• Në manifestimin e jashtëzakonshëm kundër regjimit të Edi Ramës ishim të gjithë shembull i qytetarëve të përgjegjshëm dhe i kurajës për të patur një qeveri që buron nga vullneti i njerëzve dhe qeveris në interes të njerëzve.

 

  • Propaganda e Edi Ramës synon të mohojë krimet e ndodhura në Durrës dhe Dibër, duke paraqitur marrëdhënien krim-politik si të pafajshme, pa qëllime kriminale.

 

  • Propaganda e Ramës është relativizimi i krimit të vjedhjes së zgjedhjeve, orientimi i qytetarëve se të gjithë janë njësoj, se marrëdhënia mes kriminelëve me qeveritarët nuk është ndonjë tmerr i madh.

 

  • Qëllimi i propagandës së Ramës është paraqitja e situatës si normale, duke e trajtuar vjedhjen e zgjedhjeve si diçka të zakonshme, normale, me shpresë që do të kalojë dhe do të harrohet.

 

  • Koka e kësaj sipërmarrje kriminale, Edi Rama, nuk ka denjuar as për sy e faqe të bëjë sikur distancohet apo sikur kërkon hetim. Të gjithë këta shpresojnë se skandali do të kalojë. Por nuk ka për të kaluar.

 

  • Mënyra më e mirë për të rrëzuar propagandën është shprehja e së vertetës në mënyrë të thjeshtë dhe direkte. E vërteta është se i gjithë shteti ka bashkëpunuar qëllimisht me krimin për të vjedhur votat.

 

  • Edi Rama është planifikuesi, dhe drejtuesi i këtij konspiracioni kriminal dhe garantuesi i pandëshkueshmërisë së të gjithë atyre të përfshirë në të, nga politikanët dhe punonjësit publike tek kriminelët

 

  • E vërteta është se ata që kanë kryer krimet zgjedhore vazhdojnë të kenë në dorë proceset zgjedhore në Shqipëri. Askush prej tyre nuk është marrë i pandehur dhe nuk po zhvillohet një hetim i vërtetë.

 

  • Bashkëpunimi mes krimit të organizuar dhe politikës nuk ka qenë vetëm për vjedhjen e votave dhe financimin e fushatës së PS-së nga paratë e drogës.

 

  • Si shpërblim për vjedhjen e votave dhe financimin e PS nga paratë e drogës, Edi Rama u dha organizatave të krimit mbrojtjen për aktivitetet kriminale, si dhe u hapi rrugën për t’i futur paratë e krimit në ekonomi.

 

  • Vjedhja e votave ka çuar në kapjen e shtetit dhe të ekonomisë nga krimi. Hetimi i vjedhjes së zgjedhjeve nuk do të jetë kurrë i plotë pa hetuar në thellësi bashkëpunimin ekonomik të krimit me shtetin.

 

  • Kriza ku ndodhemi ka lindur nga procesi kriminal i bashkëpunimit të qeverisë dhe PS, nën drejtimin e Edi Ramës, me krimin e organizuar. Me këta njerëz nuk mund të diskutohet, negociohet apo arrihet marrëveshje politike.

 

  • Të gjithë ata që janë përfshirë në bashkëpunimin kriminal midis krimit dhe politikës duhet të dalin para drejtësisë. Me këtë Kryeministër në detyrë, në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje të ndershme dhe të lira.

 

  • U bëj thirrje njerëzve të ndershëm të PS të bëjnë presion për pastrimin e partisë nga ndikimi dhe figurat e krimit. U bëj thirrje qytetarëve të ndershëm të ushtrojnë presionin e tyre për pastrimin e politikën nga kanceri i krimit

 

  • Unë dhe opozita jemi me ju në këtë betejë jetike për të ardhmen Europiane të vendit. Ora e Shqipërisë së gjithë shqiptarëve po afron. Le t’i japim vendit dhe fëmijëve tanë ndryshimin e thellë dhe të vërtetë që meritojnë.

 

 

 

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

 

 

Të dashur bashkëqytetarë, mirëmbrëma,

 

Dua të shpreh mirënjohje dhe respekt për të gjithë ju që morët pjesë dje në manifestimin e jashtëzakonshëm qytetar kundër regjimit të Edi Ramës.

 

Ishim të gjithë shembull i qytetarëve të përgjegjshëm dhe i kurajës për të patur një qeveri që buron nga vullneti i njerëzve dhe qeveris në interes të njerëzve.

 

Dua të falenderoj mijëra shqiptarë në Shqiëri, dhe bashkëatdhetarët që jetojnë kudo në botë për mesazhet e mbështetjes që më kanë dëguar dhe, në emër të tyre, ju përcjell bindjen se përpjekja jonëështëjo vetëm me rëndësi kombëtare,por ka edhe mbështetje kombëtare.

 

Të dashur bashkëqytetarë,

 

Prej disa ditesh në hapësirën publike shqiptare po zhvillohet një fushatë agresive nga Edi Rama dhe makineriae tij prej milona euroshepropagandës për tëshpërqendruar opinionin publik dhe mbuluar krimet e rënda, që kanë ndodhur në bashkëpunim mes qeverisë, Partisë Socialistedhe krimit të organizuar.

 

Kjo propagandëështë një kopje e parimeve dhe metodave të propagandës naziste për të justifikuar krimet shtetërore.

 

Qëllimi iparëi propagandës është mohimi në mënyrë flagrante se në Dibër dhe në Durrës kanë ndodhur krime, duke e paraqitur marrëdhënien dhebashkëpunimin krim-politik si marrëdhënie të pafajshme, pa qëllime kriminale.

 

Me një arrogancë dhe shpërfillje ekstreme ndaj zgjuarsisë së njerëzve, bisedat për koordinimnin e vjedhjes tëzgjedhjeve meskokave politike të vendit me vrasës e trafikantëe të tjerë po shiten si biseda tëpafajshmetëpolitikanëve me votues apo tëdrejtuesve të qeverisë dhe vartësve të tyre.

 

Një linjë tjetër e propagandës kriminale qeveritare dhe mercenarëve të tyreështërelativizimi i krimeve që kanëndodhur.

 

Përmes pretendimit se vjedhja e zgjedhjeve nuk është gjë në lidhje me krimet e tjera të politikës. Si pjesë e kësaj strategjie sulmohet opozita, deri edhe me akuza të montuara politike, që qytetarët të mendojnë se janë të gjithë njësoj dhe marrëdhënia mes vrasësve dhe trafikantëve me qeveritarët nuk është ndonjë tmerr i madh.

 

Qëllimi tjetër i propagandës me frymëzim gëbelsian të qeverisëështëparaqitja e situatës si normale. Ka një përpjekjepër ta trajtuar vjedhjen e zgjedhjeve si diçka të zakonshme, si diçka normale, me shpresëqë do tëkalojë dhe do të harrohet.

 

Këto teza i përhapin vetë njerëzit e përfshirë në krim dhe të gjitha levat e tyre në media dhe në jetën publike.

 

Pamjet e Edi Ramës, Pjerin Ndreut, Damian Gjiknurit,Vangjush Dakos, Ulsi Manjës dhe gjithë politikanëve aleatë të krimit duke u sjellë me pafytyrësi arrogante ndaj veprimeve të tyre, janë pamje tëneveritshme të një grupi njerëzish, të cilët krimi i ka shpërfytyruar dhe i ka kthyer në gënjeshtarë patologjik,ë si të gjithë ata që kanë varësi nga droga dhe krimet e tjera.

 

Koka e gjithë kësaj sipërmarrje kriminale, Edi Rama nuk ka denjuar as për sy e faqe të bëjë sikur distancohet apo sikur kërkon hetim.

 

Të gjithëkëta shpresojnë se skandali do të kalojë. Por nuk do të kalojë.

 

Gjëja e parë që të hedhim poshtë propagandën gëbelsiane qeveritare,mënyra më e mirë për tëmposhtur atë,ështëshprehja e të vertetës në mënyrë të thjeshtë dhe direkte.

 

Ndaj ju ftoj të gjithë ju qytetarë që doni një politikë të pastër dhe të përgjegjshme, që jeni kundër krimit, që doni barazi para ligjit dhe sundim të ligji, të thoni dhe përsërisni kudo të vërtetën e thjeshtë

 

E vërteta është  e thjeshtë:

 

I gjithë shteti, nga Kryeministri tek punonjësit e fundit publikëkanë bashkëpunuar me njëri tjetrin dhe me krimin në mënyrë të qëllimshme dhe të planifikuar për të vjedhur votat.

 

Kryeministri, Ministri i Brendshëm, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Kryetari i Komisionit Paralamentar të Sigurisë, Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve dhe Administratës Publike, deputetë, shefa policie, shefa hipotekash, drejtorë tatimesh dhe të drejtorive arsimore, deri policë, dhe mësues janë përfshirë në një konspiracion kriminal së bashku me vrasës, trafikantë dhe keqbërës të tjerë për të dhunuar vullnetin dhe votën e popullit shqiptar.

 

Edi Rama ështëplanifikuesi, dhe drejtuesi i këtij konspiracioni kriminal dhe garantuesi i pandëshkueshmërisë së të gjithë atyre të përfshirë në të, nga politikanët dhe punonjësit publike tek kriminelët.

 

Si rezultat, të gjithë ata që kanë kryer krimet zgjedhore vazhdojnë të jenë në postet që kanë pasur, ose më lart, dhe vazhdojnë të kenë në dorë proceset zgjedhore në Shqipëri.

 

Si rezultat, askush prej tyre nuk është marrë i pandehur dhe nuk po zhvillohet një hetim i vërtetë nga prokuroria që kontrollohet politikisht nga Edi Rama.

 

Kjo është e vërteta.

 

Ka një të vërtetë tjetër të madhe që nuk po thuhet.

 

Bashkëpunimi mes krimit të organziuar dhe politikës nuk ka qenë vetëm për vjedhjene votave dhe financimin e fushatës së PS-së nga paratë e drogës. Këto kanë qenë kontributi i krimit tek politika. Favori qëkrimi i ka bërë Edi Ramës.

 

Në këmbim dhe shpërblim, Edi Rama u dha organizatave të krimit lirinë dhe mbrojtjen për aktivitetet kriminale, si dhe u hapi rrugën për t’i futurparatë e krimit në ekonomi.

 

Avdylajt kanë trafikuar drogë nën lirinë dhe mbrojtjen e policisë dhe të shtetit, ndaj ata shtrinë rrejtin e tyre kriminal në gjithë Shqipërinë, dhe ishin aq të mbrojtur sa investuan dhketëra miliona euro për të ndërtuar një fabrikë për prodhimin e drogës në Has.

 

Shteti u dha Avdylajve edhe mundësinë të përdorin dhe pastrojnë paratë e krimit duke ju dhënë leje ndërtimi dhe leje të tjera, direkt apo indirekt në emër të tyre. Mbi katër leje ndërtimi ka marrë banda e Avdylajve nga Vangush Dako.

 

E njejta gjë në Peshkopi. Imer Lalës dhe të tjerëve shteti u dha licensën të kultivonin dhe trafikonin drogën. Madje policia direkt u ka afruar këtë pazar kriminelëve: na ndihmoni të vjedhim vota dhe jeni të lirë të mbillni kudo kanabis.

 

Vjedhja e votave ka çuar në kapjen e shtetit dhe të ekonomisë nga krimi.

 

Trafikantët e drogës sot financojnë direkt apo indirekt kompani ndërtimi, projekte zhvillimore, kompani minerare, kompani transporti, televizione, koncesione publike, punë publike, janë në naftë në minerale ne rezorte turistike dhe në zhvillimin e pronave. Jo pak biznese tani kanë bërë aleanca me kriminelët për menaxhimin dhe mbrojtjen e bizneseve të tyre sepse krimineli u ofron atyre edhe forcën e dhunës, edhe mbrojtjen e shtetit.

 

Prandaj, hetimi i vjedhjes së zgjedhjeve nuk do jetë kurrë i plotë pa hetuar në thellësi bashkëpunimin ekonomik të krimit me shtetin, si shpërblim për vjedhjen e votave.

 

Drejtësia nuk mund tëbëhet pa zbuluar të gjithë shtrirjen e konspiracionit krim-qeveri.

 

Tëdashur bashkëqytetarë,

 

Kriza ku jemi nuk është krizë që ka lindur nga shkaqe dhe procese politike. Ajo është krizë që ka lindur nga shkaqe kriminale dhe nga procesi kriminal i bashkëpunimit të qeverisë dhe Partisë Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës me krimin e organizuar.

 

Për këtë arsye zgjidhja e krizës politike kalon nga çmontimi I mekanizmit të bashkëpunimit të strukturuar krim-politikë.

 

Politikisht, ajo që duhet të ndodhë, ajo që do të kishte ndodhur nëçdo vend tjetër të rajonit e lë më të Europës,ështëdorëheqja e Edi Ramës dhe largimi i të gjithë këtyre njerëzve nga çdo post shtetëror që mbajnë.

 

Politikisht, këta njerëz nuk mund dhe nuk duhet të jenë pjesë e asnjë procesi. Me këta njerëz nuk mund të diskutohet, negociohet apo arrihet marrëveshje politike.

 

Ata tashmë janë subjekt i drejtësisë dhe jo politikës.

 

Të gjithë ata që janë përfshirë nëbashkëpunimin kriminal midis krimit dhe politikës, pa asnjë përjashtim duhet të dalin para drejtësisë.

 

Drejtësia duhet tëhetojëdhe dënojë jovetëm aktivitetin kriminal të bashkëpunimit për të vjedhur votat, por edhe çdo lloj bashkëpunimi midis qeverisë dhe figurave të krimit.

 

Me këtë ekip krim-politik të lirë dhë të paprekur dhe me këtë Kryeministër në detyrë, në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje të ndershme dhe të lira.

 

Këto kushte janë tashmë përtej vullnetit tim dhe vullnetit të drejtuesve të opozitës: ato janëkërkesë e shqiptarëve.

 

Atje ku ka politikanë të inkriminuar dhe të pandëshkuar nuk mund të ketë drejtësi, nuk mund të ketë liri, nuk mund të ketë demokraci, nuk mund të ketë zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët.

 

Unëu bëj thirrje njerëzve të ndershëm të Partisë Socialiste që të bëjnë presion për pastrimin e partisë së tyre nga ndikimi i krimit dhe figurat e krimit.

 

Mbi të gjitha, u bëj thirrje të gjithëqytetarëve të ndershëm që të ushtrojnëgjithë presionin e tyre për tëpastruar politikënnga kanceri i krimit që ka kapur qeverisjen dhe po shtrin metastazat e tij në çdo fushë të vendit.

 

Pushteti juaj është shumë i madh dhe para tij nuk ka kriminel dhe politikan që mund ti bëjë ballë.

 

Unë dhe e gjithë opozita jemi me ju nëkëtë betejë jetike për të ardhmen Europiane të vendit.

 

Ora e Shqipërisë së gjithë shqiptarëve po afron. Le t’i japim vendit dhe fëmijëve tanë ndryshimin e thellë dhe të vërtetë që meritojnë.