• Qeveria dështoi me mirëmbajtjen e rrugëve. Kompania e lidhur me Sadri Abazin mori 9 milionë euro për 8 tendera mirëmbajtje. PD: Paratë për rrugët u vodhën, njerëzit u lanë në baltë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA INA ZHUPA

Qeveria në ikje e Edi Ramës e ka lënë vendin në mëshirë të fatit. Qeveria nuk është askund për të ndihmuar njerëzit as kur bie tërmet, as kur është pandemic, as kur ka mot të vështirë, siç ndodhi dy ditët e fundit.

Megjithëse të gjithë e dinin se do të kishte stuhi dëbore, nuk u mor asnjë masë. Me miliona euro që Edi Rama i jep çdo vit për oligarkët për gjoja mirëmbajtjen e rrugëve, nuk u përdorën për t’u ardhur në ndihmë njerëzve.

Kjo qeveri i la njerëzit në baltë, sepse prioriteti i saj është të vjedhë bashkë me klientët e kryeministrit, edhe në mirëmbajtjen e rrugëve.

Tre muaj më parë, ministria e Belinda Ballukut bëri 35 tendera për mirëmbajtjen e rrugëve. Na oremtuan se do të kishte 500 borëpastruese në rrugë, por mezi pamë disa prej tyre dhe disa punëtorë që hidhnin kripë me duar, siç tregojnë edhe pamjet në video.

Këto janë vetëm pak nga provat e dështimit të qeverisë së kalbur nga korrupsioni të Edi Ramës.

Vetëm brenda 1 viti, ai i ka dhënë kompanisë së lidhur me Sadri Abazin, 9 milionë euro tendera për mirëmbajtjen e rrugëve në shumë prej akseve kombëtare në vend.

Sipas rregullave për çdo aks duhet të ketë të paktën 4 borëpastruese. Ky reegull I kontratës u shkel si nga kompania e sadri Abazit që ka rrjeput me Edi ramën 9 milionë euro nga taksat tona, edhe nga kompanitë e tjera.

Në vend që t’u kërkojë llogari, Edi Rama dhe Belinda Balluku, sulmojnë qytetarët, sulmojnë opozitën pse kërkon që paratë e taksave të mos vidhen.

Bllokimi total i rrugëve për më shumë se 48 orë tregoi qartë dështimin e Edi Ramës. E njëjta dëborë ra edhe në Kosovë, edhe në Maqedoni, por atje nuk u bllokuan rrugët dhe qytetarët kanë energji elektrike.

Sot që flasim me mijëra banorë nuk kanë ende energji elektrike, jo më larg se 50 kilometra nga Tirana. Banorët e laçit përshembull janë prej shumë orësh pa energji elektrike në të të frohtë dhe acar. As Belinda Balluku, as Edi Rama nuk do që t’ia dijë për ta.

Edi Rama nuk ka asnjë zgjidhje për vendin. Ai ka vetëm propagandë. E ka lënë vendin të fundit për gjithçka, por shqiptarët nuk e meritojnë këtë keqtrajtim dhe prapambetje.

Faturën e dështimit të tij, Edi Rama do ta marrë në 25 prill. Ne do të sjellim ndryshimin në Shqipëri. Më 25 prill Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë!