• Bylykbashi: Opozita e angazhuar maksimalisht për të ecur me shpejtësi me drafte dhe propozime konkrete.

DEKLARATË, OERD BYLYKBASHI, PAS MBLEDHJES SË KËSHILLIT POLITIK PËR REFORMËN ZGJEDHORE

Sot u mblodh grupi i përfaqësuesve politikë prej katër përfaqësuesish dhe grupi i ekspertëve që do të punojë pranë nesh, siç është rënë dakord në Këshillin Politik.

Sot ne miratuam axhendën e Reformës Zgjedhore duke përcaktuar edhe afate gjatë së cilës, përgjatë këtij procesi kur do të ketë kontribute dhe miratim të paketave të ndryshme.

Ajo që ka rëndësi është se me këtë dokument të sotëm dhe metodologjinë që ai përfshin, i hapet puna rrugës konkrete për të diskutuar dhe miratuar propozime për Reformën Zgjedhore.

Opozita është e angazhuar maksimalisht për të ecur me shpejtësi me drafte, me propozime konkrete, duke marrë në konsideratë punën  që është bërë gjatë gjithë kësaj periudhe në Komisionin e Reformës Zgjedhore që në kohën kur opozita ishte palë e atij Komisioni.

Ajo që ka rëndësi të thuhet është se dokumenti i sotëm përfshin të gjitha çështjet që kemi ngritur politikisht në Këshillin Politik, ku do të përfshihen, çështja e shitblerjes së votës, ndarjes së politikës nga krimi, probleme të rënda zgjedhore që ndryshojnë dhe manipulojnë votën e shqiptarëve; çështja e sistemit zgjedhor.

Të gjitha masa që kanë si emërues të përbashkët, elementin e vullnetit politik për të ndarë shtetin nga politika, shtetin nga partitë politike. Një angazhim dhe një standard i OSBE-së pa të cilin çdo kornizë ligjore pëson fatin e ndryshimeve që janë bërë deri më sot. Ky është thelbësor në procesin që po nisim që nga sot.

Pyetje: Çfarë propozimi do të keni në draftin që është dërguar z.Bylykbashi që flet për masa shtesë tek ligji i dekriminalizimit. Do të keni propozime të asaj që ishte më herët vetingu në politikë?

Bylykbashi: Çështje të substancës do të diskutohen më pas nga ekspertët dhe nga grupi i përfaqësuesve politikë. Por nuk është ky momenti për të diskutuar çështjet  specifike.

Metodologjia-kalendari