Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, programin e saposhpallur për shëndetësinë e ndau me përfaqësues të Urdhrit të Farmacistit dhe me pacientë gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë. Basha u sqaroi farmacistëve dhe pacientëve detajet e programit #Shqipëria Fiton dhe u angazhua se do të ndryshojë situatën e rëndë të tregut të ilaçeve në Shqipëri dhe trajtimin e pacientëve në këtë drejtim. Ai iu detajoi atyre pikat kryesore të planit.
“Cilësia e barnave ka marrë një goditje të jashtëzakonshme gjatë këtyre viteve. Tregu është hapur për mafien e barnave e cila sjell barna të pa certifikuara jo në funksion të shëndetit të njerëzve por në funksion të mbushjes së xhepave të një grushti importuesish. Angazhimi i parë në këtë fushë është që ne do të bëjmë të gjitha ndryshimet e nevojshme ligjore dhe do të ushtrojmë të gjithë kontrollin e nevojshëm që barnat shqiptare të cilësisë dhe standardeve të vendeve europiane”, – tha Basha.
Në qëndër të programit sipas Bashës do të jetë pacienti.
“E dyta ka të bëjë me pacientin. Sepse i gjithë programi ynë për shëndetësinë ka në qendër pacientin, paraja ndjek pacientin. Kjo do të thotë që rimbursimi i barnave do të bëhet në bazë të diagnozës, në mënyrë që asnjë pacient që ka nevojë për një ilaç të veçantë, të mos mbetet pa e marrё kёtё mjekim”, – sqaroi Basha pacientët.Sipas kreut të opozitës “kёto janё dy ndryshimet kryesore qё do tё sjellё programi pёr shёndetёsinё dhe do tё bёjё tё mundur qё sot shqiptarёt tё paguajnё mё shumё se çdo banor tjetёr i Ballkanit dhe marrin shёrbimin me cilёsinё mё tё dobёt”
Basha sqaroi edhe çështjen e kartës së pacientit që do të ndryshojë mënyrën e përzgjedhjes së mjekut, spitalit apo edhe ilaçit që i duhet pacientit.
“Karta e pacientit do të mundësojë që pacienti të zgjedhë, te cili mjek familje do të shkojë, te cili specialist do të shkojë ,te cili spital do të shkojë dhe detyra e shtetit është të sigurojë që sistemi i sigurimeve shëndetësore të funksionojë dhe të marrin rimbursimin e duhur ndërkohë që zgjedhjen e kanë ata në dorë”, – u shpreh kreu i PD gjatë takimit me farmacistë e pacientë.