• Protesta e të rinjve para kryeministrisë me pankartat e darkës luksoze të qeverisë në Dubai: Kryeministri jashtë realitetit. Na duhet një qeveri që kujdeset për qytetarët.
Të rinjtë protestuan para kryeministrisë kundër festimeve luksose qeveritare në Dubai, ndërsa Shqipëria është e përmbytur. Pankartat e të rinjve tregojnë sa e shkëputur është qeveria e Edi Ramës nga realiteti. Në një anë janë qeveritarët që darkojnë në një ndër restorantët më të shtrenjtë të botës, në Dubai, nga ana tjetër është Shqipëria nën ujë.
Vëmendja e kësaj qeverie është tek luksi, tek pasurimi i tyre, tek korrupsioni, tek abuzimi. Dhe historia përsëritet. Sikundër në 9 janar 2004 qytetarët shqiptarë vdisnin në det të hapur për t’u larguar nga Shqipëria, në 9 janar të 2021 historia përsëritet. Ndërkohë që Shqipëria është nën pushtetin e ujit dhe përmbytjeve, kryeministri dhe ministrat as nuk e kanë vëmendjen fare tek qytetarët, por e kanë vëmendjen vetëm tek interesat e tyre personale dhe tek abuzimi me buxhetin e shtetit. Kjo histori duhet të marrë fund një herë e mirë. Ne duhet të kemi një qeveri që kujdeset për qytetarët e saj, por mbi të gjitha për të rinjtë.
Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi theksoi se shfaqja me vaksinat e Edi Ramës sot është pjesë e propagandës për të mbuluar skandalin e darkës luksoze në Dubai., ose siç thuhet në pankartat e të rinjve rama përdori “vaksinën anti-nusret”, sipas emrit të pronarit të restorantit luksoz në Dubai.
“Ndërkohë që situate e rëndë dhe mjerimi ekonomik është kudo në Shqipëri, qeveria vazhdon me propagandën. Sot na kanë dalë me vaksinën anti Nusret për të larguar vëmendjen nga skandali që u ka plasur me ministrat e saj në Dubai”, – tha Këlliçi.