“AUTORITARIZËM DHE REGJIMI FACEBOOK-“, BASHA: RAMA ZËVENDËSOI INTERESIN E 3 MILIONË SHQIPTARËVE ME ATË TË 10 OLIGARKËVE
Pyetje: Ose jeni dakord edhe me mua dhe me z.Fuga, ose pranoni vërejtjet se nuk po bëni opozitë politike, por po bëni opozitë me njërzillëk, ose duhet të thoni po, opozita ka nevojë të orientohet politikisht edhe në kohë pandemie?
Lulzim Basha: Absolutisht qëndrimi i profesorit është i drejtë dhe analiza e tij është e drejtë. Sigurisht, pandemia ka 6 javë që zgjat, opozita nën drejtimin tim ka marrë vendimin e duhur jo për të mos bërë politikë por të fokusuar gjithë politikë bërjen e saj tek prioritetet kombëtare të atij momenti që ishte ruajtja e shëndetit, e jetës, e sigurisë dhe e mirëqenies të qytetarëve. Nuk ka gjë më politike sesa në këto momente opozita të propozojë përpara një qeverisje të çoroditur. Ne përpara pandemisë ishim në kushtet e një autoritarizmi dhe pandemia vetëm e nxori në pah edhe më shumë autorizimin dhe atë që unë e kam quajtur regjimi i Facebook-ut, që është një metaforë që e përdori edhe profesor Fuga. Por përgjegjësia e parë nuk ishte të tregonim me gisht që kemi një kryeministër që qeveris nga Facebook-u apo nuk qeveris fare, kemi një qeveri që përfaqëson interesat e 10 shqiptarëve dhe jo të 3 milionë shqiptarëve, të 10 oligarkëve dhe jo të 3 milionë shqiptarëve. Sepse këto janë gjëra që sado që të qëndrojnë më 11 mars, 15 mars nuk kishin vlerë të madhe për shqiptarët, ndërsa propozimet tona të paktën e vunë nën presion qeverinë. Cilat ishin propozimet tona të parat në qoftë se ju kujtohet?! Propozimi ynë i parë që akoma nuk është zbatuar është ai i rritjes masive të testimeve për të kuptuar dimensionin e vërtetë të pandemisë. Pas propozimeve që ne bëmë për marrjen e masave të cilat ju e dini ne propozonim masa ky dilte dhe tallej në parlament. Një shkollë mbylli vullnetarisht ambientet e saj, shkolla Udha e Shkronjave, ky i hoqi licencën. Dhe keni parë sesa inkoherent, sesa jo stabël ka qenë, midis dy javëve ka ndryshuar disa herë qëndrime.
BASHA: OPOZITA QË UNË UDHËHEQ JEP ALTERNATIVË, DENONCON, PROTESTON, MBAN QENDRIME. NE UDHËHIQEMI NGA INTERESI I QYTETARËVE DHE JO I KARRIGES
Lulzim Basha: Opozita prej fillimit ka kundërshtuar mënyrën se si kryeministri ka vepruar duke zëvendësuar Kushtetutën me facebook-un. Por ndryshe nga ti ne nuk jemi të shokuar për këtë, prandaj thashë, përpara krizës ne kemi qenë në gjendje autoritarizmi. Ne jemi pa Kushtetutë, jemi pa Gjykatë Kushtetuese, ne jemi pa parlament, ne jemi pa sistem drejtësie. Këto ishin para pandemisë.
Pyetje: Për çfarë është opozita, për të këshilluar qeverinë?
Lulzim Basha: Opozita nuk është për të bërtitur. Ka ikur koha e opozitave që bërtisnin. Ka ardhur koha e një opozite që formulon qëndrime, kundërshton padrejtësitë, denoncon aferat, jep alternativën. Këtë opozitë duan qytetarët sot, këtë opozitë udhëheq unë. Opozita që ulërinte nga maja e kokës nuk ekziston më. Atyre që u vjen keq u kërkoj falje; s’ka më opozitë që ulëret. Ka opozitë që ngre zërin kundër padrejtësisë, ka opozitë që denoncon, ka opozitë që proteston dhe ka bërë protestat më të fuqishme që ka parë Shqipëria në 30 vite? Opozita në vitin 2020, opozita shqiptare i ka dhënë shqiptarëve prova të qarta se ne udhëhiqemi nga interesi i tyre. Nuk kemi interesa as të një grushti njerëzish as të ardhjes dhe zënies së disa karrigeve. Se në fund të fundit pandemia ishte një kërcënim i tmerrshëm i cili u shpalos për shkak të dështimit të qeverisë për tiu përgjigjur në kohë me një furi dhe shpejtësi shumë të madhe tromaksi dhe vazhdon të tromaksë shumë njerëz. Ka shtangur bizneset, ka shkatërruar ekonominë, ka kërcënuar shëndetin e më të pamundurve, të të moshuarve, njerëzve të sëmurë, atëherë çfarë opozita çfarë përgjigje bëri opozita ndaj kësaj? Natyrisht pa dorëzuar asnjë nga kauzat e saj, pa u habitur për gjëra që ne i kemi thënë prej kohësh, që këtu ska shtet, ska shtet me Edi Ramën, s’ka as gjykata, s’ka as drejtësi, ska parlament, që është një gjysmë parlament që nuk është as me numrat e Kushtetutës, por kjo nuk ishte puna jonë. Puna jonë ishte që në këtë gjysmagjel, në këtë shtet kartoni që e ekspozoi dhe tërmeti, të paktën ne, opozita, me resurset e saj njerëzore, me ekipet e saj të bënte propozime që i hynin në punë njerëzve. Dhe këtë bëmë, propozuam marrjen e masave. Masat shtrënguese duhet të shoqëroheshin patjetër me masa mbështetëse. Masat tona mbështetëse i propozuam të parët, Kosova i zbatoi pas një jave, Shqipëria akoma nuk i ka zbatuar, është akoma prapa Kosovës në zbatimin e masave mbështetëse, të financimit të pagave, subvensionimit të biznesit, ardhjes në ndihmë të njerëzve në nevojë. Sot është dita e gjashtë që shohim gra, nëna duke klithur nga thellësia e shpirtit për mungesë të ushqimeve bazë për fëmijët e tyre. Ato janë pamjet që duhet të jepen ditë për ditë në media. Sot ishin në Fier, para dy ditësh ishin në Korçë, kanë qenë në Shkodër, në Tiranë, Kamzë, nëna që klithin për ushqimin e fëmijëve të tyre dhe një kryeministër që tallet. Një kryeministër që para një muaji dilte dhe i terrorizonte qytetarët me arkivole, mish qeni e mish maceje dhe nga ana tjetër vidhet në kohë pandemie, shpallet tender sekret për letër higjienike. Shpallet tender sekret për të fshehur se pse Shqipëria e blen me katërfishin e tregut pajisjet për mjekët. Pra këto janë problemet reale të cilat ne iu dimë sot sepse opozita i ka bërë të ditura ditë për ditë. Opozita ka qenë aktive, pa diskutim në fazën e parë me propozime të vlefshme për të ushtruar presion që qeveria të merrte masat që duheshin marrë në shërbim të njerëzve dhe po vazhdon ta bëjë këtë.
BASHA: PANDEMIA EKONOMIKE, SHQETËSIM KRYESOR PËR OPOZITËN
Lulzim Basha: Opozita ka detyrën e saj të parë – të evidentojë problemin dhe këtë e ka bërë. Ka detyrën e saj të dytë – të propozojë rrugët e daljes dhe këtë e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë. Ka detyrën e saj të tretë – të mbështesë, të inkurajojë çdo qëndrim qytetar, qoftë ky i biznesit të vogël, i grupeve të tjera të interesit, i kryefamiljarëve që kemi parë gjithë këto ditë që çohen për bukën e gojës, sepse momenti ku kemi ardhur është moment tepër kritik. Nuk bëhet fjalë më thjesht për rrezikun e pandemisë, i cili nuk është venitur, siç shohim edhe nga kurbat që lëvizin. Mjaftoi një fasoneri në Krujë që të infektonte me përmasa të llahtarshme Bashkinë e Krujës, Bashkinë e Kurbinit dhe e shpërndau deri në Mat, por mbi të gjitha për të luftuar pandeminë ekonomike, sepse vendi tani po lëngon. Në qoftës e para krizës 1 në 2 familje shqiptare nuk mbyllnin dot muajin, imagjinoni se çfarë ndodh tani, ku edhe ata që merrnin 300-400 apo 500 mijë lekë ose si të punësuar apo të vetëpunësuar kanë tani më shumë se 6 javë që nuk kanë asnjë të ardhur. Faturat ndërkohë vazhdojnë e vijnë, vijnë faturat e energjisë që janë më të lartat në rajon, vijnë faturat e ujit, vijnë detyrimet e tjera. Këto vazhdojnë sikur nuk ka pandemi, sikur nuk ka krizë, por çfarë ka ndodhur?! Konsumi ka rënë në pikiatë, fuqia blerëse ka rënë në pikiatë. Pra pandemia ekonomike, gjendja e ekonomisë është sot shqetësimi ynë kryesor si opozitë.
SI DUHET TË HAPET SHQIPËRIA? BASHA TREGON RRUGËN E DALJES DHE QËLLIMIN E RAMËS: PLANI I TIJ ËSHTË TA MBAJË VENDIN SA MË GJATË NË KËTË SITUATË, PA KUSHTETUTË, PA LIGJ, KU GJITHÇKA DEKRETOHET NGA FACEBOOK-U
Pyetje: Duke patur parasysh që shqiptarët kanë këtë qeveri, qe nuk do të marrë masa për testime dhe për asgjë tjetër. Shqipëria me këtë qeveri që ka, pa masa, duhet të hapë apo s’duhet të hapë?
Lulzim Basha: Shqipëria duhet të hapet, por duhet të hapet vetëm duke ndjekur protokollet të cilat nuk rrezikojnë jetën e njerëzve. Që do të thotë një orë e më parë duhet braktisur propaganda, një orë e më parë duhen sjellë ato dhjetëra mijëra testime, të cilat, në qoftë se do të kemi një qeveri të përkushtuar ndaj njerëzve, sot do të kishim minimalisht 1000-1500 testime ne ditë. Këtë i kam kërkuar edhe në Këshill të Sigurisë Kombëtare që duhet të kesh minimalisht 10.000 testime në javë i kam thënë që të hedhësh pastaj hapa për të hapur ekonominë. Duhet të hapësh ekonominë, nuk mund t’i mbash njerëzit në shtëpi pa plan, por është e qartë që i ka mbajtur pa plan për dy arsye: e para e punës i ka mbajtur, sepse duke i mbajtur në shtëpi duke ulur numrin e testimeve, duke mbajtur të ulur numrin e testimeve, fsheh sesa i papërgatitur ishte shteti edhe për këtë
pandemi, siç ishte për tërmetin, që s’kishin as kazma e lopata? Kam qenë personalisht vetë, s’kishin as doreza për të gërmuar e te mos themi për qen shpëtimi. Se tender për ushqim qensh kishin bërë 1 milionë dollarë, po qen shpëtimi nuk kishin. E njëjta gjë edhe kur erdhi pandemia, u bëmë thirrje të merrnin masa, thanë “i kemi marrë masat”, por asnjë masë nuk kishin marrë. Prandaj bëjnë tendera sekrete për të fshehur që ishin të papërgatitur dhe natyrisht gjëja më e tmerrshme që ndodh në kushtet e regjimit të facebookut është që nga njëra anë u bërtet njerëzve “mos dilni nga shtëpia se jemi në gjendje lufte e do të shkoni për dhjamë qeni”, dhe nga ana tjetër fut duart dhe vjedh në kohë pandemie. E dyta është sepse qartësisht regjimi i Facebookut dhe autori i këtij regjimi kërkon ta mbajë vendin në këtë situatë, pa kushtetutë, pa ligj, ku gjithçka dekretohet dhe ç’dekretohet nga facebooku. Dhe kjo është ajo që profesori ngriti dhe ky është momenti tani për ta kuptuar qartë që jo vetëm nuk ka plan Edi Rama dhe kemi ardhur këtu se nuk ka plan, s’ka strategji për ta nxjerrë vendin nga kriza, nuk ka plan për krizën, por plani i tij i vetëm është ta përdorë këtë situatë, por plani I tij është që ta përdorë këtë situatë për ta kthyer atë që ishte deri tani një regjim autoritar, në një autoritarizëm pa instrumentet bazë të demokracisë, në një regjim tërësisht personal.
Pyetje: Pra nëse Edi Rama vendos të hapë Shqipërinë pa marrjen e masave, jeta e shqiptarëve rrezikohet?
Lulzim Basha: Unë po them që qeveria ka dështuar të marrë masat dhe si rezultat i kësaj Edi Rama vazhdon t’i mbajë shqiptarët në shtëpi. Unë po them që një orë e më parë duhet të zbatohen masat që ne kemi propozuar. Unë po them që në qoftë se ato masa do të ishin marrë 6 javë më parë ose nëse ai do t’i kishte vënë veshin zërit tonë që në fakt prezanton edhe zërin e qytetarëve, ose në qoftë se do të kishim një kryeministër tjetër atëherë sot nuk do të ishim në këto kushte, por do të ishim në kushte më të ngjashme me Greqinë apo me vendet e tjera të Rajonit. E dini ju që në Greqi me kushte shumë më të lehtësueshme se Shqipëria ke 12 viktima për 2 milionë banorë. Ndërsa në Shqipëri me kushte të tilla, të cilat drejtohen nga Facebook-u ke 15 viktima për 1 milionë banorë. Që do të thotë që kjo qeveri po e them për kortezi s’po i them regjim, regjim i Facebook-ut, ka dështuar plotësisht, sepse nuk ka as plan, as strategji, as përgatitje për t’u përballur me krizën dhe që kjo të marrë fund natyrisht ideali do të ishte që të mos ishte kjo qeveri më, por në kushtet ku jemi nuk mund ta urojmë këtë brenda ditës duhet urgjentisht të ndiqen ato hapa. Nuk i kemi shpikur ne. Nuk është monopol apo copyright I Partisë Demokratike. Është sintezë e përvojave më të mira të administrimit të krizës. Testime, hapje në bazë të testimeve, hapje graduale e ekonomisë dhe mbi të gjitha dhënie fund masave arbitrare dhe qeverisjes me Facebook, zbatimi i plotë i Kushtetutës dhe i ligjit të emergjencës civile.
BASHA: RAMA SI KLLOUN CIRKU PËR TË MOS PUBLIKUAR KONTRATAT SEKRETE
Pyetje: Zoti Basha në të vetën zoti Rama ka qenë konkret në sulmet që ju ka bërë ju, 7 herë 7 nuk bëjnë 42 thotë, por gjithsesi ka pasur reagime të çuditshme, por këto janë të njohura për karakterin e zotit Rama. A keni një koment mbi përgënjeshtrimet që ju ka bërë zoti Rama për denoncimet dhe akuzat konkrete tuaja?
Lulzim Basha: Kjo s’është çështje karakteri, kjo është çështje mashtrimi dhe vjedhje. 7 x 7 = 42 është një lapsus, po kur është bërë ky lapsus? Kur po flisnim për inceneratorët, kur po flisnim për milionat që ka vjedhur qeveria e tij, ministri i tij hajdut, që në kohë paqeje u promovua prapë dhe u bë ministër prapë në kohë lufte. Hajduti më i madh që kishte në qeveri në kohë paqeje e bëri tani ministër për fatkeqësinë. Kjo është e vërteta, prandaj shoqëria, njerëzit, e kanë në dorë – do të qëndrojnë në nivelin sipërfaqësor në nivelin ku kërkon t’i mbajë Edi Rama duke bërë spote të tilla. Ka harxhuar por për të bërë spote. Do të mjaftonin dy minuta të publikonte kontratat sekrete. I ka publikuar zoti Peka? Po apo jo se ti je gazetar dhe duhet ta dish? I ka publikuar apo jo kontratat sekrete?
Çim Peka: Nuk i kemi parë.
Lulzim Basha: Shumë gabim, duhet të ishe informuar për këtë. Nuk i ka publikuar, ta thotë opozita. Dy minuta. Dy minuta do të urdhëronte publikimin e kontratave sekrete. Edhe letrën e banjos e ka blerë me tendera sekretë. Pajisjet e testimit i ka blerë me katërfishin e çmimit të tregut. Pse lodhet dhe bën spot dhe del aty si kloun?! Qytetarët nuk kanë nevojë për klloun.E gjithë ajo është bërë për ti hedhur hi syve shqiptarëve, sepse sa bën spot dhe del e bën aktorin aty. E pe çfarë bën? Bën humoristin, por ai nuk është për humorist. Ai nuk është punonjës i estradës. Ai është kryeministri. Ai për dy minuta urdhëron këtë.
“EKONOMIA NËN KËRCËNIMIN E FALIMENTIMIT NGA PAAFTËSIA E QEVERISË”, BASHA: ZGJIDHJA ËSHTË LARGIMI I RAMËS ME VOTË TË LIRË
Pyetje: A ka një parashikim Lulzim Basha se kur mund të hapet Shqipëria?
Lulzim Basha: Shqipëria mund të hapet atëherë kur të ketë njerëz të përgjegjshëm, të cilët venë interesat e qytetarëve dhe shëndetit të tyre mbi një grushti hajdutësh, oligarkësh dhe kriminelësh. Përndryshe, ne qofte se ne vazhdojmë te qevërisemi nga regjimi i Facebook-ut atëherë regjimit te Facebook-ut i leverdis ta mbajë situatën zvarrë siç po e mban, sepse në këtë mënyrë vazhdon të fshehë dështimin dhe paaftësinë e kësaj qeverie, të këtij kryeministri për t’iu përgjigjur krizës, për t’iu përgjigjur nevojave të njerezve. Dhe nga ana tjetër vazhdon te forcojë pushtetin personal, antikushtetues dhe te paligjshëm qe ka qenë në themel të këtij shteti prej vitesh dhe qe në rastin e pandemisë është arsyeja kryesore pse bizneset shqiptare dhe familjet shqiptare kanë shumë më pak mbështetje nga shteti, nga taksat e tyre sesa ka Kosova, Maqedonia e Veriut apo vende të tjera të rajonit. Pse ekonomia shqiptare është sot më e kërcënuara, pse bizneset shqiptare jane sot në depresion, pse për fat të keq numri i atyre qe shkojnë drejt akteve dëshpëruese po rritet nga dita në ditë, sicc po e shohim nga lajmet? Dhe pse ndërkohë qe qytetarëve u kërkohet izolim dhe distancim social pa iu dhenë asnjë ide se kur do të dalin nga kjo, krimi vazhdon të bëjë kërdinë sicc bëri sot në Lezhë dhe në Durrës.
Pyetje: Megjithatë z.Basha asnjëri nuk po konteston propozimet tuaja. Propozimet tuaja janë të mirëpritura, sepse realisht janë shumë më afër realitetit. Por nga njëra anë jeni u bindur se kemi një qeveri te papërgjegjshme dhe bga ana tjetër shpreheni se Shqipëria do të hapet kur të kemi njerëz të përgjegjshëm. Po thoni se për aq kohë sa të jetë Edi Rama kryeministër Shqipëria do të jetë e mbyllur siç është sot?
Lulzim Basha: Unë them se sa kohë qe kemi këtë qeveri dhe këtë kryeministër do ti ndiejmë pasojat jo vetëm te pandemisë po të çdolloj abuzimi me pushtetin keq e më keq. Një njeri i cili në vend që ti përkushtohet ekonomisë reale dhe te ndihmojë bizneset ne nevojë, të ndihmojë fasonët, te ndihmojë turizmin, te ndihmojë fermerët që iu kanë mbetur prodhimet prapë aty sepse nuk u lejohet te lëvizin lirisht, e ka mendjen të legalizojë kanabisin dhe të amnistojë paratë e pista të drogës, qartësisht është një njeri në fundin total të ciklit të tij politik, padiskutim që largimi i tij është zgjidhja.
Pyetje: Largimi i tij është zgjidhja, por si do të largohet?
Lulzim Basha: Siç largohet në çdo vend normal, me votën e shqiptarëve.
“NË 6 JAVË ËSHTË SHEMBUR SHTETI PREJ KARTONI I EDI RAMËS”, BASHA: PD NUK DO TA SHFRYTËZOJË KËTË SITUATË PËR T’I THIRRUR NJERËZIT NË SHESH PËR INTERESAT E SAJ POLITIKË
Pyetje: A e ka menduar si opsion Lulzim Basha, nëse Edi Rama vazhdon me papërgjegjshmërinë e tij sipas jush, të reagojë dhe të mendojë të thërrasë edhe njerëz në shesh?
Lulzim Basha: Partia Demokratike është pranë njerëzve. Ata njerëz që kanë dalë, kanë mbështetjen tonë, të strukturave tona. Padiskutim që po. Unë duhet t’i ndaj me thikë dy gjëra. Partia Demokratike nuk ka ndërmend ta shfrytëzojë këtë situatë për t’i thirrur njerëzit në shesh për interesat e saj politikë. Por Partia Demokratike ka ndërmend t’i thërrasë, t’i mbështesë, t’I nxisë të protestojnë për të drejtat e tyre të patjetërsueshme që nga liritë dhe të drejtat e tyre themelore dhe deri tek të drejtat e tyre ekonomike që e kanë sjellë qytetarin shqiptar dhe familjet shqiptare në një gjendje të vajtueshme. Në vetëm 6 javë është shembur shteti prej kartoni që kishte ndërtuar Edi Rama dhe taksat e shqiptarëve që duhet të shkonin o sot o kurrë në xhepat e tyre të boshatisur, vazhdojnë të vidhen dhe të batërdisen nga një qeveri e papërgjegjshme. Ekonomia është në kolaps.
Pyetje: Çfarë do të bëni ju përveç propozimeve konkrete? Pse kompleksoheni zoti Basha?
Lulzim Basha: Nuk ka opozitë më të pakompleksuar në Ballkan dhe më aktive se opozita shqiptare. Të kompleksuar janë ata që problemin e shohin tek opozita, ata janë të kompleksuar. E dyta, nuk ka konstatuar opozita, ka denoncuar. Shiko po ta ndërtoje emisionin pak më ndryshe dhe të vendosje të merrë vetëm sulmet që Edi Rama I ka bërë opozitës , Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës mund të shtroje një pyetje fare normale. Ç’ka ky që sulmon? Një të vërtetë ka dhe jemi në kërkim të një të vërtete, nuk do të kërkojmë dy të vërteta në të njëjtën kohë. O ështe kjo që thuhet këtu o është edhe ajo tjetra. S’mund të ketë të vërtetë në bazë të shikueshmërisë. E vërteta një është. Në qoftë se opozita, Partia Demokratike dhe Lulzim Basha janë nën sulmin e këtij njeriu, ka harxhuar më shumë kohë duke më sulmuar mua dhe Partinë Demokratike dhe partnerët e Partisë Demokratike. Nëse nga data 2 mars e deri më sot pyetja që mund të shtrosh: Përse na ka sulmuar? Nxirr për çfarë na ka sulmuar. Pse na ka sulmuar? Sepse nuk kemi lënë asnjë orë, asnjë ditë të vetme pa bërë detyrën që i takon opozitës, denoncim, kërkesë për transparencë, denoncim të keqmenaxhimit, natyrisht edhe propozimin e alternativës. Të gjitha detyrat që i takojnë një opozite, i kemi bërë dhe do të thoja që i kemi paraprirë qoftë në kohë, qoftë në substancë në raport me çdo opozitë tjetër. Padiskutim e mira s’ka fund , por kjo është e vërteta
Opozita është në një dinamikë të vazhdueshme. Atë që kemi bërë javën e parë të pandemisë nuk po e bëjmë javën e gjashtë të pandemisë. Unë ditën e shtunë kam zhvilluar një konsultë online me gjithë drejtuesit dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike në terren. E transmetuar, po jua them sot drejtpërdrejtë, meqë e keni patur dhe në punime që kërkesa e bërë ndaj tyre që tani që jemi futur në këtë fazë ku dhimbja e shqiptarëve po shtohet detyra jonë kryesore është jo vetëm të bëhemi zëri i tyre të cilët kanë patur nevojë për zë edhe kur nuk ishim në situatë pandemie, por t’i mbështesim në të gjitha format dhe mënyrat për të mos pranuar eliminimin dhe shtypjen e të drejtave të tyre duke përfshirë edhe të drejtën e tyre për protestë. Pa diskutim që po. Por do të shpallim tendencën për të kërkuar sot datat, format dhe mënyrat. Padiskutim opozita do të vazhdojë t’i shërbejë interesit të njerëzve dhe sot gjashtë javë pas dështimit dhe keqmenaxhimit nga kjo qeveri të krizës dhe pasojave të thella ekonomike dhe sociale që ka sjellë për shqiptarët, ngritja e zërit dhe refuzimi i regjimit të Facebookut dhe i shkeljes së të drejtave të tyre elementare është një nga prioritetet tona kryesore.