 shkurti i hapi rrugën vërshimit popullor që nuk do të ndalet më kurrë, por do të vazhdojë dita-ditës të mbledhë energjinë pozitive, kurajon dhe fisnikërinë e shqiptarëve të bashkuar kundër një grushti kriminelësh në pushtet.

 

Dua t’ju drejtoj në emrin tuaj dhe me mbështetjen tuaj, një mesazh të qartë miqve tanë perendimorë që na kanë mbështetur në 29 vite rrugëtim:

 

No stability without democracy!

Nuk ka stabilitet pa demokraci

 

No stability without role of law!

No stability without justice!

No stability without equality before the law!

 

Dëgjoni më pak autokratët e korruptuar dhe të inkriminuar! Ftesa ime është: mos e dëgjoni autokratin e korruptuar Edi Rama! Mos e dëgjoni njeriun që e zhyti Shqipërinë në drogë, dëgjoni zërin e njerëzve, dëgjoni zërin e qytetarëve!

 

Edi Rama kishte vënë bast që protesta do të ishte më e vogël se me 16 shkurt, por e humbi bastin dhe u fsheh tuneleve të vjetra të Byrosë Politike në Poliçan si një mi i vërtetë, i friguar nga zëmërimi i vërtetë.

 

Sot dua të ju them se kjo që kemi nisur, nuk do të zvogëlohet, nuk do të mpaket.

Ne nuk do të lodhemi, apo jo?

Protestuesit: Joooo

 

Ne nuk do të përçahemi.

Ne nuk do ta ulim kokën.

Ne nuk do ta pranojmë kurrë t’i themi legjitime një qeverie dhe një kryeministri të kapur në krim, apo jo?

Protestuesit: Joooo

 

Ne nuk do të pranojmë kurrë një parlament që pasi futi kriminelë dhe bedelë kriminelësh është kthyer është kthyer më keq, ia ka marrë të keqen pazarit të Milotit, është kthyer në pazarin e gjësë së gjallë.

 

Ndaj, beteja vazhdon dhe do të vazhdojë. Ne do ta vazhdojmë këtë betejë në çdo qytet, në çdo lagje, në çdo rrugë, në çdo shtëpi, në çdo fshat të vendit tone, derisa ta çlirojmë shtëpinë nga krimi, derisa ta çlirojmë qeverisjen nga kriminelët, derisa ta hapim derën e Evropës, për ta bërë Shqipërinë si e gjithë Evropa.

 

Pengesa e vetme është kjo qeveri kriminale dhe Kryehajduti. Ka pesë javë që nuk gjen vrimë miu të fshihet, sa herë që shqiptarët bashkohen. Le ta bëjmë bashkimin tonë dhe protestën tonë të përditshme e të përnatshme, zjarr t’i digjet toka kriminelëve nën këmbë.

 

Në Europë shkohet vetëm me zgjedhje të lira, në Europë shkohet vetëm duke i dhënë fund padrejtësive, pandëshkueshmërisë së kriminelëve dhe politikanëve të lidhur me ta. Kjo është rruga jonë, kjo është rruga që do të çlirojë ekonominë, do të garantojë punësimin dhe mirëqenien, do të garantojë ëndrrat më të bukura të prindërve shqiptarë, për vogëlushët e tyre, për rininë shqiptare.

 

Ditë për ditë e natë për natë, në aksion qytetar, në protestë, në qëndresë, në përballje. Mos e ktheni faqen tjetër, kur ju godasin horrat e pushtetit, por goditini mbrapsht. Qëndroni fort, të qendrojmë të bashkuar.

 

E gjithë bota e di se ky vërshim që ka nisur ka vetëm një fund, fitoren e popullit, fitoren e demokracisë, fitoren e lirisë, fitoren e Shqipërisë si e gjithë Evropa.

 

Nga Shkodra në Vlorë, nga Korça në Durrës dhe këtu në Tiranë, le të vlojë çdo çast tik-taku i zemrës së çdo shqiptari patriot edhe vendosmëria e këtij misioni të madh kombëtar. Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar, Shqipëria e bashkuar ka për të fituar.

 

Fund qeverisë së hajdutëve, fund qeverisë së kriminelëve.

 

Rroftë Shqipëria! Zoti i bekoftë shqiptarët! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja.

 

Fitore! Fitore! Fitore!