• Basha: Programi ynë “Shqipëria fiton arsimin” një plan pune për qeverinë e nesërme. Të vetëdijshëm për nevojat e realitetit ekonomik. Ne mund të krijojmë mundësi të jashtëzakonshme për rininë.
• Basha: Falë teknologjisë të rinjtë tanë mund të bëjnë punë të mirëpaguara që nga Shqipëria. Trekëndëshi universitet-treg-qeveri domosdoshmëri për politika të suksesshme.
• Basha: Nuk duhet të lëmë asnjë të ri pa mundësinë për të studiuar. Do të financojmë 100% të tarifave për 90% të studentëve. Do të financojmë infrastrukturën universitare për programe që punësojnë.
• Basha: Do të jemi në gjendje të thithim investime të huaja dhe punësim me paga të larta sepse kemi një rini shumë të suksesshme. T’i japim rinisë mekanizmat që këtë sukses ta gjejë edhe në Shqipëri.
• Basha: Ne do të marrim atë që nuk e kemi marrë: investime të huaja direkte dhe punë me rroga të larta. Kështu i shërbejmë ndaljes së emigracionit të rinisë. Qeveria duhet të ndajë me investitorët barrën financiare të trajnimit të burimeve njerëzore.
• Basha: Pas 25 prillit, qeveria do të nisë të bëjë punën, që kjo qeveri nuk po e bën. Më 25 prill, një ndryshim total i kursit. Më 25 prill fiton çdo shqiptar që synon të ndërtojë jetën mbi bazën e aftësive të tij.
NJOFTIMI PËR TAKIMIN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME PEDAGOGË DHE STUDENTË.
Kryetari i PD, Lulzim Basha një ditë pas prezantimit të programit për Arsimin, #ShqipëriaFiton, u takua me pedagogë dhe studentë për të treguar efektet e planit të tij të angazhimeve.
“Me programin tonë “Shqipëria fiton arsimin”, ne synojmë tre objektiva kryesore: Objektivi i parë, sigurisht ka të bëjë me rininë që nga fëmijët deri tek të sapodiplomuarit. Në të gjithë treguesit e arsimit shqiptar parauniversitar dhe universitar, pёr fat tё keq, 8 vitet e fundit Shqipëria ka ecur mbrapa, dhe arsyeja kryesore ёshtё sepse kanё munguar investimet nё arsim. Investimet janë detyrë e drejtpërdrejtë e qeverisë. Nё kёtё kuadёr roli i qeverisё qё ju me modesti e quani arbitër, por duhet tё jetё shumё mё i madh dhe pikërisht kёtё propozon, kёtё ofron plani ynё, i cili ёshtё njё plan konkret. Nuk ka aty asnjё premtim, por ka angazhime tё mirёstudiuara dhe tё ndёrmarra nё kuadёr tё kushteve ku ndodhet Shqipëria dhe tё mundёsive qё ka Shqipёria pёr tё dalё nga kjo gjendje. Nuk dua të zgjatem tek aspektet e parauniversitarit, por dua tё fokusohem tek kualifikimi dual te institucionet e arsimit tё lartё. Tashmё e dimё qё kjo ёshtё njё pёrvojё mjaft e suksesshme e Perёndimit. Gjermania shkёlqen nё kёtё shembull. Kjo i mundёson tё rinjve jo thjesht tё diplomohen, por tё dalin nga universiteti praktikisht me aftёsi personale pёr t’u integruar menjёherё nё tregun e punёs. Natyrisht pёr çdo pёrpjekje, ku futet edhe praktika, kjo ёshtё mё e kushtueshme se sa thjeshtё teoria apo se sistemi i vjetёr universitar. Bashkё me sfidat vijnё dhe oportunitetet e jashtëzakonshme. Plakja e tregut europian tё punёs po sjell njё efekt shkatёrrues pёr vendet tona dhe nё veçanti Shqipёrisё, qё ёshtё dhe largimi masiv i rinisё. Nga ana tjetёr Teknologjia e Informacionit ofron njё oportunitet tё jashtёzakonshme. 90% e kёtyre shёrbimeve, tё rinjtё shqiptarё mund t’i kryejnё nga Shqipёria pёrkundёr pagave dinjitozё, nё qoftё se trajnohen ashtu siç duhet dhe jemi nё gjendje tё thithim, sё pari investimet e huaja nё Shqipёri dhe sё dyti, t’i shёrbejmё tregut europian nga Shqipёria. Filizёn e kёsaj e kemi parё tek call-centerat, por call-center ёshtё, ёshtё me tё vёrtetё niveli mё bazik nё fund tё zinxhirit, e the mirё. Çfarë, cilat janë propozimet kryesore të planit tonë këtu? E para, që shteti jo thjesht duhet të jetë arbitër por duhet të investojë fuqishëm me politika dhe me financa në një trekëndësh funksional midis sektorit universitar, sektorit privat. Pra kam parasysh sipërmarrësin shqiptar dhe të huaj dhe përfaqësuesit e interesit publik, politikbërësit, pra qeverisë. Që do të thotë një komunikim i institucionalizuar, plane konkrete, financa të dedikuara dhe projekte të dedikuara për t’i mbështetur objektivat e një bashkëpunimi të tillë. Kur them me financa të dedikuara, kam parasysh edhe financat e buxhetit të shtetit, edhe financat europiane, që siç e thatë nuk mungojnë madje janë një prioritet i Bashkimit Europian për të financuar projekte të tilla në Shqipëri”, – u shpreh Basha.
Kryetari i opozitës gjatë bisedës u fokusua kryesisht tek domosdoshmëria që të rinjtë shqiptarë mos të humbasin shansin e arsimimit për shkak të pamundësisë financiare.
“Ne nuk duhet të lëmë asnjë bijë apo bir shqiptari të mbetet pa mundësin për të ndjekur universitetin apo kualifikimin profesional në institucionet e arsimit të lartë për shkak të pamundësisë ekonomike të familjes. Kjo është e para. Dhe për këtë arsye në planin tonë ne kemi rezervuar mjaftueshëm financash për të subvencionuar deri në masën 100% ata që vijnë nga familje me të ardhura nën minimumin jetik. Së dyti, do të thotë që në të gjithë rrafshin universitar, ne do të mbështesim dhe të nxisim krijimin apo aty ku ekziston fuqizimin e infrastrukturës për trajnimin dual. Laboratorë si ky që thatë, ky duket shumë i mirë shumë i këndshëm mund të ishte kudo, mund të ishte në Hollandë, mund të ishte në Gjermani, mund të ishte edhe në Slloveni dhe Kroaci, por është në Shqipëri po këtu nuk ka ardhur asnjë qindarkë e shtetit shqiptar”, – iu tha Basha studentëve.
Shqetësimit të të rinjve që s’kanë mundësi punësimi këtu në Shqipëri ndaj dhe zgjedhin të ikin, Basha u tregoi zgjidhjen.
Programi ynë, angazhimet tona fokusohen kaq fuqishëm tek potenciali njerëzor, fokusohen tek të rinjtë, fokusohen tek arsimimi i tyre. Pra që të mos privohen nga mundësia për t’u arsimuar që arsimimi të jetë cilësor pra që të heqim të gjithë pengesat e të shkuarës, centralizimin, mungesën e transparencës, mungesën e fondeve, denigrimin e universiteteve, të pedagogëve dhe fokusohem tek trajnimi dual si rruga për të përqafuar një nga standardet bashkëkohore të futjes së studentit pastaj me lehtësi në tregun e punës. Prandaj në këtë kuadër po them që ne e nisim nga outputi, jo nga skema që, shiko, kështu e bëkan gjermanët, hajde ta bëjmë si gjermanët. Jo, jo. Cili është output-i?! Cili është rezultati që do të arrijë ai program që kemi shpallur ?! “Shqipëria fiton” “Shqipëria fiton punësimin, Shqipëria fiton ekonominë” “Shqipëria ndal emigracionin” “Shqipëria fiton rininë” që sot po e humb, “Shqipëria fiton trajnimin Dual”, cili është objektivi kryesor i kësaj?! Është të rrisë punësimin, të ndalë emigracionin dhe ta kthejë Shqipërinë në një vend hub për investimet e huaja, në një vend me klimën më të mirë të biznesit për investimet në tërësi, sepse objektivi parësor dhe absolut është punësimi. Nuk ka recetë tjetër për të ndalur emigracionin, nuk ka recetë tjetër për të rritur mirëqenien. Punësimi, dhe kur flas për punësimin nuk flas për punësimin në shtet sepse treguesi që sapo shprehu edhe Elona është treguesi i mjerimit. Në qoftë se shteti është punëdhënësi më i fundit, do të thotë që ti ke marrë fund si ekonomi. Ti nuk prodhon, nuk inovon, nuk nxit. Punësimi është objektivi kryesor. Vetëm përmes punësimit do të kemi mundësi të rrisim mirëqenien, të rrisim dhe të forcojmë shtresën e mesme që pastaj është një garanci më tutje për inovacion, për më shumë inovacion, për më shumë arsim të kualifikuar, për më shumë stabilitet ekonomik, për familje me mirëqenie dhe për stabilitet politik. Siç e shikoni janë të lidhura gjërat. Asgjë nuk qëndron në vetvete, por të gjitha bashkë janë pjesë e një vizioni, e një programi dhe e një angazhimi konkret, i cili funksionon kur të gjitha hallkat bashkë funksionojnë. Prandaj është shumë e rëndësishme që gjithsecili të bëjë detyrën e vet. Ju po e bëni dhe në kushte jashtëzakonisht të vështira. Ka ardhur koha që këtë detyrë ta bëjë edhe qeveria dhe angazhimi im para jush është që pas 25 prillit qeveria do të fillojë të bëjë detyrën e vet, detyrën që s’e ka bërë për 8 vite me radhë. Jo vetëm e kanë neglizhuar, por ka bërë të kundërtën, i ka dëmtuar palcërisht aftësitë e IAL-ve, Institucioneve e të Arsimit të Lartë për t’u përgjigjur sfidave apo për të përqafuar oportunitetet bashkëkohore, të trajnojë të rinj dhe t’i fusin në tregun e punës. Kjo është një nga arsyet kryesore pse punësimi ka rënë në gropë, kjo është një nga arsyet kryesore pse emigracioni është rritur, ky dështim me arsimin e lartë profesional. Ndaj me 25 prill nuk bëhet fjalë thjeshtë dhe vetëm për zgjidhje dhe zgjedhje politike, bëhet fjalë për një ndryshim total kursi. 8 vite kanë qenë më se të mjaftueshme për të provuar në qoftë se kjo përqasje, nëse mund ta quajmë përqasje, dështoi. Me 25 prill fiton çdo shqiptar me një program konkret angazhimesh i cili sjell normalizim, sjell mundësimin e çdo aspirate të çdokujt, tënden personale, të shokëve, të miqve të tu dhe të familjeve tuaja për të ndërtuar jetën tuaj në bazë të aftësive tuaja. Këtë premtojmë, nuk ka këtu premtime mrekullish. Angazhimi ynë është që ju të punoni për veten tuaj, t’ju jepet mundësia të punoni dhe të gëzoni frytet e punës tuaj. Në këtë mënyrë Shqipëria të punojë dhe të funksionojë për të gjithë shqiptarët dhe t’ju kthehet të gjithë shqiptarëve. Absolutisht dakord dhe kjo përbën edhe thelbin e angazhimit që ndërmarrim ne me stazhet”, – tha Basha.