REAGIMI I PËRFAQËSUESIT TË OPOZITËS NË GRUPIN POLITIK TË REFORMËS ZGJEDHORE, OERD BYLYKBASHI, PAS REFUZIMIT TË DAMIAN GJIKNURIT PËR TË DISKUTUAR MBI PROPOZIMET E OPOZITËS PËR GARANTIMIN E ZGJEDHJEVE TË LIRA E TË NDERSHME.
“Deklaratat e sotme të përfaqësuesit të Kryeministrit në Reformën Zgjedhore, nuk janë asgjë tjetër veçse kushtëzim i saj me një qëllim të vetëm: të bllokojnë reformën zgjedhore dhe PS të vazhdojë të blejë vota dhe të përdorë kriminelët.
Qëndrimet e PS në reformë synojnë që vjedhjes së zgjedhjeve t’i vendosin vulën e gjykatësve që kanë vënë nën thundër dhe presion politik me vetingun, siç e thotë troç ODIHR në raportin përfundimtar për 30 qershorin 2019.
OSBE/ODIHR e tha qartë se me 30 qershor 2019 votimet u kryen pa marrë në konsideratë interesin e zgjedhësve për të zgjedhur të lirë dhe në fshehtësi dhe për pluralizëm demokratik. Opozita e bashkuar, në përputhje me angazhimin e saj publik ka bërë propozime që synojnë të mbrojnë votën e shqiptarëve nga kriminelët dhe të korruptuarit që rrethojnë Edi Ramën.
Propozimi i Opozitës së Bashkuar për një qeveri kujdestare pa Edi Ramën është garancia që masat e reformës zgjedhore nuk mbeten vizatime në letër, por garantojnë realisht interesin e zgjedhësve shqiptarë. Opozita nuk pranon reformë farsë por vetëm një reformë zgjedhore të vërtetë!”