• Komisonerja Gabriel: Arsimi kërkon një qasje vizionare dhe bashkëpunim më të thellë në nivelin europian.
• Komisionerja Gabriel për planin Basha: Kjo iniciativë me aleancat universitare është një nga më të rëndësishmet
• Basha: 5 gjuhë të huaja falas për çdo shqiptar, kudo ku jeton
• Basha: Kemi një plan konkret pune që ofron trajnim të dyfishtë profesional në mbi 20 disiplina të ndryshme
• Basha: Qëllimi ynë, për të ndërtuar dhe mbështetur një klasë të mesme të trajnuar mirë dhe të paguar mire
• Basha: Për të sjellë këtë ndryshim të vërtetë; ne duhet të fillojmë një rrugë të sigurt drejt BE-së
• Basha: Ne duam të jemi të parët dhe jo në bisht sic kemi qënë gjatë këtyre 8 viteve.
• Basha: Është privilegj që të kem në krahun tim universitet europiane, qendrat e ekselences
NJOFTIM I TRYEZËS SË DISKUTIMIT TË KRYETARIT LULZIM BASHA ME KOMISIONEREN E BE-SË MARIYA GABRIEL DHE PËRFAQËSUES TË UNIVERSITETIT MODUL TË VJENËS.
Basha: 5 gjuhë të huaja falas për çdo shqiptar, kudo ku jeton
Në kuadër të programit SHQIPËRIA FITON ARSIMIN, kryetari i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha dhe ekipi i tij i ekspertëve prezantuan platformen e arsimit online që përfshin 5 gjuhë të huaja falas dhe trajnimin e dyfishtë professional në 20 disiplina të ndryshme për shqiptarët. Prezantimi u bë ne nje takim online te organizuar nga ambjentet e universitetit Modul të Vienës, me pjemarrjen e Komisioneres së BE-së për Inovacionin, Arsimin dhe Rininë, Mariya Gabriela, dhe të rektorëve nga universitetet më të mëdha austriake si dhe perfaqësues dhe eskpertë shqiptarë dhe të huaj në këto fusha.
Basha shtoi: “Ne e dimë problemin. Ne kemi ndërtuar zgjidhjen. Ne kemi aftësitë dhe vendosmërinë për ta zbatuar atë dhe kemi edhe partnerët dhe miqtë e duhur për ta realizuar atë sa më shpejt”.
Unë dua t’iu falënderoj ju dhe kolegët tuaj për organizimin e kësaj ngjarje. Falënderime dhe mirënjohje të posaçme për Komisioneren Maria Gabriel për praninë e saj dhe prezantimin e saj sot, për mbështetjen e saj të fortë për Ballkanin Perëndimor dhe të Rinisë, dhe Dixhitalizimin, Inovacionin, Agjendën e Kërkimit Shkencor në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor.
Unë do të doja të filloja atje ku përfundoi Komisioneria Gabriel, për të pasur një politikë të mirë duhet të keni një diagnozë të mirë të problemit dhe më pas të kemi vendosmërinë për ta zgjidhur atë me zgjidhjet e duhura. Ne e dimë se ku qëndrojnë problemet në vendin tonë. Të rinjtë po largohen nga Shqipëria me një ritëm të paparë për 30 vitet e fundit, madje me një ritëm më të shpejtë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit. Po t’I krahasojmë, për çdo të ri serb që po largohet nga Serbia, 12 është numri i të rinjve shqiptarë që largohen nga Shqipëria. Shumica e tyre po largohen drejt Bashkimit Evropian. Ne po humbasim me një ritëm shumë të shpejtë njerëzit që na duhen më shumë, në mënyrë që të ndërtojmë ekonominë tonë, në mënyrë që të ecim përpara, në mënyrë që të bëjmë të mundur që Shqipëria të përqafojë mundësitë dhe standardet e Bashkimit Evropian. Si ta zgjidhim këtë problem? Sigurisht që ne jemi dhe kemi qenë ato të cilët kemi mudesuar lëvizjen e lirë. Partia Demokratike ishte në qeverisje dhe unë isha Ministri i brendshem kur arritëm të fitojmë Liberalizimin e Vizave që bëri të mundur që të rinjtë të lëviznin lirshëm. Unë vetë jam produkt i lirisë për të shkuar në Evropën Perëndimore dhe për të marrë një arsimim atje. Pra, kjo nuk është diçka që duam ta përdorim si dekurajim. Përkundrazi, kjo është diçka që ne duam të inkurajojmë dhe unë jam I lumtur sot kur dëgjoj se për herë të parë në histori, falë Komisioneres Gabriel dhe Komisionerit Evropian, ne kemi një rekord historik në një buxhet prej 26 miliardë Euro, komisionere, unë mendoj që ju thatë se kjo do t’i kushtohet kësaj axhende dixhitalizimi vetëm për sa i përket Ballkanit Perëndimor dhe gati 100 miliardë euro për Bashkimin Evropian në tërësi.
Komisonerja Gabriel: Arsimi kërkon një qasje vizionare dhe bashkëpunim më të thellë në Nivelin Europian
Faleminderit shumë, Dr. Basha, i dashur president i Universitetit, të dashur rektorë dhe zëvendës rektorë. Zonja dhe zotërinj, së pari, jam e kënaqur që ju bashkohem sot. Urime për zgjedhjen e shkëlqyeshme të temës së diskutimit tuaj, edukimin. Unë mendoj se e ndajmë plotësisht mendimin se arsimi është çelësi për të tashmen tonë, për të ardhmen tonë dhe kjo është arsyeja pse unë e mirëpres shumë këtë diskutim. Unë do të filloja duke thënë se arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës është themeli për përmbushjen personale dhe qytetarinë aktive. Ndihmon të rinjtë të gjejnë vendin e tyre në shoqëri dhe ekonomi dhe u jep atyre kompetenca, aftësi, njohuri të nevojshme për të lulëzuar në jetë.
Arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës siguron edhe më shumë se kaq. Do të zvogëlojë ikjen jashtë vendit të trurit. Kjo do t’u japë bizneseve një fuqi punëtore të aftë dhe ekonomive kombëtare dhe rajonale një shans më të mirë për të qenë konkurrues. Tani, më shumë se kurrë arsimi duhet të vendoset lart në axhendën tonë politike. Kërkon vëmendje të veçantë, një qasje vizionare dhe bashkëpunim më të thellë në Nivelin Evropian kombëtar. Ne duhet të ndërtojmë një sinergji të fortë midis kërkimit arsimor dhe Inovacionit. Një sinergji e tillë është e domosdoshme nëse duam ta mbajmë Evropën të fortë, duke përfshirë këtu edhe fazën e sfidave globale, mposhtjen e një pandemie apo tranzicion të gjelbër dhe dixhital. bashkëpunimi I fortë me Ballkanin Perëndimor me Shqipërinë ka qenë gjithmonë në thelbin e punës sonë dhe punën time personale. Unë kërkoj punë për forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi dhe për t’i dhënë atij vrullin e ri në fusha të reja të portofolit tim, duke përfshirë arsimin, kërkimin dhe inovacionin. Sot do të doja të ndaja me ju se si synoj ta arrij këtë.
Së pari, në fushën e transformimit dixhital. Axhenda do të inkurajojë zhvillimin dhe zbatimin e strategjive arsimore dixhitale në rajon dhe mbështet trajnimin e mësuesve. Ne do të vazhdojmë me iniciativa të tilla si mundësia dixhitale e praktikave. Ne kemi nevojë që të rinjtë tanë të kenë këtë përvojë e cila do të vazhdojë t’u japë studentëve të të gjitha disiplinave, mundësinë për të zhvilluar praktikën që u nevojitet për të pasur përvojën dixhitale të kërkuar nga tregu. Do të nxisë zhvillimin e qendrave rajonale të inovacionit dixhital, diçka që unë e fillova kur isha Komisionere për Dixhitalizimin dhe ajo që do të doja të bëja është të lidhë qendrat e inovacionit dixhital me qendrat e shkencës dhe teknologjisë, për të parë se si Instituti Evropian i Inovacionit dhe Teknologjisë, komunitetet e njohurive dhe Inovacionit mund të punojnë së bashku. Axhenda gjithashtu do të sigurojë një mundësi për pjesëmarrje më aktive të rajonit në fushën e arsimit evropian dhe bazuar në nismën e universiteteve evropiane, shpresojmë që të frymëzojë transformimin e sektorit të arsimit të lartë.
Komisionerja Gabriel për planin Basha: Kjo iniciativë me aleancat universitare është një nga më të rëndësishmet
Të gjithë e dini se çfarë dua të them, por për ne, kjo iniciativë me aleancat universitare, është një nga më të rëndësishmet, nëse dëshironi të arrini fushën arsimore evropiane. Kështu që, unë vetëm mund të inkurajoj bashkëpunimin, krijimin e një platforme të përbashkët për shkëmbim midis universiteteve në Shqipëri dhe universiteteve si ju sot, sepse ky është një sinjal shumë i fortë. Unë do të doja të përmend këtu rëndësinë e një sektori tjetër. Dhe unë po flas këtu për arsimin dhe aftësimin profesional. Ne të gjithë e dimë që do të ketë nevojë për njerëz me këto aftësi, ne duhet të riaftësojmë dhe tu përmirësojmë aftësitë disa prej tyre, kështu që unë mendoj se këtu do të vazhdojnë në njërën anë tashmë veprimet tona për të mbështetur sektorin, por ajo që është e mirë është patjetër forcimi i kësaj gjëje. Më lejoni vetëm këtu të përmend që me buxhetin e ri të programit tonë, Erasmus +, 26 miliardë Euro për periudhën e ardhshme, do të ketë shumë më shumë mundësi për këtë dhe natyrisht kjo do të thotë më shumë mundësi për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pra, për ne, kjo pyetje është absolutisht e rëndësishme. Ajo që është e mirë është që ne duhet të vazhdojmë të mbështesim të rinjtë tanë, të cilët kanë lënë arsimin dhe janë joaktivë. Ne gjithashtu duhet të mendojmë për ta sepse gjithmonë flasim për talentet tona, mendjet tona të ndritshme, por duhet të respektojmë vërtet ato që po themi kur i referohemi “Askush nuk mbetet pas”. Pra, kjo do të thotë që nga ana jonë me ndihmën tonë para anëtarësimit, do të mbështesim skemat e garantimit të të rinjve në Ballkanin Perëndimor dhe ne po punojmë gjithnjë e më shumë me Komisioner Schmit mbi këtë.
Elementi i dytë, është e rëndësishme të dini se studiuesit nga Ballkani Perëndimor janë tashmë të integruar mirë në komunitetin shkencor evropian. Dhe këtu do të doja të inkurajoja të gjithë Universitetet Shqiptare, studiuesit, ndërmarrjet, organizatat kërkimore, për të rritur përfshirjen e tyre në Programin tonë Primar Evropian për Trajnimin dhe Zhvillimin e Karrierës së Studiuesve. Duke filluar tashmë këtë vit, në 2021, Programi i parë i Punës Horizont do të përfshijë masa konkrete për Ballkanin Perëndimor, për të nxitur bashkëpunimin dhe për të forcuar kapacitetet e Institucioneve Kërkimore në rajon.
Më në fund, përpjekjet tona do të jenë të suksesshme vetëm kur Evropa mund të përfitojë nga potenciali i të gjithë talenteve të saj. Kjo është arsyeja pse duhet të nxisim edhe barazinë gjinore në arsim, kërkim dhe inovacion.
Në Shqipëri, shifrat paraprake tregojnë në të vërtetë një përqindje shumë më të lartë të grave në mesin e të diplomuarve të doktoratës mbi 16% dhe shkallën më të lartë të rritjes në të gjitha vendet anëtare dhe vendet e treta në vitet e fundit, gjë e cila është shumë inkurajuese. Dhe unë mendoj se në këtë rast mund të ndaj iniciativën time të fundit, ajo është Ëomen Tech EU, ajo që ne do të dëshironim është të mbështesim kompanitë e menaxhuara nga femra, duke siguruar këshillime, dhe trainime gjithashtu. Kështu që, mendoj se kur flasim për mënyrën se si të shtyjmë të rinjtë për t’u dhënë atyre mundësinë të zgjedhin të qëndrojnë në vendin e tyre, sigurisht që është ajo mundësi që u jepet nga teknologjitë e reja. Kjo është arsyeja pse unë insistova në këto shembuj. Kështu që, Zonja dhe zotërinj, unë do të doja të them përsëri se shumë politika të suksesshme kërkojnë një kuptim të mirë të sfidave dhe gatishmërinë për të vepruar me vendosmëri. Dhe unë mendoj se kjo është pikërisht ajo që ne shohim sot me këtë ngjarje. Sfidat aktuale kërkojnë një investim të fortë në njohuri si një parakusht strategjik për suksesin ekonomik dhe shoqëror. Kështu që Komisioni Evropian është këtu për t’ju ndihmuar, për të mbështetur Shqipërinë, rajonet e Ballkanit Perëndimor. Nga ana ime ju siguroj që, ne do të përdorim të gjitha mjetet dhe iniciativat në dispozicion përfshirë agjendën e ardhshme – Agjenda e Ballkanit Perëndimor në Inovacion/Zhvillim e sipër, Kërkim Shkencor, Kulturë, Arsim dhe Rini për të avancuar bashkëpunimin tonë dhe për të rritur rimëkëmbjen socio-ekonomike dhe konvergjencën me BE.
Basha: kemi një plan konkret pune që ofron trajnim të dyfishtë profesional në mbi 20 disiplina të ndryshme
Si mund ta ndalojmë largimin e talenteve të saj? Si mund t’i bëjmë investitorët e huaj të kthejnë shikimin e tyre drejt një vendi që ka një potencial kaq të madh dhe një rini të mrekullueshme? Si mund të bëjmë të mundur që të kemi këtë bashkëpunim midis sektorit privat, si investitorëve vendas dhe të huaj ndërkombëtarë, universiteteve dhe sektorit të kërkimit,. Kjo është një pyetje që na shqetëson që prej shumë vitesh. Pëe këtë arsye së bashku me ekipin më të shkëlqyer të ekspertëve shqiptarë dhe ekspertëve të huaj, ku unë do të doja të theksoja ekspertët nga Konrad Adenauer Stiftung, si dhe institucione të tjera politikëbërëse, Instituti Robert Schuman, kemi ardhur me një strategji që tani është bërë një plan.
Një plan i cili është gati të nisë dhe që fillon me një hap shumë të thjeshtë, por të nevojshëm. Hapi ynë i parë do të jetë ofrimi i kurseve në internet të gjuhëve të huaja falas për të rinjtë shqiptarë dhe për individët shqiptarë deri në 35 vjeç. Do të ofrohen 5 gjuhë të huaja: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht. Kjo mundësi e jashtëzakonshme do t’i ofrohet kujtdo, qoftë ky banor i kryeqytetit apo që jeton në skajet më të largëta të vendit tonë. Qeveria Shqiptare, pas zgjedhjeve të 25 Prillit, nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të bërë që kjo të mos ndodhë thjesht formalisht, i cili është një program tashmë, një platformë që është gati të nisë, por edhe për ta bërë atë reale, të arritshme nga çdo i ri, çdo person nën moshën e 35, që dëshiron. Gjithashtu kemi një plan konkret pune që ofron trajnim të dyfishtë profesional në mbi 20 disiplina të ndryshme.
Së pari, kjo do të arrihet përmes arsimit online, që është akredituar, nëse dikush dëshiron të vazhdojë studimet Bachelor ose Master, dhe kjo është dicka e jashtëzakonshme. Konsiderohet e tillë sepse një nga fushat me të cilat Evropa po bën përparim, vende të caktuara si Gjermania, si Austria janë duke bërë përparim të jashtëzakonshëm duke përqafuar mundësinë e formimit të dyfishtë profesional për të sjellë të rinjtë në frontin kryesor të zhvillimit ekonomik dhe mundësive ekonomike. Dhe ky është një shembull që duhet të ndjekim. Kjo është arsyeja pse tani planifikojmë të progresojmë me këtë trajnim të dyfishtë profesional në njëzet lëndë që përqendrohen në disa nga përparësitë e vendit, ndërsa unë nuk mund të ndalem së nënvizuari, dhe theksuari rëndësinë e agjendës dixhitale që përmendi komisioneria Gabriel. Kjo është një përparësi kryesore sepse është një mundësi e jashtëzakonshme.
Basha: Qëllimi ynë, për të ndërtuar dhe mbështetur një klasë të mesme të trajnuar mirë dhe të paguar mirë
Trajnimi i të rinjve tanë në fushën e inovacionit, të komunikimit dhe teknologjisë së informacionit, përgatitja e të rinjve tanë, për mundësitë e punësimit në një sektor që ka nevojë ndërkohë që flasim aktualisht, duke parë disa statistika evropiane, janë 500.000 vende të lira pune vetëm në këtë fushë. Kjo do të jetë një shtytje e jashtëzakonshme për të rinjtë dhe për qëllimin tonë për të ndërtuar dhe mbështetur një klasë të mesme të trajnuar mirë dhe të paguar mirë, sepse përparësia e trajnimit në këtë fushë në veçanti është se ata do të marrin aftësi të larta që aktualisht i marrin vetëm përmes emigracionit, do të kenë mundësi të punësohen, pasi punësimi është një arsye për të cilin ata po largohen masivisht nga vendi dhe do të marrin rimbursim dinjitoz, paga që do të sigurojnë mirëqenien e të rinjve dhe problemet e të rinjve që krijojnë një familje. Por tani jo duke braktisur vendin e tyre, por duke qëndruar aty, në qytetet e dhe komunitetet e tyre. Kjo është arsyeja pse dixhitalizimi dhe në veçanti, tërheqja e investimeve në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit dhe Inovacioni është një përparësi kryesore që do të jetë e mjaft e pranishme në këtë program të dyfishtë të trajnimit profesional dhe në disiplinat e ndryshme që do të ofrojë ky program i dyfishtë profesional.
Basha: Për të sjellë këtë ndryshim të vërtetë; ne duhet të fillojmë një rrugë të sigurt drejt BE-së
Ne do të të bëjmë gjithçka këtu në Shqipëri, për t’u siguruar që vullneti ynë politik, paratë e taksapaguesve tanë, aftësitë e Universitetit Evropian dhe trajnerët dhe studiuesit më të mirë të universiteteve evropiane, me të cilat ne po bëjmë partneritet, do të justifikojnë Investimin e Fondeve Evropiane, të parave të taksapaguesve Evropianë.
Kjo është arsyeja pse duhet të ecim përpara me integrimin e Shqipërisë në BE. Kjo është arsyeja pse ndryshimi në Shqipëri mund të vijë dhe do të vijë vetëm kur Shqipëria shkon përpara drejt anëtarësimit të plotë dhe kjo është arsyeja pse është angazhimi ynë për të përmbushur 15 kushtet, parakushtet për të hapur negociatat në mënyrë që të sigurohemi që ne ta shfrytëzojmë këtë mundësi të jashtëzakonshme që do të ofrojë procesi, që platforma juaj zonja Komisionere do të ofrojë për të trajnuar të rinjtë shqiptarë.
Paralelisht me këtë, ne po diskutojmë mundësinë e një kampusi miks të pazëvendësueshëm, duke kombinuar pesë ose gjashtë universitete të ndryshme që duhet t’u japin njerëzve tanë mundësinë të qëndrojnë në Shqipëri dhe të përfundojnë si programin Bachelor ashtu edhe atë Master. Kjo, për të tërheur studentët nga rajoni në mënyrë që të përmirësohet ndërlidhja. Kjo mundësi tjetër, gjithashtu kërkon mbështetje jo vetëm nga universitetet, por edhe nga Komisioni Evropian.
Për një plan të tillë ne kemi nevojë për mbështetje dhe kjo është ajo që na bashkon. Për një plan të tillë duhet të hapim një kapitull të ri në Shqipëri dhe për këtë duhet të rikthejmë shpresën dhe besimin në një të ardhme shprese për brezin e ri. Ne jemi një vend i shkëlqyeshëm, kemi njerëz të shkëlqyeshëm. Ne thjesht duhet t’u japim atyre mundësitë për të qëndruar këtu dhe për ta kthyer këtë potencial në mundësi që iu ofrohen atyre dhe të gjithë e dinë deri në momentin që flasim f se këto ndryshime janë të nevojshme. Të gjithë janë duke kërkuar që të ndodhë ky ndryshim. Ne jemi të përkushtuar për të sjellë këtë ndryshim të vërtetë; ne duhet të fillojmë një rrugë të sigurt drejt BE-së. Ne kemi bërë hapa progresues në të kaluarën. Përsëri kemi bërë të mundur që Shqipëria të lëvizë pa viza. Ne bëmë të mundur që Shqipëria të bëhet anëtare e NATO-s. Ne mund ta kishim bërë pa mbështetjen e miqve tanë.
Ju e dini që ishte një dramë e madhe, vendi ishte i izoluar, kështu që tani unë jam plot shpresë se ajo që duket si një sfidë e madhe, dhe kjo është një sfidë e madhe, një dëshirë, me ndihmën e të gjithë juve dhe me një platformë të ofruar nga Bashkimi Evropian të jetë në fund fati ynë.
Me platformën e ofruar nga komisioneri evropian nën udhëheqjen e komisionerit Gabriel, të bëhet e mundur që synimet tona të jenë impiante konkrete të krijuar së bashku, për të ofruar kurse falas në pesë gjuhët e huaja, trajnim i dyfishtë profesional në 20 disiplina të ndryshme, për të filluar realizimin e rezultateve të dëshiruara. Ne e dimë problemin. Ne kemi ndërtuar zgjidhjen. Ne kemi aftësitë dhe vendosmërinë për ta zbatuar atë dhe kemi edhe partnerët dhe miqtë e duhur për ta realizuar atë sa më shpejt të jetë e mundur, faleminderit shumë!
Unë jam shumë mirënjohës për punën tuaj dhe për angazhimin tuaj në veçanti për ju komisioneri Gabriel dhe shpresoj shumë t’ju mirëpres në Shqipëri së shpejti të fillojmë punën për ta zbatuar këtë program, që do të transformojë vendin tonë dhe shpresojmë të sigurojë një shembuj të mirë të udhëheqjes nga Ballkani Perëndimor se si ta transformojmë vendin tonë dhe ta rritim punësim për të rinjtë dhe gratë. Faleminderit shumë!
Selami Xhepa: Të ndërtojme një kulturë të re
Shpesh here ne e shohim problemin vetem ne terma financiare. Por ajo eshte njesoj si te futesh ajer ne nje gome biciklete të prishur. Pra nuk funskionon. Nga ndonjehere keshtu ndodh dhe me arsimin. Ns rast se hedh para ne dicka qe nuk funskionon nuk mund ti ndryshosh gjerat. Ne menyre te vecante dixhitalizimi une mendoj se po tregon se me cfare sfidash te medha po ballafaqohemi ne institucionet e arsimit te larte. Dhe keto nuk jane vetem sfidat teknologjike, sepse kjo do te ishte me e pakta. Une mendoj se po flasim per ndryshime kulturore. Une mendoj se ne duhet te ndërtojme nje kulture te re ne vendet tona e cila do ti korrespodonte realiteteve te reja ne shoqerite tona te reja. Te dy projektet qe une degjova sot mendoj se ofrojne nje kontribut shume te madh ne njeren prej mangesive kyce te sistemit tone te edukimit qe eshte internacionalizimi i arsimit.
Nje nga sygjerimet e mira do te ishte qe duke qene se ne kemi 1 mln shqiptare jashte vendit, na duhet te tagetojme shqiptaret qe jetojne ne vendet e tjera. Dhe mendoj qe ky eshte nje potencial I jashtzakonshem persa I perket tregjeve qe ne mund te targetojme ne te ardhmen. Dhe nje dicka tjeter qe ne mund ta synojme ne te ardhmen permes platfomrave online te arsimit mund te ofrojne kontribute thelbesore, vecanerisht per komunitete shqiptare qe jetone jashte dhe me kohe ne mund ti shtrijme keto programe per femijet shqiptare, sepse ne na duhet gjithashtu qe ti mbajme ata ne kontakt me gjuhen e tyre kulturen e tyre dhe me fonde te vogla financiare mund te ofrojme kontribute te konsiderueshme per ta ruajtur shqiptarizmin ne te gjithe komunitetin shqiptare ne te gjitha anet e botes.
Basha: Ne duam të jemi të parët dhe jo në bisht sic kemi qënë gjatë këtyre 8 viteve.
Une dua te perseris angazhimin tim se kjo platforme do te lancohet ne shtator duke ofruar kurse ne anglisht, frengjisht, italisht, gjermanisht dhe spanisht falas per te gjithe shqiptaret nen moshen 35 vjec. Dua te falenderoj shume te gjithe ata qe u angzhuan ne kete perpjekje te jashtzakonshme dhe do te thoja unike qe po perpiqemi te ndermarrim ne Ballkan. Ne duam te jemi te paret jo ne bisht sic kemi qene gjate ketyre 8 viteve. Une dua tju falenderoj qe na ndihmuat ne pergatitjen dhe lancimin ne te njejten kohe te platformes te trajnimit te dyfisht profesional online per 20 profesione te ndryshme per 20 disiplina. Sic e thate ju, sic dhe komisionerja me siguroj gjate bashkbisedimit perpara kesaj Konference online shume shpejt BE do te levize me njohjen e kredencialeve se pari per te gjitha universitetet nepermjet aleances se universiteteve europane, dhe e dyta nepermjet sipermarrjes. Deshiroj te shpreh kenaqesine qe shoh se perfaqesues te te njejtit sector ne kete ane te ekranit ne Austri dhe ne anen tjeter te ekranit ne Shqiperi bien dakort per te bashkuar perpjekjet, pra sektori privat, sektori akademik dhe qeveria. Kemi ketu nje shembull te jashtzakonshem se si funskionon. Univesritetin Modul, pjeserisht financohet nga dhoma e tregtise e Vjenes dhe ky eshte lloji i simbiozes qe ne deshirojme te nxisim edhe ketu. Ky eshte ai lloj triniteti qe ne deshirojme te jape rezutate konkrete.
Basha: Është privilegj që të kem në krahun tim universitet europiane, qendrat e ekselences
Kur nje qeveri e pergjegjshme dhe vizionare eshte e vendosur qe ta ktheje vizionin e saj ne plane konkrete pune, I bashkon duart ne nje menyre transparente dhe efikase me sektorin privat dhe univesritetet eshte e pamundur qe te mos kemi sukses. Jemi te detyruar te kemi suksese sepse nevojat jane aty, oferta eshte aty dhe ajo qe na duhet eshte te bashkohemi dhe ta bejme ate realitet. Dhe eshte pikerisht kjo ajo qe une kam ndermend te bej kur te marr drejtimin e qeverise pas 25 prillit. Dhe ne e kemi provuar vazhdimisht se kur vullneti politik, vizioni dhe vendosmeria per te impementura dhe ekzekutuar plane egziston nuk ka pengese qe nuk kapercehet. Keshtu ishte rasti I levizjes se lire pa viza, ishte rasti I berjes se Shqiperise vend antare te Natos, ky do te jete rasti I berjes se Shqiperise vend antare te BE. Dhe ne kete rruge qe eshte plot sfida por edhe me mundesi eshte privilegj qe te kem ne krahun tim universitet europiane, qendrat e ekselences si keto qe kishim te pranishme ne kete takim.