Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një shënim në llogarinë e tij në facebook njoftoi mbi takimin që kishte patur me Komisionerin e BE për Buxhetin Oettinger, gjatë takimeve që ai po mban në Dialogun e Nivelit të Lartë që po zhvillohet në Berlin, një organizim prestigjioz i Fondacionit “Konrad Adenauer”.
Postimi i plotë i kryetarit Lulzim Basha
Sot në Berlin pata një bashkëbisedim të frytshëm për Shqipërinë, zhvillimin ekonomik dhe projekte të rëndësishme që do të përmirësojnë jetën e qytetareve tanë, me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore, Günther OETTINGER.
Angazhim dhe përkushtim maksimal për punësim, mirëqënie, zhvillim ekonomik për qytetarët për #ShqipërinëSiEuropa.