- Përgjimet tregojnë se Edi Rama, qeveria e tij dhe PS kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal për të marrë dhe mbajtur pushtetin në mënyrë të paligjshme.
- Edi Rama, Damian Gjiknuri, Pjerin Ndreu, Vangjush Dako e me rradhë duhet të ishin sot në burg për vjedhjen e votave.
- Për shqiptarët tani është e qartë se nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër dhe pa nxjerrë para drejtësisë ata që vodhën votat.
DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI
Përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild janë radiografia e vjedhjes së zgjedhjeve, vepër për të cilat që nga Edi Rama, Damian Gjiknuri, Pjerin Ndreu, Vangjush Dako e me rradhë duhet të ishin sot në burg.
Durrësi dhe Dibra janë dy krime të rënda elektorale, që vërtetojnë se Edi Rama di vetëm të vjedhë, të kërcënojë, të shantazhojë e të blejë vota, duke përdorur krimin, policinë dhe administratën.
Por Durrësi dhe Dibra nuk janë thjesht dy krime të shkëputura dhe rastësore. Përgjimet faktojnë se vjedhja e zgjedhjeve, në bashkëpunim me krimin, është një skemë e ngritur nga Edi Rama dhe e zbatuar nga bashkëpunëtorët e tij.
Edi Rama, Qeveria dhe Partia Socialiste kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal për të marrë dhe mbajtur pushtetin në mënyrë të paligjshme.
Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, Pjerin Ndreu, Ulsi Manja, Saimir Tahiri, Taulant Balla, Arben Keshi, Drini Gjeçi, Artan Gaçi, Sali Skura, Bekim Krashi dhe çdo person tjetër që i garanton Edi Ramës funksionimin e skemës së tij kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve janë sot e kësaj dite të pandëshkuar nga drejtësia.
Të gjithë janë të shpërblyer me poste dhe detyra të larta shtetërore, nga vetë Edi Rama, i cili si autori dhe urdhëruesi dhe përfituesi kryesor i kësaj skemë, ka dal garant që politikanët dhe bandat që bashkëpunojnë për të vjedhur zgjedhjet, të jenë mbi ligjin e drejtësinë dhe të mos ndëshkohen.
Në vend që Pjerin Ndreu të ishte para drejtësisë, për kërcënimet kriminale ndaj votuesve, ai sot është promovuar nga Edi Rama si kandidat për Bashkinë e Lezhës.
Në vend që Vangjush Dako, të ishte në burg për bashkëpunim me krimin dhe bandat, po gëzon pension të qetë politik, i pandëshkuar. Cdokush nga kupola e krimit, me të cilin Edi Rama ka blerë dhe kapur pushtetin në mënyrë të paligjshme, është i pandëshkuar nga drejtësia.
Përgjimet tregojnë se vetë Edi Rama duhet të ishte para drejtësisë. Ai është arkitekti i vjedhjes së zgjedhjeve, krimineli gjakftohtë që është i gatshëm të sakrifikojë gjithçka për pushtetin dhe pasurinë e tij personale.
Kjo është arsyeja pse Edi Rama mori nën kontroll të plotë prokurorinë, pasi një prokurori e pavarur do të kishte hetuar këto qindra prova të gatshme dhe do ta kishte kërkuar dënimin me burg të Edi Ramës dhe çdo krimineli tjetër që ka marrë pjesë në zbatimin e skemës së tij për vjedhjen e zgjedhjeve.
Prej tre vjetësh, prokuroria nuk bën asnjë hetim, nuk ka thirrur një herë të vetme një prej politikanëve që shqiptarët i kanë dëgjuar vetë sesi shesin, blejnë, kërcënojnë, shantazhojnë qytetarët në emër të pushtetit të vjedhur të Edi Ramës.
Për shqiptarët tani është e qartë se nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër dhe pa nxjerrë para drejtësisë ata që vodhën votat.
Kolegët Alibeaj dhe Gjata do të sqarojnë opinionin publik më konkretisht se ëfarë veprash penale ka kryer grupi i strukturuar kriminal, i drejtuar nga Edi Rama për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër.
Përgjimet e BILD, Enkelejd Alibeaj: Rama ka shkelur Kodin Penal, vepra e tij dënohet nga 1-3 vjet burg
Enkeljed Alibeaj shpjegoi se Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë i ka dedikuar një pjesë të tërë të vetën krimit elektoral. Ai tha se duke dëgjuar bisedat audio mund të shihet edhe konsumimi i krimit elektoral nga një numër shumë i lartë zyrtarësh të shtetit shqiptar, duke nisur me Edi Ramën. Biseda e tij me drejtorin e Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi, dhe më pas biseda e këtij funksionari me deputetin e PS, Artan Gaçi, janë objekt i Kodit Penal, në nenin 328/a, që parashikon se përdorimi nga një punonjës që kryen një detyrë shtetërore, dhe ai që kryen këtë detyrë shtetërore dhe e përdor është vetë kryeministri i vendit, pra, funksionari më i lartë, i burimeve njerëzore, me qëllim favorizimin e një partie politike ose kandidati në zgjedhje përbën shkelje ligji dhe dënohet me burg nga 1-3 vite. Funksionarit të Ministrisë së Brendshme me ligj nuk i lejohet as të ndërhyjë e as të favorizojë në një proces zgjedhor një parti apo një kandidat, neni 328/a, paragrafi 4 i Kodit Penal është totalisht i konsumuar, si nga shtetasi Edi Rama, ashtu edhe nga shtetasi Arben Keshi në këtë rast.
Enkelejd Alibeaj: Arben Keshi ofron para në këmbim të votave. Vepra penale është korrupsion aktiv në zgjedhje, dënohet me burgim nga 1-5 vjet.
Në një telefonatë, një përfaqësues i paidentifikuar, anëtar i shtabit socialist i ankohet Arben Keshit, të plotfuqishmit të Ramës për zgjedhjet në zonën e Maqellarës, se një votues refuzon ta japë votën për më pak se 30 mijë lekë. Keshi i përgjigjet se le të shkojë tek PD-ja, nëse nuk e pranon ofertën e tyre. Kodi Penal i Shqipërisë në nenin 328 të tij, titulluar “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikon ofrimin ose dhënien e të hollave me qëllim marrjen e firmës apo për të votuar në një mënyrë të caktuar, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga 1-5 vjet. Zyrtari shtetëror Arben Keshi ofron para me qëllim për të marrë vota, siç parashikon edhe neni 328 i Kodit Penal, dispozitë e provuar e shkelur katërcipërisht.Në një tjetër bisedë të përgjuar, Arben Keshi flet me një anëtar të shtabit elektoral socialist, ku i prezantohet rasti i një djali që ka 4 vota, por që kërkon 200 mijë lekë për to, meqenëse planifikon edhe të fejohet ato ditë dhe ka nevojë për para. Tezorieri i Edi Ramës tregohet zemërmirë dhe i thotë telefonuesit që të bihet dakord me djalin që do të fejohet për pazarin që do ai.
Sërish është konsumuar nga tezorieri i PS-së në Dibër Arben Keshi neni 328 i Kodit Penal për dhënien e parave në këmbim të votave.
Në dy audio-përgjime të tjera, Arben Keshi verifikon, nëse po shpërndahen si duhen pagesat si dhe kërkon të kryejë ballafaqime me dy votues që ankohen se anëtarët e shtabit elektoral s’u kanë dhënë pagesat e kërkuara. Funksionari i Ministrisë së Brendshme ka konsumuar në mënyrë të përsëritur shkeljen e Nenit 328 të Kodit Penal, e cila parashikon masën e dënimit nga 1 deri në 5 vjet burg.
Enkelejd Alibeaj: Kërcënimi me largim nga puna, nëse nuk voton PS, është vepra penale e kanosjes, që dënohet nga 6 muaj në 3 vite burg.
Alibeaj shpjegon se si në bisedë mes Arben Keshit dhe Drini Gjeçi flasin për vota dhe për njerëz që do të largohen të hënën pas ditës së zgjedhjeve nga puna.
Alibeaj: Një kanosje e drejtëpërdrejtë e zgjedhësve për të votuar për atë që I kërkonte “objektivat”, se përndryshe ditën e hënë kishin për të shkuar në …. Deri tani është konsumuar neni 328/a, paragrafi 4. Më shumë se 4 herë neni 328; ofrimi I parave, korrupsioni aktiv. Kodi penal në nenin 329 të tij, titulluar: Kanosja apo dhunimi ndaj pjesmarrësve në zgjedhje. Ky nen parashikon: kanosja që I bëhet zgjedhësit për të votuar në një mënyrë të caktuar përbën vepër penale dhe dënohet me burg nga 6 muaj deri në 3 vite. Pra, skena ndodh në zgjedhje dhe dikush duhet ta kërcënojë dhe duhet ta kanosë, përkundër një rreziku dhe ja çfarë I thotë: Të hënën shkoni për “pambuk”, nëse nuk votoni ashtu se si ju thotë ai që do të duhej të arrinte objektivat. Kjo është një dispozitë penale e konsumuar totalisht
Enkelejd Alibeaj: Shefi i komisariatit Kamëz, Sali Skura, që pengon votuesit nga Kamza duhet të përgjigjet për veprën penale që dënohet nga 1-3 vjet burg.
Alibeaj shpjegon në aspektin e dispozitës penale komunikimin mes drejtuesit të lartë të policisë Sali Skura dhe Arben Keshi funksionar I administratës shtetërore duke ushtruar pushtetin e tyre të pengojnë zgjedhësit të ushtrojnë të drejtën e votës. Shefi I komisariatit të Kamzës inform Keshin se është angazhuar policia për të ndjekur nga mëngjesi e deri në darkë votuesit potencialë. Alibeaj: Drejtuesi I lartë I policisë I shpjegon atij që do të duhet të arrinte objektivat që “kemi bllokuar me postoblloqe policie nja 7 autobusa duke I future në pikë bllokimi. Pra pengohen zgjedhësit të ushtrojnë të drejtën e tyre të lirë të votës. Dhe kjo është dispozitë e nenit 328/a paragrafi 4 I Kodit Penal që parashikon pikërisht këtë gjë: Përdorimi I funksionarëve shtetërorë për të penguar zgjedhësit të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe parashikon një dënim nga 1 deri në 3 vite burg.
Çlirim Gjata: Kandidati i PS për Bashkinë lezhë, Pjerin Ndreu, kryen disa vepra penale, që dënohen nga 1-4 vjet burg.
Pjerin Ndreu deputet i PS bisedon me drejtorin e Arsimit Diber Drini Gjeçi ku i kërkon që të ushtrojë presion ndaj drejtorit të shkollës së Zallreçit që të votojë hapur bashkë me familjen për PS, përndryshe fluturon nga puna. Pas komunikimit me deputetin Ndreu, drejtori i arsimit Drini Gjeçi merr në telefon drejtorin e shkollës dhe I bën të qartë se çfare e gjen nëse nuk voton familjarisht në mënyrë demonstrative për PS-në përndryshe duhet të gjejë punë tjetër. Çlirim Gjata shpjegoi se Drini Gjeçi dhe Reshat Elezi të cilët janë drejtorë, i pari Drejtor në Drejtorinë Arsimore dhe i dyti Drejtor shkolle, u ndalohet me ligj të kenë poste drejtuese dhe njëkohësisht të merren me veprimtari politike. Deputeti Pjerin Ndreu kishte dijeni që Reshat Elezi ishte drejtor shkolle dhe ka shkelur ligjin, madje edhe deputeti vetë që e nxit ka shkelur ligjin. Pjerin Ndreu dhe Drejtori i Drejtorisë Arsimore Drini Gjeci kërkojnë që drejtori i shkollës Reshat Elezi të deklarojë votën haptaz. Kushtetuta Neni 45 pika 4 thotë: Vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë. Neni 106 e Kodit Zgjedhor thotë: Pasi merr fletën e votimit, zgjedhësi hyn i vetëm në dhomën e fshehtë. Neni 327 i Kodit Penal: Shkelja e fshehtësisë së votimit, dënohet me burgim nga tre muaj deri në katër vjet. Në përgjimin ku Drejtori i Drejtorisë Arsimore Drini Gjeci urdhëron mësuesin Lavdrim Murati i cili e detyron të votojë bashkë me familjen haptas për PS. Kjo është shkelja më e rëndë bashkë me atë të blerjes së votës të poërfshirjes së funskionarëve shtetërorë në intimidimin dhe manipulimin e procesit zgjedhor.
Çlirim Gjata: Shkelja e fshehtësisë së votimit, dënohet me burgim nga tre muaj deri në katër vjet. Pjerin Ndreu e ka pranuar bisedën.
Çlirim Gjata shpjegoi se Drini Gjeçi Drejtor në Drejtorinë Arsimore dhe Reshat Elezi Drejtor shkolle në Dibër, u ndalohet me ligj të merren me veprimtari politike. Deputeti Pjerin Ndreu kishte dijeni që Reshat Elezi ishte drejtor shkolle dhe ka shkelur ligjin, madje edhe deputeti vetë që e nxit ka shkelur ligjin. Pjerin Ndreu dhe Drejtori i Drejtorisë Arsimore Drini Gjeçi kërkojnë që drejtori i shkollës Reshat Elezi të deklarojë votën haptaz. Kushtetuta Neni 45 pika 4 thotë: Vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë. Neni 106 e Kodit Zgjedhor thotë: Pasi merr fletën e votimit, zgjedhësi hyn i vetëm në dhomën e fshehtë. Neni 327 i Kodit Penal: Shkelja e fshehtësisë së votimit, dënohet me burgim nga tre muaj deri në katër vjet. Në përgjimin ku Drejtori i Drejtorisë Arsimore Drini Gjeçi urdhëron mësuesin Lavdrim Murati i cili e detyron të votojë bashkë me familjen haptas për PS. Kjo është shkelja më e rëndë bashkë me atë të blerjes së votës të poërfshirjes së funskionarëve shtetërorë në intimidimin dhe manipulimin e procesit zgjedhor.
Çlirim Gjata: Damian Gjiknuri është kapur duke blerë zgjedhjet me biznesmenin Bekim Krashi. Vepra dënohet nga 1 deri në 5 vjet burg.
Ministri Damian Gjiknuri pyet biznesmenin Bekim Krashi se kush mbulon pjesën e transportit. Bekim Krashi ka shpërndarë paratë për blerjen e zgjedhjeve. Në përgjim dëgjohet biseda midis bekim Krashit dhe një personi që shpërndan paratë për pagesën që duhet t’i bëjë 2 familjeve, për 5 vota. Çlirim Gjata thotë se korrupsioni aktiv në zgjedhje, neni 328 dënohet nga 1 deri në 5 vjet. Biznesmeni Bekim Krashi ka biseduar në telefon me një votues i cili së pari ka marrë paratë. Çlirim Gjata shpjegon se votuesi e kërkon në takim për ta pyetur se si duhet të votojë.
Biseda tjetër mes ministrit dhe deputetit Damian Gjiknuri me zyrtarin e administrës shtetërore Arben Keshi ku flitet për përdorimin e një grupi personash problematikë pranë shtabeve elektorale të PS. Çlirim Gjata shpjegon dispoziitat që parashikon Kodi Penal në këtë komunikim mes ministrit në atë kohë të Industrisë dhe Energjitikës që parashikohet në dispozitat e nenit 328/a të Kodit Penal. Sipas Gjatës Gjiknuri dhe Keshi janë kokë e këmbë pjesë e kësaj dispozite. Gjata: A kemi të bëjmë këtu me grup të strukturuar kriminal? Unë mendoj se po. Kush janë këta çuna që vijnë me furgon dhe atashohen tek shtabi i Arben Keshit! Se po flitej për vëzhgues, por vëzhguesit vendosen nga KQZ-ja, KZAZ, KQV, nuk vijnë me furgon si “çuna, ata vijnë me dokumente identifikimi. Çfarë është kjo ushtri paralele, ky shtet paralel që vepron në rastin e votave?!
Gazment Bardhi: Në 25 minuta përgjime janë aq vepra penale, sa për të dënuar me të paktën 30 vite burg bandën e Edi Ramës
Seketari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, tha se përgjimet që janë publikuar nga gazeta më e madhe gjermane, Bild, megjithëse shumë pak, janë të mjaftueshme për të ndëshkuar me burg ata që kanë blerë zgjedhjet. “Në vetëm 25 minuta biseda telefonike nga rreth 1500 apo 2000 orë që disponon organi i prokurorisë në këtë dosje, nëse do të kishim gjykata apo prokurori të pakontrolluara nga Edi Rama, banda e tij, do të ishte dënuar, mesatarsht me rreth 30 vite burg.”- u shpreh zoti Bardhi. Ai vuri në dukje se “pas përgjimeve, është e qartë se vendi i Edi Ramës nuk është në zyrën e kryeministrit, por në një qeli burgu.” Sekretari I Përgjithshëm I PD theksoi se beteja e opozitës për për zgjedhje të lira e të ndershme është betejë për të mos e lejuar politikën t’i trajtojë qytetarët e vet si objekte që shiten e blihen me 30 apo 40 mijë lekë, për t’i shantazhuar ata me bukën e gojës apo për t’i kërcënuar me terrorin e bandave të krimit të organizuar.
Gazment Bardhi: Pyetja nuk është a do të shkojë Basha në prokurori, por kur do të merret i pandehur Edi Rama për krimet zgjedhore.
Pyetjes së gazetarëve nëse zoti Basha do të shkojë në prokurori, njësoj siç u paraqit sot Arben Ristani, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, iu përgjigj: “Do të preferoja që, pas përgjimeve që tregojnë një maskaër elektorale, opinioni publik, ëë përfaësohet nga gazetarët, të shtronte pyetjen, “kur do të thirret dhe do të merret i pandehur Edi Rama për veprat penale në fushën zgjedhore”. Zoti Basha ka qenë dhe do të vijojë të jetë i hapur, si çdo zyrtar tjetër i PD-së, ndaj çdo hetimi të organit të prokurorië, ndonëse të gjitha faktet provojnë se në Shqipëri nuk ka drejtësi të pavarur. Pavarësisht kësaj, siç jeni njohur ditën e djeshme, zoti Basha ka shprehur gatishmërinë për t’u paraqitur në prokurori, sa herë të thirret në përputhje me ligjin.
Gazment Bardhi: Kryetarët e Bashkive të opozitës janë në mbrojtje të Kushtetutës dhe të respektimit të dekretit të Presidentit.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u pyet nga gazetarët, nëse PD-ja i mbështet aktet e disa bashkive të vendit për të mos lejuar KZAZ-të në pronat e tyre. Zoti Bardhi u përgjigj se ka një dekret të Presidentit të Republikës që detyron çdo institucion shtetëror të ndërpresë veprimet që lidhen me organizimin e zgjedhjeve. “Në këtë kuadër, kryetarët e bashkive në detyrë, që kishin vënë në dispozicion ambjentet në pronësinë apo administrimin e tyre për procesin e 30 Qershorit, pas daljes së dekretit të presidentit, janë në ushtrim të detyrës së tyre kushtetuee për të mbrojtur kushtetutën, për të mbrojtur demokracinë dhe për të zbatuar dekretin e Presidentit të Republikës”. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së u shpreh se “Shqipëria që kërkon të ndërtojë Edi Rama, ku ai është edhe gjykatë, edhe prokurori, edhe Gjykatë Kushtetuese, nuk mund të pranohet as nga PD, as nga zyrtarët e përgjegjshëm, si kryetarët e bashkive në detyrë, që respektojnë shtetin e së drejtës.”