FJALA E NËNKRYETARIT TË PD-SË EDI PALOKA NË MBYLLJE TË PROTESTËS SË SOTME
Vëllezër e motra, dua t’ju falenderoj për këtë betejë të sotme, që është vazhdim i betejës për të arritur nesër në fitoren e sigurtë. Dua t’ju përshëndes edhe në emër të zotit Basha, i cili vazhdon takimet në Bruksel, takime shumë të suksesshme, të cilat absolutisht janë pjesë e fitores që na pret.
Siç thashë, beteja jonë nuk ka mbaruar. Jemi nisur për një rrugë që nuk ka fund tjetër përveçse fitores. Sa më shpejt ta kuptojnë këtë, aq më mirë do të jetë edhe për ta. Nuk ka asnjë forcë që ndal qytetarët të protestojnë për të drejtat e tyre. Nuk ka asnjë forcë të na ndalë në rrugën tonë për një demokraci të vërtetë në Shqipëri.
Dhe nuk do të ketë, për ata që mendojnë se stabiliteti ka më shumë rëndësi se demokracia. Nuk do të ketë asnjë ditë stabilitet për këtë qeveri të krimit, derisa demokracia të rikthehet në Shqipëri.
Unë ju falenderoj edhe njëherë dhe jam i bindur që me forcën tuaj, me besimin tuaj, ne kësaj rruge do t’i shkojmë në fund dhe shumë shpejt.
Suksese dhe fitore!