Reagon PD: Pjerin Ndreu do të ikë me pranga në duar nga Bashkia e Lezhës.
DEKLARATË E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET ZGJEDHORE, IVI KASO.
Reagimi i Pjerin Ndreu është ai i një trafikanti, që ndjehet i sigurtë nga mburoja e bosit të trafikantëve dhe kriminëleve, i ulur në karrigen e kryeministrit të vendit.
Lulzim Basha patjetër që do të vijë në Lezhë, ku ka mbështetjen e shumicës së qytetarëve të saj për të drejtuar vendin dhe për t’u hapur rrugë planeve të zhvillimit në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë.
Por si fillim, Bashkia e Lezhës do të çlirohet nga trafikanti që e ka uzurpuar atë dhunshëm! Pjerin Ndreu dhe çdo anëtar tjetër i bandës së Edi Ramës, me të cilët ai mban pushtetin e tij kriminal, do të dalin nga politika dhe do të shkojnë para drejtësisë me pranga në duar. Zgjedhjet e paligjshme të 30 Qershorit dhe vjedhja e zgjedhjeve në Dibër, ku Pjerin Ndreu është kapur në flagrancë duke shkelur ligjin, do të ndëshkohen!
Rrugët e Perëndisë për të bërë drejtësi janë të pafundme!
Audiopërgjimi i publikuar nga Bild, ku Pjerin Ndreu u bën presion mësuesve të deklarojnë votën për PS, ndryshe do pushohen nga puna.