·        Reforma zgjedhore del jashtë parlamentit. Zgjidhja e krizës politike do të vijë përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet lokale.

DEKLARATAT E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA DHE E PËRFAQËSUESIT TË PD, OERD BYLYKBASHI PËR REFORMËN ZGJEDHORE

Prej muajit tetor, Opozita e Bashkuar ka insistuar në një mekanizëm gjithëpërfshirës dhe transparent për të përfunduar Reformën Zgjedhore që i paraprin procesit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ky tashmë është edhe një kusht i patejkalueshëm i parlamentit gjerman dhe i Bundestagut.

Kanë kaluar 4 muaj dhe ky proces është zvarritur si shenjë e mungesës së vullnetit nga pala tjetër.

Sot Opozita e Bashkuar rikonfirmon qëndrimin e saj për nisjen pa vonesë dhe përfundimin një orë e më parë Reformës Zgjedhore dhe mandaton z.Oerd Bylykbashi dhe z. Petrit Vasili për të dakordësuar mekanizmin për ecjen përpara me Reformën Zgjedhore dhe miratimin e Reformës Zgjedhore duke i qëndruar plotësisht të gjitha pikave të parashtruara në tetor.

E para, krijimin e një mekanizmi gjithpërfshirës dhe transparent, me pjesëmarrjen e forcave politike dhe mundësinë dhe aksesin e çdo faktori tjetër shoqëror, qytetar dhe grupeve të interesit.

Së dyti, miratimin me konsensus jashtë parlamentit dhe Komisionit të Reformës Zgjedhore të çdo propozimi për Reformën Zgjedhore.

Së treti, kalimin e çdo aspekti të miratuar me konsensus pa asnjë ndryshim në seancën plenare.

Dhe me këtë mandat të pandryshueshëm kemi mandatuar dy zotërinjtë që përmenda për të dakordësuar me palën tjetër, në mënyrë që Shqipëria dhe shqiptarët të mos humbasin më asnjë minutë për të përfunduar një orë e më parë Reformën Zgjedhore, që t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si rruga e vetme për daljen nga kriza politike.

Dua të falënderoj faktorin ndërkombëtar, në veçanti përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Mbretërisë së Bashkuar për ndihmën e jashtëzakonshme që kanë dhënë për të shtyrë drejt një produkti i cili është vonuar katër muaj dhe s’duhet të vonohet më asnjë ditë.

Dhe t’i bëj thirrje përfaqësuesve të palës tjetër të mos vonojnë asnjë çast dakordësinë për këtë instrument për t’u dhënë shqiptarëve Reformën Zgjedhore që iu hap rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Pyetje: Çfarë garancie keni marrë nga maxhoranca z.Basha që u bindët në harkun kohor të 24 orëve, nga takimi i djeshëm që patët me ambasadorin Britanik, për t’u ulur ne një tryeze e cila nuk vonon. Është thirrur sot në orën 13:00?

Lulzim Basha: Nuk ka një tryezë nga Komisioni i Posaçëm. Ne me ndihmën e faktorit ndërkombëtar kemi mundësuar një proces në të cilin të dakordohen mbi propozimin tonë prej tetorit. Propozimi i ynë i tetorit është i qartë; gjithëpërfshirje me një një instrumenti jashtëparlamentar, në një tryezë të partive politike, çdo vendim me konsensus dhe transparencë totale përpara qytetarëve dhe gjithëpërfshirje të çdo faktori tjetër politik apo jopolitik dhe kalim në seancë plenare, pa asnjë dyshim, të produktit të dakordësuar. Këto janë mandatet e qarta dhe të pandryshueshme me të cilat dy përfaqësuesit tanë do të ulen pas asaj që shpresojmë se do të ketë dhënë efekt, pas një qëndrimi të qartë dhe të prerë të komunitetit ndërkombëtar, duke nisur me Rezolutën e Bundestagut dhe duke vazhduar me qëndrimet e përfaqësuesve që sapo i falënderova përmes jush përpara qytetarëve shqiptarë.

Pyetje: Është marrëveshja e parë pas djegies së mandateve dhe aksionit të opozitës, jashtë sistemit politik, është hapi i parë drejt zgjidhjes së krizës politike apo është zgjidhja e krizës politike?

Lulzim Basha: Zgjidhja e krizës politike do të vijë përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet lokale, me një Kod Zgjedhor që adreson problemet e shitblerjes së votës, kërcënimit të votuesve, presionit ndaj administratës zgjedhore, depolitizimit të Policisë të Policisë së Shtetit, infrastrukturës zgjedhore, kartave të identitetit, regjistri i gjendjes civile, regjistri i adresave, lirisë së meas, dhunimit apo mosdhunimit të sekretit të votës, dhe një isntrument politik që garanton vullnetin politik për të zbatuar çdo ligj ekzistues ap që do të ndryshohet me të gjitha forcat politike, me transparencë dhe gjithpërfshirje qytetare.

Pyetje: A besoni ju, se kjo Reformë Zgjedhore do të na çojë drejt zgjedhjeve të parakohshme?

Lulzim Basha: Partia Demokratike, opozita e bashkuar dhe jam i bindur se shumica dërrmuese e shqiptarëve, duan dhe meritojnë një fund sa më të shpejtë të kësaj krize politike që do të vijë vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe zgjedhjeve vendore të mbajtura në një ditë.

Pyetje: Do të fokusoheni vetëm tek rekomandimet e ODHIR? Çështja e sistemit, do të preket, apo jo?

Lulzim Basha: Partia Demokratike dhe aleatët kanë folur dhe janë në qartë në qëndrimet tona. Në emër të opozitës së bashkuar dua të rikonfirmoj atë që kam thënë gjithmonë; Jemi dhe mbetemi të hapur për të diskutuar në mënyrë gjithpërfshirëse dhe transparente me të gjithë qytetarët shqiptarë çfarëdo sistemi ata dëshirojnë të aplikojnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por praktika e shtatë viteve të fundit ka treguar qartë se problemi kryesor i zgjedhjeve shqiptare ka qenë shitblerja e votës, përdorimi i parave të pista, bashkëpunimi me krimin dhe mosndëshkimi i krimeve elektorale.

Ndaj përgjegjësia jonë para shqiptarëve, është të mos u hedhim hi syve, se me një palë këpucë të tjera do të shkojmë në drejtim tjetër, por së bashku me këto ndryshime esenciale dhe vullnetit politik për t’i zbatuar, t’u japim shqiptarëve mundësinë të shprehen për cilindo sistem zgjedhor që ata dëshirojnë.

Pyetje: Z. Basha, a do të pranoni të uleni në një tryezë me Damian Gjiknurin?

Lulzim Basha: Unë në emër të opozitës së bashkuar, ju informoj sot se kemi autorizuar dy përfaqësuesit tanë për të përsëritur qëndrimet tona prej Tetorit, për t’i kujtuar ata për përgjegjësitë që kanë dhe vonesat të cilat rrezikojnë jo vetëm thellimin e krizës politike dhe ekonomike për shqiptarët dhe bllokimin e integrimit, pala tjetër, unë nuk mund të flas për përgjegjshmërinë apo papërgjegjshmërinë e palës tjetër dhe se kë caktojnë ata për t’i përfaqësuar.

OERD BYLYKBASHI, PËRFAQËSUES I OPOZITËS NË TRYEZËN POLTIKE PËR REFORMËN ZGJEDHORE. 

Sapo dakordësuam dokumentin që ne si opozitë dhe pala tjetër, ramë dakord për fillimin e një procesi të rëndësishëm siç është ai i Reformës Zgjedhore, një kërkesë e kahershme e opozitës dhe ky dokument sot garanton atë që kemi kërkuar prej kohësh.

Që Reforma Zgjedhore të bëhet me konsensus dhe ky konsensus i arritur të qëndrojë deri në fund, të jetë gjithëpërfshirës dhe në këtë mekanizëm ne do të kemi edhe asistencën ndërkombëtare që do të na garantojë që konsensusi ynë është në përputhje të plotë me rekomandimet ndërkombëtare.

Më së fund, edhe pas kaq kohësh nga kërkesa jonë që daton muaj më parë, do të institucionalizohet një forum, i cili do të jetë Këshilli Politik, i cili do të mandatojë më pas punën për të kryer të gjithë këtë reformë…