- Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar ka qëllim vetëm grabitjen dhe pastrimin e parave të bandës së Edi Ramës.
- Rezistenca për Teatrin ka vetëdijësuar qytetarët se banda dhe e keqja mund të munden me bashkim, kurajo dhe këmbëngulje.
- Qëndresa qytetare që kulmoi më 30 Qershor, do të vazhdojë deri në largimin e bandës në qeveri, e cila vetëm grabit dhe varfëron shqiptarët.
DEKLARATAT E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA,
GJATË REZISTENCËS QYTETARE PËR MBROJTJEN E TEATRIT KOMBËTAR.
Ky është një projekt grabitës. Ky është një projekt kriminal, me anë të cilit Edi Rama kërkon të grabisë miliona euro, bashkë me klientët e tij.
Gjithçka që po zhvillohet këtu ka vetëm një qëllim: grabitjen e kësaj toke, zhvillimin e një projekti mbi 200 milion euro për të pastruar paratë e drogës me një arkitekt të dënuar në Itali, që është arkitekti klient i Edi Ramës. Pra, është një skemë e pastër mafioze për t’i rrëmbyer kryeqytetit dhe gjithë Shqipërisë Teatrin Kombëtar për të pasuruar Edi Ramën dhe një grusht hajdutësh që kanë marrë përsipër prishjen e Teatrit Kombëtar dhe pastrimin e parave të drogës dhe paratë e Edi Ramës.
Betejën po e bëjnë artistët dhe Aleanca për Teatrin, ne jemi në mbështetje të tyre dhe do të jemi në mbështetje me të gjitha format dhe mjetet.
Çdo përpjekje për të hapur gropën e Teatrit, do të kthehet në gropën e Ramës.
Opozita ka qenë dhe do të jetë këtu, siç po e shikoni. Çështja është që, para çdo shqiptari po duket qartë se nuk kemi qeveri, por një bandë dhe duhet të kuptojnë se kjo që po ndodh këtu mund të ndodhë në çdo shtëpi.
KOMUNIKIMI ME MEDIAT I KRYETARIT BASHA BRENDA TEATRIT KOMBËTAR
Pyetje: Pse vendoset t’i bashkoheni artistëve dhe qytetarëve për të zaptuar Teatrin dhe moslejimin e prishjes së tij?
Lulzim Basha: E para, nuk e vendosa tani. e kam vëndosur që ditën e parë. Madje, nëse ju kujtohet, Partia Demokratike është ajo që publikoi dokumentat dhe vetëdijësoi artistët dhe qytetarët. Ky është një akt i fortë fizik, duke iu bashkuar rezistencës. Sot nuk po zaptojmë, po e çlirojmë nga zaptuesit dhe mesazhi që kam për Aleancën është një mirënjohje e thellë për kurajon qytetare që kanë treguar. Kanë vetëdijësuar gjithë qytetarët që banda dhe e keqja mund të munden vetëm me bashkim, me kurajo dhe me këmbëngulje. Dua t’ju them, po kështu, se me aktin e qëndresës për Teatrin, kanë frymëzuar qëndresen qytetare kudo. Janë aksionerë të qëndresës qytetare që ka kulmuar më 30 Qershor dhe që do të vazhdojë deri në largimin e kësaj bande, sepse, në fund të fundit këtu jemi jo thjesht për të mbrojtur këtë tempull të artit dhe të kulturës, por edhe për t’i dhënë fund një bande që ka për qëllim vetëm të grabisë, varfërojë dhe të vjedhë shqiptarët.