- Edi Rama ka marrë një nga avokatët më të shtrenjtë në Europë kundër gazetarit të Bild, Peter Tiede, që nxori zbuluar vjedhjen e zgjedhjeve me krimin. Ai ka klientë miliarderë dhe sulltanë.
- Padia që ka bërë mund të kushtojë qindra mijëra euro, por Edi Rama është një nga njerëzit më të pasur të Ballkanit. Nuk i ka asgjë as milionat, pasi ka 21 vjet që vjedh dhe plaçkit Shqipërinë.
- Edi Rama ka vendosur të padisë një gazetar perendimor në emër të krimit, në emër të avdylajve, lalave, dakove, gjiknurëve, manjave, duke paguar me paratë e korrupsionit!
- Si çdo autokrat, Edi Rama po kërkon të mbajë zgjedhje farsë, gjoja demokratike për të zgjatur jetën e regjimit të tij kriminal dhe autokratik, edhe për pak. Por ky do të jetë fundi i tij.
- Njësoj si më 1991 me Ramiz Alinë, qytetarët ftohen të shkojnë në qendra votimi, të marrin një fletë votimi, në të cilën ka një emër dhe ta hedhin atë në një kuti, pa asnjë fshehtësi.
- Edi Rama ka zgjedhur një rrugë më fatale se Ramiz Alia. Ai ka javë të tëra që provokon, nxit përplasje shoqërore, motivon dhunë. Propaganda që bën me të huajt, ka për qëllim dhunën.
- Edi Rama e di se, vetëm nëse ka dhunë, vetëm nëse ka përplasje civile, ai do t’i shpëtojë gjykimit për vjedhjet dhe keqqeverisjen, për drogën dhe mbrojtjen ndaj krimit.
- Plani i tij për dhunë ka dështuar. Shqiptarët e kanë kuptuar se dhuna i shërben Edi Ramës. Shqiptarët e dinë se përçarja është e keqja e të gjithëve. Opozita nuk vjen në pushtet me dhunë.
- Përgjimet e Bild nxorën hapur para gjithë botës bashkëpunimin politikë – krim i organizuar. Ato dëshmuan se qeverisja e Edi Ramës dhe krimi janë shkrirë në një sipërmarrje të përbashkët.
- Dy kushtet tona të pandryshueshme janë nxjerrja para drejtësisë, pa përjashtim, e të gjithë atyre që përgjimet e Bild zbuluan se vodhën zgjedhjet, largimi i Edi Ramës nga qeveria, si mbrojtës dhe garantues i krimit.
- Asnjë përpjekje kundër krimit, asnjë përpjekje kundër vjedhjes së votes nuk do të ketë sukses me Edi Ramën kryeministër. Pwr këto dy kushte ne jemi të vendosur të bëjmë çdo sacrifice deri sa t’i arrijmë.
- Ne nuk do bëhemi pjesë e asnjë procesi politik, e asnjë përpjekjeje për daljen nga kjo krizë pa u plotësuar këto kushte. Nga kriza ku jemi, dilet përmes drejtësisë, përmes ndëshkimit të krimit.
- Pandëshkushmëria e ka shkatërruar Shqipërinë. Kthimi i vendit në rrugën e demokracisë dhe zhvillimit kalon nga burgu i politikanëve të korruptuar dhe të inkriminuar.
- Mënyra më e mirë për të përshpejtuar rënien e Edi Ramës, është braktisja e tij, e kriminelëve, klientëve, shërbëtorëve të tij. Braktisini oligarkët e tij! Braktisini mediat e tij! Braktisini shërbëtorët e tij publikë!
- Refuzojeni Edi Ramën! Refuzojini biznesmenët e tij grabitqarë! Refuzojini kriminelët që ai mban pranë! Refuzojini ata moralisht! Refuzojini shpirtërisht! Mbi të gjitha, braktiseni Edi Ramën politikisht!
- Pavarësisht presionit, ju ftoj ta braktisni farsën e së dielës. Ju ftoj që të mos dilni të mos bëheni pjesë e kësaj farse, e cila i shërben vetëm krimit dhe pushtetit personal të Edi Ramës
- Këto zgjedhje janë nul. Ato nuk do të njihen. Ju ftoj t’i dënoni ato me braktisjen tuaj. Unë dhe opozita do të bëjmë çdo gjë që mundemi kudhër kësaj farse të paligjshme dhe kriminale!
- Ju siguroj se çdo gjë do të bëhet mirë. Ju siguroj se fundi i Edi Ramës është pranë. u siguroj se Shqipëria ka mundësitë dhe forcën të dalë nga gremina ku ka rënë. Ne jemi shumica! Dhe ne jemi më të fortë se e keqja!
DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA.
Të dashur bashkëqytetarë,
Mirëmbrëma!
Sot, Edi Rama shpalli se ka pajtuar një avokat gjerman kundër gazetarit Peter Tiede. Është një nga avokatët më të shtrenjtë në Europë, që faturon të paktën 13 euro për minutë.Të gjithë klientët e këtij avokati janë multimilionerë dhe miliarderë dhe, mes tyre mbretër, dhe sulltanë.
Nuk është e rastësishme që në këtë listë, tani, do tw jetë edhe Edi Rama, një nga njerëzit më të pasur të Ballkanit.Padia që ka bërë mund të kushtojë qindra mijëra euro.Por Edi Rama nuk i asgjë as as milionat.
Ai ka 21 vjet që vjedh dhe placckit gjithë Shqipërinë.Ka marrë 20-40 për qind për çdo leje ndërtimi që ka dhënë në Tiranë dhe gjashtë vitet e fundit në Shqipëri ka zhvatur qindra milionë euro.
Por nuk ka asnjë dyshim se një nga përfituesit direkt të trafikut marramendës së drogës ka qenë Edi Rama.Me këtë para kriminale Edi Rama jeton në luks, i shkëputur nga realiteti. Etja e verbër për para dhe pushtet,e zhveshur nga çdo ndjesi njerëzore, e çuan Edi Ramën në krahët e krimitqë në fillimet e karrierës së tijdhe, që atëhere, ka mbetur peng i krimit.
Në emër të krimit,në emër të avdylajbe, lalave, dakovea, gjiknurëve, manjave,Edi Rama paska vendosur të padisënjë gazetar perendimor që i nxori lidhjet e tij me krimin,duke paguar me paratë e korrupsionit!
Është e njëjta mbrojtje që u ka bërë gjatw këtyre viteveMark Frokut, Armando Prengës, Pjerin Ndreut, Artur Bushit, Elvis Roshit, Qazim Sejdinit, Saimir Sahirit, Damian Gjiknurit, Agron Xhafajt, rrajave, habiljave, shullazëve dhe trafikantëve të tjerë.
Mbrojtje totale, pandëshkueshmëri absolute ndaj krimit dhe korrupsionit.Këtë e ka arritur duke shkatërruar shtetin ligjor dhe demokracinë.Duke kapur çdo pushtet.
Tani po përpiqet të bëjë edhe gjënë e fundit që bën çdo autokrat për ta mbajtur pushtetin: zgjedhje farsë.
Por ky do të jetë fundi i tij.
Të dashur bashkëqytetarë:
Jo shumë kohë më pare Shqipëria jetonte nën diktaturën kriminale të Enver Hoxhës.Edhe atëhere kishte votime.
Njerëzit shkonin në qendrat e votimit,merrnin një fletë votimi, në të cilën kishte vetëm një emër dhe hidhnin fletën në kuti,pa asnjë fshehtësi.Ndërkohë,kudo buçiste propaganda shtetërore se vota ishte plumb për armikun, se armiku nuk donte që populli të votonte për partinë.
Votimet farsë, nën frikë dhe terror, ishin një nga elementët kryesorë të diktaturës.
Edhe kur diktatura po rrënohej, nën falimentimin ekonomik dhe peshën e krimeve të veta,Ramiz Alia u përpoq ta shpëtonte me zgjedhje farsë.
Kur komunzimi ra kudo në lindje, kur pluralizmi dhe liria triumfuan mbi robërinë, Ramiz Alia deshi t’u shiste shqiptarëve të etur për liri, pluralizëm fallso.
U përpoq të bënte në shkurt 1991zgjedhje gjoja pluralisteme organizatat e rinisë dhe të grave komuniste, por dështoi, sepse njerëzit nuk u mashtruan, sepse shqiptarët donin lirinë e vërtetë.
Tre dekada më vonë jemi kthyer në të njëjtën situatë.
Shqipëria është sot e rrënuar ekonomikisht.
Krimet shtetërore janë bërë të padurueshme.
Demokracia ka rënë.
Edi Rama po kërkon të mbajë zgjedhje farsë, gjoja demokratikepër të zgjatur jetën e regjimit të tij kriminal dhe autokratik, edhe për pak.
Njësoj si më 1991, qytetarët ftohen të shkojnë në qendra votimi,të marrin një fletë votimi, në të cilën ka një emërdhe ta hedhin atë në një kuti, pa asnjë fshehtësi.
Njësoj si atëherë, vota është shpallur plumb kundër armiqve të regjimit.
Njësoj si atëherw, regjimi mundohet të shtypë pakënaqësinë e njerëzve.
Ramiz Alia nuk e shpëtoi dot regjimin kriminal enverist.
As Edi Rama nuk do ta shpëtojë dot regjimin e tij kriminal. Por fati i Edi Ramës duket se do të jetë më i keq se i Ramiz Alisë.
Ramiz Alia i anulloi zgjedhjet e shkurtit 1991për t’i hapur rrugë zgjedhjeve pluraliste.Edi Rama ka vendosur t’i bëjë zgjedhjet e tij njëpartiake.
Edhe pse një komunist, pjesë e krimeve të regjimit kundër popullit, Ramiz Alia kuptoi fundin e tijdhe e pranoi atë pa i sjellë fatkeqësi dhe kosto të tjera vendit.Kurse Edi Rama ka zgjedhur një rrugë më fatale.Ai ka javë të twraqë bredh nëpër Shqipëri, duke provokuar dhe nxitur përplasje shoqërore.
Në të gjitha protestat e opozitës, ka futur provokatorë për të nxitur dhunë.
Në të gjitha vizitat nëpër Shqipëri ka folur për të motivuar dhunë.
Kulmin e arriti mëngjesin para se të nisej për në Shkodër, pak ditë më parw, kur vendosi ta provokojë Shkodrën, duke e kërcënuar se policia e tij do të bënte një tjetër 2 prill.
Edhearrestimet dhe dhuna ndaj përfaqësuesve të opozitës, kanë për qëllimnxitjen e dhunës.Dhunën ka për qëllim e gjithë propagandaqë bën me të huajt duke akuzuar opozitën për dhunë.
Edi Rama është i mësuar me dhunën.
Tani që ka dështuar me çdo gjë, tani që as nuk shtiret dot se mund të qeverisë,ai po kërkon ta mbajë pushtetin me të njwjtën mënyrë: me dhunë dhe në aleancë me krimin.
Sepse ai e di se, vetëm, nëse ka dhunë, vetëm nëse ka përplasje civile, ai do t’i shpëtojë gjykimit për vjedhjet dhe keqqeverisjen, për drogën dhe mbrojtjen ndaj krimit.
Por plani i tij për dhunë ka dështuar.Shqiptarët e kanë kuptuar se dhuna i shërben Edi Ramës.Shqiptarët e dinë se përçarja është e keqja e të gjithwve.
Opozita nuk vjen në pushtet me dhunë.
Opozita do të vijë në pushtet, duke rrëzuar regjimin kriminal të Edi Ramësme forcën e mendjeve dhe zemrave të shqiptarëve të bashkuar kundër së keqes.
Të dashur bashkëatdhetarë:
Dua t’ju siguroj edhe një herë për përkushtimin tim për një kauzë, për të cilën nuk kam reshtur së foluri prej disa vjetësh.
Unë dhe e gjithë opozita është vendosur për të zhdukur çdo lidhje të krimit dhe politikës, është e vendosur dhe për të çrrënjosur krimin e organizuardhe trafikun e drogës.
Partia Demokratike e ka demonstruar posa erdhi në pushtetnë vitin 2005vullnetin dhe aftësinë e sajpër të luftuar krimin.
Brenda një viti, ne gjetëm dhe nxorëm para drejtësisëtë gjitha bandat dhe kriminelët e vendit, të cilët kishin sunduar Shqipërinëpër vite të tëra, duke e gjetur ata nga skutat e tyre në Shqipëri dhë anembanë botës.
Si rezultat i këtyre përpjekjeve të jashtëzakonshme,Shqipëria u pranua në NATO dhe Shqipërisë iu hoqën vizat për të udhëtuar në Europëdhe në shumicën e botës.
Ardhja e Edi Ramës në pushtet në vitin 2013ishte kthimi mbrapa në kohën e sundimit të krimit.Që nga ai moment, në Shqipëri filloi qeverisja e krimit.Kuvendi dhe politika u mbush me trafikantë, vrasës e përdhënues.Ndërkohë Edi Rama liroi dhe fali të gjithë kriminelët, që ne dënuam.
Njëri pas tjetrit, të gjithë kriminelët që ne nxorrëm para drejtësisë,të dënuar me burgime të gjata dhe të përjetshme, filluan të lirohën.Ata që nuk kanë dalë ende, priten të dalin së shpejti.Me mbrojtjen politike të Edi Ramës, kriminelët e liruar dhe ata që ishin në liri, ngritën disa nga rrjetet më të fuqishme ndërkombëtaretë trafikut të drogës,të trafikut të qenieve njerëzoredhe të pastrimit të parave.
Edi Rama u dha atyre licensë për krime dhe mbrotje absolute.
Në shkëmbim,Kriminelët i dhanë Edi Ramës para dhe muskuj për të vjedhur zgjedhjet duke blerë vota dhe duke kërcënuar dhe dhunuar votuesit.
Përgjimet e Bild nxorën hapur para gjithë botës këtë bashkëpunim politikë – krim i organziuar.Ato dëshmuan se qeeverisja e Edi Ramës dhe krimi janë shkrirë në një sipwrmarrje të përbashëkt.Krimi siguron vota dhe muskuj për të grabitur zgjedhjet, qeveria i jep krimit liri dhe mbrojtje për trafiqet dhe veprimtarinë kriminale.
Ndaj, çdo përpjekje për të luftuar krimin duhet të fillojë me ndalimin e rolit të krimit në politikë, ndikimin e krimit në zgjedhje.
Prandaj, ne kemi vendosur dy kushte të pandryshueshme:
E para, nxjerrjen para drejtësisë të të gjithë atyreqë përgjimet e Bild kanë zbuluar se vodhën zgjedhjet, të gjithë pa asnjë përjashtim, kriminelë, zyrtarw dhe politikanë.
Së dyti, largimin e Edi Ramës nga qeveria.Pushteti i Edi Ramës është mbrojtësi dhe garantuesi i krimit.
Asnjë përpjekje kundër krimit, asnjë përpjekje kundër vjedhjes së votes nuk do të ketë sukses me Edi Ramën kryeministër.
Këto dy kushte janë kushtepër të cilat ne jemi të vendosur të bëjmë çdo sakrificë deri sa t’i arrijmë.
Ne nuk do bëhemi pjesë e asnjë procesi politik, e asnjë përpjekjeje për daljen nga kjo krizë pa u plotësuar këto kushte.
Nga krizaku jemi, dilet përmes drejtësisë, përmes ndëshkimit të krimit.
Pandëshkueshmëria e ka shkatërruar Shqipërinë.Kthimi i vendit në rrugën e demokracisë dhe zhvillimit kalon nga burgu i politikanëve të korruptuar dhe tw inkriminuar.
Të dashur bashkëqytetarë:
Mënyra më e mirë për të përshpejtuar rënien e Edi Ramës, është braktisja e tij, është braktisja e oborrit të tij të kriminelëve, të klientëve, shërbëtorëve dhe veglave të tij.
Braktisini oligarkët e tij!
Braktisini mediat e tij!
Braktisini shërbëtorët e tij publikë!
Ngrini zërin kundër tyre!
Protestoni kundër tyre!
Pengojini ata!
Mos besoni propagandën e Edi Ramës!
Mos besoni gënjeshtrat e lakejve të tij!
Mos u bëni pjesë e shfaqjeve banale, që Edi Rama prodhon me mitingjet dhe aktivitetet e tij!
Refuzojeni Edi Ramën!
Refuzojini biznesmenët e tij grabitqarë!
Refuzojini kriminelët që ai mban pranë!
Refuzojini ata moralisht!
Refuzojini shpirtërisht!
Mbi të gjitha, braktiseni Edi Ramën politikisht!
Unë e di se shumë njerëz të ndershëm, që punojnë në administratën publike apo që kanë biznese të vogla, apo veprimtari të tjera që kontrollohen nga inspektorët, policët apo veglat e tjera të Edi Ramës, janë nën terror për të dalë të dielën në zgjedhje.
Por unë ju ftoj që t’i braktisni!
Ju ftoj që të mos dilni të mos bëheni pjesë e kësaj farse, e cila i shërben vetëm krimit dhe pushtetit personal të Edi Ramës
Këto zgjedhje janë nul.
Ato nuk do të njihen.
Ato nuk do të jenë.
Ju ftoj t’i dënoni ato me braktisjen tuaj.
Ata që ju nxisin drejt tyre, nuk kanë në zemër as interesin tuaj, as sigurinë tuaj, as të ardhmen e fëmijëve tuaj.
Unë dhe opozita do të bëjmë çdo gjë që mundemi kudhër kësaj farse të paligjshme dhe kriminale!
Ju ftoj edhe juve të bëni tuajën duke i braktisur.
Ju siguroj se çdo gjë do të bëhet mirë.
Ju siguroj se fundi i Edi Ramës është pranë.
Ju siguroj se Shqipëria ka mundësitë dhe forcën të dalë nga gremina ku ka rënë dhe të fillojë të ndërtojë një të ardhme të denjë, si cdo vend tjetër europian.
Ne jemi shumica! Dhe ne jemi më të fortë se e keqja!