• Rikthimi në Bashkinë e Durrësit i “drejtorit halabak” të shkarkuar live nga Rama dhe i arrestuar për tjetërsim pronash, PD: Në Shqipërinë e Ramës nuk sundon ligji, por dosja “339”.

 

  • Kryetari i degës së PD Durrës, Ferdinand Xhaferri, denoncoi emërimin e Drejtorit të Shërbimeve në Bashkinë e Durrësit sit ë motivuar politikisht dhe që tregon degradimin e pushtetit të Edi Ramës. Ardian Iljazaj, u cilësua nga kryeministri në ikje në janar 2019 si “drejtori halabak” i Kadastrës së Durrësit. Ai u shkarkua nga detyra dhe u arrestua për pak kohë për tjetërsim pronash në Kepin e Rodonit. Tani, halabaku i Ramës do të menaxhojë fondet publike të Bashkisë së Durrësit në prag të zgjedhjeve

 

DEKLARATË E KRYETARIT TË DEGËS SË PD DURRËS, FERDINAND XHAFERRAJ

 

Të nderuar gazetarë, personi që qartazi përcaktohet nga kryeministri si halabak, para tre ditësh është emëruar drejtor i Shërbimeve në Bashkinë e Durrësit. Besoj se nuk ka nevojë për koment për papërgjegjshmërinë, për arrogancën dhe nëpërkëmbjen që Edi Rama i bën qytetarëve të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

Por nuk është vetëm kaq, përditë shikojmë qytet që vetëm shkatërrohet, përditë shohim qytet që rrënohet sepse nuk i shërbehet qytetit por korrupsionit.

Shikoni delegimet e papërgjegjshme në tabelën këtu:

• Ish drejtoresha e Shërbimeve, Emirjana Sako delegohet nënkryetare bashkie dhe më tej delegohet si kryetare Bashkie.
• Pse nënkryetari i bashkisë mban edhe funksionin e drejtorit Juridik?
• Pse përgjegjësja e sektorit të Burimeve Njerëzore është edhe drejtoreshë e Burimeve Njerëzore?
• Pse përgjegjësja e sektorit të Politikave të Territorit është edhe drejtoreshë e Politikave të Territorit?
• Pse drejtori Ekonomik është edhe drejtori i Përgjithshëm Ekonomik?
• Pse halabaku u emërua drejtor Shërbimesh, ndërsa tek drejtoria e Politikave të Zhvillimit të Turizmit nuk kemi drejtor, aktualisht në kulmin e sezonit turistik, një sezon ky krejt ndryshe për bizneset dhe turizmin e Durrësit, ku vjen pas tërmetit dhe pandemisë, ku bashkia duhet të ishte shumë pranë bizneseve.

Katër persona mbajnë tetë pozicione, kur kemi me dhjetëra e qindra të rinj durrsakë që janë shkolluar përmes shumë sakrificave këtu dhe jashtë vendit, dhe na kontaktojnë çdo ditë duke shprehur zhgënjimin e tyre.

Përgjigjen fatkeqësisht e dimë të gjithë: sepse në Shqipërinë e Ramës nuk i shërbehet qytetarit, por i shërbehet korrupsionit, sepse në Shqipërinë e Ramës nuk drejton ligji, por dosja “339”.

Zgjidhja është e thjeshtë dhe e ka shprehur vazhdimisht lideri i opozitës, z.Lulzim Basha, një ekonomi normale, një administratë normale, një Durrës normal, një Shqipëri normale.

Faleminderit!

Pyetje: Z. Xhaferri, mendoni se drejtorin e Shërbimeve e ka emëruar z.Rama në bashkinë e Durrësit?

Ferdinand Xhaferri: Unë do të thoja sikurse u shpreha shumë qartë, se zoti Rama e ka përcaktuar një vit më parë si “halabak” dhe me këtë unë dua të them që nëse z.Rama para se të vinte në pushtet e tha qartazi me zë dhe më figurë, “të mbledhim të gjithë qelbësirat”, tani disa muaj para zgjedhjeve po e thotë qartazi me zë dhe me figurë “të mbajmë me emërime të gjithë halabakët”, pra, të mbajmë pushtetin me halabakët.