• ENVER BYTYÇI, PEDAGOG: Me aktin tuaj të djegies së mandateve ju i keni bërë një shërbim të jashtëzakonshëm Shqipërisë dhe shqiptarëve. Protestat e opozitës sjellin përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në Europë.

 

  • ARTION BAJRAMI, STUDENT: Familja ime kërkon që unë të largohem nga Shqipëria, por unë kam vendosur të rri këtu. Zoti Basha, me besimin tek ju, fati ynë është në dorën tuaj. Ka ardhur koha që Shqipëria të bëhet.

 

  • ARBËR KOLA, STUDENT: Unë e fillova protestën time si student, tani protestoj si një opozitar i denjë dhe protestoj përkrah PD. Ju ftoj që me 16 të vini atje, unë do të jem atje, le të më arrestojnë prapë po të duan. Zoti Rama, grushtin studentët ta dhanë ty, se ty nuk të besuan aspak, por i besuan zotit Basha. Jam infermier dhe nuk dua ta shikoj të ardhmen në Gjermani, sepse e di se, kur të dal në tregun e punës, kryeministër do të jetë Basha.

 

  • KOSTANDIN KAÇORRI: Jam nismëtar i lëvizjes studentore të dhjetorit për Durrësin. Studentët do të tregojnë se nuk janë dorëzuar dhe do të jenë me 16 mars në Tiranë, masivisht. Zoti Basha jemi me ju! Përpara!

 

  • ARMELA IBRALIU, MATURANTE: Kisha vendosur të aplikoja për studime jashtë vendit, mirëpo duke marrë parasysh protestat aq madhështore, vendosa të rri këtu. Do të jem pjesëmarrëse në çdo protestë, sepse e di që PD është simboli i ndryshimit të këtij vendi.

 

  • LULZIM BASHA: Barra e peshës që më keni vënë mbi supe, me besimin që më jepni sot nga kjo sallë është jashtëzakonisht e madhe. Zoti më ndihmoftë dhe ju të më ndihmoni ta bëjmë realitet. Vullneti im dhe vendosmëria ime janë në dispozicionin tuaj.

 

  • LULZIM BASHA: Plani ynë mundëson që ekonomia shqiptare të prodhojë vende pune për rininë, vende pune dinjitoze, me kushte dinjitoze, me paga dinjitoze, që u përgjigjen dëshirave tuaja dhe ambicieve tuaja.

 

  • ERALDA HALILI, STUDENTE: E gjitha rinia shohim që aplikon për llotari, azil, apo viza, që t’u plotësohen projektet e tyre në vendet e tjera dhe jo këtu. Ne kemi një alternativë dhe ajo quhet PD. U bëj thirrje që më datën 16 të lëmë çdo punë dhe të dalim në shesh e t’i themi Edi Ramës se ne jemi ata që vendosim.

 

  • I RI NGA DURRËSI: De facto Rama ka rënë si qeveri. Qeveria e tij është instagrami dhe facebook-u. Erjon Veliaj, pasi i kaloi dy vitet e para duke zbatuar projektet tuaja, sot mbjell vetëm pemë, Duhet të përpiqemi që një qeveri e rrëzuar de facto, ta rrëzojmë de jure me anë të zgjedhjeve të parakohshme.

 

  • LULZIM BASHA: Kushti i parë dhe i panegociueshëm është largimi i Edi Ramës. E dyta, një qeveri tranzitore. Anëtarët e këtij kabineti nuk duhet të kenë asnjë lidhje me krimin. Kushti i tretë është çuarja përpara drejtësisë e të gjithë politikanëve të përfshirë në shitblerjen e votës.

 

  • LULZIM BASHA: Shqiptarët duhet ta shohin dhe ta besojnë që çdo politikan që është ulur me kriminelët për të dhunuar vullnetin e tyre, ka vetëm një vend dhe kjo nuk është karrikja e parlamentit, karrikja e ministrit, por ky vend është qelia e burgut.

 

  • LULZIM BASHA: Me marrëveshjen e 17 majit iu dha vendit një shans për të mos shkuar në konflikt civil, por Rama e çoi vendin në kolaps. Kur më pyesin, përse nuk ulesh me Ramën, përse nuk na dëgjon, e kam përgjigjen të thjeshtë: u dëgjova një herë, doli që e kishit gabim. Tani do të dëgjoj vetëm qytetarët. Jam i vendosur t’i shkoj deri në fund, bashkë me ju!

 

BASHKËBISEDIMI I KRYETARIT BASHA ME STUDENTËT DHE  PEDAGOGËT NË DURRËS

 

ENVER BYTYÇI,  PEDAGOG: Përshëndetje z.Basha! Faleminderit që jeni këtu. Është kënaqësi për ne që bashkëbisedojmë me ju. Më lejoni në fillim të shpreh mirënjohjen dhe respektin e veçantë për deputetët demokratë dhe të opozitës që në Parlamentin e Shqipërisë të cilët vendosën t’i thonë jo, këtij Parlamenti i cili në fakt gjithçka mund të quhej, e mund të quhet por vetëm parlament as i një diktature nuk mund të konsiderohet, parlament në demokraci as që mund të bëhet fjalë.

Së dyti, më lejoni të shpreh një konsideratë timen, një konstatim dhe perceptim timin sipas së cilit me aktin tuaj të djegies së mandateve ju i keni bërë një shërbim të jashtëzakonshëm Shqipërisë dhe shqiptarëve. A tentoi të shndërronte qeverisjen e tij në një diktaturë të mirëfilltë. Duke dorëzuar mandatet ju përfundimisht e ndërpretë këtë proces regresiv, ndër më të rëndët në historinë e shtetit shqiptar.

Së treti, përveç kësaj teorie dje dhe para ditës së djeshme, në prezencë të kryeministrit të Maqedonisë u përfol ideja se gjoja opozita po bën atë punë të cilën e ka për qejf si të thuash Rusia apo segmente të tjera antieuropian. E vërtetë është se të gjithë ata që janë proserb dhe prorus, kalojmë më së pari nga zyra e Edi Ramës dhe Baton Haxhiut.

Protestat e opozitës në perceptimin tim sjellin përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në Europë.

Së fundmi më lejoni z.Basha t’ju kërkoj diçka. Studentët ishin preludi i këtyre zhvillimeve të sotme, ata rikthyen shpresën Shqipërisë.

Kërkesa dhe lutja ime si pedagog i tyre është: të realizohen të gjitha kërkesat e tyre dhe universitetin t’ua ktheni stafeve akademike dhe studentëve.

Faleminderit!

ARTION BAJRAMI, STUDENT: Unë quhem Artion Bajrami kam përfunduar studimet për Financë Bankë dhe kam disa vite që jam i punësuar në sektorin bankar në qytetin e Durrësit. Kryetar Basha mirëseVIni në qytetin e Durrësit! Kryetar i Forumit Rinor, mirëse vini në qytetin e Durrësit! Të dashur pedagogë shumë faleminderit që na keni mbështetur, keni qenë gjithmonë një shembull i jashtëzakonshëm, shumë i mirë, shumë pozitiv për ne. Kështu që faleminderit! Për të rinjtë dhe të rejat, mirësevini, jeni të jashtëzakonshëm, po tregoni entuziazëm të paparë dhe shpresoj që të jeni të gjithë bashkë për të vazhduar dhe luftuar këtë fushatë, dhe këto sfida që kemi për të ecur përpara.

Doja të flisja për dy çështje kryesore; për lodhjen dhe për besimin. Unë besoj se të gjithë jemi të lodhur që dita ditës na largohen shokë dhe shoqe nga Shqipëria sepse kanë humbur shpresën për një të ardhme këtu në Shqipëri. Unë besoj se të gjithë jemi të lodhur, kur shohim se kur mbarojmë studimet alternativat për t’u punësuar janë gjithmonë e më të vështira. Unë besoj se të gjithë jemi të lodhur kur shohim krizën ekonomike që po kalon vendi, kur takojnë njerëz që na ankohen për problematikat që po kalojnë. Unë besoj se të gjithë jemi të lodhur sepse shpresa në këtë vend është vrarë. Sepse ne nuk mund të bashkëjetojmë me politikanë kriminelë, me politikanë të paaftë, me injorantë që nuk dinë të shkruajnë, me injorantë që nuk dinë të flasin por që kanë mbushur parlamentin dhe rrinë aty.

Familja ime kërkon që unë të largohem nga Shqipëria, por unë realisht kam vendosur të rri këtu. çështja është se të vjetrit e kanë thënë “Guri i rëndë në vend të vet!”. Atëherë pse duhet të largohemi? Tani çështja është a do ja fusim vrapit të gjithë, të marrim valinxhet të ikim në Gjermani, në Amerikë, ku të na dali apo të rrimë këtu? Që të rrimë këtu duhet të luftojmë injorantët si Vangjush Dako, që kanë shkatërruar qytetin e Durrësit, për projekti idiote si Veliera që 6 milionë euro aty, ndërkohë që ke mijëra të pastrehë, ke mijëra fëmijë jetim, me problematika të pafund, nuk i mbështet njëri. Dhe Vangjushi vazhdon,  do të kandidojë prapë, do të bëhet prapë kryetar Vangjushi. Domosdoshmërish në Shqipërinë tonë. Kështu që thirrja është shumë e fortë, të bashkohemi të gjithë, të ecim përpara.

Zoti Basha fati jonë është që duke qenë se po ju besojmë, është në dorën tuaj. Unë personalisht vërtetë po besoj se ju do të bëni diçka të mirë, pozitive për Shqipërinë. Keni vërtetë një sfidë të jashtëzakonshme përpara sepse shqiptarët, ka ardhur vërtetë stadi, që shqiptarët të kërkojnë që Shqipëria të bëhet, se ka ardhur deri aty që nuk mban më. Jemi me ju, forca ecni përpara! Nuk ka më tërheqja prapa.

LULZIM BASHA: Artion të falënderoj nga zemra për aprovimin, se foli salla vetë.

Të falenderoj për besimin. Unë do bej gjithçka, që beteja që kam nisur, që kemi nisur të gjithë bashkë, të vazhdojë përpara deri në fitore. Por pjesë e kësaj beteje, është që fati ynë, fati juaj, kurrë më të mos jetë  dorën e një njeriu, por të jetë në dorën tuaj.

IRAKLI PINO, STUDENT:  Përshëndetje të gjithëve. Quhem Irakli Pino, jam banor i qytetit të Durrësit, njëkohësisht student i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Si një banor i qytetit të Durrësit dhe si një njeri që e shqetësojnë problematikat e këtij qyteti, dua vetëm të them se Durrësi i viteve të fundit është bërë nga një qytet turistik në një qytet ku pastrohen para në çdo institucion publik, në çdo institucion privat, duke filluar që nga institucionet më të ulëta fillojnë e varen nga kriminelët deri tek bashkia, e cila nuk gjendet askund për problemet e qytetarëve, por është kudo nëpër dosje, nëpër përgjime, nëpër muhabete dhe shantazhe që bëhen për shitblerje vote, dhe është pikërisht ky kryetar bashkie i cili nuk i ka dhënë Durrësit asnjëherë vëmendjen e merituar, nuk i ka dhënë Durrësit asnjëherë vendin që i takon, realisht këtij qyteti, dhe nuk ka bërë asnjë lloj projekti. Gjithashtu duhet thënë se në qytetin e Durrësit ndodhin atentatet më mafioze, pas dy qyteteve të tjera, Vlorës dhe Elbasanit. Në qytetin e Durrësit ndodhin vrasjet më makabre. Qyteti i Durrësit ka qenë barometër zakonisht se si do dalë rezultati i votimeve, por vitet e fundit nuk mund të jetë më barometër për arsye se votat vidhen, votat shiten, votat blihen, dhe ky nuk është mesazhi i duhur për tua dhënë qytetarëve shqiptarë,të ardhmes së vendit dhe çdo njeriu që ka ndërmend ta ndërtojë të ardhmen në këtë vend. Dua vetëm t’u falenderoj dhe t’u bëj thirrje për datën 16 mars, që të jemi të gjithë së bashku.

 

ARBËR KOLA, STUDENT:Përshëndetje të gjithëve, përshëndetje zoti Basha, përshëndetje zoti Belind. Përshëndetje të nderuar pedagogë, dhe të gjithë ju pjesëmarrës. Unë jam Arbër Kola, kam qenë një ndër aktivistët e protestës së dhjetorit. Ashtu si të gjitha mediat e quajtën protestën studentore “pranvera e dhjetorit” , por ajo vazhdoi edhe në janar, me ngujimin e studentëve dhe me bojkotin e tyre. Unë si student i dhjetorit, që shkova e protestova atje, vendosa që të shkoj edhe tek protesta e opozitës. Jo vetëm unë si student i dhjetorit kam marrë pjesë në protestën e opozitës, por shumica e studentëve të dhjetorit kanë marrë pjesë në të, të mos them mbi 90 % e studentëve. I kam parë aty, se kam qenë vetë aty. Për protestën, zoti Rama tha se i dhanë një grusht opozitës. Jo zoti Rama jo, grushtin ta dhanë ty, se ty nuk të besuan aspak dhe i besuan zotit Basha. Dhe me paturpësinë më të madhe, ndërsa dje po pija kafe me një shok timin, erdhën e më arrestuan, m’i vendosën prangat a thua unë isha një kriminel, a thua kisha vrarë ndokënd, a thua kisha bërë vjedhje gjigante siç bën ai parlament i inkriminuar e i keqqeverisur. Më çuan në komisariat vetëm për faktin se unë si student i thjeshtë kam protestuara përkrah opozitës. Ta dinë se do të vazhdoj të protestoj akoma. Unë jam infermier dhe nuk dua që ta shikoj të ardhmen time në Gjermani, sepse e di se kryeministër do të jetë Basha kur të dal unë në tregun e punës, jam tepër i sigurt. Unë e fillova njëherë protestën time si student, tani protestoj si një opozitar i denjë dhe protestoj përkrah Partisë Demokratike. Ju ftoj që me 16 të vini atje, unë do të jem atje, akoma nuk më kanë arrestuar prapë?

 

ALBANA ALIAJ, STUDENTE: Përshëndetje zoti Basha. Përshëndetje të gjithëve. Unë quhem Albana Aliaj. Jam studente e vitit të tretë, marrëdhënie me publikun, aktualisht po punoj. Kam punuar prej tre vitesh dhe e vetmja gjë që dua t’u drejtohem juve janë dy kërkesa. Dua që të prekni realitetin me dorë, të kapni familjet që vuajnë, që kanë fëmijë në shkollë, që s’kanë bukë për të ngrënë e praprëseprapë mundohen t’i shkollojnë fëmijët, paçka se tarifat janë maksimale. Aktualisht prindërit e mi janë pa punë. Janë 3 fëmijë në shkollë, jemi të ardhur, se prindërit e mi janë nga Hasi. Kudo ka një varfëri të papame. Duhet që të paktën t’u jepni kurajo të rinjve që të mos largohen nga Shqipëria. Të mos lihemi që të vetmen shpresë që shikojmë të jetë ajo që të ikim në emigrim, të marrim rrugët e Anglisë, të marrim rrugët e Gjermanisë. E vetmja gjë që dua t’u them të rinjve është luftoni që Shqipëria të bëhet. Dua t’u jap edhe një mesazh të rinjve: besoni se Shqipëria do të bëhet, me pak mundim, pak punë e pak besim.

 

FATJON BECI, STUDENT: Përshëndetje zoti Basha. Unë quhem Fatjon Beci. Diçka desha tju them: së pari, unë jam mirditor dhe ju falenderoj nga zemra për Rrugën e Kombit. Së dyti, dua t’ju sjell zërin e banorëve të Kurbneshit të Mirditës, të cilëve po ju marrin ujin, po ju marrin Urakën dhe po i bëjnë hidrocentral në Urakë. Ditën e diel ne do të protestojmë edhe në Kurbnesh, do të protestojmë kundër vendimit të Ndrec Dedës, kryetarit të bashkisë së Mirditës edhe Pjetër Pjetrit, sepse Mirdita nuk është as e Ndrec Dedës e as e Pjetër Pjetrit, por është e mirditorëve dhe e shqiptarëve.

 

JOLA HYSAJ, LEKTORE: Përshëndetje të gjithëve. Unë jam Jola Hysaj, lektore e Universitetit të Durrësit. Bashkë njihemi me shumë prej jush, sepse gjatë dhjetorit kemi qenë të gjithë bashkë. Ajo që unë do them pa u zgjatur, sepse ju i dini shumë mirë kërkesat që patët, rezistencën që bëtë dhe se sa luftë dhe presion patët në universitet. Në sajë të mbështetjes së të gjithë pedagogëve që ndodhen këtu, dhe të gjithë kolegëve, të cilët u kanë qendruar pranë gjatë gjithë kohës, arritët tia dilnin e të bënit që zëri juaj të dëgjohet. Nuk do të zgjatem shumë. Po ju them se ajo që arritët të bënit në dhjetor do të ishte shumë mirë që të vazhdonte, të bashkoheshit të gjithë bashkë me 16 mars, në orën 11, në protestën më të madhe kombëtare, për të treguar edhe njëherë zërin dhe forcën tuaj. Të bashkohemi të gjithë bashkë, për të treguar gjithë fuqinë tuaj, sepse rinia durrsake dhe rinia në të gjithë Shqipërinë mund ta bëjë atë që ëshë Shqipëria nesër, mund ta bëjë atë që është Shqipëria sot.

 

KOSTANDIN KAÇORRI, STUDENT: Zoti Basha, përshëndetje, përshëndetje rinia durrsake. Unë jam Kostandin Kaçorri, jam nismëtar i protestës studentore në Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Studentët do të tregojnë se nuk janë dorëzuar dhe do të jenë me 16 mars në Tiranë, masivisht. Falenderoj zotin Belind Këlliçi dhe Ndrec Pjetrin. Kryetar, ne fjalën e fundit e kemi thënë, Jemi me Ju.

 

ARMELA IBRALIU, MATURANTE: Përshëndetje të gjithëve, unë jam Armela Ibraliu, për momentin jam maturante. Unë kisha vendosur që të aplikoja për studime jashtë vendit, mirëpo duke marrë parasysh protestat aq madhështore, duke marrë parasysh që ne po bashkohemi dhe jemi bashkë për të kontribuar sa më shumë në këtë kauzë të përbashkët, unë do të rri këtu. Do rri këtu, ama dua që ju të na e premtoni këtu që do merrni masa për Ligjin e Arsimit të Lartë. Unë personalisht e di që ju do jeni krah nesh dhe e di që ju do jeni kryeministër-simbol, sepse ju do jeni sa më afër…(brohoritje). Unë do jem pjesëmarrëse në çdo protestë. Kam qenë tek protesta e studentëve, edhe pse isha maturante, do jem tek protestat e Partisë Demokratike, sepse unë e di se do ndryshojë, sepse unë e di se Partia Demokratike do të jetë shembulli dhe ndryshimi i këtij vendi.

 

LULZIM BASHA: Të marrësh përgjegjësi politike, të marrësh përgjegjësi publike është në vetvete diçka e rëndë. Por barra e peshës që më keni vënë mbi supe, me besimin që më jepni sot nga kjo sallë është jashëzakonisht e madhe.

Zoti më ndihmoftë dhe ju më ndihmoni ta bëjmë realitet.

Vullneti im dhe vendosmëria ime janë në dispozicionin tuja.

Zgjidhjen për situatën e arsimit të lartë e kemi gati.

Fare shkurtimisht dua t’ju kujtoj se kur një qeveri vendos prioritete, i ndjek ato prioritete, këto sjellin ndryshim për jetën e njerëzve.

Cili është prioriteti i Edi Ramës? Ai nuk ka asnjë prioritet.

Prioriteti i tij i vetëm është të mbajë pushtetin me çdo kuisht, kjo  e ka shtyrë në pazaret me krimin, oligarkët, pasuria dhe pushteti i tij, janë i vetmi prioritet.

Unë ju garantoj se qeveria e PD-së nesër e dalë nga vota e rinisë shqiptare dhe e qytetarëve shqiptarë, do të ketë prioritete të qarta.

Prioriteti numër një, prioriteti absiolut, jo se ndodhemi këtu sot bashkë, por sepse i tillë është për të nesërmen e Shqipërisë, do të jetë arsimi universitar, arsimi në tërësi, do të jetë rinia shqiptare.

Që do të thotë se miliona që sot zhduken në xhepat e oligarkëve, ne do t’i drejtojmë në rradhë të parë e mbi të gjitha tek auditorët, tek konviktet, tek rritja e cilësisë së mësimdhënies, tek subvencionet për tarifën.

Foli këtu Albana për kushtet e mjerueshme të familjes së saj dhe shumë familjeve të tjera. Të gjitha familjet që kanë më pak të ardhura se 640 mijë lek të vjetra në muaj, fëmijët e tyre do të marrin subvencionim të plotë të tarifës për bachelor dhe master në planin tonë për arsimin. Të plotë.

Dhe familjet të cilat kanë të ardhura mbi 640 mijë lek në muaj, do të marrin përgjysmim të tarifës për bachelor dhe master.

Kjo është vetëm një nga ahapt që do të ndërmarrim për t’i ardhur në ndihmë arsimit.

Ndërsa në planin tonë për ekonominë, do të mundësojmë që ekonomia shqiptare të prodhojë vende pune për rininë, vende pune dinjitoze, me kushte dinjitoze, me oaga dinjitoze jo infermierë që përfundojnë call center, as inxhinierë që përfundojnë kamarierë, por vende pune që u përgjigjen kualifikimit tuaj.

Ju përgjigjen dëshirave tuaja, ambicieve tuaja, dhe planeve tuaja për jetën që do të nisni. Qeverinë e ardhshme nuk do ta keni kundër ëndrrave tuaja.

Qeverinë e ardhshme do ta keni në krahun tuaj, prandaj vazhdoni përpara sepse ju jeni shpresa e këtij vendi, jeni frymëzimi ynë dhe nqse mund ta përmbledh me një fjalë, këtë betejë e bëjmë për shumë gjëra, e bëjmë për demokracinë, e bëjmë për votën, e bëjmë për lirinë, për mundësinë, por nqse do e përmblidhja në një fjalë, këtë betejë e bëjmë mbi të gjitha për rininë shqiptare.

KLAUDIO BEJA, STUDENT: Përshëndetje z. Basha. Aktualisht jam në master shkencor për inxhinieri telekomunikacioni në Fakultetin e Tiranës. Politika gjatë këtyre gjashtë viteve e Edi Ramës ishte një dështim dhe është e kotë ta diskutojmë. Taksa progresive ishte dështim sepse këtu u rritën taksat lokale, rrogat nuk u rritën. Politikat e Edi Ramës janë dështime. Ne nga ju kërkojmë rritje rrogash, hapje të vendeve të punës, ulje taksash, taksë fikse për të gjithë që biznesi të marrë frymë sepse sot ne nuk jetojmë, por mbijetojmë. Të gjithë miqtë tanë që largohen, largohen për shkak të varfërisë. Gjatë këtyre gjashtë viteve janë mjerane dhe ne jetojmë në një paradoks. Jetojmë në lluksin e parave të pista. Nga ju kërkojmë rritje të vendeve të punës, rritje rrogash dhe ulje taksash.

MËRGIM KURMEKA, STUDENT: Studioj në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Aktivist i protestës studentore. Suke qenë se km qenë çdo ditë në atë protestë, kam parë policë që qanin, sepse shihnin fëmijët e tyre aty dhe nuk mund t’i ndihmonin sepse ngujoheshin si në kohë të dikaturës, nga puna për në shtëpi. Është diçka ekstreme që ndodh këtu në këtë Shqipëri. Kërkesat e studentëve të cilat asnjë nuk është plotësuar, do të shtoja diçka për librat. Një reper i kohës së sotme ka thënë që “Fëmijët pa libra në banka, duke parë ëndrra për Xhordanka “, që do të thotë se ne nuk kemi libra në banka, por ëndrrat janë shumë të mëdha për të arritur aty ku duam. Na premtove se do të plotësosh kërkesat tona. Mos kujto se ne do të rrimë të qetë nëse ato nuk bëhen. Prapë ne studentët do të ngrihemi, por ne ju besojmë dhe kemi shpresë se Shqipëria do bëhet dhe do të arrijë diku.

ERALDA HALILI, STUDENTE: Jam studente në master shkencor në Durrës, asistente pedagoge dhe asistente e ish-deputetes Fatbardha Kadiu, të cilën e falënderoj sepse ka qenë që në fillim në protestën e studentëve. Pa politikë nuk ka vendimmarrje dhe na duhet mbështetja e opozitës. E gjitha rinia shohim që aplikon për llotari, azil, apo viza, që t’u plotësohen projektet e tyre në vendet jashtë dhe jo këtu. Ne kemi një platformë dhe kemi një alternativë dhe ajo quhet Partia Demokratike. U bëj thirrje që më datën 16 të lëmë çdo angazhim, çdo punë, të mbyllin bizneset, të mbyllim televizorët dhe të dalim në shesh e t’i themi Edi Ramës se ne jemi ata që vendosim.

I RI NGA DURRËSI: Kërkoj ndjesë për shqipen time jo të mirë. Por unë jam rritur në Itali dhe kam jetuar atje. Kam zgjedhur të kthehem në Shqipëri dhe bindjen time kam zgujedhur ta dëshmoj jo vetëm me fjalë por edhe me vepra duke lënë rehatin e Milanos, ku edhe jam shkolluar atje, për t’u kthyer këtu duke bërë edhe ndonjë investim të vogël. Këtu jemi të gjithë dakord që de facto Rama ka rënë si qeveri. Qeveria e tij është instagrami dhe facebook. Erjon Veliaj pasi i kaloi dy vitet e para duke zbatuar projektet tuaja. Ai sot po bjell pemë, ka dy vjet që mbjell pemë. Ne duhet të përpiqemi që një qeveri e rrëzuar de facto, ta rrëzojmë de jure me anë të zgjedhjeve të parakohshme. Pyetja ime është kjo; a kemi ne një plan më të mirë se ai i 2017-ës që përveç rrëzimit të Edi Ramës të jemi një hap përpara.

LULZIM BASHA:  Kushti i parë dhe i panegociueshëm është largimi i Edi Ramës. E dyta, një qeveri tranzitore. Anëtarët e këtij kabineti nuk duhet të kenë asnjë lidhje me krimin. Kushti i tretë është zbardhja dhe çuarja përpara drejtësisë e të gjithë politikanëve të përfshirë në shitblerjen e votës me krimin e organizuar, dosjen 339, Vangjush Dakon me shokë. dosjen 184, të Dibrës, në mënyrë që shqiptarët ta shikojnë dhe ta besojnë që çdo politikan që është ulur me kriminelët për të dhunuar vullnetin e tyre, ka vetëm një vend dhe kjo nuk është karrikja e parlamentit, ky vend nuk është karrikja e ministrit, ky vend është qelia e burgut.

Kjo do të jetë jo thjesht drejtësi. Edhe vetëm drejtësia do të mjaftonte, por edhe një masë e fortë parandaluese për këdo tjetër që guxon të fusë duart tek vullneti i popullit, të blejë e të shesë vota apo të kërcënojë zgjedhësit. Por sigurisht që masat e tjera duhet të lindin edhe nga pësimet e së kaluarës. Marrëveshja e 17 majit në vitit 2017 u bë në kushtet e presionit të jashtëzakonshëm ndërkombëtar për të shmangur konfliktin civil. Iu dha një shans Ramës dhe Rama e tregoi fare mirë që ky ishte një gabim i madh, sepse në një vit e gjysëm që nga ai moment, Shqipërinë e kriminalizoi më shumë, korrupsionin e rriti, demokracinë e shkatërroi, pushtetet i kapi, ekonominë e çoi në kolaps dhe më shumë shqiptarë i çoi drejt kurbetit.

Prandaj kur më pyesin, përse nuk ulesh me Ramën, përse nuk na dëgjon, unë e kam përgjigjen fare të thjeshtë. Ju dëgjova një herë, doli që e kishit gabim. Nuk ju dëgjoj më. Tani do të dëgjoj vetëm qytetarët shqiptarë. Prandaj, këtu kam nevojë të jemi të qartë me njëri-tjetrin. Unë jam i vendosur t’i shkoj deri në fund. A jeni edhe ju të vendosur t’i shkojmë bashkë deri në fund?

Me këtë rrugëtim, shpresoj se merrni forcë dhe kurajo nga Partia Demokratike, nga vendimet tona të forta. Ju siguroj se nga ju marrim forcë dhe kurajo, nga ju, nga rinia, nga vendosmëria juaj, nga qëndresa juaj dhe bashkimi juaj në protestë.

Ju falenderoj nga zemra për këtë moment të jashtëzakonshëm që falët këtu në Durrës dhe ju ftoj të gjithë bashkë të shtunën në sheshin e protestës ku na thërret Shqipëria si gjithë Europa.

Të gjitha shqiptarët, e në veçanti rinia dhe studentët në ballë.

 

Falemnderit nga zemra!

Falemnderit!