Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha intervistë për emisionin “Kjo javë” në News-24

 

BASHA: KA ARDHUR MOMENTI PËR TA THËNË TROÇ. SITUATA NUK ËSHTË MIRË, PËRGJEGJËSITË QEVERITARE NUK PO ZBATOHEN. MENAXHIMI BËHET ME PROPAGANDË BAJATE

Pyetje: Z.Basha që nga data 9 mars kur është identifikuar rasti i parë me COVID-19, deri më sot, si ju duket situata dhe  si është menaxhuar ajo?

Lulzim Basha: Në masë të madhe, masat e marra, megjithëse jo në kohë, ne i kemi kërkuar prej një muaji, jane zbatuar prej qytetareve. Pra, merita kryesore iu takon qytetarëve. Natyrisht, siç e thashë kjo ka sjellë edhe kufizime të mëdha dhe ketu sot dy jave pasi kërkoj në mënyrë te përsëritur marrjen e masave për t’u ardhur ne ndihmë qytetareve, ka ardhur momenti për ta thënë troç që situata nuk është mirë, që përgjegjësitë qeveritare nuk po zbatohen, qe menaxhimi i krizës po bëhet vetëm me një stil te njohur dhe bajat propagande, ndërkohë që pasojat po i shohim në tërren. Po ju marr dy shembuj:

Shëndetësia. Ka afro një javë apo 10 ditë që OBSH kërkon testime masive. Ndërkohë qe ne nuk dimë sesa teste kemi. Këtu ka një mungesë totale transparence, ndërsa në Kosovë ndodh e kundërta. Mungesa e testimeve mund te ketë pasoja fatale, mund te tregojë vetëm majën e ajsbergut.

Se dyti, çështja e mbështetjes me financa për ata që nuk shkojnë në punë. Është botuar akti normativ dhe nga publikimet e para thuhet se nuk hyn ne fuqi deri më 1 prill. Ndërkohë qe prej 10 marsit Shqipëria është ne masa drastike, dhjetëra mijëra, qindra biznese janë të mbyllura. Qindra mijëra familje janë pa të ardhura, si do te bëjnë? Çfarë duhet të bëjnë nga 10 marsi deri në 1 prill? Shpenzimet vazhdojnë si më përpara. Prapë 5 veta marrin dhjetëra milionë euro për beton në një kohë vetëm betoni nuk është prioritet; prioritet është shëndetësia, prioritet mbështetja e njerëzve me ushqime, me medikamente, me te ardhura. Prioritet duhet të jetë ekonomia, duke nisur me biznesin e vogël që është shtylla e ekonomisë, fermeri dhe biznesi në tërësi.

BASHA: ZËRI I KRYEMINISTRIT MË TELEFON NUK MBUSH BARKUN E FËMIJËVE. MOSOAGESA E QYTETARËVE TË MBETUR PA PUNË NË MARS ËSHTË SKANDAL

Pyetje: Ku qëndron sipas jush propaganda e qeverisë?

Lulzim Basha: Sot është koha për të përsëritur thirrjen për të lënë propagandën. Se si po bëhet propagandë, nuk ka nevojë ta them unë dhe as të harxhoj kohën tuaj dhe as të teleshikuesve, sepse e shohin, e kanë të pamundur t’i shpëtojnë propagandës. Propaganda duhet të ndalet. Propaganda tregon se nuk po funksionojnë strukturat shtetërore. Dhe këtë e pranon dhe vetë pastaj i pari i qeverisë nëse bën shoë me telefon. Gjërat nuk zgjidhen me telefon. Zëri i kryeministrit në telefon nuk e mbush barkun e fëmijëve që i kanë prindërit pa punë dhe pa të ardhura. Dhe çfarë nxjerrin? Nxjerrin një akt që thotë se efektet fillojnë në prill. Shpresoj të jetë gabim, gabim trashanik dhe ai që e ka bërë të marrë atë që meriton. Nëqoftëse nuk është gabim, ky është skandal.

Mbështetja duhet të kishte filluar prej kohësh. Po marr një shembul. Këtu në qendër të Tiranës që besoj e kemi të qartë që nuk është zona më e varfër e Shqipërisë, një nga dyqanet e mishit më tha që tani vijnë e marrin vetëm kocka për t’i zier e për t’u dhënë lëngun fëmijëve, sepse nuk kanë të ardhura për të blerë mish. Imagjinoni se çfarë bëhet në vendet e tjera. Dhe kjo është normale, kur bie konsumi në pikiatë. Prandaj kërkuam që paketa të niste menjëherë efektet, sepse konsumi do të bjerë. Njërëzit nuk punojnë, bizneset nuk punojnë. Bëhet fjalë për dhjetëra, qindra mijëra të vetë punësuar që nuk kanë asnjë të ardhur. Bëhet fjalë për të tjerë të punësuar në këto biznese që nuk kanë asnjë të ardhur. Me çfarë do t’i mbajnë familjet?! Prandaj këtu nuk ka kohë për të humbur. Nuk ka kohë për lojëra, nuk ka kohë për propagandë.

BASHA: MBYLLJA E FASONERIVE ËSHTË EMERGJENCË MBI EMERGJENCAT. ME 30 MILIONË EURO BETON, PAGUHEN 2 MUAJ 70 MIJË FASONË

Shtrirja e efekteve të VKM për pagesat krinimale pas 1 prillit, duke lënë të pambuluar Marsin është e papranueshme. Kjo është e rrezikshme. Kjo kushton jetë. E vetmja gjë që nuk ndalet janë tenderat. Edhe dje 7 milion euro tendera për beton. Më falni, por kjo është papërgjegjshmëri në kufijtë e kriminales. Çfarë kam kërkuar dje? Kam kërkuar t’u jepet fund standardeve të dyfishta, ku vendos masa që do të nisë nesër, jo më shumë se një familjar, jo më shumë se një orë! Dakord. Çdo masë e kemi përshëndetur, madje kemi kërkuar të merren më përpara dhe më të forta. Kjo është një masë për të mbrojtur shëndetin dhe unë vazhdoj të përsëris thirrjen ndaj çdo qytetari që të marrë masa për distancimin social për izolimin. Por është standard i dyfishtë mos të mbyllësh fasonët. Të mbash të mbushura ambiente të vogla, të mbyllura, me mbi 100 punonjës. Gra, vajza, kryefamiljare. Pse i mban?! Sepse nuk do t’i kompensosh. Pse nuk do t’i kompensosh? I ke paratë. Shoqata e Fasonëve thotë se janë 70 mijë njerëz gjithsej. Paga është minimale pothuajse për shumicën prej tyre. Me 200 euro po t’i paguash ke 14 milion euro në muaj. Po i shtoj dhe 1 milion rezervë, 15 milion euro në muaj. Vetëm në dy ditë ka pagur, 22 milion javën e kaluar, 7 milion këtë javë. Kjo është e papranueshme. Prandaj i bëj thirrje t’i thërrasë mendjes, të lërë fjalimet skandaloze dhe të bëjë detyrën, sepse situata po kalon kufijtë e të papranueshmes. Është vetëm përgjegjësia e tij dhe e qeverisë nëqoftëse këto kthehen në vatra infeksioni dhe zhbëjnë çdo sakrificë tjetër. Ia parashtrova edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mërkurën. Më tha që do ta shqyrtojmë. E enjte, e premte, e shtunë. Çfarë presim?! Presim të plasë epidemia në fasoneri?! Pse? Unë e kuptoj edhe kujdesin për financat, por them dhe njëherë: 15 milion euro, që është fondi maksimal për këta 70 mijë punonjës të fasonëve, e para punës ke ku t’i gjesh, se kur ke për t’i dhënë 22 milion euro 4 vetave për beton, 7 milion të tjera i dhe dje, pra 2 muaj mund të mbulosh vetëm fasonët me paratë që i ke ndarë në 7 apo 8 veta për beton. Për beton! Për beton në këto kohë. Dhe përtej kësaj, edhe po të mos ishte kjo, kostoja në jetë njerëzish do të jetë e papërballueshme. Ndërsa kostoja financiare do të jetë edhe më e madhe, se këta njerëz do të kenë nevojë edhe për kurim. Do të kenë nevojë për mjekë, për respiratorë. Do të kenë nevojë për ilaçe. Kostoja ekonomike do të jetë edhe më e madhe, kostoja në buxhet do të jetë edhe më e madhe. Pra, është një budallallëk me brirë për këdo që mendon se mund të kursejë sot qindarkën dhe të harxhojë nesër milionat duke mos mbyllur këto biznese, të cilat për nga natyra e tyre mund të kthehen në vatra dhe burim infeksioni. Jam jashtëzakonisht i shqetësuar dhe e konsideroj sot situatën, emergjencë mbi emergjencën. Nuk ka më kohë për shfaqje. Nuk ka më kohë për propagandë. Thirrja ime është e qartë. Të marrë masa, në rradhë të parë për të realizuar totalisht distancimin social aty ku duket qartë se situata mund të dalë jashtë kontrollit. Ne kemi raportime, por i kemi qëndruar larg dhe s’kemi bërë panik në njerëz, panikmbjellëse, kobndjellëse. Kemi raportime konkrete. Ju i keni raportuar, Call Centers, fasoneri, fabrika çimentosh në të cilat ka filluar infeksioni. Çfarë duhet të presim, që të bëhet masive?!

BASHA: KRIZA MUND TË PËRBALLOHET. TË NDËRPRITEN SHPENZIMET E PANEVOJSHME, TË MBËSHTETEN TË GJITHË QYTETARËT PA TË ARDHURA DHE BIZNESI

Pyetje: A ka kapacitet Shqipëria për te përballuar këtë paketë ekonomike?

Lulzim Basha: A mendoni ju se ka kapacitet Shqipëria të paguajë 30 milionë euro 6 vetave per beton?! Kjo është pyetja. Në qofte se ju mendoni se Shqipëria ka 30 milionë euro për t’ua dhënë 6 vetave për beton vetëm këto 10 ditë, atëherë unë them se kjo është papërgjegjshmëri totale, sepse me këto 30 milionë euro, dy muaj mund të mbuloheshin këto 70 mijë punonjës te fasonëve. Dhe s’është puna te mbulohen vetem keto 70 mijë punonjës, kryefamiljare vajza dhe gra, por te pengohej përhapja e pandemisë, që vjen me një kosto shumë te madhe shendetësore, vjen me je kosto shumë te madhe ekonomike. Kjo është arsyeja pse jam sot i shqetesuar, i brengosur, i skandalizuar nga shtyrja, shtyrja ne kohë e masave mbeshtetese per njerëzit. Kollaj t’u thuash “rrini në shtëpi”, por masat mbështetese janë gjithçka, testimet janë gjithçka, mbeshtetja ekonomike është gjithçka. Ku janë keto masa, pse po vonojnë? Pse shkojnë paratë në drejtime totalisht te panevojshme për shqiptarët sot? Ky ështe shqetësimi im. Kjo eshtë thirrja ime. Në qofte se kam dy javë qe e lus qeverinë të marrë masat, sot i them fare qartë t’i vërë gishtin kokës. Kjo është sjellje e papërgjegjshme, skandaloze. Të bëjë transparencë, te publikojë gjithçka. Pse nuk publikohet se ku do te shkojnë e si do të shkojnë këto para? Revolta ime ka një dhe vetem një burim, fluksin e 5-fishuar te mesazheve të njerezve qe kerkojnë ndihmë në tre ditet e fundit, sepse tani po vijmë në një moment, ne një pikë vlimi te cilën mund dhe duhet ta kishim shmangur, dhe prapë mund ta shmangim nëse veprohet në kohë, jo me propagandë por me veprime tek njerezit.

Pyetje: Z.Basha cila është zgjidhja, si arrihet balanca mes shendetit publik dhe borxhit publik?

Lulzim Basha: Borxhit publik këta i kane martuar nënë e babë prej kohësh, kështu qe s’është çështja e borxhit publik. Çështja këtu është te veprohet urgjentisht për te mbështetur njerëzit ne nevojë, për të mbështeur njerëzit në nevojë, për të mbështetur shendetësinë dhe ekonominë dhe për këtë mjafton te ndërpritet çdo shpenzim tjetër i panevojshëm, të anullohen 120 milionë euro kontrata koncensionare. Dhe kjo duhet te ishte ndërmarrë prej kohësh. Në vend qe te ndërmerrej kjo, nje person qe ështe ne konflikt te hapur interesi me këto kontrata, me kontratën e inceneratorit të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit, qe është kontrata me mafioze në historinë e Shqipërisë, që i ka mbyllur gojën çdo media pothuajse, merr ai tani dhe behet ministri i fatkeqësise, Arben Ahmetaj. Të gjithë e dinë. Arben Ahmetaj me Klodiaj Zotkajn dhe vazhdojnë marrin para. Në mars ka marrë para koncensionari.

BASHA: ÇDOKUSH NË NEVOJË DUHET TË PËRFITOJË! NGA PAKETA NUK PËRFITOJNË MË SHUMË SE 1/3 E NJERËZVE NË NEVOJË. KOHA ME “ALO ALO”, KA IKUR ME ÇAVEZIN

Në pjesën e masave shtrënguese  ne, orientimi ynë si opozitë ka qenë  gjithmonë një hap përpara  jo një hap prapa kësaj që po ndërmerr qeveria. Nuk është problem tek masat shtrënguese sepse masat shtrënguese janë të domosdoshme. Problemi është që nuk mund të kesh masa shtrënguese pa masa mbështetëse, as në shoqëritë më të përparuara e jo në shoqëritë si tonat.  Nuk mund të kesh standart të dyfishtë. S’mund t’u thuash njerëzve që do të nxjerrësh një njeri nga familja vetëm një orë sepse e tillë është situata dhe dhe nga ana tjetër të çosh 200, 300 kryefamiljarë  në një fasoneri për 8 orë  dhe të thuash t’I marri masat pronari aty. Pse? Sepse s’do që të paguash pagën minimale. Pse s’do ta paguash pagën minimale? Sepse  s’ke lekë? Po lekët për këta  ku I gjete?  30 milionë euro beton ku I gjete? E pra, këtu ka një standart tgë dyfishtë. Këtu ka një papërgjegjshmëri, nuk e di çfarë mund ta quani ju këtë. Që të japësh 22 milionë euro 4 vetave para një jave. Apo 7 milionë euro tendera para 1 dite. Çfarë mund ta quash? Papërgjegjshmëri, budallallëk, korrupsion kriminal? E dyta, është bërë akti normativ me shumë vonesë. Të dyja masat janë marrë me vonesë. Edhe fatkeqësia natyrore, një javë , ditë për ditë duke e kërkuar  më në fund e morën masën. Tani fatkeqësia natyrore, shpallja e fatkeqësisë natyrore vjen edhe me të drejta edhe me detyrime. Qeveria ka të drejtë të emërojë mbylljen. Ka të drejtë të imponojë masa shumë të rrepta, por ka edhe detyrimi të mbështesë njerëzit. Ky është kuptimi I ligjit të fatkeqësive natyrore. Ka detyrimin t’I mbështesë njerëzit. Kush mund të më thotë se si do të bëhet ky disbursimi I këtyre  fondeve të pakta që kanë dhënë? Shikoni çfarë ndodh. Fillojnë në prill efektet. Gjithsej me një shumë totale prej 65 milionë  euro. Në fakt janë dollar, por t’i marrim euro për tre muaj  fillon efekti në prill dhe shtrihet për tre muaj. Dhe çfarë është kjo? Kjo s’është asgjë. Krahasoni me Kosovën e cila ka vënë 170 mln euro  paketa për pagat, qeratë, ndihmat sociale. Sa e ka Shqipëria 65 milionë. Kush i merr këto? Askush nuk e di. Dhe është lënë tani me një procedurë krejtësisht të paqartë në duart e një administrate dhe të një shteti, i cili 2 javë para pandemisë u cilësua i 13-ti më I korruptuari në botë.

Nuk është kjo mënyra, çdokush duhet të perfitoje, çdokush që është në nevojë duhet të përfitojë. Sigurisht jo njerëzit që s’kanë nevojë por gjithkush që është në nevojë duhet të përfitojë. Dhe me këtë paketë nuk përfitojnë më shumë se 1/3 e njerëzve që kanë nevojë, kam me qindra mesazhe të njerëzve, qindra ditë për ditë, lutenaman lexojeni”, gjëra nga më…aman është një familje që ma ka shkruar për herë të pestë “aman ngrije, dhe sot do ta ngre janë dy pensionistë me djalin që shkonte në një fabrikë, në një  nga fabrikat e çimentos. Kush do të kujdeset për ne? Kush do të na i blejë ushqimet? Kush do të kujdeset? Kush do të na sigurojë që ai nuk e merr dhe nuk e sjell virusin këtu? E pra të gjitha këto kërkojnë veprim të menjëhershëm jo propagandë. As alo alo , ka ikur koha alo alo me Çavezin. Detyra e kryeministrit është e qartë, detyra e ministrave është e qartë, nuk është as të çojnë miell dhe makarona dhe shfaqje propagandistike po të marrin masat që ju kërkon ligji për fatkeqësitë natyrore. Te mbyllin të gjithë fasoneritë, të gjithë call centers, të gjithë fabrikat. Këto para që janë vënë janë të pamjaftueshme. Të vendosin para të tjera në buxhet, të nisë menjëherë disbursimi në fund njerëzit të kenë lekë me llogaritë e tyre. Përndryshe do të jetë një katastrofë sociale dhe do të jetë një katastrofë ekonomike, një gropë konsumi nga e cila nuk do e marrim dot veten. Prandaj duhet vepruar shpejt, duhet vepruar menjëherë duhet vepruar me vendosmëri, duhet një plan i mirëmenduar. Në e kemi bërë propozimin tonë është solid është i mbështetur në buxhet.

PO VEPRONI SI KRYEMINISTËR”, PËRGJIGJA E BASHËS: ZERO POLITIKË. JAM I SHQETËSUAR SI PRIND, SI FAMILJAR, SI BASHKËQYTETAR

Pyetje: Ka patur deklarata z. Basha se po veproni dhe po artikuloni si kryeministër. Si ju bëjne te ndiheni keto deklarata?

Lulzim Basha: Detyra ime sot është të bëjë gjithçka si kryetar i opozitës, si kryetar i Partisë Demokratike, si prind, si bir i dy prindërve, si familjarë, si bashkëqytetari yt dhe qindra mijëra te tjerëve në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë, të jap kontributin tim ne gjithë këto aspekte që ta kalojmë sa me lehtë dhe me sa më pak pasoja. Gjithçka tjetër sot për sot nuk më intereson dhe nuk është fare në fokusin tim. Në qoftë se njerëzit e vlerësojnë këtë përpjekje pa diskutim qe kjo më bën te ndihem mirë. Por ajo qe po bëj është maksimumi sipas vlerësimit tim, bashkë me ekipin shëndetësor, ekipin ekonomik dhe ekipin e ekspertëve të çështjeve te sigurisë kombëtare, te cilët po kështu ndonëse janë te padukshëm edhe për shkak te rrethanave ne te cilat operohet po bëjnë një punë të jashtëzakonshme nga mëngjesi deri ne darkë, 7 ditë ne jave qe opozita, PD te jetë në lartësinë e detyrës dhe pritshmërite për çdo shqiptar. Sot ne kemi një interes: shëndeti, sigurua dhe mirëqenia e çdo shqiptari. Sot të gjithë shqiptarët për ne janë vëllezër e motra dhe nuk shohim absolutisht asnjë ndasi politike dhe kemi zero motive politike në këto qe po bëjnë.