PRONONCIMI I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, PËR GAZETARËT
Sapo kam pasur një komunikim në zoom me disa nga drejtuesit kryesor të Bashkimit Europian, përfshirë komisionerin për zgjerimin Olivér Várhei, kryetarin e komisionit të punëve të jashtme të parlamentit Europian, David McAlister, drejtues të tjerë të lartë të Bashkimit Europian, të Parlamentit Europian, ku kam folur edhe për ndihmën e jashtëzakonshme që Bashkimi Europian i ka ofruar Shqipërisë, por edhe për ndihmën ekonomike dhe ndihmën në sektorin e shëndetësisë që Bashkimi Europian do t’i ofrojë Shqipërisë në të ardhmen.
Një gjë është e qartë si drita e diellit. Për shkak të dështimit të Edi Ramës, Shqipëria është sot në krizën më të thellë ekonomike krahasuar me çdo vend tjetër të rajonit.
Në 8 vite, Edi Rama i ka rritur taksat duke ju marrë shqiptarëve 3 miliardë euro më shumë. 97% e shqiptarëve, paguajnë sot më shumë taksa se 8 vite më parë. 40% pothuajse e të ardhurave të biznesit shkon kosto e taksave të rritura të Ramës.
Numri i shqiptarëve që kanë humbur vendin e punës është më i larti në rajon dhe ndihma ekonomike që qeveria e Edi Ramës që i ka dhënë shqiptarëve, është më e ulëta ne botë. Dhe kjo është arsyeja pse Shqipëria është sot vendi me krizën më të thellë ekonomike në rajon dhe çdo vend tjetër ja ka dalë të përballet me pasojat e pandemisë me sukses shumë më të lartë sesa i përket të gjithë këtyre treguesve, ne veçanti gjithë gjendjes ekonomike të familjeve shqiptare, gjendjes ekonomike të biznesit shqiptar dhe mundësisë për të përballuar koston e jetës.
Ky është realiteti dhe kjo nuk mund të fshihet.
Lajmi mirë është që ditët e kësaj qeverie janë të numëruara.
Tirja i qeveris që ju ka marrë paratë shqiptarëve, ju ka marrë parat familjeve shqiptare ku 97% e shqiptarëve paguan më shumë taksa, ju ka marrë parat biznesit shqiptarë dhe këto para në vend që ti kthej në shërbime dhe investime ja ka dhënë një grushti klientësh të vetë.
Nuk mundet më të fshihet dhe as të fshehë dështimin e tij duke fajsuar këdo, përfshirë së fundmi edhe Bashkimin Europian.
Është koha për ndryshim.
Është koha për ta larguar këtë qeveri dhe këtë kryeministër të papërgjegjshëm i cili është shkaktari dhe burimi i kësaj krize ekonomike.
Ne kemi një plan konkret ekonomik. Sëbashku me shqiptarët në 25 prill do të largojmë të keqen dhe do të nisim rrugën e ndryshimit.
Dhe në këtë rrugë ndryshimi partnerët tanë gjeostrategjikë duke përfshirë Bashkimin Europian do të na mbështesin me një plan ekonomik që do të bëjë të mundur që Shqipëria shumë shpejt ti kthehet normalitetit, që Shqipëria shumë shpejt të ketë një klimë pozitive ekonomike për investimet e brendshme, për biznesin e vogël dhe të mesëm që është edhe më i godituri i kësaj krize, për të gjitha familjet shqiptare që po vuajnë dështimet e Edi Ramës por po kështu për të krijuar një klimë pozitive për investimet e huaja.
Mesazhi që kam sot për shqiptarët është: çdokush e di se Edi Rama ka dështuar por e nesërmja do të sjellë ndryshim, një ndryshim të vërtetë për të gjithë Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët. Ju faleminderit!