- Deputetët e Parlamentit të Shqipërisë treguan se janë thjeshtë kukulla të Ramës, duke i dhënë 366 mln euro Agim dhe Ndue Kolës (ANK) si dhe Lorenc Gjikurisë për rrugët Milot Balldren dhe Orikum – Dukat.
- Ç’do shqiptar duhet ta ketë të qartë se vota e deputetëve që janë marionetat e oligarkëve do të ndikojë në rritjen e borxhit publik me 2,8%.
- Kontrata në fjalë, bashkë me të tjerat që janë në lëmin e abuzimeve dhe vjedhjeve me PPP, do të jenë të parat që kalojnë në sitën e Ligjit Anti-Mafia dhe anti-oligarki që ka propozuar PD.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU
Rrëzimi dekreteve presidenciale ditën e djeshme nga Parlamenti është një tjetër provë e një qeverie autoritare që mbahet në këmbë nga oligarkët. Ky bashkëpunim i ngushtë ka prodhuar një Shqipëri të varfër, të kriminalizuar, të pa-barabartë dhe të pajetueshme.
Votimi i djeshëm për dy ligje që i japin praktikisht 366 mln euro Agim dhe Ndue Kolës (ANK) si dhe Lorenc Gjikurisë, për projekte të pastudiuara dhe të fryra, nuk është vetëm një krim ndaj buxhetit, në të vërtetë vendimi i djeshëm është vrasja me borxh të panevojshëm i fëmijëve tanë.
Deputetët e Parlamentit të Shqipërisë treguan dje se janë thjeshtë kukulla. Përndryshe ata nuk do të kishin votuar për të rrëzuar një dekret presidencial që shmangte jo ndërtimin e një rruge me rëndësi, por abuzimin me taksat e shqiptarëve.
Po çfarë ndodh me kontratën më të madhem Milot Balldren prej 296 milionë Euro?
- Kompania fituese e rrugës Milot-Balldren, ANK, ka një një aktiv prej 20 mln eurosh dhe ndërkohë do të përfitojë nga buxheti një shumë 15 herë më të lartë se sa vlera e saj.
Shqipëria e 300 mijë emigrantëve që kërkojnë azil do të paguajë 17 mln euro nga taksat e saj për 1 km rrugë babëzie. Shqiptarët që sot jetojnë në shtetin më të korruptuar në Ballkanin Perëndimor do të paguajnë 296 mln euro për një rrugë që si fillim u projektua me vlerën 113 mln euro; pastaj sa më shumë kalonte koha ajo rritej me nga 50 mln euro.
- Për herë të parë një kontratë do të paguhet në euro, duke rritur rrezikun edhe më për buxhetin e shtetit dhe natyrisht për shqiptarët.
- Për herë të parë në historinë e kontratave publike, vlera e plotë e projektit të jetë më e lartë se vlera e tenderuar. (sipas kontratës është 213 mln euro pa tvsh) ndërkohë që është tenderuar për 161 mln euro. Pa garë, pa transparencë e përcaktuar. Kjo kontratë duhej të ishte tenderuar për vlerën e plotë të punimeve dhe për vlerën e plotë të interesave dhe kredisë bankare që po merret me 5%.
Kjo është një shkelje flagrante e rregullave të konkurimit në këtë drejtim, dhe një mënyrë qartë e kundraligjshme për të operuar në një sistem jashtë kuadrit ligjor rregullator, duke negociuar me kompaninë propozuese. U negocian zëra që nuk ishin përfshirë në tenderim, si interesi bankar, gjë që nuk e lejon ligji.
- Ministria e Financës dhe e Ekonomisë duhet të jepte miratimin paraprak për këtë projekt duke qenë se kërkohet mbështetje buxhetore. Nga të gjitha informacionet publike si dhe nga ato të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave rezulton se nuk është dhënë miratimi nga Ministria e Financave. Kjo është një shkelje e rëndë për të cilën ka përgjegjësi nga punonjësi më i thjeshtë deri të ministrat e linjës Gjiknuri, Balluku, Ahmetaj dhe Denaj dhe Rama si dhe parlamenti që po e kalon këtë kontratë.
- Ky projekt do të realizohet duke marrë një kredi tregtare me normë interesi 5%, shumë herë më të lartë se sa çdo formë tjetër kredi marrje. Nëse qeveria do të angazhohej ta ndërtonte vetë këtë rrugë edhe me këto koste marramendëse, ajo do të merrte një borxh për këtë rrugë me normë interesi 2%.
- Sipas kontratës kredia që pritet të merret do të fillojë të shlyhet nga viti i tretë dhe koncesionari do të marrë në total 70 milionë euro kredi. Normalisht shlyerja e kredisë do të ishte 70 milionë dhe interest e bankës, por ndryshe nga cdo kredi normale kjo nuk llogaritet mbi principalin por mbi totalin e shumës dhe vetëm nga ky efekt do të paguhen 6,4 milione euro më shumë. Pra është shteti që po paguan dhe interesat duke e lënë kompaninë ANK pa asnjë risk dhe shteti po paguan një kredi që mund ta merrte vetë shteti.
- Ç’do shqiptar duhet ta ketë të qartë se vota e deputetëve që janë marionetat e oligarkëve do të kushtojnë në total 370 mln euro duke ndikuar në rritjen e borxhit publik me 2,8%. Kjo grabitje përmes një gjoja parlamenti, pa një Gjykatë Kushtetuese do të jetë përgjegjësi përpara e ligjit për këdo që bashkëpunon dhe mbi të gjitha do të mbajë përgjegjësi Rama, edhe pse po përdor parlamentin për mbrojtje.
Me shumë mundësi akti i kalimit të kontratave me një vlerë 3 fish më të lartë se sa vlera reale e tyre është i fundit në zinxhirin e turpeve abuzive të një parlamenti të prodhuar nga paratë e drogës dhe influenca e krimit të organizuar. Sado që PD ka denoncuar këto kontrata abuzive kjo nuk ka penguar asnjë anëtar të mazhorancës nga më i korruptuarit e deri tek ata që flasin në emër të parimeve të majta, për të qenë palë në këto kontratë korruptive dhe abuzive.
Këto kontrata të dhëna me vlera të fryra, me ofertë të pakërkuar, pa tender dhe pa garë, pa vlerë fikse, pa studim teknik, me kompani që qartësisht nuk i kanë kapacitetet të cilat do paguhen mga buxheri shtetit për 10 deri ne 15 vitet e ardhshme. Projekte që si parim kanë konceptin “Të fitojnë oligarkët dhe kryeministri” janë denoncuar nga Partia Demokratike që shtatorin e vitit të kaluar si pjesë e paketes antimafia dhe ato do të hetohen imtësisht e kushdo që ka shkelur parimet kushtetuese do të mbajë përgjegjësi.
Shqipëria është në zgrip të kolapsit ekonomik, ndërsa projekti 1 mld i PPP-ve po përdoret për pastrimin e parave, duke vjedhur dhe zhvatur qytetarët në emër të pasurimit anti-ligjor. Ky program ka nxjerrë kostot më të larta për km të rrugëve, që, në Unazën e re shkonin në 22 mln euro/km dhe këtu deri në 17 mln euro për km. Kjo skemë korruptive gjigande duhet të ndalet menjëherë.
Kontrata në fjalë, bashkë me të tjerat që janë në lëmin e abuzimeve dhe vjedhjeve me PPP, do të jenë të parat që kalojnë në sitën e Ligjit Anti-Mafia dhe anti-oligarki që ka propozuar PD. Kjo kontratë, së bashku me një listë kontratash abuzive të denoncuara nga Partia Demokratike dhe çdo dëm i shkaktuar ndaj buxhetit te shtetit do të rikuperohet.
Korrupsioni me ligje të miratuara në parlament, ku kërkojnë mbrojtje për vendimet e tyre duhet të mbarojë. Nuk ka parlament ilegjitim që mbron këto veprime korruptive, e nuk ka gjykatë e arbitrazhi që mbron vendimet e një parlamenti ilegjitim!