“Nuk do të ketë bashkëqeverisje mes opozitës dhe PS”, PD shpjegon propozimin për qeverinë kujdestare: Nuk duhet të drejtohet nga Edi Rama, por nga persona me integritet, që garantojnë lirinë e votës.
Pyetje: Ju kërkoni qeveri kujdestare për zgjedhje të lira e të ndershme. A do të propozojë PD anëtarë në këtë qeveri? Në draftin tuaj, kush do ta propozojë Ministrin e Brendshem në qeverinë kujdestare?
Oerd Bylykbashi: Metodologjia e reformës zgjedhore parashikon nevojën që, për të qenë propozimet efikase, duhet të garantohet ndarja e shtetit nga partitë politike. Shteti nuk funksionon si detashmnet bazhibuzukësh në favor të partisë që është në pushtet dhe kërkon të rrëmbejë me çdo kusht pushtetin. Paketa jonë nuk ka ekuivoke, i qendron linjës sonë të artë politike, se një qeveri kujdestare është garancia që këto instrumenta të funksionojnë. Çdo gjë tjetër e zvogëlon efikasitetin e instrumentave në mbrojtje të të së drejtës së votës së zgjedhjësve.
Ta bëjmë të qartë që në fillim: nuk do të ketë bashkëqeverisje mes opozitës së bashkuar dhe PS. Nuk do të ketë. Një qeveri kujdestare do të thotë një qeveri neutrale në raport me zgjedhjet, një qeveri që zbaton detyrimet ligjore, standardet dhe praktikat më të mira, në mënyrë që jo vetëm të ndihmojë në organizimin e zgjedhjeve, por edhe të mos ndërhyjë për të prishur zgjedhjet. Kjo është detyra e një qeverie kujdestare në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Situata reale në Shqpëri me kryeministër Edi Ramën është krejt e kundërta e kësaj. Kështu që, në kushtet aktuale, një qeveri kujdestare do të thotë një qeveri që nuk drejtohet nga Edi Rama, i cili është modeli i kryeministrit, që është gati të shkelë çdo standard dhe çdo parim ndërkombëtar, për të mos folur për Kushtetutës se Shqipërisë dhe ligjin, të cilët i hedh në plehra, vetëm e vetëm për të rrëmbyer pushtetin. Pra në kushtet aktuale një qeveri kujdestare do të thotë këtë: Edi Rama nuk është kryeministër.
Një qeveri kujdestare është një qeveri që përbëhet nga figura me integritet profesional dhe moral dhe vullnetin pozitiv politik për të garantuar votën e shqiptarëve. Me këto objektiva dhe duke u nisur edhe nga modelet që nuk janë larg nga Shqipëria, në kushtet kur të shkojmë drejt kësaj zgjidhjeje, ajo do të përcaktojë edhe kush janë personat që do të kenë detyra të tilla.
Një ministër i brendshëm duhet të jetë krejt jashtë konfliktit të interesit për të rrëmbyer pushtetin. Zgjidhja më e afërt ëhstë e Maqedonisë. Nëse ju e shohni, nuk është thjesht heqje e një personi dhe vendosje e një personi tjetër, por ëhstë një koncept më i thellë, që garanton që policia, do të jetë jo vetë pasive, të mos dëmtojë procesin zgjedhor, të jetë aktive për ta mbrojtur procesin zgjedhor dhe, mbi të gjitha, nuk mund të ketë mburojë për kriminelët që punojnë për partinë në pushtet dhe nuk mund të bëjë fushatë, qoftë edhe kur ia kërkon kryeministri, kur u thotë “hiqni kapelet dhe bëni fushatë për PS”.
E përsëris, në çdo rast, kjo nuk mund të ketë bashkëqeverisje e opozitës me PS. Duhet të ketë një qeveri neutral, që zbaton ligjin dhe garanton zgjedhjet, me figura me integritet të lartë dhe në çdo rast, këtë qeveri nuk mund ta drejtojë Edi Rama.