- Përshëndes vendimin e Këshillit të Europës për t’u tërhequr nga monitorimi i farsës së 30 qershorit. Nuk ka konkurencë pa pjesëmarrjen e opozitës.
- Partnerëve që duan të zgjidhin krizën u kam shprehur të vërtetën se votimi farsë antikushtetues dhe i kriminalizuar do ta thellojë krizën dhe do ta fusë Shqipërinë në një fazë me kosto të lartë për vendin.
- Ne e kemi bërë të qartë se pa ndëshkuar kriminelët që vodhën zgjedhjet dhe pa larguar Edi Ramën, në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje të lira.
- Edi Rama ka vendosur të vazhdojë aventurën e 30 qershorit. Të dielën në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje. Do të ketë një farsë. Ne do të bëjmë çdo gjë që kjo aventurë të ndalet, që farsa të mos ekzekutohet
- Edhe pse i vetëm në votime dhe ka gjithçka në dorë, Edi Rama nuk heq dorë nga dhuna dhe nga krimi. Të gjithë kriminelët e përgjimeve të Bild janë prapë duke bërë të njejtën gjë, duke kërcënuar dhe blerë vota.
- Tashmë është e qartë ajo që kemi paralajmëruar: skenari i vërtetë i Edi Ramës nuk është të bëjë zgjedhje më 30 qershor, por ta përdorë 30 qershorin për përplasje civile.
- Skenari kriminal që 30 qershori të kthehet në përplasje civile dhe ditë të dhunshme është shpëtimi i tij për të mos dalë para drejtësisë për bashkëpunimin me krimin dhe grabitjen e vendit.
- Në të gjitha qytetet kryesore të vendit, Edi Rama po përdor kriminelë dhe të fortë për të detyruar qytetarët të dalin në votime. Ata do të përdoren për të krijuar përplasje me qytetarët.
- Ky është një skenar i rrezikshëm, që do të dështojë.Ne do t’i bëjmë qëndresë dhunës së Edi Ramës. Do të bëjmë çdo përpjekje që kemi në dorë.
- Edi Rama po dhunon lirinë dhe të drejtat e njerëzve. Edi Rama po përdor sërish krimin ndaj njerëzve. Dhe njerëzit kanë të drejtë të mbrohen.
DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA
Të dashur bashkëqytetarë
Mirëmbrëma!
Dua të përshëndes vendimin e Këshillit të Europës për t’u tërhequr nga monitorimi i farsës së 30 qershorit.
Arsyet janë ato që kemi thënë: Nuk ka konkurrencë pa pjesëmarrjen e opozitës. Janë zgjedhje pa kuptim politik.
Është një vendim i pastër politik, një distanicm i prerë nga zgjedhjet fallco njëpartiake, nga organizata kryesore e të drejtave të njeriut në Europënga organizata kryesore që mbron të drejtën e zgjedhjeve të liradhe pavarësisë së pushteti vendor.
Këshilli i Europës ka qenë monitorues i zgjedhjeve lokale të vitit 2015, së bashku me OSBE/ODHIR-in. Ditën e zgjedhjeve misionet e monitorimit të votimit ishin misione të përbashkëta mes OSBE/ODHIR –it dhe mes Këshillit të Europës.
Këtë vit, Këshilli i Europës u tërhoq, për herë të parë në historinë e tij, nga monitorimi i zgjedhjeve lokale në një vend anëtar të tij.
Sikurse e thekson vetë njoftimi i Këshillit të Europës, farsa që po përgatit Edi Ramanuk ka ndodhur në vendet e Këshillit të Europës, që nga rënia e komunizmit.
Tashmë po bëhen të qarta për të gjithë përmasat e skandalit kushtetues, ligjor dhe politiktë 30 qershorit.
Qëndrimi i opozitës mbetet i prerë: Këto nuk janë zgjedhje. Ato nuk ekzistojnë as ligjërisht, as praktikisht.
Këtë qëndrim ia kam bërë të qartë ditët e fundit të gjithë komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht partnerëve që po përpiqen të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës politike. U kam shprehur të vërtetën se votimi farsë antikushtetues, antiligjor dhe i kriminalizuardo ta thellojëkrizën dhe do ta fusëShqipërinënë njëfazëme kosto të lartë për vendin.
Të dashur bashkëqytetarë!
Shqipëria është i vetmi vend në Europë, ku nuk zhvillohen zgjedhje të lira, ku vidhen zgjedhjet, ku nuk numërohen votat. Është i vetmi vend në botën normale, ku zgjedhjet vidhen me kriminelë haptazidhe nuk ndëshkohet askush.
Ne e kemi bërë të qartë se pa ndëshkuar kriminelët që vodhën zgjedhjet dhe pa larguar Edi Ramën, në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje të lira.
Edi Rama ka vendosur të vazhdojë aventurën e 30 qershorit. Të dielën në Shqipëri nuk do tëketë zgjedhje. Do të ketë një farsë.Ne do të bëjmë çdo gjëqë kjo aventurë të ndalet, që farsa të mos ekzekutohet.
Regjimi i Edi Ramës po u bën presion gjithëpunonjësve tëadministratës publike, që të dalin në votime me çdo kusht dhe tëmarrin familjet. Është dhunim i lirisë,dhunim i vullnetit tëlirë, dhunim i dinjitetit të njerëzve
Drejtorët, ministrat dhe shefat kudo nëadministratë, tani kanëmarrë vetë rolin e të fortëve dhe të kriminelëve, duke kërcënuar dhe detyruar shqiptarët për të votuar.
Edhe pse i vetëm në votime, edhe pse i ka vetë komisionerët, vëzhguesit,numëruesit dhe anëtarët e KQZ-së, edhe pse mund të shënojë çfarë të dojësi numër pjesëmarrje dhe si rezultat votimi, Edi Rama nuk heq dorë nga dhuna dhe nga krimi.Tashmëai po përdor direkt funksionarët shtetërore për të kërcënuar dhe dhunuar qytetarët dhe për të shpërndarë paratë e krimit për vota.
Ministrja e Mbrojtjes sot ka qenë në Peshkopi me makina ushtrie me targa fallco private për të shpërndarë para për të dalë në zgjedhje. Edhe Ministrja po bën atë që bëri bashkëshorti i saj, i kapur në përgjimet e Bild, bashkëshorti që i shpëtoi dekriminalizmit duke mos kandiduar më.
I gjithë procesi në Peshkopi po drejtohet sërish nga Robert Aga, shefi i policisë që bashkëpunon me krimin e organizuar. Robert Aga duhet të ishte në burg për trafik droge dhe bashkëpunim me krimin për vota. Dhe do të shkojë shpejt
Të gjithë kriminelët e përgjimeve të Bild janë prapë duke bërë të njejtën gjë, duke kërcënuar dhe blerë vota.
Tashmë është e qartë ajo që kemi paralajmëruar: skenari i vërtetë i Edi Ramës nuk është të bëjë zgjedhje më 30 qershor, por ta përdorë 30 qershorin për përplasje civile.
Dhuna është shpëtimi i tij për të mos dalë para drejtësisë për bashkëpunimin me krimin dhe grabitjen e vendit. Ndaj, ai ka një skenar kriminal që 30 qershori të kthehet në përplasje civile dhe në një ditë të dhunshme.
Në të gjitha qytetet kryesore të vendit, Edi Rama po përdor kriminelë dhe të fortë për të detyruar qytetarët të dalin në votime.
Figurat e krimit do të përdoren si ushtri private mercenare më 30 qershor për të detyruar njerëzit të votojnë nën presion.
Ata do të përdoren për të krijuar përplasje me qytetarët.
Ata do të përdoren për të bërë dhunë kundër qytetarëve.
Ky është një skenar i rrezikshëm, që do të dështojë.
Ne do t’i bëjmë qëndresë dhunës së Edi Ramës
Do të bëjmë çdo përpjekje që kemi në dorë.
Edi Rama po dhunon lirinë dhe të drejtat e njerëzve. Edi Rama po përdor sërish krimin ndaj njerëzve. Dhe njerëzit kanë të drejtë të mbrohen.