Ish deputetja Jorida Tabaku vizitoi bizneset në bulevardin Petro Nini Luarasi pranë shkollës së Baletit. Ajo u njoh nga afër me shqetësimet e shitësve në këtë zonë të cilën vunë në dukje problemet me taksat, mungesën e konsumit dhe gjithashtu situatën problematike që po kalojnë familjet e tyre si pasojë e rënies së të ardhruave dhe krizës.
“Jemi në krizë. Blejnë njerëzit por jo si kanë pas blerë” u shpreh pronari i një marketi
“Edi Rama dhe Erion Veliaj janë dështimi më i madh i 30 viteve të demokracisë. Kanë rritur taksat, kanë shkatërruar ekonominë, kanë larguar shqiptarët nga vendi. E kanë bërë Shqipërinë pronë të 5 vetave. Ne duam që në qendër të ekonomisë sonë të jetë biznesi familjar, të jenë njerëzit e ndershëm që punojnë, për këtë arsye kemi angazhime që ndihmojnë konsumin dhe ju ndihmojnë juve të ngriheni në këmbë”, u shpreh zonja Tabaku ndërsa analizonte dështimet në vazhdimësi të qeverisë Rama.
Ajo sqaroi se plani i PD ka në qendër biznesin familjar, biznesin e vogël dhe biznesin e ndershëm. Sipas saj problemi sot është mungesa e mbështetjes për punën e ndershme sepse qeveria mendon për 5 biznese dhe familjet e tyre.