- Shqiptarët braktisën në masë maskaradën e votimit një partiak të Edi Ramës. 85 për qind e votuesve të regjistruar refuzuan votimet e paligjshme moniste.
- Edi Ramën sot e bojkotuan edhe socialistët, pasi për të sot votuan më pak se në vitin 2015 dhe 2017.
- Votimi i sotëm njëpartiak dhe nën kontroll të plotë njëpartiak ishte një ngjarje që nuk ndodhte askund në Europë, që nga koha e komunizmit.
- Megjithëse kandidonte vetë, votonte vetë, numëronte vetë dhe çertifikonte vetë, votimet u karakterizuan nga manipulime masive.
- Thuajse e gjithë vota e sotme është vota e sektorit publik, e rrogëtarëve të shtetit, e marrë në dhunim të vullnetit të lirë të tyre dhe familjarëve.
- Rezultati i sotëm provon çdo akuzë tonën kundër Edi Ramës. U provua se me Edi Ramën në krye. nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
- Me këtë refuzim paqësor, por të vendosur ne kemi shënuar një kthesë historike, një monument kombëtar të qëndresës dhe qytetarisë.
- Ky ishte manifestimi më i madh kombëtar i lirisë në betejë për Shqipërinë, përballë një regjimi në betejë për pushtetin personal të Edi Ramës.
- Me refuzimin e farsës, ju treguat forcën e një populli të bashkuar përtej përkatësive partiake. Kjo farsë është nul, është antikushtetues, antiligjor
- Ju jam mirënjohës që iu përgjigjët thirrjes time për të mos rënë pre e skanarëve të dhunës. E refuzuat me tallje dhe përqeshje epike, siç e meritonte farsa.
- Vullneti i qartë i shqiptarëve sot ka qenë braktisja e votimeve të paligjshme moniste. Ky vullnet është i vetmi vullnet që ka rëndësi për zgjedhje.
- Dua t’u drejtohem shqiptarëve që nuk votuan dhe atyre që duan ndryshim: Ky ndryshim do të vijë shpejt. E sotmja e ka bërë të pashmangshëm
FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA
Sot shqiptarët braktisën në masë maskaradën e votimit një partiak të Edi Ramës. 85 për qind e votuesve të regjistruar refuzuan votimet e paligjshme moniste.
Edi Ramën sot e bojkotuan edhe socialistët, pasi për të sot votuan më pak se në vitin 2015 dhe 2017. Votimi i sotëm njëpartiak dhe nën kontroll të plotë njëpartiak ishte një ngjarje që nuk ndodhte askund në Europë, që nga koha e komunizmit.
Organizata e Rilindjes sot kandidonte vetë, votonte vetë, numëronte vetë dhe çertifikonte vetë. Kjo është parodi tragjike e demokracisë, kushtetutës dhe shtetit të së drejtës.
Akoma më tragjik është fakti që edhe pse votimet ishin në çdo element të tyrin, njësoj sikur të ishin votime të brendshme të Partisë Socialiste, ato u karakterizuan nga manipulime masive, përfshi rezultate të paracaktuara, blerje votash, kërcënim për të marrë pjesë, përdorim të burimeve publike dhe administratës shtetërore, votime të shumëfishta nga i njëjti person mbushje kutish dhe shkelje të tjera të rënda.
Në mënyrë të veçantë, regjimi ka ushtruar trysni dhe kërcënime ndaj punonjësve të sektorit publik. Mbi 150 mijë punonjësit publikë janë kërcënuar me pushim nga puna, nëse nuk votojnë së bashku me familjarët e tyre. Ata janë identifikuar dhe matrikuluar më një sistem të veçantë kodifikimi në të gjitha qendrat e votimit për të vertetuar pjesëmarrjen e tyre në votim.
Në të vërtetë, thuajse e gjithë vota e sotme është vota e sektorit publik, e rrogëtarëve të shtetit, e marrë nën kërcënim dhe dhunim të vullnetit të lirë
të punonjësve dhe familjarëve të tyre.
Numri real tregon asgjë më shumë sesa rrogëtarët e shtetit nën terror, të detyruar, njësoj siç e tregojnë përgjimet e BILD-it të dalin bashkë me familjarët që të mos e humbasin bukën e gojës.
Atyre u jap fjalën se ne do të çlirohemi shumë shpejt nga ky ankth, nga ky krim ndaj jush dhe fëmijëve tuaj.
Njësoj si të gjithë qytetarët, Ju do të jetoni me dinjitet dhe do t’u shërbeni me dinjitet vetëm qytetarëve dhe ligjit dhe jo pushtetit të radhës.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kjo vegël e verbër e Edi Ramës, shkeli çdo nen të Kushtetutës dhe çdo gërmë të ligjit.
Kjo tregon se regjimi i Edi Ramës manipulon zgjedhjet, edhe kur shkon në votime i vetëm dhe kontrollon çdo gjë i vetëm. Rezultati i sotëm provon çdo akuzë që ne kemi bërë kundër Edi Ramës dhe qeverisjes së tij.
Sot, u provua se me Edi Ramën në krye. në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Dua të falenderoj sot të gjithë shqiptaret që braktisën masivisht dhe refuzuan me përbuzje farsën dhe regjimin e Edi Ramës.
Ju e bëtë këtë për veten tuaj, për familjen tuaj për fëmijët tuaj.
Ju e bëtë këtë për lirinë tuaj.
Për Shqipërinë tonë dhe për demokracinë e vërtetë.
Ju e refuzuat farsën kriminale dhe të paligjshme që kishte për qëllim të vetëm çimentimin e pushtetit të marrë përdhunshëm dhe që do të shkatërronte themelet e shoqërisë.
Ju e kuptuat se farsa e sotme vetëm sa do ta thellonte edhe me shumë padrejtësinë, vjedhjen, shtypjen, mjerimin dhe varfërinë tuaj.
Sot kumboi mesazhi i qartë i shqiptarëve:
Me këtë refuzim paqësor por të vendosur ne kemi shënuar një kthesë historike, një monument kombëtar të qëndresës dhe qytetarisë.
Të gjithë bashkë në këtë manifestim, më të madhin kombëtar të lirisë, ndonëse të shpërndarë anembanë Shqipërisë, nga fshatrat më të largëta deri në sheshet e qyteteve tona, me refuzimin që i bëtë kësaj farse, ju treguat forcën e një populli të bashkuar përtej përkatësive partiake, në betëjë për Shqipërinë, përballë një regjimi në betejë për pushtetin personal të Edi Ramës.
Kjo farsë është nul, ky proces është antikushtetues dhe antiligjor.
Ju jam mirënjohës që ju përgjigjët thirrjes time për të mos rënë pre e skanarëve të dhunës.
E refuzuat me tallje dhe përqeshje epike, siç e meritonte farsa e sotme.
Sot është një ditë domethënëse për kombin tone. Sot është dita kur ne të gjithë jemi sjellë si europianë të denjë dhe kemi refuzuar autokratin e korruptuar lindor Edi Rama dhe bandën e tij.
Ndaj dua sot të falenderoj jo vetëm demokratët dhe mbeshtetësit e opozitës por edhe votuesit tradicionalë socialistë që vendosën të shprehin me mospjesëmarrje në këtë farsë refuzimin e triumfit të krimit mbi Shqipërinë.
Vullneti i qartë i shqiptarëve sot ka qenë braktisja e votimeve të paligjshme moniste. Ky vullnet është i vetmi vullnet që ka rëndësi për zgjedhje.
Detyra jonë mbetet që të garantojmë që ky vullnet, vullneti juaj, do të respektohet.
Së fundmi dua t’u drejtohem të gjithë shqiptarëve që nuk votuan dhe të gjithë atyre që duan ndryshim:
Ky ndryshim do të vijë shpejt.
Do të jetë një ndryshim i thellë dhe i vërtetë.
Do të jetë një ndryshim për shqiptarët e thjeshtë dhe do të përmirësojë direkt jetën tuaj.
E sotmja e ka bërë të pashmangshëm ndryshimin.