- Krerët më të lartë të policisë, prokurorisë, SHISH, me porosi të Edi Ramës, kanë paguar me para në dorë një ish-të dënuar për trafik droge, Alfred Alizotin, që në këmbim të parave të pranojë se është ai dhe jo Geron (Agron) Xhafaj zëri i regjistruar nga gazetari Jetmir Olldashi
- Prokuroria është pjesë e kësaj skeme të narko-shtetit, pjesë e kësaj skeme mafioze. Ndaj ajo nuk ka guxuar, nën urdhrat politikë të Donika Prelës, prokurores së korruptuar, që mbahet aty pikërisht për këtë arsye dhe që ka shkatërruar procesin e vetingut
- Edi Rama ka marrë nën mbrojtje dhe ka promovuar autorët kryesorë të këtij krimi të rëndë shtetëror, duke filluar me Taulant Ballën, i cili sipas vetë përgjimeve të prokurorisë, , është një nga përsonat e kontaktit që bind Alfred Alizotin që përkundër parave të pranojë një vit burg
- Prokurorët e çeshtjes dhe një gjyqtar, të tre pengje të vettingut, kanë pranuar që në vend që të nisin hetimet, të çojnë në gjyq çeshtjen, ku të pandehur nuk janë kriminelët, por denoncuesit e krimit. Këtu ka ardhur vendi nën drejtimin e Edi Ramës dhe bandës së tij kriminale
- Dënoj ashpërsisht këtë akt të korruptuar dhe kriminal. Dua t’ja bëj të qartë Kastriot Gramshit, gjyqtar i çeshtjes, dhe dy prokurorëve, se nuk do të ja hedhin vettingut me këtë akt që kanë ndërmarrë
- Të jenë të sigurtë, ai dhe të dy prokurorët, dhe çdo prokuror dhe gjyqtar tjetër, që një për një vettingu do t’u bëhet publikisht nga Partia Demokratike. Për këtë, kanë zotimin tim personal si kryetar i opozitës sot dhe kryetar i maxhorancës së re nesër.
Prononcim për gazetarët i Kryetarit të Partisë Demokratike, zotit Lulzim Basha
Prej disa javësh, opinioni publik dhe mbarë Evropa është tronditur nga një skandal që tregon se si funksionon narko-shteti në Shqipëri. Ky është skandali i përfshirjes së krerëve më të lartë të policisë, të prokurorisë, të Shërbimit Informativ, nën drejtimin politik të krerëve më të lartë të kupolës socialiste, me porosi të Edi Ramës, për të paguar me para në dorë një ish-të dënuar për trafik droge, Alfred Alizotin, i cili në shkëmbim të parave, ka pranuar të dënohet për një vit burg dhe të pranojë se është ai dhe jo Geron (Agron) Xhafaj zëri i regjistruar i gazetarit investigativ Jetmir Olldashi.
Kjo tregon përmasat e vërteta të narko-shtetit pikërisht sepse, kurrë më parë, në asnjë skandal tjetër shtetëror që “Rilindja” e Edi Ramës ka prodhuar me shumicë, nuk është treguar më qartë se si funksionojnë të bashkërenduara, me komandë politike, organet e ngarkuara me ligj dhe kushtetutë për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe për të çuar para përgjegjësisë penale shkelësit e ligjit. Ja pra, shkelësit e ligjit, së pari Agron (Geron) Xhafaj, së dyti dëshmitari i rremë Alizoti, dhe së treti, por më të rëndësishmit, Taulant Balla, Nushi, Marko, prokurori Osmani, kupola e Shërbimit Informativ të Shtetit, e përfshirë në këtë skandal, vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Veliu. Të gjithë së bashku, të kapur në përgjime zyrtare të prokurorisë, duke fabrikuar një dëshmitar të rremë, jo thjesht për të mbrojtur krimin shtetëror, por për të fabrikuar një çështje të rreme kundër gazetarit dhe kundër anëtarit të opozitës, Ervin Salianjit, i cili, për shkak të detyrës si Sekretar i Aksionit Qytetar, bëri të mundur atë që media, nën presionin qeveritar, nuk e bëri dot, publikimin e dëshmisë tronditëse, që detyroi shtetin të çonte Geron Xhafajn në qeli, për të vuajtur dënimin e pavuajtur, por që ndali hetimin për vazhdimin e trafikut të drogës nga ai, siç u provua nga hetimi i gazetarit Olldashi. Kjo do të mjaftonte që prokuroria të niste urgjentisht hetimet, për këtë vepër të rëndë penale. Por prokuroria është pjesë e kësaj skeme të narko-shtetit, pjesë e kësaj skeme mafioze. Ndaj ajo nuk ka guxuar, nën urdhrat politikë të Donika Prelës, prokurores së korruptuar, që mbahet aty pikërisht për këtë arsye, dhe që ka shkatërruar procesin e vetingut, me miratimin e saj.
Prokuroria pra, nuk ka guxuar të thërrasë e të nisë hetimet për personat e interceptuar nga vetë prokuroria në këtë çeshtje. Në vend që të nisin hetimet, Edi Rama ka marrë nën mbrojtje dhe ka promovuar autorët kryesorë të këtij krimi të rëndë shtetëror. Ka promovuar të dy zyrtarët e policisë, duke i bërë drejtorë e nëndrejtorë qarku. Natyrisht ka marrë nën mbrojtje të gjithë zyrtarët e tjerë, duke filluar me Taulant Ballën, sekretarin e përgjithshëm të PS dhe kryetarin e grupit të PS, i cili, sipas vetë përgjimeve të prokurorisë, nga bisedat e Alfred Alizotit, është një nga personat e kontaktit që bind Alfred Alizotin që përkundër parave të pranojë një vit burg dhe të sherbejë si mburojë për zyrtarët e lartë të shtetit, të kapur në këtë mega-aferë.
Sot, prokurorët e çeshtjes dhe një gjyqtar, të tre pengje të vettingut, kanë pranuar që në vend që të nisin hetimet, të çojnë në gjyq çeshtjen, ku të pandehur nuk janë kriminelët, por denoncuesit e krimit. Këtu ka ardhur vendi nën drejtimin e Edi Ramës dhe bandës së tij kriminale. Kriminelët nuk hetohen, denoncuesit e krimit çohen në gjykatë.
Dua ta dënoj ashpërsisht këtë akt të korruptuar dhe kriminal. Dua t’ja bëj të qartë Kastriot Gramshit, gjyqtar i çeshtjes, dhe dy prokurorëve, se nuk do t’ja hedhin vettingut me këtë akt që kanë ndërmarrë. Se ne nuk do të pranojmë asnjë transaksion nga procesi i kompromentuar politik i vettingut për të varrosur dosjet kriminale të bandës në pushtet dhe për të çuar në mënyrë të rreme, denoncuesit e krimit.
Prandaj të jenë të sigurtë, ai dhe të dy prokurorët, dhe çdo prokuror dhe gjyqtar tjetër, që një për një, vettingu do tu bëhet publikisht nga Partia Demokratike.
Për këtë, kanë zotimin tim personal si kryetar i opozitës sot dhe kryetar i maxhorancës së re nesër.
I bëj thirrje çdo gjyqtari dhe prokurori tjetër: të mos dorëzohet para presioneve okulte të bandës në pushtet. Mos t’i bëjnë llogaritë me kriminelët në ikje, por t’i bëjnë llogaritë me drejtësinë e re që po vjen. I gjithë ideali i reformës në drejtësi ishte t’u jepte fund standarteve që mbronte kriminelët, mbronte të pushtetshmit dhe ndëshkonte të pafajshmit apo denoncuesit e krimit.
Dua të shpreh sot vendosmërinë time dhe gatishmërinë tonë se ky objektiv do tëzbatohet deri në fund.
Sa për rastin nëfjalë, padyshim nuk ka asgjë tjetër që do të dale nga kjo dosje, përveç zhytjes deri në fyt të Edi Ramës, Fatmir Xhafës, Taulant Ballës, ArdiVeliut, Nushit dhe Markos së Policisë së Shtetit, prokurorëve, duke filluar me Gent Osmanin, dhe disa pjesëtarëve të Shërbimit Informativ Shtetëror, dhe kësaj çështjeje padyshim do t’i shkohet deri në fund.
Por jo duke ndëshkuar denoncuesit e krimit, gazetarin Olldashi dhe zotin Salianji, por duke garantuar se, herët dhe jo vonë, gjithësecili prej këtyre që përmenda do të marrin atë që meritojnë, sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Faleminderit!