- Mekanizmi i manipulimit zgjedhor është shumë i pastër: mbushje e kutive të votimit me vota nga vetë komisionerët
- Provë filmike në një qendër votimi në Kavajë, ku komisioneri mbush kutitë dhe plotëson fletët me ID-të e emigrantëve
- Është detyrim i Prokurorisë që të fillojë ndjekjen penale, por siç e dimë deri më sot ajo nuk ka kryer asnjë veprim
DEKLARATË E PD, OERD BYLYKBASHI
Më 30 qershor Edi Ramën e braktisën 85 përqind e votuesve shqiptarë. Vetëm 15 përqind e votuesve votuan për të, përfshirë administratën, dhjetëra mijëra punonjës të administratës të trysnuar, të dhunuar psikologjikisht dhe të kërcënuar me vendin e punës u detyruan të shkojnë të votojnë përndryshe ditën e hënë, me datë 1 korrik humbisnin vendin e punës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më datë 30 qershor deklaroi vazhdimisht shifra të manipuluara të pjesëmarrësve në votim, në orën 11:00 të asaj dite e dha pjesëmarrjen si 12 përqind, ndërkohë vetë shifrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregonin vetëm 6 përqind.
Në mbrëmje dha shifrën për orën 19:00 duke manipuluar përsëri, deklaroi 24 përqind kur shifrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve jepnin vetëm 21 përqind.
Kjo maskaradë e urdhëruar nga Edi Rama, e ekzekutuar në mënyrë piramidale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga katër militantët e PS në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi penale për këto krime zgjedhore që ata kanë kryer dhe ekzekutuar, duke filluar nga KQZ dhe urdhri që ka dhënë KZAZ-ve dhe Komisionit të Qendrave të Votimit është një mekanizëm i tërë piramidal vetëm e vetëm për të ekzekutuar porosinë e Edi Ramës, që pjesëmarrja ën votime të ishte sa më e lartë e mundshme.
Megjithatë kjo ishte e pamjaftueshme për Edi Ramën, sepse numri i votave në kuti nuk do t’i korrespondonte pjesëmarrjes në votim dhe kjo është shumë e qartë. Vetëm 15 përqind kanë votuar dhe kjo është monitoruar një më një për 12 orë rresht nga vëzhguesit e Partisë Demokratike edhe pse opozita iu mohua aksesi në qendrat e votimit.
Sot ju paraqesim provën filmike të kësaj skeme kriminale të manipulimit të rezultatit zgjedhor. Mekanizmi është shumë i pastër: është mbushja e kutive të votimit me vota nga komisionerët. Do t’ju transmetojmë një video, nga një qendër votimi në Kavajë.
Video
Siç do ta shihni kjo është qendra e votimit që nuk ka asnjë garanci, është qendër e hapur.
Mund ta shihni ka edhe badge-n e anëtarit të Komisionit, plotësojnë fletën e votimit komisionerët dhe mbushin kutitë më pas ulet tek tryeza e komisionit.
Ky komisioner dhe të gjithë këta komisionerë do të mbajnë përgjegjësi penale për veprën penale të mbushjes së kutive.
Identifikojnë zgjedhësit pasi marrin informacionin telefonikisht; marrin të dhënat dhe kartën e identitetit të zgjedhësve që nuk vijnë dot të votojnë, përfshi edhe emigrantë, dhe këtë gjë e bëjnë në mënyrë individuale, në mënyrë që të kontrollojnë fluksin e votimit, por siç e shihni, aty nuk ka asnjë votues të paraqitur.
Komisioneri tjetër plotëson fletën e votimit, e mbush aty ku duhet. Janë të gjithë anëtarë të PS, aty gjendet edhe komisioneri që në mënyrë falco vendosur nga shoqëria civile. Merret fleta e votimti, mbushet kutia dhe siç tregohet nga videoja jemi herët në procesin e votimit pasi shihni se sa pak ka fletë votimi në kuti dhe më pas pasi kryen detyrën komisioneri me badge-n e KQZ pasi kryen veprën penale “krimi zgjedhor” ulet në komision.
Kjo është skema me të cilën Edi Rama ka mbushur kutitë. Sot Edi Rama ka urdhëruar dhe ia ka ekzekutuar KQZ që në kutitë të ketë vota, sa i duhen Edi Ramës.
Por më 30 qershor ka patur vetëm 15 përqind votues, ndërsa 85 përqind e zgjedhësve e refuzuan 30 qershorin e Edi Ramës.
Kjo skemë kriminale është shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Provat janë mbledhur, po dokumentohen përditë e më tepër dhe kallëzimet penale do të bëhen për të gjithë këta persona që janë përgjegjës duke filluar nga KQZ dhe në të gjithë administratën.
Sigurisht që është detyrim i Prokurorisë që të fillojë ndjekjen penale por siç e dimë deri më sot nuk ka asnjë veprim dhe siç e dimë mbi dosjen “339” dhe “184” nuk ka bërë asnjë veprim.
Me këtë skemë krimesh zgjedhore këto zgjedhje nuk kanë asnjë vlerë, janë vetëm votime moniste, ODIHR e ka thënë qartë se zgjedhësit atë ditë nuk patën mundësi për të zgjedhur dhe për rrjedhojë ato nuk janë zgjedhje.