• Opozita ofron konsensus, Basha: Hapje 100% e listave, me kushtin që koalicionet dhe formula e përllogaritjes së mandateve të mos ndryshohet.

 

  • Opozita e Bashkuar është e vendosur të refuzojë çdo propozim unilateral për ndryshime kushtetuese, që prekin çështje që lidhen me zgjedhjet.

 

  • Tryeza e Këshillit Politik është vend i vetëm ku mund dhe duhet të diskutohet në raport me një numër çështjesh ende të pazgjidhura, që kanë të bëjnë me rekomandimet prioritare të OSBE/ODIHR-it.

 

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, PAS MBLEDHJES SË KOALICIONIT OPOZITAR.

 

Së pari, dua të shpreh fare qartë qëndrimin e Opozitës së Bashkuar se marrëveshja e 5 qershorit, e cila, më në fund u votua ditën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë, është një bazë për garantimin e zgjedhjeve normale. Nuk është ajo që kerkonim ne, po është, për fat të mire, një marrëveshje politike e arritur me ndihmën e partnerëve tanë strategjikë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian, Britanisë së Madhe dhe OSBE-së, të cilët, gjej rastin t’i falenderoj dhe t’u shpreh mirënjohjen për rolin e tyre kyç në arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Së dyti, dua të përshëndes qëndrimet e tyre ditën e djeshme, të cilat bëjnë të qartë së rruga e konsensusit është rruga e vetme për të ecur përpara në çdo çështje që ka të bëjë me zgjedhjet dhe natyrisht, me procesin e integrimit europian të vendit, sepse këto të dyja tashmë janë të lidhura që prej marsit të këtij viti, qoftë në aspektin e reformës, por edhe në zbatimin e asaj që bihet dakort bashkarisht.

Në këtë kuadër, Opozita e Bashkuar është e vendosur të refuzojë çdo propozim unilateral për ndryshime kushtetuese, që prekin çështje që lidhen me zgjedhjet. Tryeza e Këshillit Politik, grupi i punës i Këshillit Politik është vend i vetëm ku mund dhe duhet të diskutohet në raport me një numër çështjesh ende të pazgjidhura, që kanë të bëjnë me rekomandimet prioritare të OSBE/ODIHR-it: që nga shitblerja e votës tek presioni ndaj administratës publike e kështu me radhë.

Por, duke qënë që Partia Socialiste dhe Kryetari i saj kanë ndryshuar qëndrim disa here, para dhe pas 5 qershorit dhe tani po u shesin shqiptarëve ose mendojnë se po u shesin shqiptarëve dashurinë për listat e hapura si shkakun për të ecur drejt ndyshimeve të njëanshme, dua t’ju njoftoj me vendimin e Opozitës së Bashkuar.

Ne kemi mandatuar përfaqësuesit tanë në grupin e punës të Këshillit Politik, zotin Oerd Bylykbashi dhe zotin Petrit Vasili, që, sa i takon kësaj çështje, të paraqesin qenfrimin e Opozitës së Bashkuar si vijon:

Opozita e Bashkuar do të mbështesë hapjen 100 përqind të listave, me kushtin që koalicionet të mos ndryshohen, por të mbeten kështu siç janë sot dhe, për pasojë, edhe shpërndarja e mandateve të përllogaritet siç është sot, me formulën aktuale të koalicioneve zgjedhore.

Ky propozim do të parashtrohet sot në tryezën e Këshillit Politik dhe është i drejtë për më shumë se një arsye. Së pari sepsë nuk mund t’u thuash shqiptarëve “po hap listat dhe pjesën fituese ta zgjedhë prapë partia. Psh, në 34 deputetë të Tiranës, i bie që 11 të zjedhë partia dhe 1 apo 2 të zgjedhin qytetarët. Imagjinoni qarqe të tjera si Kukësi, Dibra, Berati, Gjirokatra, ku, realisht, qytetarët nuk do të kenë mundësi të zgjedhin fare, sepse në ndarjen më optimiste, 1/3-ën e zgjedh partia, që do të thtoë që qytëarët nuk do të kenë mundësi të zgjedhin fare. Pra, do të kemi qytetarë që arrijnë të votojnë për një deputet në mënyrë preferenciale dhe do të kemi qytetarë që nuk votojnë dot për deputetin në mënyrë preferenciale.

Pra, duket qartë që është një mish-mash i gatuar me synimin e vetëm të prishjes së koaliconit opozitar, tentativë që e ka bërë politikisht dhe tani do që ta bëjë me ndryshime të njënashme kushteteuse.

Për këtë të fundit, Opozita e Bashkuar është e qartë, kjo është e papranueshme dhe përbën një kërcënim real, të rëndë për paqen, stabilitetin, demokracinë dhe, natyrisht për intgrimin europian të vendit.

Me propozimin që sot do të shtrohet në tavolinën e grupit të punës së Këshillit Politik, opozita tregon seriozitetin, përgjegjshmërinë ndaj qytetarëve shqiptarë me sinqeritet dhe pa asnjë axhendë të fshehur.

Natyrisht, ju e dini që unë prej kohësh kam qënë partizan i një tjetër sistemi, i atij maxhoritar me dy dhoma, por, për hir të konsensusit, po hedhim këtë hap, siç e thashë, për propozimin e hapjes 100% të listave me kushtin që koalicionet të mbeten siç ekzistojnë sot dhe, po kështu, edhe formula e shpërndarjes së mandateve.

Ju faleminderit!