BASHA THIRRJE QYTETARËVE: QËNDRONI NË SHTËPI. NUK KA DILEMA, E KEQJA MUND TË NDALET VETËM NËSE NE TË GJITHË JAPIM KONTRIBUTIN TONË DUKE RESPEKTUAR MASAT SHTRËNGUESE

Së pari dua t’u drejtohem gjithsecilit që na ndjek sot dhe ti bej një thirrje edhe si qytetar edhe si familjar, edhe si kryetar i Partisë Demokratike, kreu i opozitës që të vazhdojnë të zbatojnë masat rigoroze të distancimit social. Jam shumë i shqetësuar në informacionet që kam marrë sot, të dokumentuara edhe me foto, të dendësisë së njerëzve, kryesisht në Tiranë, çfarë është një thyerje totale e rregullave elementare të OBSH-së, është jashtëzakonisht e rrezikshme, për shëndetin, për jetën. Është një nga format më të sigurta të përhapjes së virusit dhe vjen në një moment ku bashkohen dy gjëra: Bashkohet një 7-ditësh i mundimshëm për shumë shqiptarë I cili ndoshta për një moment është bërë tepër i mundimshëm dhe ata kanë vendosur, shumë prej tyre kanë vendosur disa prej rregullave, po bashkohet po ashtu me momentin e fundit të inkubacionit  për ata që besohen se  janë të infektuarit e parë  që kanë hyrë në Shqipëri . Prandaj nuk duhet të kemi absolutisht asnjë dilemë. E keqja mund të ndalet vetëm nëse ne të gjithë japim kontributin tonë dhe kontributi i qytetarëve, kontributi i gjithsecilit prej nesh për të mbrojtur shëndetin tonë në radhë të parë, shëndetin e familjarëve tanë dhe shëndetin e prindërve tanë, me të moshuarve dhe njerëzve të sëmurë është që ne të zbatojmë në mënyrë rigoroze rregullat e distancimin social. Natyrisht këto nuk janë rregulla normale. Ne kemi kërkuar që këto masa të merreshin shumë më herët, por nuk është momenti që të merremi me përgjegjësinë përse nuk u morën me herët, tani është momenti për t’i zbatuar këto rregulla.

BASHA: TË SHPALLET EMERGJENCA KOMBËTARE. QEVERIA TË DETYROHET ME LIGJ TË NDIHMOJË QYTETARËT DHE BIZNESET. BUXHETI KA PARA. KA PAGUAR 22 MILIONË EURO NË NJË DITË PËR 4 OLIGARKË

Duhet urgjentisht shpallja e emergjencës kombëtare e cila, nga njëra anë qartëson detyrimet e qytetarëve, por qartëson dhe detyrimet e shtetit. Se në një gjendje të tillë edhe shteti ka detyrimet e veta ndaj qytetarëve. Nuk është me çështje pastaj morali i qeveritar apo aftësia qeveritare. Është çështje detyrimi ligjor për t’u përgjigjur qytetarëve

Thirrja ime sot është të ketë transparencë, të ketë detajim.  Ore ne themi për një moment që e ka ky mirë dhe e kemi ne gabim. Shumë mirë, do ta duartrokas, do ta përshëndes. Do ta falënderoj në emër të Partisë Demokratike, në emër të gjithë opozitës, por duhet të jetë e qartë çfarë  duhet të presë çdo qytetar, çfarë duhet të presin njerëzit që janë të papunë, çfarë do të presin ata që janë në pamundësi për të dalë në punë dhe nuk marrin dot rrogën. U tha që do të merrni rrogë. Si do merret rroga? Pra është  detyrë e qeverisë në këto moment të veprojë  shpejt, të veprojë qartë, të veprojë me transparencë. Detaji, qartësia një dhe e dyta nuk ka mjaftueshëm fonde, nuk ka mjaftueshëm fonde  në planin që ka shpallur dje kryeministri dhe mundësitë e buxhetit janë. Buxheti ka para, buxheti ka para, por duhet të ketë  një plan të qartë për t’i vendosur këto para  në shërbim të njerëzve  sepse një media ka publikuar dhe  pas saj shumë të tjera se vetëm dje  22 milionë euro janë paguar nga buxheti për katër kompani.  Në kulmin  e koronavirusit, epidemisë paguajnë 22 milionë euro. Tani ta vendosim pak këtë në perspektivë.  Ndan 25 mln euro për shëndetësinë në total në mes të kësaj dhe, papritur për 48 orë janë bërë faturat. Do të thotë që atyre u është thënë hajde bëjeni shpejt sepse pas kësaj s’do të ketë me lekë. Domethënë ti favorizon katër klientë të tutë dhe u jep të njëjtën shumë që i jep shëndetësisë të gjithë shqiptarëve.

Janë 4 kontrata. Ka para, nuk po them që kemi mundësitë e Italisë, Gjermanisë, Francës apo të Anglisë, por kemi mjaftueshëm mundësi për të financuar plotësisht 3 prioritet kryesore. Prioriteti i parë dhe më kryesori që mbetet i nënfinacuar, është shëndetësia. Do të të lexoja mesazhet e mjekëve që kam në telefon, por nuk jam unë ai që përdor tonet e panikut për t’i futur frikën njerëzve, fakti është që mjekët janë në ditën e tyre më të vështirë. Nuk kanë mjaftueshëm pajisje mjekësore. Po bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Nuk kanë mjaftueshëm pajisje mbrojtëse në radhë të parë dhe në radhë të dytë nuk kanë pajisje testuese. Ne jemi në një krizë për to. Duhet urgjentisht të merren masa. Kemi kaq ditë që e kërkojmë. Për fat të mirë, dy ditë më parë u hap më në fund tenderi për aparatet respiratore. Nuk dihet pse duhej hapur vetëm para dy ditësh, por të paktën u hap dhe e përshendeta, por tani është momenti për të siguruar mjetet mbrojtëse dhe pajisje testuese. Dje I dërgova një letër edhe rezidentit të OBSH-së në Tiranë, duke kërkuar që të bëjë gjithçka për të na mbështetur në këtë fushë. Tani është shumë më e vështirë sesa në kohë normale, por po të kërkosh, gjen. Thirrja ime për qeverinë është të mos humbasë asnjë minutë kohë për t’u siguruar mjekëve këto pajisje. Nuk mund të paguash 22 milionë euro dy ditë përpara dhe t’i japësh 25 milionë euro shëndetësisë në këtë ditë. Ato 22 milionë euro duhet të kishin shkuar të gjitha për shëndetësinë për mjekët apo duhet t’u kishin shkuar për ndihmë familjeve në nevojë, apo për masat që duhen marrë që ekonomia të mos bjerë.

“PO TË ISHE KRYEMINISTËR?”, BASHA TREGON FATURËN MUJORE TË PAKETËS SË PD NË NDIHMË TË QYTETARËVE DHE BIZNESIT. PLANI I QEVERISË NUK KA QARTËSI, ËSHTË I PAMJAFTUESHËM

 Ftesa ime është transparencë maksimale. Për planin e shpalosur dje, duhet transparencë maksimale, sepse sot askush nuk mund të thotë me siguri se çfarë është ky plan. Nuk është i detajuar, informacioni është i mangët. P.sh nëse bëhet fjalë për një biznes të vogël nga ato dhjetra mijëra që kanë më shumë se një javë që janë mbyllur, askush prej tyre nuk e ka idenë se çfarë do të thotë 65 milion dollarë pako sociale për biznesin e vogël. Çfarë do të thotë kjo për pronarët e një biznesit të vogël? Çfarë do të thotë dy javë, tre javë apo katër javë, gjashtë javë në vazhdim të karantinës, nuk do të jenë në gjendje të gjenerojnë xhiro, të gjenerojnë fitim, me çfarë do të jetojnë? Ndërkohë ka ardhur marsi dhe duhet paguar taksat! Kemi kërkuar prej fillimit shtyrjen e detyrimeve, deklarimit të detyrimive.

Pyetje: Por ai tha se do të paguhen detyrimet?

Lulzim Basha: Po çfarë detyrimesh do të paguash kur ti ke mbyllur biznesin?! Pse nuk mund të shtyhet dy javë, katër javë, deklarimi që është tani në mars për t’i dhënë edhe biznesit pak më shumë frymëmarrje?

Pyetje: Ti që je kryeministri në hije, kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, a e keni bërë kalkulimin sa është shifra e pakos tuaj?

Lulzim Basha: Absolutisht është e kalkuluar në detaje. Çfarë është paketa jonë? Le ti marrin një nga një temat. Nëse marrim temën e biznesit të vogël, do të thotë që për një numër biznesi të vogël, në skenarin kur janë 95 përqind e tyre të mbyllur dhe vetëm 5 përqind prej tyre operojnë, kostoja nuk kalon 25 milion euro në muaj. Dhe kjo duke marrë 300 euro për biznes, pra kompensimi 300 euro për biznes. Ndërsa në paketën që ka propozuar dje kryeministri, ne nuk e dimë se çfarë propozohet për një biznes? Çfarë propozohet për pensionistët? Çfarë propozohet për njerëzit në nevojë ekonomike? Çfarë propozohet për shëndetësinë? 25 milion euro a janë të mjaftueshme për të realizuar çka na duhet sot? Respiratorët, pra ventilatorët, testuesit, pajisjet mbrojtëse për mjekët, pavijonë shtesë që vihen në dispozicion?

Pyetje: Çfarë mundësish ka shteti shqiptar, me këtë buxhet që ka, të japë kaq lekë apo kaq lekë? Prandaj pyeta sa është totali?

Lulzim Basha: Ne e kemi bërë propozimin bazuar në nevojat akute të ekonomisë. Plani i nxjerrjes së ekonomisë afatgjatë është diçka tjetër. Nevojat akute sot, çfarë kanë nevojë akute familjet në nevojë? Çfarë kanë nevojë shtresat sociale? Çfarë ka nevojë biznesi i vogël? Çfarë kanë nevojë bizneset që do të mbyllen? Pra, nevojat minimale për të mos i futur në kolaps. Po u futën në kolaps, humbin gjithçka. Pako totale kushton 90 milion euro në muaj.

Pyetje: Po të ishe kryeministër, se je kryeministri në hije…

Lulzim Basha: 1 në 10 shqiptarë ha një herë në ditë gjysma e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin, faturat e energjisë, faturat e ujit ishin të larta edhe pa nisur kriza. Tani ka nisur kriza. Gjendja e tyre po precipiton, kësaj po i shtohet me shpejtësi 2 ushtri, ushtria e sipërmarrësve të vegjël që i kanë mbyllur dyqanet. Ushtria tjetër e të punësuarve që nuk shkojnë dot në punë dhe nuk kanë garanci që do të marrin rrogën, sepse një pjesë e bizneseve nuk do të jenë në gjendje të paguajnë rrogën. Kjo është sfida ekonomike. Paketa jonë jep këtë zgjidhje. Kjo është një zgjidhje emergjence. Dhe për këtë duhen kanalizuar shpënzimet për mbështetje sociale, ekonomike, të shëndetësisë, që sot po i çon, siç i çoi dje 22 milionë euro për 4 njerëz. Ky është propozimi ynë, është plotësisht i mundshëm, është i llogaritur. Në strukturën e buxhetit 2020 janë gjetur ku janë këto para. Asgjë që kemi propozuar nuk është e pazbatueshme. Po të isha kryeministër, sot do të kishim aktin normativ. Do të kishte hyrë në fuqi, do të kishte nisur efektet dhe do të kishte një masë lehtësuese, një frymëmarrje për ekonominë dhe një farë sigurie minimale për njerëzit që tani po nisin të përjetojnë edhe shtrëngesën ekonomike dhe sociale.