DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA
Çdo ditë që kalon biznesi dhe qytetarët përjetojnë vështirësi të dyfishta. Gjendjes së jashtëzakonshme diktuar nga Covid 19 i shtohet dhe pamundësia e bizneseve për të mbijetuar dhe e një shumice qytetarësh për të siguruar ushqim në pamundësi për të punuar.
Për këtë arsye përshëndes vendimin e Kryetares së Bashkisë së Shkodër Voltana Ademi për tu gjendur në krah të qytetarëve dhe bizneseve.
Ky është standarti i Partisë Demokratike. Çdo propozim i yni është i zbatueshëm dhe çdo vendim të propozuar do ta kisha marrë pa hezitim në qeverisje, për t’u shërbyer njerëzve dhe vendit.
Uroj dhe bëj thirrje që pa humbur kohë të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryebashkiakes Ademi për përjashtimin nga detyrimet vendore për individët, familjet, personat fizikë dhe juridikë, dhe që çdo bashki tjetër të adoptojë të njëjtat masa në mbrojtje të interesave të qytetarëve.
A: Të përjashtohen nga taksa e pronës dhe tarifat vendore (pastrim, gjelbrim, ndriçim publik) për një periudhë 3-mujore viti 2020, për të gjitha kategoritë e taksapaguesve.
B: Të përjashtohen nga kamatvonesat e detyrimeve vendore dhe gjobave për të gjitha kategoritë e taksapaguesve.
Bashkëngjitur projekt vendimi i kryetares se Bashkisë Shkodër: