• Basha: Unë nuk do të lodhem së kujtuari detyrat dhe përgjegjësitë që qeveria ka përballë shqiptarëve.

 

  • Basha: Paratë e taksave të shqiptarëve vazhdojnë të shpërdorohen nga një grusht oligarkësh.

 

  • Basha: Çdo vuajtje shtesë për shqiptarët gjatë këtyre muajve, nuk vjen vetëm prej pandemisë, por vjen nga Edi Rama dhe skemat e tij të korrupsionit.

 

  • Basha: Arsyeja përse Edi Rama bën sikur nuk e ka dëgjuar planin tonë me 5 pika është rrjedhja e vazhdueshme e parave të buxhetit për skema korrupsioni.

 

  • Basha: Asnjë reagim nga qeveria për lajmin se spitalet COVID 1 dhe 2 janë mbushur plotësisht.

 

  • Basha: Prokuroria duhej të kishte filluar hetimet për mosveprimet e Edi Ramës dhe Ministres së Shëndetësisë.

 

  • Basha: Nuk ka më asnjë minutë kohë për të pritur. Vendi është futur në qorrskak drejt greminës. Duhet të marrim masa si vendet e rajonit.

 

  • Basha: Mjaftojnë masat që kanë marrë vendet e rajonit për të gjykuar nëse Shqipëria po bën atë që duhet.

 

  • Basha: 2500 testime në ditë është minimumi që duhet të bëjë kjo qeveri. Kjo është plotësisht e mundur.

 

  • Basha: T’u tregosh qytetarëve se ku ta vënë dhe ku ta heqin maskën është të lash duart nga shëndeti i tyre.

 

  • Basha: Është premtuar me zë dhe figura paketa e tretë e ndihmës që në qershor, përballeni me premtimin e tij të pambajtur. Është kriminale mënyra si sillet me shqiptarët, mjekët dhe infermierët.

 

  • Basha: Ta lësh të keqen të shkojë deri në fund nuk është keqqeverisje, por krim.

 

  • Basha: Mbyllja e vendit mund të shmanget nëse zbatohet plani ynë me 5 pika.

 

KONFERENCA E PLOTË PËR SHTYP E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE LULZIM BASHA ​ME GAZETARËT.

 

Mirë se erdhët të nderuar zonja gazetare dhe zotërinj gazetarë të medias!

Sot fillon java e tretë e publikimit të planit tonë me 5 pika kundër krizës ekonomike, rimëkembjes nga kjo krizë dhe hapave kundërvalës së dytë të infektimeve nga Covid.

Dy javë me rradhë unë, ekspertët të cilët kanë ndihmuar në hartimin e këtij plani dhe ju, media përmes korrespodentëve, gazetarëve që raportojnë nga selia e Partisë  Demokratike, por edhe të kolegëve tuaj në terren, e keni bërë këtë plan të ditur dhe  e keni shpjeguar në detaje se çfarë propozon Partia Demokratike, çfarë propozon opozita.

Po kështu nga terreni ju keni raportuar dhe ne kemi denoncuar gjendjen që sa vjen dhe rëndohet të shëndetësisë, të mjekëve dhe të infermierëve, rritjen e pacientëve të infektuar me Covid që dje kanë kapur një tjetër shifër rekord.

Ndërkohë, i vetmi që se ka vënë ujin në zjarr, i vetmi që vazhdon t’ju bëjë bisht përgjegjësisë është njeriu, i cili ka në dorë të ndihmojë njerëzit në nevojë, shëndetësinë, pacientët, mjekët dhe infermierët shqiptarë.

Shumica dërrmuese e të rinjve nuk e mbajnë mend një film të realizmit socialist, ku një person i papunë endej nga kantieri në kantier, personazh i një prej shkrimtarëve më të njohur të asaj kohe, dhe quhej Robert Çamçakëzi.

Kështu ia kishin vënë nofkën, se ishtë një njeri që në vend të bënte punën që i ishte caktuar, endej nga kantieri në kantier dhe pengonte njerëzit që të bënin punën për të cilën ishin paguar. Ky është Edi Rama. Eshtë Robert Camçakëzi.

Asnjë drejtor komunal nuk fshihet dot duke shkuar 10 herë të vjedhë në kantier, vetëm e vetëm për t’i bërë bisht pyetjes që ia shtrojnë me të drejtë kolegët tuaj. A e njihni planin me 5 pika të Partisë Demokratike dhe çfarë po bëni për të ndihmuar njerëzit në nevojë?

Ndaj siç iu thashë edhe dje  edhe pardje, unë nuk do të lodhem dhe kam shumë besim se dhe ju nuk do të lodheni që ditë për ditë  t’i kujtojmë Robert Camçakëzit që fatin e keq na e ka vënë në qafë  edhe për disa javë apo muaj, detyrat dhe përgjegjësitë që ka para shqiptarëve  dhe t’i kujtojmë shqiptarëve  se çdo dhimbje, vuajtje  shtësë  në këtë kohë, nuk  vjen thjesht dhe vetëm  për shkak të pandemisë, po vjen për shkak se Edi Rama i ka braktisur, se Edi Rama  pavarësisht se  fryhet si gjel, kakaris si pulë, tjetër gjë premton dhe tjetër gjë bën.

Ka premtuar se do të ndihmojë mjekët dhe infermierët me bonusin 1 mijë euro për mjekë dhe 500 euro për infermierë.

Ku në fakt siç kemi dëshmuar me diokumentat zyrtare të këtij shrteti, të kësaj qeverie, thesarit të shtetit paratë e taksave të shqiptarëve kërkon t’i shpërdorojë në mënyrën më kriminale dhe t’jua japë atyre një grushti oligarkësh.

T’jua japë, t’jua vjedhë bashkë me të cilët nuk bëjnë asgjë, absolutisht asgjë. Siç tregoi edhe  denoncimi i sotëm i Partisë Demokratike  nga terreni, të ashtëquajturin incerneratorin e plehrave  në Fier ku janë  derdhur 24 apo 25 milionë euro dhe ku nuk ka  absolutisht asgjë . Jo se po të ishte ndërtuar incerneratori ky do të ishtë justifikim sepse e dimë të gjithë që kjo afrë korruptive nuk është bërë për të ndihmuar ambientin.

Ambienti është më i ndotur se më parë. Stategjia që qeveria gjermane financoi për Shqipërinë është braktisuar vetëm e vetëm për t’i hapur rrugë një vjedhje prej 400 milionë eurosh nga cilat deri më sot që flasim, 75 milionë euro u janë paguar para në dorë inceneratorëve.

Imagjinoni se çfarë mund të ishtë bërë me këto para nëse do të kishin shkuar tek mjekët, tek infermierët, tëk spitalet, tek pensionistët, tëk të papaunët, tek sipërmarrja apo biznesi i vogël.  Ndërkohë sot na shpallet me pompozitet plani i maskave.

Si do të mbahet maska, kush do e mbajë maskën, kur do e mbajmë maskën dhe natyrisht gjoba në qoftë se nuk e mban maskën. Nuk ka masa reale siç marrin vendet e tjera të rajonit, siç po merr Maqedonia, siç po merr Kosova  për t’u përballur qoftë  me aspektin shëndetësor, qoftë me aspektin ekonomik të pandemisë.

Edi Rama, mosmarrjen e masave mundohet ta fshijë pas maskave. Nuk ka shqiptar që nuk e kupton tashmë se arsyeja pse Edi Rama nuk merr masa për t’i ndihmuar, arsyeja pse gënjën se gjoja nuk e di planin tonë me 5 pika, është sepse paratë e buxhetit të shtetit po vazhdojnë të rrjedhin në mënyrë marramendëse në drejtim të aferave korruptive.

Dhe kjo është arsyeja që Edi Rama nuk merr asnjë masë reale për të ndihmuar shëndetësinë në kolaps, për të ndihmuar ekonominë në krizë të thellë. Shikoni Maqedoninë, sot mediat shqiptare kanë raportuar një fakt që ne e kemi denoncuar prej kohësh, pothuajse dyfish më shumë shpenzime buxhetore për shëndetësinë.

Pothuaj dyfishi i shpenzimeve buxhetore për shndetësinë. Kjo pa llogarritur masat shtesë, qoftyë për sa i përket shërbimit ambulator, i spitaleve, ndihmës ndaj njerëzve që nuk kanë mundësi të paguajnë as për masa mbrojtëse, kurimin nga Covid-i.

Vetëm paratë e përcaktuara  në buxhetin e shtetit nga vendi fqinj, janë dyfishi i atyre që  është përcaktuar për shëndetësinë shqiptare dhe në buxhetin e shëndetësisë shqiptare mos harroni  janë  edhe koncensionet  famëkeqe.

Eshtë edhe Check-Up-i faqëzi, janë edhe tenderat sekretë më të cilat u vodhën paratë e shqiptarëve në kohë pandemie.

Pra nga njëra anë kemi një krizë që po thellohet, kemi një numër rekord të infektuarish dje, sipas shifrave zyrtare të cilat vazhdojnë të jenë të manipuluara dhe të diktuara, dhe nuk tregojnë as realitetin që raportohet në media jo më realitetin që njohim gjithësecili prej nesh me familje, me farefis, me miq.

Disa prej mediave raportuan që edhe persona public si i ndjeri drejtori, ish drejtori I Bashkisë së Tiranës, që ndëroi jetë pasi ndroi jetë I ati, nuk është raportuar. Imagjinoni ku ka arritur kaosi në rastin më të mirë dhe fallsifikimi i të dhënave. Që do të thotë që numri I infeksioneve është shumë më i madh se ky që raportohet.

Dje një vend i madh në rajonin tonë, bëri të ditur masat që ka marrë për ndjekjen, gjurmimin dhe izolimin e personave. Bëhet fjalë për afro 14 mijë skuadra mobile të lëvizshme, të përbëra nga 3 veta, të pajisura me automjet dhe me masat mbrojtëse dhe me trajtimin e parë shëndetësor për të infektuarit nga COVID-i.

Në momentin që një i infektuar detektohet, zbulohet, niset menjëherë automjeti për të bërë kontrollin e të gjithë zonës ku ka qenë i infektuari, ku ka patur kontakte i infektuari. Ky është një vend i madh dhe 14 mijë skuadra janë padiskutim përgjigja e duhur dhe si rezultat i kësaj përgjigje, numri i infeksioneve është mbajtur nën kontroll.

Por këtu nuk ka as 14 skuadra të tilla, të cilat mundësojnë në kohë reale gjurmimin e kontakteve të të infektuarit, të mundësojnë tetimin e këtyre kontakteve dhe izolimi në kohë e trajtimin në kohë të të infektuarit.

Këtu akoma mjeku i familjes është lënë jashtë kësaj beteje. I pambrojtur, I pa pajisur, I papërfshirë, megjithëse kemi 6 muaj që bëjmë thirrje, që mijëra mjekë të familjes të bëhen pjesë të betejës që po vjen dhe po bëhet edhe më e ashpër, edhe më infektuese dhe për fat të keq edhe më vdekjeprurëse për bashkëqytetarët tanë, për njerëzit me të cilët ndajmë ambientet, rrugët, vendet e punës e kështu me radhë.

Dje ju thashë se spitalet COVID kanë arritur kapacitetin e tyre maksimal sipas burimeve të brendshme. Askush nga qeveria nuk ka reaguar.

Asnjë reagim të vetëm. As për të thënë është e vërtet, po ja plani që kemi për t’ju kundërvënë kësaj, as për ta hedhur poshtë dhe për të thënë është e pa vërtetë siç rëndomt kanë bërë më përpara, ndonëse kanë gënjyer, heshtje totale. Nuk fshihet dielli me shosh.

Nuk mundet të pranojmë si opozitë dhe jam I bindur edhe ju, edhe qytetarët që na ndjekin, edhe ju si media, që një çështje që ka të bëjë me jetën, me shëndetin e çdo shqiptari, trajtohet sikur është inekzistente, dhe gjeli të vazhdojë të kakarisë si pulë nga mëngjesi deri në darkë.

Në një përpjekje të dobët, të dalë boje prej 22 vjetësh, për të fshehur realitetin e hidhur për të cilin është përgjegjës me batuta bajate të cilat as nuk hahen, as nuk pihen, as nuk shërojnë pacient, as nuk lirojnë krevate në spitalet COVID, as nuk ndihmojnë mjekët, as  infermierët, as nuk japin para pensionistëve që të blejnë maskat apo dezinfektantët, as ndihmojnë vogëlushët në shkolla, as mësuesit e tyre.

Nuk ka asnjë alibi, ka vetëm keqqeverisje. Ka vetëm vjedhje dhe shpërdorim të pushtetit, abuzim të pushtetit dhe shpërdorrim të detyrës në kuptimin politik të fjalës është absolutisht shpërdorim të detyrës në kuptimin penal të fjalës për një vend që do të kishte mundësinë minimale të angazhimit të drejtësisë, e cila sot duhet të kishte filluar hetimet për mos veprimet e Edi Ramës, të ministers së shëndetësisë dhe të të gjithë të tjerëve përgjegjës, ndërkohë që çdo vend tjetër ka nisur të marrë masa robuste drastike për të frenuar dhe mbajtur nën kontroll shpërthimin vertikal të kurbës së infektimeve.

Kjo është padiskutim një situatë e vështirë dhe një sfidë e madhe për çdo shoqëri. Masa e suksesit nuk është të fusësh kokën në rërë si struci dhe të pretendosh që nuk po ndodh.

Masa e suksesit nuk është që të kemi fat që infektimet akoma nuk kanë arritur tavanin e rekordit dhe vdekjet e shkaktuara prej infeksionit nuk janë në nivelet më alarmante.

Sepse kur të jemi aty, dhe do të jemi aty shumë shpejt, nuk mjafton dalja si gogol nga facebooku dhe të broçkullisësh, por duhet t’u thuash shqiptarëve çfarë bëre kur kishe 4 muaj për t’u përgatitur.

Kur kishe 2 muaj opozitën që të paralajmëronte të ndërmerrje masat e vaksinimit të popullsisë, e vaksinimit të mësuesve, e rinovimit të forcës së personelit shëndetësor për t’u përballur, e hapjes së spitalit COVID 3, e angazhimit të spitaleve rajonale, e angazhimit të mjekkëve të familjes. Sot nuk ka më asnjë minutë kohë për të pritur. Edhe në rafshin e shëndetësisë, edhe në rafshin e ekonomisë.

Vendi është futur tashmë një qorsokak drejt greminës. Dhe e vetmja mënyrë për ta ndaluar këtë, apo për ta frenuar sadopak, është të marrim ato masa që vendet në rajon po i marrin dhe po i marrin me efektivitet. Por masa e vetme e bërjes apo jo të detyrës është i ka marrë këto masa dhe çfarë efekti kanë dhënë. Dhe ne e dimë fare mirë se situate sot nuk do të ishte kështu nëse masat e rekomanduara nga ne që nga marsi dhe prilli do të ishin zbatuar, situate nuk do të ishte kështu as në rafshin shëndetësor, as në rafshin ekonomik.

Prej marsit i kërkoj ditë për ditë 2500 testime në ditë. Plotësisht e mundur për t’u blerë, për t’u administruar dhe për të përballuar në këtë mënyrë me vërtetësi për masat e vërteta të pandemisë natyrisht kjo sjell publikimin tjetër gjurmimin e kontakteve të infektuara dhe izolimin e tyre.

Kjo është detyra e qeverisë, nuk është detyra të dali si sharlatan dhe të thonë vëre maskën këtu, mos e vër maskën atje, po se vure maskën do të vë gjobën. Kjo është të tallesh me shëndetin e njerëzve ndërkohë që vjedh parat e njerëzve.

2500 testime në ditë është minimumi që duhet të bëjë kjo qeveri në situatën aktuale, ku pasi vet sipas statistikave të tyre përfundimtare, dje kemi arritur një rekord infektimesh. Sa i përket paketës ekonomike, janë premtuar prej muajit maj dhe qershor masa shtesë për paketën e tretë.

E keni me zë dhe me figurë, nxirrjani palaços, përballeni me palaçollëkun dhe gënjeshtrat e tij, siç ja nxjerrim ne. Ështe detyrë e medias ta ballafaqojë se nuk është askushi, është akoma edhe për disa javë njeriu që ka çelësat e shtetit në dorë.

Përballeni palaçon me premtimet që u ka bërë shqiptarëve. Nxirrjani kur thotë po bëj gati paketën e tretë, ndërkohë që vendet e tjera po bëjnë gati paketën e katërt. Është kriminale mënyrë se si sillet me shqiptarët, është kriminale mënyra se si sillet me mjekët dhe infermierët. Vetëm një kriminel në shpirt, që urren popullin e tij, po pret që të shkojë më e keqja e të këqijave dhe pastaj të nxjerrë pikatoren, sepse paratë e tjera i çon me parë te oligarkët. Po ua them sotm.

Ky është plani, ta lërë të keqen të shkojë deri ne fund dhe pastaj të nxjerrë pikatoren. Dhe kjo nuk është papërgjegjshmëri. Kjo nuk është keqqeverisje. Ky është krim.

Edhe sot si çdo ditë, do të përsëris 5 hapat që kemi propozuar kundër krizës dhe do ju lus secilin prej jush të bëjë maksimumin, brenda lirisë që dispononi si gazetar, si qytetar, ta përballni mashtruesin që ka thyer çdo premtim para shqiptarëve këto 7 vite, me premtimet që ka thyer në raport me pandeminë, sepse tani nuk bëhet thjesht fjalë për mirëqenien e shqiptarëve, bëhet fjalë për jetën dhe shëndetin e t yre.

Bëhet fjalë për bukën e gojës. Këto janë 5 pikat që kemi dy javë, ia kemi parashtruar publikisht për t’u përballur me situatën që po shkon drejt një kolapsi total.

  1. Mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor: Përgatitja për një shpërthim tjetër të infeksionit të COVID-19, duke:
  2. a) Rritur numrin e testimeve për COVID në 2500 testime në ditë.
  3. b) Rimbursim i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID.
  4. c) Sigurimin e paisjeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve spitalore.
  5. d) Bonus 1000 Euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier për 6 muajt e ardhshëm.
  6. Fëmijët tanë të arsimohen të sigurtë: Të garantojmë që fëmijët dhe mësuesit në shkollë të jenë të sigurtë, duke:
  7. a) Përmirësuar kushtet sanitare në shkolla duke përfshirë furnizimin me ujë, paisjen me maska mbrojtëse dhe dezinfektimin e rregullt të ambienteve mësimore.
  8. b) Kryer testimin periodik për mësuesit dhe stafin ndihmës.
  9. c) Investuar në teknologji për rastet kur mund të aplikohet mësimi në distancë, përfshirë ndihmën për familjet me të ardhura të ulta për të blerë tableta për fëmijët e tyre, në mënyrë që edhe ata të përfitojnë nga mësimi në distancë.
  10. Asnjë shqiptar të mos lihet pas dore:
  11. a) Të mbështesim ata që kanë humbur vendin e punës. Çdo individ që ka humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti, të përfitojë një çek mujor prej 16 mijë lekë të reja në muaj, përvec pagesës ligjore për papunësinë, për një periudhë prej 6 muajsh.
  12. b) Krijimi i një Fondi të Punësimit për të mbështetur bizneset për të rimarrë në punë të larguarit gjatë pandemisë, duke i alokuar cdo punëdhënësi që rimerr në punë një individ që ka humbur vendin e punës prej pandemisë, një shumë mujore prej 20 mijë lekë të reja në muaj për një periudhe prej 6 muaj.
  13. c) Dyfishimi i ndihmës ekonomike për çdo familje që trajtohet me ndihmë ekonomike.
  14. d) Çdo pensionist të përfitojë një çek mujor prej 2 mijë lekë të reja në muaj për përballimin e kostove shtesë të pandemisë, për 6 muaj.
  15. Ndihmë për biznesin e vogël: Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjitha bizneset e vogla të prekura nga pandemia. Çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv.
  16. Mbështetje për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj:
  17. a) Për 6 muajt e ardhshëm, subvencionim i 50% të qirasë për ambjentet e punës ose heqje e taksës së pronës për bizneset pronare të ambjenteve të punës.
  18. b) Shtrirja në kohë dhe rikonceptimi i kritereve të përfitimit nga të dy skemat e garancisë sovrane, për ta bërë më të aksesueshme dhe të përballueshme kredimarrjen nga biznesi. Përcaktimi i një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin, duke subvencionuar çdo përqindje mbi këtë vlerë në kredimarrjen për investime dhe shpenzime operative, për të hapur urgjentisht Covid 3 dhe për të bërë gati dhe spitalet rajonale të qyteteve të mëdha të përballen me të infektuarit me Covid. Dhe 4 mbajtjen e premtimit për bonus 1000 euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier për 6 muajt e ardhshëm.

Dy, ndërkohë që shpërthimi i Covid-it është realitet kudo, hapja e shkollave pa diskutim që e ka agravuar më shumë situatën. Po të ishin marë masat që i kemi kërkuar para hapjes së shkollave, situate do të ishte shumë më e lehtë për tu kontrolluar. Sot, ditë për ditë kemi njoftime zyrtare të infeksionit në shkolla, në shkolla fillore, në shkolla të mesme dhe në sistemin parashkollor të cilat raportojnë infektime të mësuesve, të edukatorëve të stafit mbështetës dhe të fëmijëve që janë pastaj mbratës të virusit në ambientet e tyre familjare dhe sociale, dhe për këtë arsye është e domosdoshme të merren këto tre masa kyçe.

Së pari, përmirësimi i kushteve sanitare në shkolla duke përfshirë furnizimin me ujë pajisjen me maska mborjtëse dhe dezifektantimin eë rregullt të ambienteve mësimore. Asnjë masë nuk është marrë në këtë drejtim, vazhdon të mungojë uji i pishëm dhe uji i rrjedhshëm në mbi 70% të shkollave shqiptare. Testimi periodik për mësuesit edhe stafin ndihmës, nuk ju bëhet testimi as kolegëve të atyre që rezultojnë me Covid jo me testim periodik siç bëjnë vendet e tjera të rajonit.

Dhe së treti, përgatitja e teknologjisë e në veçanti blerja e tabletëve për familjet në nevojë nëse situate do të çojë drejt mësimdhënies në distancë. Tre, asnjë shqiptar mos të lihet pas dore, edhe kjo ka të bëjë me mbi një millionë shqiptar sot që nuk kanë, kanë shteruar çdo mjet për t’u përballur me pandeminë, nuk kanë më asnjë kacidhe, nuk kanë ku të marrin borxh dhe shumica prej tyre nuk pranojnë të marrin as me listë ushqimet.

Mbështetja e atyre që kanë humbur vendin e punës përmes një çeku mujor prej 16 mijë lekësh të reja në për një periudhë për 6 muaj. Krijimi i Fondit të Punësimit, duke i alokuar cdo punëdhënësi një çek prej 20 mijë lekësh  të reja në muaj për një periudhë  6 mujore për cdo person që është detyruar  ta largojë nga puna për shkak të pamundësisë për ta paguar  dhe e rimerr në punë.

Dyfishimi i ndihmës ekonomike për cdo familje që trajtohet me ndihmë ekonomike dhe një cek mujor prej 2 mijë lekësh të reja në muaj për cdo pensionist për tu përballur me kostot shtesë të pandemisë.

Biznesi i vogël i cili gjatë 24 orëve të fundit qëkur jemi takuar, dhjetëra biznese të tjera kanë mbyllur qepenat, kanë deklaruar falimentin, kanë larguar të punësuarit apo të vetëpunësuarit kanë ngritur duart sepse nuk kanë më asnjë mundësi as të paguajnë detyrimet, as ta mbajnë hapur biznesin dhe as të çojnë një lekë të vetëm në shtëpi për të mbajtur familjen apo frymën gjallë.

1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv. Një çek 1000 euro për të mbuluar 6 muajt e ardhshëmshpenzimet bazë.

Dhe së pesti që ka të bëjë drejtëpërdrejtë me punëdhënësit e mëdhenj dhe biznesin prodhues për 6 muajt e ardhshëm subvencionimi me 50% i qirasë për ambientet e punës ose heqje e taksës së pronës për bizneset pronare të ambienteve të punës.

Dhe masa e dytë shtrirja në kohë dhe rikonceptimi I kritereve të përfitimit nga të dyja skemat e garancisë sovrane, për ta bërë më të aksesueshme dhe të përballueshme kredimarrjen nga biznesi, në vecanti përcaktimi i një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin duke subvencionuar çdo përqindje mbi këtë vlerë në kredimarrjen për investime dhe shpenzime operative.

Pyetje: Instituti i Shëndetit Publik prezantoi protokollin, ku nuk ishte e domosdoshme mbajtja e maskës ose ku mund të përshtatej mbajtja e saj. Në këtë listë nuk ishin konferencat për shtyp. Në takimin tuaj të radhës me gazetarët do dilni me maskë?

Lulzim Basha: Maskën unë personalisht, siç e dini, e kam mbajtur dhe ju kam këshilluar ta mbani shumë kohë më parë. Por, po ju them edhe një herë mosmarrja e masave elementare nga qeveria nuk mund të fshihet pas gjobave për maskat.

Prandaj ju kërkoj ju dhe gjithë kolegëve tuaj ta mbani vëmendjen tek problemi i vërtetë, që është braktisja totale e shqiptarëve nga Edi Ramës dhe qeveria e tij dhe dërgimi i parave të shqiptarëve tek një grusht oligarkësh ditën, javën dhe muajt kur ata kanë më shumë nevojë se kurrë për ndihmën e shtetit. Dhe nuk po kërkoj asgjë më shumë sesa paratë e taksave të tyre që i kanë paguar kokërr më kokërr, sot shteti e ka detyrim ligjor, jo thje4sht moral, tua kthejë njerëzve në pamundësi.

Ky është thelbi.

Se sa herë kujtohet ky për maskat: “Vini maskat!”, “Hiqni maskat!”, “Gjobë për maskat!”, nuk mendoj se është temë dhe nuk besoj se i shërben kujt më shumë sesa atij.

Pyetje: Z.Basha ky gjeli që kakaris si pulë, sikudër e etiketoni ju kryeministrin Rama, pse duhet të marrë në konsideratë planin tuaj me 5 pika? Kemi parë kryeministrin të deklarojë pak ditë më parë se nga janari do të hyjë në fuqi rritja e pagave për mjekët dhe arsimtarët. Dhe dje e pamë të prezantojë heqjen e disa taksave dhe veçanërisht të akcizës për fermerët, si pjesë e programit qeverisës së Partisë Socialiste.

Lulzim Basha: Besoj se siç keni parë këto premtime të përsëriten prej 8 vitesh, keni parë edhe përgjigjen që ka marrë dhe shpresoj ta keni transmetuar. Se këto janë premtime të bëra që në 2013-ën. E dini apo jo?!

Nxirrni arkivin tuaj, janë premtime të bëra në 2013-ën, që po i bën prapë në 2020-ën.

Premtimi për heqjen e akcizës është premtim i bërë në 2013-ën dhe gjithçka tjetër tregon një dhe vetëm një gjë, panikun total që e bën që sot premtoi se “gomari fluturon”. I vetmi “gomar që fluturon” me paratë e oligarkëve dhe nuk ndihmon njerëzit, ju e dini fare mirë se kush është. Shqiptarët nuk besojnë se gomari fluturon. Shqiptarët kanë nevojë për ndihmë sot.

Pyetja është: Çfarë masash ke marrë sot për shëndetësinë? Jo prit gomar të mbijë bar.

Pyetja është: Çfarë masash ke marrë sot për premtimin e dhënë që në mars mjekëve për 1000 euro bonus dhe infermierëve për 500 euro bonus.

Pyetja është: Ky e ke paketën e tretë që e ke premtuar që në qershor?

Pa premtimet që ka bërë dhe bën para zgjedhjeve nuk ia beson as familja e vet, nuk ka shqiptarë t’ia besojë.

Nuk kam ndërmend të humbas kohë këtu.

Për mua është një çështje që nuk ekziston.

Një njeri që ka thyer çdo premtim; 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, legalizimet falas, 97% e shqiptarëve do të paguajnë më pak taksa, heqjen e TVSH-së për shportën ushqimore, heqjen e akcizës e ka premtuar në vitin 2013.

Nuk mendoj se meriton as kohë, as vëmendje, por vetëm tallje, përbuzje dhe ndëshkim që e pret më 25 prill.

Por shqetësimi im sot është se me çfarë do të ushqehen sonte familjet e mbi 100 mijë shqiptarëve që kanë humbur vendin e punës për shkak të keq menaxhimit kriminal të krizës nga ky njeri; që edhe në kohën e pandemisë vidhte para me tendera sekretë, që edhe në kohën e tërmetit vidhte para.

Kur gjithë bota u ngrit të na ndihmonte, ky e kishte mendjen të bënte afera. Dhe prapë e ka mendjen të bëjë afera.

Për inceneratorët e ka në mendje ta shkarkojë për herë të pestë apo të gjashtë kryetaren e bashkisë së Durrësit. Se nuk pranon zonja që nuk ia di emrin, se nuk kemi si t’ia dimë emrin se i ndërrojnë më shpesh sesa shefat e Kadastrës së Vlorës, nuk pranon të firmosë një aferë qindra milionëshe për të çuar lekë tek inceneratori i Tiranës.

Dhe po bëjnë gati Milva Ikonomin që të japë dorëheqjen nga deputete e të komandohet atje që të firmosi shkresën e të vjedhin paratë prapë me inceneratorët.

Këtu e ka mendjen ai, mos kujtoni se ka mendjen diku tjetër.

Keni besoj informacion? Ja po ua them unë. Ky është plani.

A do ta ndryshojë pas publikimit që bëra unë? Kjo mbetet për tu parë.

Plani është: Milva Ikonomi të japë dorëheqjen nga deputete, të komandohet nënkryetare, të ikë kjo nënkryetarja e 3, 4 apo 5-të atje dhe të firmosi shkresën për të çuar të paktën 100 milionë inceneratorëve.

Gjithçka tek Edi Rama është e lidhur me paratë që iu grabitën shqiptarëve dhe iu shkojnë oligarkëve, në veçanti afera e tmerrshme e inceneratorëve të plehrave. Të tjerat pastaj janë pikërisht siç e thash dhe siç më citove :  “Fryhet si gjel dhe kakaris si pulë”. Por pulë që s’bën vezë, bën vetëm glasa. Dhe faturën e paguajnë shqiptarët.

 

Pyetje: Si e shihni vendosjen e gjobës për maskat në faturën e energjisë elektrike dhe së dyti, nëse situata pandemike do të shkojë drejt përkeqësimit a do t’i propozoni ju mazhorancës mbylljen sërish të vendit?

 

Lulzim Basha: Çdo propozim që kemi bërë është të shmanget më e keqja. Dhe nqse propozimet tona do të ishin marrë parasysh që në mars, edhe ajo mbyllje e parë që u bë, nuk kishte përse të ishte aq e rreptë dhe nuk kishte pse të hidhej gjithë ajo sakrificë përtokë, me mënyrën se si më pas u keqadministrua situata. Gjithçka që Edi Rama bën, është të mos i çojë lekët tek shqiptarët, ta çojë keq e më keq situatën dhe pastaj të përpiqet t’i gënjejë me një karamele apo akoma më keq, s’kam çfarë të bëj tani, do e çoj drejt mbylljes. Absolutisht mbyllja mund të shmanget nëse zbatohet plani ynë me 5 pika. Dhe prandaj ditë për ditë do të jem përpara jush për ta përsëritur pa u lodhur fare, sepse ky plan ndihmon shëndetësinë, ndihmon pacientët, ndihmon njerëzit në nevojë dhe i zbatuar në tërësinë e tij ka të gjitha mundësitë për t’i dalë përpara më të keqes dhe për të shmangur sa është e mundur një mbyllje tjetër me pasoja fatale për ekonominë.

 

Pyetje: Një ditë më parë ju u bëtë thirrje mjekëve të cilët sipas jush i kanë vënë fytyrën pandemisë që të reagojnë për të mos fshehur situatën që po kalon vendi. Nuk ka pasur asnjë reagim. Por pyetja ime lidhet me faktin, përse mjekët të cilët kanë pasur dhe vijojnë të kenë gjithë mirënjohjen e qytetarëve shqiptarë për punën e tyre, po e fshehin sot të vërtetën?

 

Lulzim Basha: Të dhënat që unë kam ndarë me ju vijnë pikërisht nga mjekët. Të vërtetën po e fsheh vetëm Edi Rama dhe një grup i ngushtë rreth tij. Thirrja ime nuk i drejtohet mjekëve të Covid 1 apo Covid 2 se ne të dhënat aty i marrim. Mund t’i merrni edhe ju fare thjeshtë  madje i marrim edhe nga grupet e punës së instituteve përkatëse. Bëhet fjalë për një grup të ngushtë njerëzish që kanë tradhtuar betimin e tyre si mjek dhe janë bërë vegla të pushtetit.

 

Edhe atyre u bëj thirrje, nuk është kurrë vonë për t’u penduar, dhe për të treguar përmasat e vërteta të infeksionit dhe për të treguar nevojat që ka sistemi sot edhe pse kjo do të nxjerrë zbuluar si shkaktarë të kësaj gjendjeje shefin e tyre të përkohshëm edhe për disa muaj sepse do t’i shërbejë një interesi shumë më të madh, jetës dhe shëndetit dhe disa prej tyre e kanë pësuar vetë, janë infektuar vetë, e keni parë.

 

Pra e gjithë mbështetja dhe solidariteti im është me bluzat e bardha. Pa pikë diskutimi. Të gjithë falënderimet e mia janë ndaj tyre që vazhdojnë të denoncojnë situatën reale përkundër propagandës. Thirrja ime i drejtohet atyre të cilët nën urdhrat e qeverisë vazhdojnë të manipulojnë të vërtetën. Dhe nqse i kanë vënë sado pak veshin, nuk mund ta them, sepse do të spekuloja, por dje Juxhin ke pasur numrin më të lartë të infektimeve. Infektime rekord. Shpresoj që të ketë qenë pjesërisht reflektim, prapë po them që numri është më i lartë se ai që është raportuar dje. Situata është realisht dramatike.

 

Dhe ajo që e bën më dramatike është se është lënë në rënie të lirë.

 

Në rënie të lirë pandemia.

 

Në rënie të lirë vjedhja dhe batërdisja.

 

Në rënie të lirë gjuha e çakërdisur dhe papërgjegjshmëria e njeriut që për fat të keq edhe për disa kohë ka në dorë qeverinë dhe fatet e njerëzve.

 

Pyetje: Z. Basha ju thoni se situata do të ndryshojë në momentin që PD do të vijë në pushtet. Por për të ardhur në pushtet e keni diskutuar me aleatët tuaj se si do të paraqiteni në zgjedhje? Në koalicion me listë të përbërë? Veç e veç. E keni menduar planin?

 

Lulzim Basha: Pa diskutim që taktikat elektorale janë taktika elektorale. Një gjë ju them, asnjë formulë nuk e shpëton dot këtë njeri dhe bandën e tij nga ndëshkimi popullor që e pret dhe më pas ndëshkimi nga drejtësia që e pret. Por sot e gjithë vëmendja ime, e të gjithë Partisë Demokratike, e koalicionit tonë opozitar është tek një dramë që po shpaloset ditë për ditë përpara syve. Tek rëndimi i përditshëm i situatës shëndetësore, tek thellimi i përditshëm i krizës ekonomike dhe tek pamundësia ulëritëse e qindra mijëra familjeve shqiptare për t’u përballur me kostot e jetës, për të siguruar ushqimet bazë, sigurinë e punës për ata që e kanë akoma, mundësinë për të fituar minimumin jetik për ata që e kanë humbur vendin e punës, sigurinë e vogëlushëve, mësuesve dhe sigurisht mundësinë e personelit shëndetësor për të ndihmuar njerëzit në një situatë që po përkeqësohet ora – orës, dita- ditës.

 

Kjo po ndodh sot, nuk pret deri më 25 prill. Kjo po ndodh sot.

 

Pyetje: Po listat tuaja?

 

Lulzim Basha: E morët përgjigjen sot për këtë. Për gjiçka tjetër do të keni transparëncë totale, për këtë të jeni të sigurt. Këto nuk janë çështje që mbahen sekret. Apo jo?

 

Falemnderit.