PREZANTIMI I PROGRAMIT PËR SHËNDETËSINË NGA EKSPERTJA E PD, MIRELA TABAKU
Të dashur miq!
Të gjithë e kemi parë impaktin që solli në opinionin publik plani ynë ekonomik.
Njerëzit presin që ne të ofrojmë ndryshimin që i duhet kaq shumë vendit.
Pas 8 vitesh dështim total, pas 8 vitesh fjalësh boshe, pas 8 vitesh që njerëzit dëgjojnë Ramën të flasë dhe nuk i besojnë asnjë fjalë që thotë, është koha që Rama të ikë.
Sot Lulzim Basha do të prezantojë shkurtimisht për ju planin e tij se si Shqipëria dhe shqiptarët do të fitojnë nga plani ynë i shëndetësisë
Është një plan gjithëpërfshirës.
Është plan serioz.
Është plan i zbatueshëm.
Një plan që ne të gjithë synojmë ta zbatojmë menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Miqtë e mi!
Ju të gjithë e shihni se çfarë ka bërë Rama me sistemin tonë shëndetësor në këto 8 vite.
• Shqipëria ka nivelin më të ulur në rajon sa i takon shpenzimeve publike në shëndetësinë shprehur si % e Prodhimit të Brendshëm Bruto
• Ndërkohë, Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon të pagesave nën dorë si % e shpenzimeve për shërbimet shëndetësore.
• Familjet shqiptare kanë buxhetin më të vogël për familje në rajon por, shpenzimet për shëndetësinë i kanë më të lartat.
• Në tregun shqiptar qarkullojnë barna me cilësi dhe origjinë të dyshimtë??
• Shqipëria ka numrin më të ulur të numrit të mjekëve për 1000 banorë në rajon, dhe ka një keqmenaxhim të shpërndarjes së burimeve njerëzore.
• Pagat e mjekëve dhe infermiereve në Shqipëri deri në 2020 ishin më të ulëtat në rajon.
• Shqipëria ka numrin rekord të mjekëve të larguar.
• Shqipëria ka vdekshmërinë më të lartë foshnjore në rajon, një tregues i rëndësishëm i kujdesit shëndetësor
Situata e COVID 19 tregoi më së miri gjendjen reale të sistemit tonë shëndetësor duke bërë gjithkënd të ndjeshëm ndaj këtij realiteti të së ashtuquajturës mjekësi falas.
Qytetarët shqiptarë nuk marrin shërbimin e duhur shëndetësor, shumë prej tyre nuk janë në gjendje të përballojnë çmimet e barnave që ju duhen për të mbrojtur shëndetin.
Ne kemi punuar bashkë me kryetarin e PD për një program që do të garantojë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj. Ne kemi punuar bashkë për të ndërtuar plane pune që do të shpëtojnë jetë, përmirësojnë jetët tuaja, jetët e mjekëve dhe infermierëve tanë të shkëlqyer dhe kushtet e punës së tyre.
Ata janë heronjtë tanë, ndaj ata meritojnë shumë më shumë.
Unë e njoh Lulzim Bashën dhe mund ta them me besim të plotë se ai është njeriu i duhur në kohën e duhur për të sjellë ndryshimin që i duhet kaq shumë vendit tonë.
Ne mund ta themi me bindje të plotë: ne kemi besim se Lulzim Basha do ta udhëheqë vendin tonë drejt një të ardhmeje më të mirë, një ekonomie më të mirë, një qeverie që kujdeset për qytetarët e saj.