• Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit tender fiktiv me vlerë 1 miliard lekë për kompaninë që në 1.5 muaj ka marrë 2.5 miliard lekë nga taksat e shqiptarëve.
• AKSHI, 1 miliard lekë për sistemin e monitorimit të inspektorëve tatimorë, sistem që ekziston që prej vitit 2013-të.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENDRI HASA
Ndërkohë që vendi është në krizë dhe shqiptarët nuk po ushqejnë dot familjet, AKSHI ka gatuar vjedhjen e radhës së taksave të shqiptarëve.
Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka vendosur të zhvillojë një tender fiktiv prej 1 miliardë lekësh, duke paracaktuar fituesin.
Në tenderin e hapur nga AKSHI kanë marr pjesë vetëm dy kompani dhe Kompania e parë Integrated Security Solution nuk ka paraqitur ofertë ekonomike, ndërsa Kompania e dytë Bashkimi i operatorëve ekonomik ‘Iva Elektronik’ dhe ‘Image & communications Development’ ka paraqitur ofertën afër fondit limit 1 miliardë lekë. Qartësisht, fituesi është paracaktuar, sepse nga 2 kompanitë që kanë marrë pjesë, vetëm njëra prej tyre ka paraqitur ofertë.
Nëpërmjet kësaj vjedhje të pastër, 1 miliardë lekë të taksave të shqiptarëve do ti paguhen Iva Elektronik dhe Image & Communication për një sistem të monitorimit të inspektorëve, i cili rezultin se është në fakt ekzistues, dhe i ndërtuar prej vitit 2013.
Kompania në fjalë, vetëm për një muaj e gjysmë, nga 6 korriku 2020 deri sot, ka marrë 2.5 miliard lekë tendera nga AKSHI. Të gjitha afër fondit limit dhe pa konkurencë.
Në një kohë që bizneset mbyllen se s’kanë mbështetje dhe qytetarët mbeten pa punë se vendet e punës shkurtohen, qeveria Rama ju grabit shqiptarëve përmes kësaj kompanie edhe 10 milion lekë në ditë para nga taksat e tyre për dy vite me radhë.
Qytetaret janë në vështirësi ekonomike, pandemia ka mbërthyer vendin, por motivi i vetëm i qeverisë Rama është vjedhja pa ndalim. Abuzimet dhe tenderat korruptive nuk rreshtin asnjë ditë!
Hetimi dhe vënia para përgjegjësisë penale e çdokujt të përfshirë në këtë vjedhje të pastër të parave të shqiptarëve duhet të jetë përparësi absolute e SPAK dhe organeve të drejtësisë.
Për të ndihmuar biznesin e ndershëm dhe për eliminuar korrupsionin ka vetëm një zgjidhje: largimi i Edi Ramës dhe regjimit të tij te korruptuar dhe grabitqar.