- Përfundimi kryesor nga përgjimet e Bild dhe të skandaleve të 6 viteve të fundit në Shqipëri janë vjedhur, në mënyrë masive, të gjitha zgjedhjet që ka organizuar Edi Rama.
- Kupola e Organizatës Kriminale të Rilindjes në krye të PS nuk ka bërë asnjë lloj dallimi mes kriminelëve që ka përdorur, trafikantë droge, trafikantë qeniesh njerëzore vrasës grabitës.
- Aleanca Krim-Rilindje ka përdorur çdo mjet për të vjedhur votën. Kanë blerë vota me para në dorë, kanë kërcënuar qytetarët, kanë penguar nga votimi kundërshtarët, kanë ndëshkuar të pabindurit.
- Aleanca Krim-Rilindje ka përdorur administratën dhe aparatin shtetëror për vjedhjen e zgjedhjeve, nga nëpunësit civilë, tek drejtorët dhe punonjësit e e thjeshtë në çdo nivel qeverisjeje.
- Edi Rama është timonieri i vjedhjes së zgjedhjeve. Çdo gjë është bërë nën drejtimin e tij, me planifikimin, koordinimim, shtytjen dhe kontrolin e tij, duke përfshirë në vjedhjen e zgjedhjeve të gjitha nivelet partiake dhe shtetërore.
- Sikurse u pa në Durrës dhe në Dibër, krimi, qeveria, dhe bizneset grabitqare janë kthyer në një sipërmarrje të përbashkët aksionere, ku secili ka aksionet, detyrat, përfitimin e vet.
- Kanabizimi i Shqipërisë nga Edi Rama ka patur qëllim të qartë prodhimin e parave për të financuar vjedhjen e zgjedhjeve me krimin. Polici që vjedh vota në Dibër, është i raportuar nga SHISH si i përfshirë në trafikun e drogës.
- Pasojat e ekonomisë së varur nga droga, papunësia e varfëria do të jenë edhe më të rënda, nëse nuk ta ndalim tani këtë makineri kriminale, të drejtuar nga Edi Rama.
- Reagimi arrogant i Edi Ramës dhe bashkëkriminelëve të tij zgjedhorë, me përpjekjet e tyre për ta normalizuar dhe bërë qesharake, ka për qëllim ta mohojë këtë megakrim me shpresë se shpejt do të harrohet.
- Asgjë nuk do harrohet. Asgjë nuk do të tolerohet. Çdo krim do të ndëshkohet. Rruga drejt normaliteti politik dhe shoqëror në Shqipëri kalon nga nxjerrja e të gjithë përgjegjësve para drejtësisë.
- Asnjë marrëveshje politike për daljen nga kriza nuk do mund të arrihet, nëse pika numër 1 e saj nuk është ndëshkimi i vjedhësve të votave.
- Kjo kupolë kriminale do të mbajë përgjegjësi për të gjitha vjedhjet dhe krimet që u ka bërë shqiptarëve. Të gjithë anëtarët e saj do të jenë para drejtësisë së pavarur. Ata që nuk e kuptojnë këtë janë naivë.
- Atyre që i shërbejnë në mënyrë të verbër Edi Ramës në misionin e tij për të dhunuar qytetarët dhe përndjekur opozitën dua t’u them se Edi Rama nuk do t’ju mbrojë dot më.
- Shumë shpejt, Sandër Lleshaj dhe secili prej banditëve me dhe pa uniformë, nga Ardi Veliu, tek Roland Hysat me shokë do të jeni në burg. Në qelinë ku sot është Bardh Spahia dhe protestues, nesër do të jetë njëri prej tyre
- Shqipëria ka nevojë për një operacion të thellë për të hequr kancerin e së keqes dhe të tillë do ta ketë. Ajo pjesë e policisë, prokurorisë, administratës që do të mbetet, do të jetë vetëm pjesa që punon për interesin publik.
- Zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe ndëshkimi përmes drejtësisë janë rruga jonë drejt së ardhmes. Në Shqipëri nuk do të ketë më të fortë as në politikë, as në institucione dhe as në rrugë.
- Boll më me Shqipërinë si plaçkë e tyre dhe me shqiptarët kokëulur. Është koha për Shqipërinë e te gjithë shqiptarëve. Për këtë, të bashkohemi të premten, pa dallime partiake, në orën 20:00 në protestën kombëtare në Tiranë.
DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA
Të dashur bashkëqytetarë
Manipulimi i zgjedhjeve në Shqipëri ka qenë shtrirë si në kohë, ashtu edhe në të gjithë territorin e vendit. Praktikisht në Shqipëri janë vjedhur të gjitha zgjedhjet që ka organizuar Edi Rama, në mënyrë masive në të gjithë vendin.
Ky është përfundimi kryesor që i madh e i vogël, në Shqipëri dhe kudo në botë, nxjerr nga përgjimet e BILD dhe nga të gjitha skandalet e tjera të 6 viteve të fundit.
Përgjimet e BILD na dëshmuan në detaje përmasat, elementët dhe metodat e kësaj vjedhje.
- Së pari prej tyre mësuam se kupola e Organizatës Kriminale të Rilindjes në krye të PS nuk ka bërë asnjë lloj dallimi mes kriminelëve që ka përdorur. Ka mjaftuar që individi të jetë kriminel i aftë dhe i gatshëm të dhunojë dhe është bërë bashkëpunëtor i PS-së.
Ata kanë kanë bashkëpunaur me trafikantë droge.
Kanë bashkëpunuar me trafikantë qeniesh njerëzore.
Kanë bashkëpunuar me vrasës.
Kanë bashkëpunuar me grabitës.
- Së dyti, kjo aleancë Krim-Rilindje ka përdorur çdo mjet dhe çdo mekanizëm për të vjedhur votën.
Ata kanë blerë vota me para në dorë.
Kanë kërcënuar qytetarë për të votuar për PS-në.
Kanë dhunuar dhe kanë penguar nga votimi ata që nuk do të votonin për PS-në.
Kanë ndëshkuar ata që nuk u janë bindur
Ccdo mjet i dhunshëm dhe i paligjshëm është përdorur pa asnjë kufizim.
- Së treti, aleanca Krim-Rilindje ka përdorur të gjithë administratën shtetërore dhe të gjithë aparatin shtetëror për vjedhjen e zgjedhjeve.
PS ka përdorur nëpunësit civilë
Ka përdorur nga drejtorët tek punonjësit e thjeshtë
Ka përdorur administratën qendrore dhe atë lokale
Ka përdorur institucionet e varësisë dhe të pavarura
Ka përdorur punonjësit e ndërmarrjeve publike
- Së katërti, në vjedhjen e zgjedhjeve Aleanca Rilindje-Krim ka përfshirë gjitha nivelet partiake dhe shtëtërore:
Nga kryetari i parties, tek drejtuesi më i ulët
Nga kryeministri, tek cdo ministër e depute e zëvendës ministër
Nga aparatçikë patiakë, tek komisionerë zgjedhorë
- Mbi të gjitha, Edi Rama është timonieri i vjedhjes së zgjedhjeve. Çdo gjë është bërë nën drejtimin e tij, me planifikimin, koordinimim, shtytjen dhe kontrolin e tij.
Është Edi Rama ai që e ka bërë bashkë këta lukuni karakteresh dhe personazhesh për të kryer një mision të përbashkët.
Nga përvoja e tij e gjatë e bashkëpunimit me trafikantë, pastrues parash, kriminelë dhe biznesmenë, ai ka fituar aftësinë si të përdorë pushtetin për të koordinuar dhe shkrirë interesat kriminale dhe korruptive me pushtetin politik dhe si ta bëjë pushtetarin të punojë me kriminelin.
Ky është gjenialiteti kriminal i Edi Ramës.
Sikurse u pa në Durrës dhe në Dibër, sikurse është parë në gjithë Shqipërinë, sot krimi, qeveria, dhe bizneset grabitqare janë shkrirë në një, janë kthyer në një sipërmarrje të përbashkët aksionere.
Brenda kësaj sipërmarrjeje, secili ka aksionet e veta, detyrat e veta dhe merr pjesën dhe përfitimin e vet. Por të gjithë veprojnë me një qëllim, në mënyrë të koordinuar dhe në bashkëpunim të strukturuar kriminal.
Përgjimet zyrtare të prokurorisë tregojnë qartë se çfarë afërsie, çfarë harmonie dhe çfarë komunikimi dashamirës ka mes ministrit, deputetit, policit, kriminelit dhe biznesmenit.
Po mos ta dish se kush po flet, Po të mos njohësh zërat e tyre, nuk e dallon dot se kush nga ata që flasin është ministri e kush krimineli, kush është polici dhe kush është vrasësi, kush është deputeti dhe kush është trafikanti.
E gjithë kjo sipërmarrje për të vjedhur votat, për të mbajtur pushtetin është financuar nga paratë e drogës.
Fushata shtetërore e kultivimit kombëtar dhe trafikimit të drogës ka qenë pikërisht për të siguruar bashkëpunimin e krimit dhe të kriminelëve me pushtetarët për të vjedhur zgjedhjet dhe mbajtur pushtetin.
Në Dibër policët u kanë garantuar hapur të fortëve dhe kriminelëve se mund të mbillnin dhe tregtonin drogë nëse sillnin vota. Nuk është rastësi që polici “ushtar” i Saimir Tahirit që vjedh vota në Dibër, është edhe një nga policët e raportuar nga institucionet ligjzbatuese si i përfshirë në trafikun e drogës.
Nuk është rastësi që Habilajt raportojnë shifrat që financonin për fushatat socialiste.
Kanabizimi i Shqipërisë nga Edi Rama ka patur qëllim të qartë prodhimin e parave për t’i ndarë me pushtetarët dhe për të financur vjedhjen e zgjedhjeve.
I gjithë ky projekt ishte një projekt shkatërrues për vendin. Jo thjesht sepse prodhoi drogë, jo vetëm sepse kapi politikën nga krimi, por sepse ai shkatërroi ekonominë dhe mundësitë për shqiptarët e thjeshtë.
Ekonomia shqiptare tashmë është bërë e varur nga droga, njësoj si Edi Rama dhe banda e tij. Biznesi i ndershëm është në gjendje kolapsi dhe të vetmit që bëjnë hajër janë biznesi i lidhur dhe i financuar me paratë e drogës. Pasojat janë papunësia në nivele rekord, varfëria dhe depresioni ekonomik dhe social.
Por këto pasoja do të jenë edhe më të rënda, nëse nuk ta ndalim tani këtë makineri kriminale, të drejtuar nga Edi Rama.
Reagimi arrogant i Edi Ramës dhe bashkëkriminelëve të tij zgjedhorë, me përpjekjet e tyre për ta normalizuar dhe bërë qesharake, ka për qëllim ta mohojë këtë megakrim me shpresë se shpejt do të harrohet.
Dua t’i them atij dhe të gjithë të tjerëve. Asgjë nuk do harrohet.
Asgjë nuk do të tolerohet. Çdo krim do të ndëshkohet.
Rruga drejt normaliteti politik dhe shoqëror në Shqipëri kalon nga nxjerrja e të gjithë përgjegjësve para drejtësisë.
Asnjë hap politik, asnjë zgjidhje politike në Shqipëri nuk do të bëhet pa patur në themel të saj ndëshkimin e të gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëve.
Asnjë marrëveshje politike për daljen nga kriza nuk do mund të arrihet, nëse pika numër 1 e saj nuk është ndëshkimi i vjedhësve të votave.
Kjo kupolë kriminale do të mbajë përgjegjësi për të gjitha vjedhjet dhe krimet që u ka bërë shqiptarëve. Të gjithë anëtarët e saj do të jenë para drejtësisë së pavarur.
Ata që nuk e kuptojnë këtë janë naivë.
Tani dua të them edhe dy fjalë për të gjithë ata që i shërbejnë në mënyrë të verbër Edi Ramës në misionin e tij për të dhunuar qytetarët dhe duke përndjekur opozitën.
Edi Rama nuk do t’ju mbrojë dot më.
Nëse sot ai ju bën të ndjeheni të fortë dhe të paprekshëm, kur dhunoni njerëzit, nesër, do të provoni në palcë forcën e drejtësisë.
Çdo regjim kriminal dhe diktatorial ka gjithmonë veglat e tij dhe, nëse bashkë me drejtuesit e këyre regjimeve, nuk dënohen edhe veglat e tyre, nuk do ketë asnjëhere drejtësi dhe përparim, siç nuk nuk ka patur asnjëhere.
Sandër Lleshaj është sot vegla më e ftohtë dhe e pashpirt e Edi Ramës
Në misionin e tij për të dhunuar opozitën, për të luftuar popullin, për të nxitur vëllavrasje, shkëlqen Sandër Lleshaj, që duket i lumtur për shërbimin e tij.
Shumë shpejt ai do të mbajë përgjegjësi për helmimin, dhunimin dhe persekutimin, që u ka bërë qytetarëve për të mbrojtur Edi Ramën.
Secili prej jush banditë me dhe pa uniformë, nga Ardi Veliu, polici kriminel, manipulator i hetimit të Agron Xhafajt deri tek Roland Hysat me shokë që marrin pjesë zellshëm në shkeljen e ligjit dhe dhunimin e qytetarëve dhe kundërshtarëve politkë, edhe ju do të jeni në burg shumë shpejt.
Në qelinë ku sot është Bardh Spahia do të jetë njëri nga ju nesër. Në qelitë ku ndodhen burra dhe gra protestues, baballarë dhe nëna, të rinj e të reja, do të jeni ju.
Të gjithë ata drejtues policie, të gjithë ata prokurorë dhe të gjithë ata punonjës të organeve ligjzbatuese, që janë venë në shërbim të Edi Ramës për qëllimet e tij kriminale të mbajtjes së pushtetit përmes bashkëpunimit me krimin, vjedhjes së zgjedhjeve dhe dhunimit të qytetarëve, do të mbajnë përgjegjësi para drejtësisë.
Nuk do të ketë asnjë normalizim politik në Shqipëri pa mbajtur përgjegjësi edhe veglat e Edi Ramës.
Shqipëria ka nevojë për një operacion të thellë për të hequr kancerin e së keqes dhe të tillë do ta ketë.
Ajo pjesë e policisë, prokurorisë, administratës që do të mbetet do të jetë vetëm pjesa e ndershme, e aftë dhe që punon për interesin publik.
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe ndëshkimi përmes drejtësisë është rruga jonë drejt së ardhmes.
Në Shqipëri nuk do të ketë më të fortë as në politikë, as në institucione dhe as në rrugë.
Boll më me Shqipërinë si placckë e tyre. Boll më me shqiptarët kokëulur dhe në gjunjë para tyre. Është koha për Shqipërinë e te gjithë shqiptarëve.
Për këtë ju ftoj te bashkohemi si popull, si njerëz të lirë, si prindër dhe bij e bija shqiptarësh të ndershëm, si qytetarë pa dallime partiake, nesër në orën 20:00 në protestën kombëtare në Tiranë.