- Dje, më të bashkuar se kurrë, jo rreth një partie politike, por rreth vlerave europiane, për të cilat qëndrojmë si komb, ju hapët rrugën për t’i kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur çdo shqiptari.
- 85% e shqiptarëve refuzuan regjimin e grabitjes dhe dhunës. 85% e shqiptarëve dje refuzuan Edi Ramen, e sfiduan, e izoluan. Dje dështoi plani i Edi Ramës për votime njëpartiake.
- Gjetjet e OSBE/ODIHR theksojnë se 30 qershori nuk ishte në interesin e qytetarëve shqiptarë. Votimet ishin të paligjshme dhe tani ky është fakt i pranuar nga të gjithë.
- Problemet më serioze të gjetjeve ishin votimet pa zgjedhje, përjashtim i padrejtë i opozitës nga administrimi dhe monitorimi i zgjedhjeve, mosfunksionim gjykatash, vendime të gabuara të KQZ-së, marrje e kompetencave të Gjykatës Kushtetuese.
- PD dhe opozita doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 qershori. Të gjithë së bashku, si qytetarë, jemi sot më të bashkuar dhe më të fortë se kurrë më parë.
- Edi Rama doli më i vetmuar dhe më i dobët nga 30 qershori. Edi Rama e ka katandisur PS në parti rrogëtarësh, parti mercenarësh, parti banditësh. Atë e mbështesin vetëm për para.
- 85% e shqiptarëve duan ndryshim. Kjo është e vetmja vlerë e 30 Qershorit. Gjithçka tjetër është farsë e paligjshme, antikushtetuese.
- Votimi nuk e zgjidhi, por e thelloi krizën. U rikonfirmua se shkaktari i saj është Edi Rama, se me Edi Ramën nuk ka asnjë shpresë për zgjedhje të lira e të ndershme.
- Qëndrimi ynë për Edi Ramën nuk ndryshon: Edi Rama duhet të largohet dhe të hetohen te gjithë ata që janë kapur duke manipuluar zgjedhjet me krimin,
- Edi Rama duhet refuzuar siç e refuzuat ju. Ai nuk mund të jetë më pjesë e asnjë hapi drej të ardhmes Tani, ndryshimi është prioriteti ynë politik. Ndryshimi është qëllimi im më i madh.
- Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve duhet të jetë fillimi i ndryshimit që presim. Beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme do të vazhdojë me të gjitha mjetet.
- Ne nuk do ta lejojmë që një regjim të paligjshëm dhe një kryeministër i dështuar ta çojë vendin tonë drejt greminës. Jemi rreshtuar me shumicën e Shqiptarëve në këtë mision!
DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE,
LULZIM BASHA
Mirëmbrëma
Të dashur bashkëqytetarë
Dje ju më të bashkuar se kurrë, jo rreth një partie politike, por rreth vlerave për të cilat qëndrojmë si komb, vlerave europiane, lirisë dhe demokracisë, hapët rrugën për t’i kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur çdo shqiptari.
Marrëzia e 30 qershorit tregoi se çfarë është i gatshëm të bëjë Edi Rama për pushtetin e tij.
- Pamjet drithëruese të të moshuarve që i mbanin nga krahët për të shkuar me detyrim në votime;
- Pamjet e trishta të invalidëve, të të pamundurve që duhet të bëheshin pjesë e farsës për bukën e gojës;
- Pamjet e punonjësve të administratës që votonin me kokën ulur nga dëshpërimi;
- Pamjet e të fortëve që kërcënonin me uniforma policie apo mbështjellë me petkun e pushtetarëve janë pasqyra më e qartë e degradimit të këtij regjimi.
Kombinimi i përdorimit të krimit dhe presionit të pushtetit për vota është pamja e zgjedhjeve shqiptare me Edi Ramën, e faktuar më parë, nga Dibra në Durrës, dhe përsëri dje, në të gjithë Shqipërinë.
- 85% e shqiptarëve refuzuan regjimin e grabitjes dhe dhunës.
- 85% e shqiptarëve dje refuzuan Edi Ramen.
- 85% e shqiptarëve treguan dje se duan ndryshimin.
Jo ndryshimin e thjeshtë politik, ik ti e të vij unë, por ndryshimin e vërtetë që nis me ndryshimin e sistemit, garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, garantimin e votës dhe fuqizimin e saj.
85% e shqiptarëve, demokratë, socialistë, të pa parti treguan dje se duan ndryshimin që kurrë më krimi të mos diktojë politikën;
Kurrë më kriminelët të mos vendosin për deputetë e kryebashkiakë;
Kurrë më krimi të mos ulet në parlament e të zërë vend në qeverisje;
Kurrë më punonjësit e administratës të mos poshtërohen, duke u përdorur për të mbushur mitingjet partiake apo të kërcënohen me vendin e punës për votën;
Kurrë më mos të kushtëzohet vendi i punës, buka e gojës, ndihma ekonomike apo pensioni nga vota.
Dje dështoi plani i Edi Ramës për votime njëpartiake.
Shqiptarët e refuzuan totalisht, atë dhe mercenarët e tij.
Shqiptarët e sfiduan, e izoluan dhe e bënë t’i binin djersë të ftohta.
Sot OSBE-ODIHR dha gjetjet paraprake:
- 30 qershori nuk ishte në interesin e qytetarëve shqiptarë.
- Votime pa zgjedhje
- Përjashtim i padrejtë i opozitës nga administrimi dhe monitorimi i zgjedhjeve
- Mosfunksionim gjykatash
- Vendime të gabuara të KQZ-së
- Marrje e kompetencave të Gjykatës Kushtetuese dhe probleme të tjera serioze.
- Demokratët, opozitarët, shqiptarët e thjeshtë ia dështuan planet Edi Ramës.
Votimet ishin të paligjshme dhe tani ky është fakt i pranuar nga të gjithë.
Farsa dështoi.
PD doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 qershori.
Opozita doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 qershori.
Të gjithë së bashku si qytetarë jemi sot më të bashkuar se kurrë më pare dhe më të forte se kurrë më parë.
Edi Rama doli më i vetmuar dhe më i dobët nga 30 qershori.
30 qershori zbuloi fytyrën e vërtetë të Partisë Socialiste të shkatërruar nga Edi Rama: ajo është parti që tashmë e mbështesin vetëm për para.
Ca për para krimi,
Ca për para tenderash dhe koncesionesh,
Ca për paratë e rrogës.
Edi Rama e ka katandisur Partinë Socialiste në parti rrogëtarësh, parti mercenarësh, parti banditësh.
Përballë saj qëndrojmë ne, si një parti e njerëzve, një parti e mendjeve dhe e zemrave.
Ne na bën bashkë aspirata për ndryshim, aspirata për Europën.
Ata i bën bashkë paraja, aspirata për karriken.
Të dashur bashkëqytetarë!
Qendrimi juaj më 30 qershor ishte një mesazh për ndryshim. Me qëndrimin tuaj, ju e bëtë të pashmangshëm ndryshimin. Kjo është tashmë sfida jonë.
Ne, Partia Demokratike, e gjithë opozita e bashkuar, bashkë me ju duhet të projektojmë dhe sjellim ndryshimin që ju doni.
Sepse ju keni vendosur t’i thoni:
Ndal shkeljes së të drejtave tuaja!
Ndal Krimit në politikë!
Ndal korrupsionit!
Ndal vjedhjes!
Ndal prapambetjes!
Që nga mitingu i 16 shkurtit kemi ardhur duke u rritur në numër e duke u bërë edhe më të vendosur për kauzën tonë të drejtë e legjitime. Që nga ajo ditë na janë bashkuar mijëra qytetarë, deri dje dyshues, të helmuar nga propaganda, të pavendosur, nëse rruga që ne ndermorëm ishte ajo e duhura, të rinj, studentë, nxënës.
U bashkuan jo për politikë, por sepse e duan Shqipërine, duan të ndërtojnë jetën e të rrisin fëmijët në këtë vend.
Dhe ja ku jemi sot; 85% e shqiptarëve duan ndryshim.
Kjo është e vetmja vlerë e asaj që ndodhi dje.
Gjithçka tjetër është farsë e paligjshme, antikushtetuese dhe një provokim për shqiptarët të cilët nuk ranë pre e tij.
Këtë e di shumë mirë dhe Edi Rama!
Votimi i djeshëm nuk e zgjidhi, por e thelloi krizën sepse, edhe më fort, dje u rikonfirmua se shkaktari i saj është Edi Rama, se me Edi Ramën nuk ka asnjë shpresë se mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Beteja jonë vazhdon edhe më e fortë edhe më e vendosur.
Qëndrimi ynë për Edi Ramën nuk ndryshon: Edi Rama duhet të largohet dhe të hetohen te gjithë ata që janë kapur duke manipuluar zgjedhjet me krimin,
Dhe 30 qershori tregoi se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Edi Rama duhet refuzuar siç e refuzuat ju. Ai nuk mund të jetë më pjesë e asnjë hapi drej të ardhmes
Bashkë me të duhet të largohen dhe të gjithë qeveritarët e korruptuar dhe të inkriminuar. Duhet që të gjithë të dalin para drejtësisë.
Tani, ndryshimi është prioriteti ynë politik.
Ndryshimi është qëllimi im më i madh. Një ndryshim i thellë politik dhe ekonomik.
Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve duhet të jetë fillimi i ndryshimit që presim.
Nëse politikanët nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre, nëse politikanët nuk dalin para drejtësisë për korrupsionin dhe krimet e tyre, asnjë ndryshim nuk do të jetë i vërtetë.
Ditën kur politikanët të kenë frikë nga ligji, të kenë frikë nga drejtësia, ajo është dita kur Shqipëria është bërë europiane.
Që të vijë kjo ditë duhet që në Shqipëri të sundojë ligji.
Duhet të ketë gjykata dhe prokurori të pavarur.
Duhet të ketë ndarje dhe kufizim të pushteteve.
Për të arritur këto duhet që pushteti të burojë nga vullneti i lirë i njerëzve dhe jo nga droga dhe të fortët. Prandaj, beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme do të vazhdojnë me të gjitha mjetet.
Bashkë me këto përpjekje, ne do të shpalosim vizionin dhe planin tonë për ndryshimin e thellë politik dhe ekonomik të vendit.
Dje, shqiptarët fituan një betejë kunder krimit të organizuar që drejton vendin.
Dje, Shqipëria fitoi e sot kjo ditë e re po ndriçon më shumë se kurrë nga drita e shpresës dhe besimit për të nesermen që na pret.
Shqiptarët triumfuan, sepse ne të gjithe e duam Shqiperine, e duam vendin tonë si gjithë Europa.
Dhe ne nuk do ta lejojmë një regjim të paligjshëm dhe një kryeministër i dështuar ta çojë vendin tonë drejt greminës.
Dhe sot jemi rreshtuar me shumicën e Shqiptarëve në këtë mision!
Mirënjohje për çdo shqiptar që na është bashkuar.
Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja