Kryefamiljari invalid tregon mashtrimet për rindërtimin e shtëpisë nga tërmeti: Asnjë zgjidhje, vetëm mashtrime nga Bashkia. Jorida Tabaku: Në 25 prill të votojmë ndryshimin.
14 muaj pas tërmetit, askush nuk ka vënë dorë në shtëpinë e Bec Tushës, baba invalid i dy fëmijëve që i rrit i vetëm. Ai banon në Pinar, pak kilometra larg Tiranës, por megjithëse ka shkuar disa herë në Bashki, nuk ka marrë asgjë, përveç premtimeve boshe.
“Kam qenë 4-5 herë, nuk është bërë asgjë, më keq. Na kanë kthyer 20 vjet mbrapa, sikur tërmeti ka rënë veç majtas.”- i tha kryefamiljari Jorida Tabakut, e cila po e viziton për të disatën herë brenda 1 viti.
“Do ta ngremë sërish shqetësimin e shtëpisë deri më 25 prill, se pas 25 Prillit do ta rregullojmë vetë”- tha Jorida Tabaku, e cila nëri përgjegjëse qeverinë dhe bashkinë e Tiranës për gjendjen e mjetuar ku jetojnë mijëra familje në periferi të kryeqytetit.
“Nuk ka ndryshuar asgjë. Nuk mund të lësh njerëzit në mes të katër rrugëve. 200 mijë shqiptarë janë prekur në 11 bashki nga tërmeti dhe qeveria nuk ka marrë as masën më të vogël, sepse kanë pritur ose të marrin vota ose të bëjnë korrupsion. Edhe për tërmetin i ndajnë në majtas dhe djathtas, edhe në fatkeqësi. Nxjerrin në televizion projekte 3D dhe këtu njerëzit vdesin për bukën e gojës dhe nuk kanë as ujë, as drita. Është e pafalshme që kaq afër Tiranës, erdhëm për 1 orë e gjysëm nga rruga e pashtruar, e që duhej të ishte një nga bukuritë më të mëdha natyrore, e duhej të vinin për turizëm, por është e lënë në harresë”, tha Tabaku.