Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha intervistë me gazetaren Sonila Meço për emisionin “Tempora” në RTV Ora
“KA ARDHUR PIKA E KTHESËS”, BASHA: EUROPA U BASHKUA NË NJË ZË PËR TË DËNUAR KRIMIN E EDI RAMËS
Jam plotësisht dakord me dy konstatime që bëri Vincent van Gerven. E para që jemi në një pikë kthese që artikulli i Frankfurter Allgemeine Zeitung apo artikuj të tjerë që e kanë cilësuar si një krim moral ose si një veprim fashist, në rastin e Der Standard, që vjen era korrupsion, qëndrimeve të prera dhe të qarta të autoriteteve europiane Donald Tusk dhe komisioneri Varhelyi tek një njeri që ka lobuar shumë për çeljen e negociatave me BE që ka arritur madje të bindë edhe parlamentin holandez që të votojë hapjen në parim, sigurisht me 15 kushte, siç është doktor Whadepul i CDU-së. Zëra nga e gjithë Europa janë bashkuar për të dënuar në mënyrë të plotë dhe pa asnjë mëdyshje, pa asnjë ekuivok, krimin që ndodhi të dielën në mëngjes. Sigurisht krimi përbëhet me dy pjesë: përbëhet nga pjesa materiale e krimit që është shkatërrimi i një ndërtese me vlera historike, kulturore të çmuara për Shqipërinë, por tani e dinë edhe për Europën, sepse ishte Europa Nostra ajo që e renditi ndër 7 monumentet që duhen mbrojtur në Europë dhe që madje filloi të siguronte dhe financimin për restaurimin e tij, kjo është pjesa materiale e krimit. Është një pjesë tjetër që ka galvanizuar këtë lloj reagimi të cilin për fat të keq dhe këtu është pjesa e dytë ku bie dakord me Vincentin, nuk e pamë kur u prishën shtëpitë e banorëve të unazës së re, të Shkozës apo në fund të bulevardit të ri. Nuk e pamë kur u dhunuan dhe u përgjakën aktivistë, gazetarë, kur u mbyllën media kritike apo televizione kritike me qeverinë. Nuk e pamë kur u rrënuan standardet zgjedhore, u kapën me presh në duar duke manipuluar votat e shqiptarëve, zgjedhjet e shqiptarëve në bashkëpunim me krimin e organizuar. Nuk e pamë kur Shqipëria u kthye në hambar droge për të financuar kapjen e pushtetit, për të financuar kapjen e ekonomisë. Në këtë kuptim, kjo është pika e kthesës, kjo është vija e kuqe dhe shkon shumë përtej simbolikës së ndërtesës, e cila dua ta theksoj edhe një herë, do të rindërtohet ashtu siç ka qenë, aty ku ka qenë. Dhe ata që morën pjesë në këtë krim në pjesën materiale të këtij krimi, nga i pari tek i fundit do të përballen me drejtësinë. Ky është një zotim që unë e kam firmosur me shkrim me Aleancën për Teatrin në korrikun e vitit të kaluar dhe të cilit i qëndroj plotësisht me nderin tim, në emër të Partisë Demokratike dhe të opozitës së bashkuar, dhe që është diçka që do ta bëjmë realitet.
Pyetje: Kjo është diçka, një kontratë me Aleancën.
Lulzim Basha: Kjo është një vijë e kuqe e kaluar dhe është një zgjim më së fundmi i shumë faktorëve të rëndësishëm. Por mbi të gjitha është një zgjim edhe i atyre që mund të kenë pasur iluzione apo kanë qenë të strukur në indiferencën e tyre personale për të kuptuar nga mënyra se si u trajtua Teatri, se si u trajtuan artistët, se si u trajtuan aktivistët, se si u trajtuan gazetarët, se si u trajtua media, se si u trajtuan qytetarët, nënat, vajzat e reja, se si u trajtuan edhe politikanë të opozitës që ishin aty në përpjekjen e tyre për të qëndruar bashkë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit se pa një ndryshim radikal i njëjti fat mund të presë secilin prej tyre, i pret të gjithë ata. Dhe ne e dimë që shkatërrimi i Teatrit është një vazhdimësi e shkatërrimesh që kanë ndodhur. Ky njeri, ky sistem që ai ka ngritur, kjo kakistrokraci, kjo ngritje në sistem e të keqes. E keqja ka fytyrën e Edi Ramës, ka emrin e Edi Ramës, sigurisht ka edhe tentakula sepse jam dakord një njëri i vetëm nuk e mban dot të gjithën, ka edhe tentakulat e saj. Ky sistem dhe ky njeri ka 7 vite që shkatërron dhe plaçkit Shqipërinë, pasuritë publike, paratë e shqiptarëve, demokracinë, institucionet dhe të ardhmen tonë europiane.
BASHA: ËSHTË KOHA QË TË KTHEJMË FAQEN DHE JO THJESHT TA LARGOJMË RAMËN, POR TA NDËSHKOJMË RAMËN DHE SHËRBËTORËT E TIJ
Edhe në media europiane edhe institucionet europiane kanë folur sot dhe dje me mesazhe shumë të qarta. Eshtë e dhimbshme që të humbë një sakrificë e tillë Eshtë e dhimbshme që gjërat duhet të shkonin deri këtu. Dhe jam dakord që ky është një çmin shumë i lartë për t’u paguar, për të ndërgjegjësuar dhe vetëdijësuar Bashkimin Europian që kemi te bëjmë me një autokraci, me një kakistokraci. Po ky është çmimi i një beteje të cilin kemi 7 vite që e paguajmë. Imagjino si do të ndiheshin në vendin tim ku për vite me rradhe denoncoje të keqen dhe në vend që të arrije vetëdijësim dhe veprimn, për shkak të vendosjes së stabilitetit mbi demokracinë shikoheshim ne si delja e zezë, shikoheshim ne si problem dhe jo ata që sollën kriminelët në Parlament, jo ata që e mbushën vendin me drogë, jo ata që shkatërruan ekonominë dhe vendet e punës, që çuan 500 mijë veta në azil që ia nxinë faqen Shqipërisë. Që siç e di fare mirë imazhi i bashkëatdhetarëve të mi, i qindra mijëra bashkatdhetarëve të mi të ndërshëm është nxirë dukë përfshirë në vendet ku ndodhesh ti (Hollandw) dhe në vende të tjera për shkak të veprimeve të kësaj qeverie. Tani është koha që të kthejmë faqen dhe të kthejmë faqen do të thotë jo thjesht ta largojmë Ramën, por ta ndëshkojmë Ramën. Jo thjesht të largojmë shërbëtorët e tij, por t’i ndëshkojmë shërbëtorët e tij. Jo thjesht të largojmë të korruptuarit jo, por t’i ndëshkojmë të korruptuarit. Ky është parakusht që vendi të ecë përpara. Fund kulturës së pandëshkueshmërisë dhe kjo është një nga produktet më tejet konsensuale me mbështetjen më të madhe popullore që ka gjeneruar akti barbar me Teatrin Kombëtar.
BASHA CITON GAZETËN AUSTRIKE: RAMA KREU NJË OPERACION HITLERIAN ME TEATRIN DHE PROTESTUESIT. NDËSHKIM PËR RAMËN DHE VELIAJ, QË E KEQJA TË MOS PËRSËRITET MË!
Një nga gazetat austriake e ka krahasuar me veprimet e nazistëve. Dua të jem fare i qartë se kush ka përdorur një gjuhë të tillë në Europë kundër një kryeministri ballkanik, ‘Der Standard’ e ka krahasuar me dekretet e nazistëve, hitlerianëve, ka përdorur termin “operacioni natë dhe mjegull” që i referohet një dekreti të komandatit të Wehrmacht të 12 shtator 1941, sipas të cilit instruksioneve të Hitlerit thuhej që “anëtarët e rezistencës në territoret e pushtuara në Francë, Belgjikë dhe Holandë, transferohen në Berlin të ekzekutohen pa gjyq ose të çohen ne kampe përqendrimi”. Shikoni se çfarë termi ka zgjedhur një nga më të mëdhatë e Europës, dhe më prestigjiozet e botës gjermanike ‘Der Standard’ për t’iu referuar asaj që ka ndodhur.
Jam i bindur që në këtë pikë kalimi i kësaj vije të kuqe, ka sjellë dhe po sjell bashkimin më të madh të shqiptarëve dhe natyrisht na takon ne si opozitë bashkë me Aleancën për Teatrin, bashkë me pjesën e shëndoshë të shoqërisë civile, të elitës së mendjes e të shpirtit të shqiptarëve, t’i udhëheqim në këtë rrugëtim që siç e thashë nuk mund të jetë thjeshtë dhe vetëm çlirim nga tirania, pa ndëshkuar tiraninë. Nuk mund të jetë thjeshtë çlirim nga Edi Rama pa ndëshkuar Edi Ramën, pa ndëshkuar Erjon Velinë, pa ndëshkuar gjithë shërbëtorët e tyre nga i pari tek i fundit. Është garancia e vetme që kjo mos të përsëritet kurrë se është viti 2020 dhe Shqipëria nuk meriton të sillet në qarqet e mbyllura të vorbullave ciklike. Ne kemi thirrur dhe ndjejmë një bashkim si asnjëherë edhe përtej vijave politike. Në protestën dje edhe tek teatri kishte edhe të majtë, edhe socialistë, edhe njerëz me bindjen thellësisht të majta por që na bashkon një dëshirë: për të pasur një Shqipëri demokratike, një Shqipëri të dinjitetit njerëzor dhe për këtë duhet t’i japim fund Shqipërisë jo të pakicës, por Shqipërisë së një dyzinë të ndyrë. Aq janë, një dyzinë e ndyrë, shqiptarët nuk mund të punojnë për ata, shqiptarët nuk mund të rrethohen nga ata. Shqiptarët do ti rrethojnë dhe do t’i asgjësojnë politikisht dhe moralisht. Ky është misioni im, ky është misioni i opozitës.
“JANË PARTNERË QË KUR JU MERR KAPARIN DHE S’U BËN PUNËN, TË FUSIN PLUMBIN.”, BASHA ZBËRTHEN BIZNESIN E RAMËS DHE VELIAJT ME KRIMIN
Këta që na drejtojnë janë pengje të oligarkëve, janë pengje të krimit, janë pengje të kapareve dhe pazareve të pista. E mbani mend projektin “Fusha”? Ai ndërthur 3 elemente: Një kompani kliente të bashkisë dhe qeverisë, një ish-prokuror të Tiranës që mbylli dosjen e Ardit Gjoklajt, Petrit Fushën, dhe një klan mafioz droge, Sulejman Fushën në Spanjë. Këta janë partnerët e Edi Ramës dhe të Erjon Veliajt. Këta janë partnerë që kur ju merr kaparin dhe s’u bën punën, të fusin plumbin. Kjo është Shqipëria sot, ky është kryeministri dhe kryetari i bashkisë. Është një qeveri , një kryeministër dhe një kryetar bashkie në duart e krimit dhe të mafias dhe s’ka si të jetë ndryshe. Marrëdhënia me botën e nëndheshme është e tillë, nuk mund të rrinë të dy me një karrige. Ose do të kesh vlera morale dhe do të udhëheqësh me vlera morale dhe padyshim mund të bësh dhe gabime në qeverisje dhe qytetarët do të vlerësojnë për të mirat, do të gjykojnë për gabimet, prandaj duhet të kemi proces normal zgjedhor. Po në qoftë se bën aleancën me krimin, atëherë krimi do të udhëheqë, krimit do ti shërbesh, peng i krimit do të jesh. Dhe kjo është situata ku kemi ardhur, kjo është beteja që kemi nisur. Prandaj çdo sakrificë ia ka vlejtur, edhe sakrifica e daljes nga parlamenti i krimit, se tani ka një zgjim të madh, ka një bashkim të madh dhe unë do të doja shumë që prej këtej e tutje mos të merremi më me këtë kufomë politike, por bashkë me shqiptarët të ravizojmë rrugën përpara.
Pyetje: Si zoti Basha?
Lulzim Basha: Si të duan që të mos ketë një Ramë tjetër, një Veliaj tjetër, mos të ketë më një përqëndrim dhe një kapje të pushteteve që u shërben 5 vetave, që shteti të punojë për 5 veta, si tenderat i marrin 5 veta, që naftën dhe minierat ti marrin 5 veta, dhe e gjithë pjesa tjetër e shqiptarëve të jenë skllevër të tyre, që të bëjnë ligje speciale në parlament për ta, që të ndryshohen taksa, divident e tarifa vetëm për ta. E gjithë Shqipëria dhe të gjithë shqiptarët të jenë skllevër të tyre. Dhe skllavërimi nis tek vota. Po t’u skllavërua vota, prit të skllavërohet gjithçka, skllavërohen dhe fëmijët dhe nuk ke zgjidhje pasta. Ose pranon skllavërimin dhe dhunimin siç u dhunuan fëmijët e shqiptarëve dje dhe pardje ose ikin e largohen. Nuk ka pse të jetë kështu, ky është një vend i bekuar, është një vend me mundësi të jashtëzakonshme, është një vend me njerëz të jashtëzakonshëm. Duhet të bëjmë një gjë dhe vetëm një gjë: duhet të gjejmë brenda shpirtit gjithë shqiptarët kurajon për të qëndruar siç qëndroi Aleanca për Teatrin 27 muaj, siç ka qëndruar dhe do të qëndrojë opozita në krah të tyre.
DY LISTAT NË TRYEZËN E LULZIM BASHËS, ÇFARË DO TË BËJË KREU I OPOZITËS KUR TË MARRË DREJTIMIN E QEVERISË
Adriatik Lapaj: A e merrni përsipër ju një angazhim për të fshirë procedimet penale të protestuesve si kryetar i opozitës dhe si kryeministri i ardhshëm, pretendent?
Lulzim Basha: Zoti Lapaj ka disa dokumente të cilat nuk ndahen kurrë nga tavolina ime e punës, njëri prej tyre është lista e plotë e të gjithë aktivistëve të opozitës të dhunuar, të keqtrajtuar barbarisht dhe në mënyrë antiligjore për të drejtën e protestës gjatë gjithë protestave të opozitës gjatë këtyre 7 viteve. Dhe po kështu lista e të gjithë atyre të tjerëve qytetarë të thjeshtë, prindër, fëmijë, 18 vjeçar, 16 vjeçar, minorenë dhe aktivistë të shoqërisë civile, gazetarë të cilët janë trajtuar barbarisht, me emër dhe me mbiemër, datat dhe hollësitë e ngjarjes. Ajo që dua të them sot për ju në përgjigje të kësaj pyetje dhe për gjithë opinionin publik është se ka edhe një listë tjetër, që edhe ajo është e printuar në të bardhë me shkronja të zeza por unë e quaj ‘lista e zezë’, është lista e dhunuesve. E kam thënë edhe më përpara por me gjithë këto mizori që ndodhin këtu, me gjithë këto të keqe që ndodhin këtu edhe mund ta harrojmë kështu që nuk më vjen keq ta përsëris që : gjithsecili prej atyre që ka marrë pjesë në këto dhunime as nuk do të falet, as nuk do të harrohet. Se puna e parë do të jetë me të vërtetë vënia para përgjegjësisë penale e majës së kupolës dhe kujtdo tjetër që është përfshirë në këto afera korruptive dhe kriminale. Sikur asgjë tjetër të mos bëjmë, qeveria e dalë nga vota e lirë do ta nisë me këtë por vepra e dytë do të jetë jo thjesht amnistimi i luftëtarëve për liri, për të drejta, për kushtetutshmëri, për dinjitet njerëzor. Shumë pak kjo që kërkon nga unë nesër ti, por edhe ndëshkimi, por e përsëris edhe një herë, se pa i ndëshkuar ata krimi rrezikon të përsëritet. Dhe angazhimi im sot para shqiptarëve është që ky krim të mos përsëritet më kurrë nga asnjë qeveri, as e kuqe, as blu, as rozë, e asnjë ngjyre.