• Qëndresa jonë në të gjithë Shqipërinë është vendosmëria e shumicës së shqiptarëve se nuk ka asnjë hap pas, por vetëm hapa para në betejën për liri dhe demokraci.

 

  • Duke u solidarizuar me protestën në 12 akset kryesore të vendit, Shqipëria e bashkuar çon sot një mesazh të qartë shkaktarit të krizës së Shqipërisë, njeriut që mbylli prapë dyert e Europës: Rama ik!

 

  • Vetëdijësimi kombëtar, përmes bllokimit të akseve rrugore, është padyshim një sacrificë, por, mbi të gjitha, një investim për të zhbllokuar rrugën jetike për çdo shqiptar, çlirimin e Shqpërisë nga krimi korrupsioni, rrugën drejt sigurisë dhe punësimit.

 

  • Turp për ekranet që i shërbejnë Ramës për të përçarë shqiptarët. Bojkot ndaj çdo ekrani të paguar me lekët që u vidhen shqiptarëve dhe që janë bërë sot veglat e autokratit më të korruptuar e të inkriminuar të Ballkanit.

 

  • Ta dinë fare mirë se jo vetëm qeveritarët, jo vetëm nëpunësit, por të gjithë aksesorët e Edi Ramës në këtë krimin e grabitjes së Shqipërisë do të mbajnë përgjegjësi. Dita dhe ora për këtë po afron.

 

  • Pavarësisht bindjeve politike, shqiptarët e kanë të qartë se Edi Ramën nuk ka dhe nuk do të ketë siguri, nuk ka zhvillim, nuk ka punësim, nuk ka Europë! Me Edi Ramën ka vetëm krim, drogë, pasiguri, shpunësim masiv.

 

  • Pa zgjedhje të lira nuk mund t’i japim fund mjerimit, papunësisë, varfërisë. Pa një parlament dhe qeveri legjitime nuk mund të ndërtojmë shëndetësinë, arsimin, punësimin me paga dinjitoze për qytetarët.

 

  • Sot, u drejtohem miqve tanë evropianë dhe u them: Mos ndëshkoni popullin tim, mos riktheni vizat për shqiptarët. Ne do t’ia heqim vizën Edi Ramës dhe, bashkë me të do t’i heqim vizën krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 

  • Beteja jonë vazhdon. Më 30 qershor ne nuk do të lejojmë më krimin të diktojë zgjedhjet në Shqipëri. Ne nuk do të lejojmë farsë zgjedhore. Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë.

 

  • Proces fals zgjedhor, ku dhunohen shqiptarët dhe kapen peng bashkitë, në mënyrë që, pastaj, të zhvasin qytetarët e t’i rëndojnë me taksa e padrejtësi, kjo ditë nuk do të gdhijë me 30 qershor.

 

  • 30 qershori do të jetë dita e bashkimit për të përcaktuar me vullnetin tonë një datë tjetër për zgjedhjet vendore dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, nën kujdesin e një qeverie tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër.

 

  • Largimi i Edi Ramës është vetëm çështje kohe. Ju bëj thirrje ta vazhdojmë ditë për ditë betejën tonë, ta kulmojmë atë më 11 Maj në Tiranë për të bërë vetëm hapa përpara drejt fitores së Shqipërisë si gjithë Europa.

 

 

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE NË PROTESTËN E QYTETARËVE NË KRYQËZIMIN E BRADASHESHIT NË ELBASAN.

 

 

Qytetare dhe qytetarë të Elbasanit, Peqinit, Dumresë, Gramshit, Librazhdit dhe të Prrenjasit!

 

Ju përshëndes përzemërisht dhe ju shpreh mirënjohjen time për qëndresën e sotme qytetare, për mosbindjen civile si akti fisnik dhe kurajoz i qytetarëve të bashkuar sot në Bradashesh dhe në 11 pika të tjera nevralgjike të infrastrukturës kombëtare, për të treguar se, përmes qëndresës sonë, nuk ka asnjë hap pas, por vetëm hapa para në betejën për demokraci dhe liri.

 

Mirënjohje të veçantë, dua t’ju shpreh sot mijëra automoblistëve, të cilët janë bashkuar me protestën tone, janë bashkuar, siç janë bashkuar me qindra mijëra qytetarë të tjerë, jo thjesht e vetëm të ndalur në trafik, në këtë akt të paprecedentë në historinë tonë 29 vjeçare të lirisë dhe pluralizmit, portë vendosur, po kështu si ju, armata e lirisë dhe demokracisë që, përmes solidaritetit me protestën, e gjithë Shqipëria e bashkuar çon sot një mesazh të qartë:Rama ik!

 

Shkaktari i krizës totale të Shqipërisë, njeriu që ia mbylli përsëri dyert e Europës, ka bërë këto 6 vite zullume dhe krime në shtëpitë dhe jetët e çdo shqiptari.

 

Unë e di që në këtë protestë janë bashkuar hallet dhe problemet e qindra mijëra të rinjve nga Elbasani, nga universiteti i Elbasanit, sikundër nga anembanë Shqipërisë, të cilët sot jetojnë kohët më të pasigurta që ka njohur ndonjëherë rinia dhe detyrohen masivisht të largohen nga prindërit e tyre, nga familjet e tyre, drejt pasigurisë së emigracionit, sepse nuk gjejnë shpresë, nuk gjejnë mundësi, në një vend ku ekonomia është në dorën e kriminelëve, ku paratë publike përfundojnë në xhepat e Edi Ramës dhe ministrave të tij të korruptuar, më në krye Damian Gjiknurin, ku kryebashkiakët simbol të krimit dhe të korrupsionit, si Qazim Sejdini me shokë, nuk lanë asnjë aset publik pa vjedhur, kapur e shpërdoruar.

 

Unë e di se fermerët, e mbledhur sot në këtë protestë dhe që protestojnë kudo anembanë Shqipërisë, vijnë, sepse gjendja e tyre e papranueshme për kaq shumë vite, tani ka arritur kufijtë e ekzistencës.Sikundër vijnë profesionistët, mjekët, infermierët, mësuesit, vijnë përfaqësuesit e biznesit të vogël e të mesëm, që janë në gijotinën e terrorit të taksave dhe taksidarëve banditë, që sillën me ta sikur të ishin të burgosur në shtëpinë e tyre, në bizneset e tyre.

 

Vëllezër dhe motra!

 

Ne jemi këtu të vetëdijësuar se nëna e të gjithë këtyre të këqijave, është vjedhja e votës nga Edi Rama me bandën e tij kriminale.Duke vjedhur votën tuaj, duke tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve, Edi Rama ka shkaktuar mjerimin më të madh, papunësinë më të lartë, dëshpërimin më të thellë.

 

Sot është e qartë, për të djathtë e për të majtë, se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk do të ketë siguri. Nuk ka zhvillim, nuk ka punësim.Nuk ka Europë!

 

Me Edi Ramën ka vetëm krim, ka vetëm drogë, ka vetëm pasiguri, shpunësim masiv.Me Edi Ramën, Shqipëria po përjeton ditët e saj më të zeza, që nga dalja prej diktaturës 29 vite më parë.

 

Ne jemi mbledhur sot këtu, jo thjesht dhe vetëm për të vulosur fatin e kufomës politike të organizatës kriminale të Rilindjes dhe largimin e Edi Ramës, kreut të kësaj organizate kriminale, të kapur duke vjedhur votat, të kapur në aferat e tmerrshme korruptive, sepse ata e kanë vulosur vetë fatin e tyre, kur tradhtuan interesat e njerëzve të thjeshtë, kur tradhtuan qytetarët, kur i mashtruan për shëndetësinë falas, për 300 mijë vendet e punës, për legalizimet falas, për uljen e taksave, dhe u vërsulen si çakej, duke e rritur çmimin e naftës dhe duke e bërë atë më të shtrenjtën në Europë, për popullin më të varfër në Europë, duke dhuruar paratë që duhet të shkonin për rrogat e mjekëve dhe të infermierëve, për shtretërit dhe pajisjet e spitaleve dhe për rimbursimin e listës së barnave 4 oligarkëve me të cilët vjedhin plot 33 milion euro në vit., duke iu dhuruar qindra milion euro të tjera të taksave tuaja, të bukës së fëmijëve të shqiptarëve, një grushti oligarkësh të tjerë, që nuk bëjnë asnjë shërbim, nuk sjellin asnjë vlerë, nuk hapin asnjë vend pune, por shkatërrojnë ekonominë dhe zhysin vendin në mjerim.

Pra, Edi Rama e ka vulosur vetë fatin e tij dhe nuk ka forcë mbi tokë që e shpëton.

 

Ne jemi sot në këtë betejë për më shumë se kaq.Ne jemi bashkë për të çelur ditën e re të shpresës për Shqipërinë.

Të një shprese dhe besimi tek një e nesërme ndryshe, e një tënesërmeje ku ligji është i barabartë për të gjithë, të një të nesërmje me më shumë mundësi për rininë për punësim, të një të nesërmeje qëtë punojë, të prodhojë, të fitojë, pa parë pas shpatullave orë e minutë për taksidarët dhe terrorin.

Të një zhvillimi të fshatit, të bekuar nga Zoti, të bekuar nga natyra, por të mallkuar nga qeveria që e ka braktisur në mjerim, nga Edi Rama, që u ka hequr subvencionet, investimet dhe i trajton si bujkrobër, për të çelur për ta një ditë të praktikave më të mira europiane, përmes mbështetjes me subvensione.

Të shpresës për një ndryshim të menjëhershëm të sistemit tonë shëndetësor, duke e nisur me paga dinjitoze për mjekët, që t’u shërbejnë dhe jo t’i braktisë pacientët dhe familjarët dhe të braktisin edhe Shqipërinë, duke e çuar nivelin e mjekëve për frymë në nivele afrikane.

Dhe mbi të gjitha të shpresës, se me fitoren e kësaj beteje, jo vetëm do të largohet Edi Rama dhe organizata e tij kriminale, jo vetëm do t’i japim fund makthit ekonomik, mjerimit e shpunësimit masiv të shqiptarëve, varfërisë që ka pllakosur kudo, por do t’i japim, në rradhë të parë rinisë, të rinjve dhe të rejave të këtij vendi, vogëlusheve të këtij vendi dhe prindërve të tyre, prespektiven e “Shqipërisë si gjithë Europa”.

 

Prandaj, në këtë vend që nuk i mungon asnjë resurs, po ku mungon gjithçka që na e bën Europën, Europë. Mungon ligji dhe barazia para ligjit.Mungon Kushtetuta dhe gjykatat e pavarura.Dhe mbi të gjitha, mungon një qeveri e dalë nga vota e qytetarëve, që është garancia e vetme për ti shërbyer qytetarëve.

 

Zonja dhe zotërinj, kjo sakrificë, kjo betejë që kemi nisur të gjithë së bashku, ka transformuar brenda 10 javëve Shqipërinë, në një mënyrë përfundimtare dhe themelore.

 

Sot, shqiptarët e bashkuar rreth opozitës janë mazhoranca e re morale, politike dhe numerike në vend, por unë ju jap fjalën se jemi bashkë jo thjesht dhe vetëm për një rotacion politik, por mbi të gjitha, për t’i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur në Shqipëri dhe për të hapur së bashku derën e Shqipërisë si e gjithë Evropa. Pa votë të lirë, pa zgjedhje të lira nuk mund t’i japim fund mjerimit, papunësisë, varfërisë. Pa një qeveri legjitime dhe një parlament që përfaqëson, mbron dhe avancon interesat e qytetarëve, dhe jo të kriminelëve me të cilët ka marrë votat, nuk mund të ndërtojmë një shëndetësi që të kujdeset për njerëzit, shkolla dhe sistem arsimor dinjitoz për fëmijët, universitete që përgatisin rininë e vendit për punësim dinjitoz dhe paga dinjitoze, pa një qeveri legjitime, pa një parlament legjitim është e pamundur që investitorët e huaj apo vendas të hapin vende të reja pune përmes investimeve, për të cilat vendi ka shumë nevojë.

 

Së bashku ne kemi zhvilluar beteja në Tiranë, Elbasan dhe anembanë Shqipërisë, dhe ne e dimë fare mirë se një qeveri e përkushtuar ndaj fatit të qytetarëve arrin të bëjë realitet edhe ato të cilat dukeshin të pamendueshme vite më pare. Ishte i pamendueshëm shpimi i Krrabë. Ne e bëmërealitet, siç do të bëjmë realitet, në të ardhmen, projektet tona për punësim, për zhvillim, për arsimimin e rinisë, siç do të bëjmë realitet për shqiptarët ëndrrën evropiane. Ne hoqëm vizat, ne bëmë të mundur futjen e vendit në NATO, por sot, me këto standarte, vendi nuk do të bëhej dot as anëtar i Këshillit të Evropës, jo më i Bashkimit Evropian. Dhe ju e dini, që disa vende anëtare kanë marrë hapa aktivë për të na rikthyer vizat.

 

Sot, u drejtohem miqve tanë evropianë dhe u them: Mos ndëshkoni popullin tim, mos riktheni vizat për shqiptarët. Ne do t’ia heqim vizën Edi Ramës dhe, bashkë me të do t’i heqim vizën krimit të organizuar, korrupsionit. Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga qeverisja e lidhur me krimin, ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga korrupsioni dhe do t’u kthejmë shqiptarëve dinjitetin, mundësitë, lirinë.

 

Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra.

 

Mirënjohje e thellë për gjithçka keni bërë, sot, këto ditë, këto javë.Beteja vazhdon.Me 30 qershor ne nuk do të lejojmë më krimin të diktojë zgjedhjet në Shqipëri. Ne nuk do të lejojmë farsë zgjedhore. Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë, proces fals zgjedhor, ku dhunohen shqiptarët dhe kapen peng bashkitë, në mënyrë që, pastaj, të zhvasin qytetarët e t’i rëndojnë me taksa, t’i rëndojnë me padrejtësi,kjo ditë nuk do të gdhijë me 30 qershor. 30 qershori do të jetë dita e bashkimit të të gjithë shqiptarëve, për të përcaktuar me vullnetin tonë një datë tjetër për zgjedhjet vendore dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, nën kujdesin e një qeverie tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër.

 

Vetëdijësimi kombëtar përmes bllokimit të akseve rrugore si akt i mosbindjes civile është padyshim një sakrificë. Por është mbi të gjitha një investim për të zhbllokuar një rrugë tjetër, jetike për çdo shqiptar, rrugën drejt sigurisë, rrugën drejt punësimit, rrugën drejt dinjitetit dhe çlirimit nga frika dhe pasiguria, rrugën e çlirimit të Shqipërisë nga krimi dhe korrupsioni, rrugën e Shqipërisë si e gjithë Evropa.

 

Rezistenca shembullore në Elbasan, në Shkodër, në Vlorë, në Durrës, në Gjirokastër, në Berat, në Korçë, në Dibër, në Kukës, padyshim në Tiranë dhe në Lezhë, tregon vetëdijësimine qytetarëve për të marrë në dorë fatin e tyre, vetëdijen tuaj se askush tjetër nuk mund të jetë zot në shtëpinë tuaj, përveçse vetë ju, qytetarët e lirë të këtij vendi.

 

Sovrani është sot garancia numër 1, se beteja jonë e drejtë, kauza jonë për liri dhe demokraci do të ketë vetëm një përfundim: mposhtjen e klikës, largimin e Edi Ramës, zgjedhje të lira dhe të ndershme, fitoren e shqiptarëve të bashkuar.

 

Me 11 maj, ditën e shtunë, ne do të kemi protestën tonë të katërt kombëtare, në më pak se 3 muaj.

 

Po të mos ishte për bashkimin tonë, po të mos ishte për bashkimin tuaj, sot Shqipëria do të bëhej gati të vendoste duvakun e vendeve aziatike që i nënshtrohen dhunës, sundimit pa ligj, padrejtësisë së uzurpatorëve të paligjshëm të pushtetit, autokratëve dhe diktatorëve. Këta sheh Edi Rama dhe frymëzohet:“Çfarë kanë ata më shumë se unë”?Këta sheh Edi Rama dhe e pandeh popullin shqiptar për një popull që mund ta nënshtrojë, ta genjejë, ta frikësojë, ta blejë, ta përçajë apo ta largojë nga vendi, kur nuk i bindet.

 

Rezistenca jonë ka dhënë një mesazh të fuqishëm.Edi Rama i ke bërë hesapet pa popullin. Hesapet pa popullin do të të nxjerrin me këpucë të kuqe.

 

Largimi i tij është vetëm çështje kohe, ndaj, ju bëj thirrje ta vazhdojmë ditë për ditë betejën tonë. Nuk betejë më fisnike, nuk ka sakrificë më të përligjur, nuk ka kauzë më të drejtë, që luftojmë sot që fëmijët tanë, të rinjtë, të rejat dhe vetë ju qytetarët e vendit tim të gëzoni një orë e më parë të njëjtat të drejta, të njëjtat mundësi, si qytetarët europianë. Të tjera na i ka dhënë Zoti dhe do t’i ndërtojmë me punën tonë dhe me djersën tonë.

 

Por derisa ky popull dhe qytetarët e këtij vendi të gëzojnë të gjitha këto të drejta, të cilat mund t’i garantojë vetëm një parlament legjitim dhe jo foleja e krimit që ndodhet sot në Tiranë, derisa në krye të vendit kemi një qeveri që përfaqëson dhe mbron qytetarët shqiptarë dhe jo klanet kriminale dhe oligarkët, derisa në Shqipëri t’i jepet fund satndardeve të dyfishta dhe drejtësisë së kapur, beteja do të vazhdojë orë e minutë. Beteja do të shtrihet anëembanë vendit. Ne do të luftojmë në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo shesh, në çdo rrugë për të drejtat tona, për liri dhe për demokraci.

 

Ju ftoj ta kulmojmë këtë betejë, në një kulm tjetër të shtunën më 11 maj në Tiranë, ndërkohë që çdo minutë dhe çdo orë deri me 11 maj, armata e lirisë dhe demokracisë është në këmbë e vendosur për të mos bërë asnjë hap pas, por vetëm hapa para drejt fitores së Shqipërisë si gjithë Europa.

 

Shërbëtorucët e ekraneve qeveritare i dalloni fare lehtë.Në ekranet e tyre, të njollosura nga paratë që u grabiten shqiptarëve dhe u jepen pronarëve të këtyre ekraneve, bëhetpropagandënga mëngjesi në darkë kundër bashkimit të shqiptarëve, kundër tiranisë, bëhet propagandë kundër opozitës, shpiken sebepe pse qëndresa jonë po shqetësoka qytetarët dhe qarkullimin e tyre, vetëm për shkakun se pronarët e këtyre televizioneve marrin miliona euro të vjedhura nga xhepat tuaj, drejtpërdejt nga Edi Rama dhe i shërbejnë Edi Ramës, duke u munduar të këndojnë këngën e vjetër të përçarjes.

 

Turp për ta!

 

Dua t’i paralajmëroj sot se, përveç shërbimit që i bëjnë padronit të tyre, njësoj si oligarkëve, njësoj si kriminelëve, shqiptarët nuk do t’ua falin!Mos i mërrni shqiptarët për budallenj! Ekranet tuaja janë të djegura.Bojkoti ndaj jush është përgjigja më të cilën shqiptarët do t’ju kthejnëreston. Bojkot ndaj çdo ekrani të paguar me lekët që u vidhen shqiptarëve dhe që cilët janë bërë sot veglat e autokratit më të korruptuar e të inkriminuar tëBallkanit, njeriut që ka bllokuar integrimin europian të Shqipërisë dhe që e trajton Elbsanin dhe Shqipërinë si çiflig.

 

Po kështu, përgjegjësi do të mbajnë edhe oligarkët, edhe ata që fusin duart në buxhetin e shtetit, në xhepat eqytetarëve shqiptarë dhe, nga ana tjetër, kthejnë kokën e bëjnë sikur nuk shohin padrejtësitë që bien mbi kurrizin tuaj, kur ju nxjerrin nga shtëpitë në mes të natës për t’ju shpronësuar pa ligj, për t’ju grabituar dhe vjedhur djersën dhe sakrificën e një jete të tërë në emigracion apo me rropatje këtu nëShqëipëri, siç po ndodh tek Unaza e Re, tek Bulevardi dhe në dhjetëra pika të tjera të padrejtësië mbi njerëzit. Ta dinë fare mirë se jo vetëm qeveritarët, jo vetëm nëpunësit, por të gjithë aksesorët e Edi Ramësnë këtë krim kundër Shqipërisë do të mbajnë përgjegjësi. Dita dhe ora për këtëpo afron dhe nuk ka fuqi mbi tokë që ta ndalë.

 

Shqipëria sot është e ndarë me thikë. Shumica dërmuese e shqiptarëve presin me padurim ta flakin zgjedhën e Edi Ramës dhe kriminelëve, presin me padurim të rimarin në dorë të drjetën e tyre sovrane për të zgjedhur një parlament të popullit, nga populli dhe për popullin. Ne jemi sot opozita politike në krah të qytetarëve.Ne jemi në krah të njerëzve të thjeshtë.Ne hoqëm mandatet, pikërisht, përtë ekspozuar farsën e një parlamenti kriminal, që miratonte vendime hajdutësh dhe kriminelësh kundër qytetarëve.

 

Ne jemi të vendosur në këtë betejë në krahun tuaj.

 

Çdo sakrificë e jona në këtë betejë shkon për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për çdo qytetar.Çdo sakrificë e juaja, ju jap fjalën, është një investim fsnik në të ardhmen tuaj, të fËmijëve tuaj dhe të demokracisë europiane në Shqipëri. Çdokush në anën tjetër, të kësaj ndarjeje dhe, besomëni, nuk janë më shumë se një grusht njerëzish, nuk meriton sot as mëshirë, as mirëkuptim dhe as heshtje, por përballje, rezistencë, qëndresë dhe betejë të papërkulur deri në fitoren e lirisië dhe demokracisë.

 

Prandaj, le të vazhdojë beteja, ditë për ditë e natë për natë. Kur afrohet këtu për të bërë paudhësitë etij,Edi Rama e ka gjetur dhe do ta gjejë Elbasanin në këmbë, siç ka gjetur Shkodrën, Fierin, Lezhën, Tiranë, siç do të gjejë gjithë Shqipërinë, një vend të bashkuar dhe të vendosur për të mos pranuar më kurrë tiraninë barbare të krimit, të vendosur për të marrë në dorë fatet e tij.

 

Zoti e bekoftë Shqipërinë, kombin shqiptar, ju dhe familjet tuaja! Fitore!