Açka: Libri i Bashës, një traktat për Shqipërinë sot që duhet ta lexoje çdo shqiptar.

Açka: Ta kthejmë më në fund timonin sepse na ka shkuar Shqipëria në drejtim të paditur

Basha: Ky 22 mars, një ditë me emocion për mua. Libri im është një letër e hapur drejtuar gjithë shqiptarëve

Basha: Kishim ëndërr të bënim gjithçka për një jetë normale, për një Shqipëri normale, për një Shqipëri Europiane

Basha: Jam ndër të parët që e kuptoj fare mirë hidhërimin zhgënjimin me politikën

Basha: Një politikë me fytyrë njerëzorë është garancia.

Basha: Ky libër është një ftesë për ti dhënë fund plogështisë, për ta gjetur brenda vetes tuaj forcën e bijave dhe bijve të shqipes

Basha: Kur jemi përpjekur të gjithë bashkë si shoqëri, kemi arritur të bejme realitet ëndrra

 

BASHKËBISEDIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE LULZIM BASHA ME TË RINJTË NË PREZANTIMIN E LIBRIT “MISIONI IM”.

 

Flutura Acka: Libri i Bashës, një traktat për Shqipërinë sot që duhet ta lexoje çdo shqiptar.

Flutura Açka: Përshëndetje! Më vjen mirë që takohemi në një ditë kaq të rëndësishme dhe pikërisht për një gjë të rëndësishme. Unë jam mësuar të promovoj libra shpesh me autorë shqiptarë edhe të huaj kështu që është rutinë për mua të prezantoj libra. Por sigurisht ky është një libër i veçantë dhe është një ditë e veçantë kështu që do të më duhet edhe mua të përmbaj një lloj emocioni për shkak të veçantisë që ka ky libër. Falënderoj edhe studentët që janë sot këtu. Do të donim të ishin shumë e më shumë por ju jeni zëri që e përçoni edhe tek ata kështu që ata janë të pranishëm përmes jush padiskutim sidomos në një shesh të tillë ku unë kam kaluar katër vite shumë të rëndësishme. Kur kam mbaruar fakultetin, dy vite më vonë ky shesh ishte qendra e demokracisë, por ama edhe atje ku ishim, unë që isha në Elbasan valët erdhën dhe ka qenë një gjë që na bën të mblidhemi sot, që na bën  ta trajtojmë si agor këtë ditë sot, na bën të trajtojmë si agor këtë debat publik. Fillon me këtë libër, kanë qenë edhe libra të tjerë përpara, do të vazhdojë me libra të tjerë. Kështu që, debati publik, debati politik është një gjë shumë e shëndetshme për demokracinë dhe mendoj se ky libër është një ftesë për një debat publik dhe secili prej nesh është i pranishëm. Askush prej nesh qoftë ekonomist, qoftë edhe inxhinier, qoftë mjek, çfarëdo profesioni të ketë është pjesë e këtij debati publik shoqëror  që  është shumë i rëndësishëm. Nuk duhet t’ia lëmë në dorë vetëm politikës sepse flasin politikanët dhe ia zënë vendin në agor, ia zënë vendin njerëzve të tjerë. Para shoqërisë dhe para demokracisë jemi që të gjithë të barabartë. Mendoj se ky libër e ka këtë ftesë publike. Para se të flas diçka për librin dhe do t’ia lë fjalën sigurisht  zotit Basha të shpjegojë idetë e tij, qasjet e tij në këtë libër që janë të shumta që kanë të bëjnë me të gjitha fushat edhe ka edhe gjëra personale që janë shumë të rëndësishme megjithëse është treguar shumë i kursyer. Për shembull po të më kishte pyetur mua unë do të kisha dashur të fliste më shumë për veten, por ndoshta e ka lënë për një moment të dytë të hyjë më në thelbin e tij për gjëra më personale. Por ky është në formën e një, zoti Basha e ka quajtur letër e  hapur shqiptareve, në fakt është një traktat për sot, për Shqipërinë sot që duhet ta lexoje çdo shqiptar i cili do të gjejë veten në të gjitha format që ai mendon qasjen e tij në ekonomi, në politikë, në debat publik, në raport me Kosovën. Pra kemi kaq shumë çështje për të diskutuar në këtë agor që na thërret të gjithëve  të jemi të pranishëm. Pra se të flas diçka për librin do të doja t’ju falënderoja zoti Basha! Ne jemi takuar për disa arsye edhe në Elbasan për Ditën e Verës si elbasanase, edhe si zonjë në ditën e zonjave, jemi takuar sot edhe si botuese. Do të thotë që ndoshta edhe unë jam natyrë që merrem me shumë gjëra bashkë, por këtu jam në rolin e botueses edhe doja edhe në këtë rol t’ju falënderoja për besimin që më keni dhënë të përfaqësoj dhe të jem e pranishme në Elbasan, në një qytet ku kam lindur dhe aq i dashur, shumë determinant në jetën time, është jeta ime, Elbasani është jeta ime sepse dola nga Elbasani e bërë. Çfarëdo të ketë ndodhur më pas në jetën time vetëm ka qenë një konfigurim më i plotë, por në fakt unë jam Elbasani në një farë mënyre. Kështu që ju falënderoj shumë edhe shpresoj ta justifikoj me punë. Me korrektesë. E kam thënë edhe në bisedat  e mia të përditshme me njerëz të zakonshëm ndoshta unë nuk e njoh politikën nga brenda, ndoshta unë  nuk jam politikane  e prerë për të dhënë  premtime dhe  gjëra të kësaj natyre që kanë të bëjnë me gjëra të mëdha ose qoftë më të vogla të mikroklimës  shqiptare, por unë di të them që  unë di të dëgjoj dhe unë ju kam thënë që unë mund të  dëgjoj dhe shikoj se shqiptarët para së gjithash kanë nevojë që të dëgjohen dhe këtë gjë besoj se do ta bëj, të paktën këtë gjë do ta bëj mirë që është prapë pjesë e këtij debati për të cilin po flas. Kështu që ju falënderoj shumë për besim dhe shpresoj që ta justifikoj para së gjithash për elbasanasit. Për tu kthyer tek libri juaj në fakt dua t’ju shpjegoj diçka si botuese.

 

Botuesja Acka: Ta kthejmë më në fund timonin sepse na ka shkuar Shqipëria në drejtim të paditur

Ky libër më ka rënë në dorë kur unë nuk isha kandidate prandaj  dua ta them këtë gjë se është shumë e rëndësishme. Unë jam e hapur për çfarëdo politikani. Madje ka disa politikanë tani nuk dua t’i them emrat të cilëve u kam sugjeruar si botuese që t’i shkruajnë jetët e tyre që kanë dalë nga politika, që janë në politikë sepse shoh siç jua thashë, një pjesë e debatit publik shumë të rëndësishëm që është i domosdoshëm për demokracinë dhe që në Evropën e sotme është gjëja më normale. Që çdo politikan, ai që e ndjen të nevojshme pikëpamjet e tij t’i bëjë publike, t’i thotë dhe të debatojë publikisht është gjëja më normale në Evropën e sotme dhe me këtë lloj gjuhe publike duhet të mësohemi, jo të shajmë njëri-tjetrin, por të debatojmë me argumenta për ato që ne na dhëmbin të gjithëve, për ato që u dhembin njerëzve për të cilët ne mendojmë se do t’i përfaqësojmë. Kështu që në këtë libër jam e hapur edhe për atë që mund të quhet kundërshtari politik që më sheh si kundërshtar politik. Absolutisht unë jam botuese dhe do të vazhdoj se kjo është ndjesia ime, kjo është jeta ime. Do ta vazhdoj edhe do të jem e hapur edhe për kundërshtarin në qoftë se ai ka pikëpamje që kanë të bëjnë me debatin publik larg sharjeve, larg fyerjeve, larg trajtimit të tjetrit si armik. Ne nuk jemi armiq, ne të gjithë bashkë jemi vetëm për një gjë: Ta kthejmë më në fund timonin sepse na ka shkuar Shqipëria në drejtim të paditur. Dhe ky libër është një kërkesë pikërisht për këtë gjë: Hajde ta kthejmë Shqipërinë në normalitet. Po të citoj një mikun tim opinionist që thoshte “ Hajde të mblidhemi qelbësira dhe të heqim Sali Berishën”, unë them hajde të mblidhemi 5 njerëz, 10 njerëz, 100 njerëz të mençur dhe ta kthejmë Shqipërinë në binarë të vërtetë. Kaq! Jo për të sharë këtë e për të sharë këtë, por për të menduar më në fund për një debat të shëndoshë publik shoqëror dhe më në fund njerëzit të ndjehen mirë në demokracinë e tyre, mos të ndjehen të frustruar, të mos ndjehen të fyer, të përjashtuar. Kjo është thirrja që ka ky libër. Ejani të mendojmë bukur se më në fund jemi lodhur nga sharjet, nga fyerjet. Sidomos një nga gjërat më të rëndësishme në këtë libër që mua më ka pëlqyer dhe  kam dëshirë t’jua them publikisht zoti Basha. Është trajtimi që ju premtoni se do t’i bëni opozitës. Ka shumë rëndësi. Opozita është pjesë e demokracisë, nuk mund ta fyesh. Nuk ka të drejtë askush që është në pushtet ta bëjë. As zoti Basha nesër pasnesër nuk ka të drejtë ta bëjë politike. Opozita është pjesë shumë e fortë e demokracisë që na mëson ne ku i kemi gabimet për t’i bërë punët më mirë. Kështu që ju komplimentoj pikërisht për këtë gjë se kjo është një frymë evropiane që ne na duhet ta çimentojmë, jo ta sjellim, ta çimentojmë më në fund në Shqipëri. Kështu  që unë ju përgëzoj për librin, ju përgëzoj edhe për këtë debat publik që hapni edhe do të vazhdohet besoj edhe nga politikanë të tjerë që kanë dëshirë të jenë pjesë e këtij debati publik. Edhe unë sigurisht si “Skanderbeg Book”, jam e nderuar që botoj një traktat të kësaj natyre dhe që besoj se do të vazhdojë edhe të jetë ndoshta një mundësi për të debatuar edhe më gjerë. Faleminderit!

 

Basha: Ky 22 mars, një ditë me emocion për mua

 

Basha: Libri im është një letër e hapur drejtuar gjithë shqiptarëve

Lulzim Basha: Faleminderit zonja Açka. Faleminderit Flutura. Në politikë të jepe mundësia të përballesh me lloj-lloj përvojash dhe kjo të fal shumë emocione, të fal shumë adrenalinë e natyrisht të pajis me një përvojë të rrallë do të thoja por për mua kjo është hera e parë, nuk kam patur një përvojë të tillë përpara. Sigurisht kam ndjekur nganjëherë edhe nga afër  siç kemi sot audiencë studentësh këtu në Qytetin Studenti prezantime librash apo monografisë por nuk kam qenë kurrë i ulur krah këtij botuesi duke prezantuar një libër të timin. Sigurisht do isha i pa sinqertë t’ju thoja që nuk e kam menduar, në fakt e kam menduar që 10 vjeç. Dëshira e parë ka qenë të shkruaja dhe ky frymëzim vinte edhe nga anëtarë të rrethit të ngushtë familjarë që janë shkrimtarë apo ishin shkrimtarë sepse janë ndarë nga jeta dhe dashuria ime për letërsinë, për librin është…daton që nga fëmijëria e hershme,  në mendimin e parë duhet ta kem lexuar diku në moshën pesë apo gjashtë vjeç dhe bashkë me të mu hap një botë e tërë e cila ma ngacmonte dhe ma ngacmon fantazinë, imagjinatën si asnjë art tjetër i lëvruar. Shpeshherë debatoj me miq, apo debatonim se gjerat kanë ndryshuar tani me angazhimin politik, nëse një pjesë teatrale apo realizim kinematografik do të arrij ndonjëherë të përmbush nivelet e letërsisë dhe me ndonjë përjashtim të rrallë të gjithë biem dakord që libri është gjithmonë superior. Pse? Sepse libri bënë të mundur që autonomia, individualiteti, autenticiteti i individit ti japë përmes përmasave të fantazisë çdo libri një interpretim unik. Nejse thjesht dhe shkurt po i bie rreth e qark për të thënë që është një dit me emocion për mua. Një emocion të disa-fisht. Së pari sepse ndodhem këtu me një libër përpara që ka autorësinë time dhe që sot po e prezantojmë. E dyta ka të bëj me të sotmen është 22 marsi. Është 22 marsi 29 vjet pas fitores së demokracisë. Një ditë e cila më kujtohet në detaje pothuajse orë për or dhe ju betohem që nganjëherë ndodhë që edhe ça ka ndodh 3 apo 4 ditësh ke vështirësi ta kujtosh në detaje por 22 marsin e 92 unë e kujtoj or për or. Jam përpjekur një pjesë të kësaj ta shpjegoj edhe në këtë libër. Pse dhe nga cilat pozita e kam parë 22 marsin e 92. Ditën e fitores së demokracisë, ditën kur edhe Shqipëria ju bashkua vendeve të tjera të ish Lindjes komuniste që hodhën tej diktaturën dhe nisën rrugëtimin drejt pluralizmit, drejt hapjes, drejt respektit për njeriun, për individin, për dinjitetin individual. Pra është 22 marsi dhe jemi në Qyteti Studenti ku nisi rrugëtimi që çoj drejt 22 marsit. Ndaj nuk ka vend më të mirë dhe audiencë më të mirë për ta nisur prezantimin e këtij libri se sa këtu te Qyteti Studenti me studentët e 21. Duke ju kujtuar se ishin studentët e 90 ata që i dhanë jetë lëvizjes dhe më vonë Partisë Demokratike dhe 22 marsit 92’ ku Partia Demokratike bashkë me aleatët e saj i dha fund monopolit të diktaturës dhe hapi një sipar, hapi një rrugëtim tashmë 30 vjeçar të Shqipërisë drejtë asaj që përbënte në mënyrë të natyrshme edhe thelbin, esencën e asaj që na ngriti në këmbë, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Një thirrje që askush nuk na e diktoi, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Askush sot nuk është në gjendje të na thotë kush e tha për herë të parë. Si buçoi kjo thirrje ? E cila vazhdon të jetë një amanet i papërmbushur por edhe një dëshirë që na bashkon si Shqiptarë pavarësisht prej moshë, bindjeve politike, prejardhjes ekonomike apo sociale. Pra, për mua është një emocion i trefishtë. E para, që jam këtu në një pozitë të pazakontë, unike për mua deri tani ndërkohë që përvoja politike e këtyre viteve ka lënë pak gjëra pa provuar ose pothuajse aspak në kuptimin e angazhimit publik. Së dyti, data dhe se treti, vendi ku po e bëjmë këtë prezantim. Dua me dy fjalë t’ju them që libri është një letër e hapur në thelb. Nuk është një rrëfim autobiografik siç e tha Flutura me të drejtë ndoshta mund të kishte qenë edhe më i pasur me detaje personale. Ndonëse në këndvështrimin tim edhe natyrën time, ka goxha bile në një moment tjetër do thoja ka më shumë se ç’ duhet duke patur parasysh natyrën time. Por nuk është një rrëfim autobiografik, nuk është as thjeshtë një përkthim i programit tonë politik, i planit tonë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza sepse edhe për faktin e thjeshtë se libri ka nisur të avizohet kohë përpara nxehjes së motorëve elektoral por është një letër e hapur drejtuar shqiptarëve, në veçanti rinisë për një angazhim të drejtpërdrejtë në politikë, për një pjesëmarrje në publiken në jetën publike si rruga e vetme për të siguruar ndryshimin, si rruga e vetme  për të siguruar atë që duam.

 

BashaÇfarë kemi ndryshe ne? Çfarë na ka penguar të jemi si ata?

Në fakt ideja për të shkruar diçka mbi këtë temë daton 5 apo 6 ndoshta dhe një dekadë më parë. Ka grishur gjithmonë raporti i individit me shtetin sepse nuk kam qene tepër i vogël, përkundrazi e mbaj mend  fare mire raportin e diktaturës me individin. Sikundër kam patur fatin e rrallë në atë kohë, sot e kanë shumë të rinj. Pastaj të jetoj e të studioj në një nga vendet me demokraci të konsoliduar dhe me liri të bollshme, siç është Hollanda dhe gjithmonë ka preokupuar më ka kreshtuar, më ka intriguar. Çfarë na bën të ndryshëm? Kur shoh individin, qytetarin shqiptarë, vajzën shqiptare, djalin shqiptarë, studenten, studentin shqiptarë, inxhinierin, inxhinieren shqiptare, artistin shqiptarë, pensionistin shqiptarë dhe e krahasoja dhe me atë kohë ku ne sapo kishim nisur rrugëtimin tonë drejt lirisë me miqtë, me studentët me ata që njihja në Hollandë, thoja; çfarë kemi ndryshe? Çfarë na ka penguar të jemi si ta? Çfarë na pengon të arrijmë nëse jo standardin ekonomik, i cili me siguri kërkon kohën e vet, vende të cilat kanë një shekull e më shumë që e ndërtojnë, po të paktën standardin shoqëror, të lirisë, të respektit, të raportit me njëri-tjetrin dhe të raportit me vendimmarrjen. Me thënë të drejtën, vendimmarrja e parë ka qenë pikërisht një reflektim mbi atë që e bën Europën, Europë. Dinjitetin individual, dinjitetin e gjithsecilit, faktin e pamohueshëm që gjithsecili prej nesh është unik dhe gjithsecili prej nesh mundet në një moment të caktuar të japi një kontribut vendimtar për të gjithë ne. Kjo e bën perëndimin perëndim, kjo e bën Europën Europë, kjo e bën Amerikën Amerikë. Nga ana tjetër kemi një përqasje tjetër që njerëzit janë turma. Turma, të cilat nuk kanë nevojë të respektohen, të kuptojnë, të mirëkuptohen por mjafton t’i marrësh e t’i çosh atje ku ke qejf ti, aty ku do ti e t’i trajtosh si turma! Jo njerëz me identitetin e tyre, me individualitetin e tyre por si turma në funksion të interesave politike. Besoj që kjo është një ndarje e madhe mes qytetërimeve sot. Kur unë isha në përfundim të studimeve të mia, dy filozofë të ndryshëm në përqasje, botuan dy pamflete të ndryshme politike. Francis Fukujama botoi të famshmen “Fundi i Historisë” dhe “Njeriu i Fundit” ku argumentonte se demokracia liberale perëndimore ishte stacioni përfundimtar i njerëzimit, ku çdo njeri do të kishte mundësinë përmes lirisë dhe mundësive që ofron liria të garantonte mirëqenien personale, në rrafshin material, shpirtëror, mendor dhe se kjo në fund të fundit ishte formula që triumfoi pas fundit të Luftës së Ftohtë, dhe dalëngadalë do pushtonte gjithë botën edhe Rusinë, edhe Kinën, edhe shumë vende të tjera ku sundonin diktatura apo teokratura. Një tjetër libër i cili me thënë të drejtën më goditi, më shqetësoi, Samuel Huntington “Përplasja e Qytetërimeve”, i cili argumentonte se Lufta e Ftohtë do ti linte vendin përplasjes së qytetërimeve. Edhe sot nuk bie dakord me përkufizimin e përplasjes apo të qytetërimeve në kuptimin teologjik të fjalës, që Huntington ka në qendër të librit por diçka mbeti dhe ajo që mbeti është se qytetërimet ndahen nga mënyra si e trajtojnë individin, si e trajtojnë familjen. Dhe kjo pastaj përcakton në mënyrë pothuajse vendimtare kursin e asaj shoqërie, të atij shteti. Kjo më ka ngacmuar. Me ka ngacmuar në kontekstin shqiptar, nëse mund ta lëvroja pak më shumë këtë ide në kontekstin shqiptar, mbaj mend orët e protestave të studentëve këtu jashtë, nga ky shesh. Mbaj mend kur hidhje sytë përtej ishte një kurorë pemësh të larta në horizont që shtrihej andej pothuajse zhbiriloja me sy çfarë ka pas atij horizonti, çfarë vjen pas kësaj. Ndaj në ’92-in, në 22 Mars si sot 29 vjet më parë mbaj mend entuziazmin është pak ta thuash, rrëqethem kur e kujtoj këtë uragan shprese në zemrat e njerëzve.

 

 

Bashatë bënim gjithçka për një jetë normale, për një Shqipëri normale, për një Shqipëri Europiane

Edhe mbaj mend diçka që në fakt edhe mund ta kisha shkruajtur në këtë libër por se kam shkruajtur, po, po e ndaj sot me ju. Kemi qenë bashkë me disa shokë të gjimnazit dhe bashkë me atë që më vonë u bë bashkëshortja ime, me Aurelën dhe një moment ndërkohë që njerëzit brohorisnin iu përlotën sytë. I thashë çfarë ke, njerëzit po gëzojnë, çfarë ke kemi fituar. Kam frikë tha dhe na u kujtua ’91-shi, ngjarjet e ’91-it, ku pas fitores te PPSH-së pati turbullira, pati viktima mes tyre të rinj. I thashë çfarë frike, kjo ka mbaruar, fituam. Jo, jo tha, kam frikë nga gjithë ky gëzim i njerëzve. Thashë pse ke frikë nga ky gëzim i njerëzve. Kam frikë tha sepse kam frikë mos zhgënjehem. Më ka mbetur në mendje kjo thënia dhe më ushtoi nga brenda si një thirrje që s’më la asnjëherë në subkoshiencë. Më është kujtuar kur përfunduam librin, kur libri ishte gati dhe e çuam për print më është kujtuar dhe e ndava me të, i thashë të kujtohet kjo, mbeti dhe tha po më kujtohet si ka mundësi e mban mend diçka që ka ndodhur kaq kohë përpara. E mbaj mend i thashë sepse është ndoshta një nga motivet që më shtyu të përfshihesha, mos ti zhgënjenim më njerëzit, të bënim gjithçka që shpresat e tyre për një jetë normale, për një Shqipëri normale, për një Shqipëri Europiane, të mos zhgënjeheshin. Dhe ky ka qenë motivi kryesor i futjes në politikë, ky ka qenë motivi kryesor që nuk më ka shkëputur në asnjë moment interesin nga politika në Shqipëria ndonëse kam jetuar për pothuajse 11 vjet larg saj. Së pari në Hollandë me studime dhe pastaj për afro katër vjet e gjysmë në Kosovë me misionin e OKB-së. Ideja që ky vend e meriton.

 

BashaJam ndër të parët që e kuptoj fare mirë hidhërimin zhgënjimin me politikën

Këta njerëz, njerëzit e mijë, shqiptarët e meritojnë dhe nuk na mungo asgjë për të siguruar kushtet e bashkëjetesës njësoj si në çdo shoqëri europiane dhe këtu se kam thjeshtë fjalën tek një nivel material i ekzistencës e kam fjalën në radhë të parë tek fytyra njerëzore e politikës, te politika si instrument shërbimi, te politika si i vetmi instrument ndryshimi. Kjo është bërë edhe më akute në këto tetë vitet e fundit ku nga njëra anë kemi parë de instutionalizimin e republikës pra rënien e institucioneve por përqendrimin pushtetit në duart e individëve ose më mirë të jem fare i qartë të një individi nga njëra anë dhe nga ana tjetër një sulm frontal ndaj politikës si e keqa. Natyrisht që unë e kuptoj njerëz. Jam ndër të parët që e kuptoj fare mirë hidhërimin zhgënjimin me politikën nga qytetarët por ka një investim diabolik, djallëzor, satanik do të thoja unë pikërisht nga pushteti që ka shkatërruar institucionet dhe j’ua ka hequr fytyrën njerëzore, ka mbyllur portat e tyre për njerëzit  që të thotë tani që nuk është politika zgjidhja, po cila është zgjidhja atëherë, diktatura. Diktatura e njëshit. Sigurisht që politika është zgjedhja dhe institucionet e politikës, partitë politike janë zgjidhje ndaj reforma e tyre, reformimi i tyre i vazhdueshëm dhe mbi të gjitha përthithja e njerëzve me dinjitet me integritet dhe me dëshirën për të shërbyer është e duhet të jetë misioni i përhershëm i partive politike, ky ka qenë objektivi kryesor që i kam vënë vetes që ditën e parë që mora mbi supe peshën e rëndë të drejtimit të Partisë Demokratike.

 

Basha: Një politikë me fytyrë njerëzorë është garancia …

Dhe e kam për nder që sot ndodhem në krah të Flutura Açkës e cila është kandidate në qarkun e Elbasanit por që nuk vjen nga politika, vjen nga një jetë plot aritje në fushën e letërsisë, artit, kulturës, vjen nga një jetë sfiduese, një grua e fortë që i ka qëndruar edhe fatkeqësive shumë të mëdha. Vjen si njëra prej nënave shqiptare, njëra prej grave shqiptare, njëra prej zonjave shqiptare për të dhënë një kontribut njerëzor në politikë. Një politikë me fytyrë njerëzorë është garancia për t’ja kthyer institucionet qytetarëve. Fytyra njerëzorë kërkon një fytyrë të pastër. Jeta të mbush me sfida, me probleme të cilat shpeshherë shtresëzohen brenda shpirtit dhe është sfidë në vetvete që mos t’i lësh të të tjetërsojnë. Në këto vite, pika e fundit para se ti drejtohem 2 apo 3 paragrafëve që kanë të bëjnë me ju, kanë të bëjnë me rininë. Shpirti më i pastër është shpirti rinor, më i çlirët dhe nuk është aspak rastësi që të gjitha ndryshimet e mëdha në Shqipëri janë paraprirë nga rinia. Kështu ishte 90-ta, kështu ishin protestat e studentëve në 2018-tën, kështu është, kështu e ndjej do të jetë dhe  25 prilli i këtij viti. Shpirti më idealist më i pastër, më i pakorruptuar që kërkon të mirën e vërtetë, që hapet tej nevojës personale, egos personale, që e shtrin vështrimin drejt atij horizonti me kërshëri që përtej ndodhet një e ardhme më e mirë , ditë më të mira, shpirti pozitiv. Mirë po ka një sfidë shumë të madhe që ky investim 8 vjeçar që shqiptarët ta humbin shpresën te politika si instrument ndryshimi, që shqiptarët të dyshojnë gjithçka edhe veten e tyre, që të kenë frikë të çohen në këmbë po të rijnë aty në errësirë se po u çuan mund të përplasen me të panjohurën, ka sjellë plogështi, ka sjell mos besim se ne mund të jemi ndryshe. E pra në qoftë se do të ishte kështu atëherë gjasat do të ishin shumë të mëdha që sot të ishim në të njëjtin nivel që është Kuba apo Koreja e Veriut po nuk ishte kështu në 90 dhe ishte kjo që e solli hapjen e Shqipërisë bashkë me arritjet e pa mohueshme të këtyre 30 viteve.

 

Bashaky libër është një ftesë për ti dhënë fund plogështisë, për ta gjetur brenda vetes tuaj forcën e bijave dhe bijve të shqipes

Ndaj për ta përfunduar ky libër është një ftes për ti dhënë fund plogështisë, për ta gjetur brenda vetes tonë, brenda vetes tuaj forcën e bijave dhe bijve të shqipes, kurajën për tu çuar dhe për ta flakur tutje të pa pranueshmen. Kurajon për ta bërë realitet ose për të filluar për ta bërë realitet ëndrrën tuaj më të bukur por ama këtu në Shqipëri. Prandaj është një ftes  në radhë të parë për rinin por jo vetëm ti japim fund pezmatimit, ti japim fund mosbesimit tek vetja jon, tek njeri tjetri, tek vendi. “O ky vend s’bëhet” se është shërbimi më i madh që mund t’ju bëjmë atyre që e kanë kapur vendin peng. Është një vend i mrekullueshëm  me potenciale të jashtë zakonshme, i mahnitshëm me atë që mund të prodhoj për sot dhe për brezat që vijnë. Nëse mund më lejoni në fund të kësaj ti referohem vetëm tre paragrafëve që kanë të bëjnë kryesisht me këtë aspekt. Dhe me këtë ftes ju bëj të rinjve mes kësaj letre të hapur, ftesën sigurisht ua bëj të gjithëve nuk ua bëj vetëm të rinjve, por këtu jemi me të rinjtë, jemi më 22 mars, jemi në qytet studenti, në faqen 11 të  librit i referohem idesë time për politikën, të cilën ndoshta e keni parë pak edhe në qasjen time edhe jam kritikuar pak se është pak i ftohtë ky Luli, është një farë.. patjetër që dua ta them sot, jam përkrahës i shkollës (stoike)  kam diçka kundër pietizmit, kam frikë nga patetizmi nga teatralja, kam frikë se teatralja, patetizmi ishin pjesë e pandashme e diktaturës, deri në neveri, në çdo gjë që bënin, në çdo gjë, që nga emisionet e lajmeve, tek fjalimet, tek autokritikat, patetizmi, patetizmi politik, për mua është shprehje e defiçencës, e hipokrizisë, e gënjeshtrës, e mashtrimit dhe njeriu nuk i ikën dot asaj që është. Nga reagimi im personal ndaj patetizmit të  diktaturës ka qenë në qoftë se mund ta them kështu ka qenë një farë stoicizmi, i cili mund të merret për ftohtësi , nganjëherë mund të merret dhe për mendjemadhësi , por nuk është e tillë, është një përpjekje për ta racionalizuar politikbërjen, roli ynë nuk është të bëjmë teatër me njerëzit, roli ynë nuk është të shesim sapunin për djathë. Ne nuk jemi shoëman ne nuk duhet të bëhemi shoëman, ne duhet ti mbështesim artistët. Arti, artistët frymëzojnë përmes shfaqjes, përmes kinematografisë, përmes teatrit, përmes të gjithë formave të kulturës. Politika është diçka serioze, është diçka që ka në dorë fatet e njerëzve, jetët e njerëzve, jetët e njerëzve. Ndaj, politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër, politika e keqe ka nevojë për teatër për të fshehur pikërisht këtë, të keqen. Dhe këtë kam thënë në një nga paragrafët e parë të këtij libri, po them ose mund ta citoj, “Dua të ndaj me ju qasjen time për politikën shqiptare dhe statusin e saj në shoqërinë tonë”. Në radhë të parë, sot, po e shtoj tani, ajo është shumë zhurmëmadhe. Projekton një vend shumë të gjerë dhe të tepruar për veten dhe jetën e njerëzve. Politika shqiptare hyn në mënyrë të dhunshme në jetën e qytetarëve duke ju imponuar atyre ritmin dhe amullinë e saj si mënyrë të jetuari. Shqiptarët janë të detyruar të jetojnë çdo ditë nën trysninë e kinse lajmeve që vijnë prej saj të cilat në shumicën e rasteve nuk përkthehen veçse ngërçet e këtij mjedisi konfliktual dhe asgjë të re për problemet e jetës së qytetarëve apo në dobi të mirëqenies së familjeve të tyre. Politika më e mirë sipas meje është ajo që ndikon jetën e njerëzve në mënyrë të përditshme por pa i bezdisur ata, pa e çuar shoqërinë në gjendje të pandërprerë ankthi, pasigurie, pa protagonizëm agresiv të saj me zë dhe me figurë. Politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër përmes vendimmarrjes së mençur, të drejtë, të përgjegjshme dhe largpamëse si një mision që vetëm ajo mund ta kryejë. Si një mision. Politika s’mund të jetë profesion! Është një mision! Është një nga gjërat e para që kam thënë, që në ditët e para kur jam angazhua aktivisht në vitin 2005 në politik, që unë e shoh si mision, jo si profesion. Kemi patur dhe një debat madje, çfarë i shërben më shumë një vendi, politikanët profesionist apo politikanët si mision. Një debat që vazhdon akoma edhe në Europë, kudo. E dyta që dua t’i rikthehem, është plogështia. Nuk ka gjë më të keqe sesa zemërimi, zhgënjimi, mllefi, dufi, është plogështia. Dorëzimi që s’kemi çfarë të bëjmë, këtu jemi s’kemi çfarë të bëjmë, kështu e ka kjo punë, kështu e ka Shqipëria. Nuk është vërtetë! Nuk është e vërtetë, është investimi më tinëzarë i atyre që duan të mbajnë status quo-n, gjendjen aktuale. I atyre që përfitojnë nga gjendja aktuale. Hendeku midis atyre dhe gjithë ne, është thelluar më shumë se kurrë në këtij 30 vite! Ata janë një grusht njerëzish, një dyzinë, madje ndoshta një gjysmë dyzinë. Pra, 12 apo 6 njerëz që mbajnë peng një popull të tërë! Që e kanë kthyer parlamentin dhe qeverinë në një instrument të pasurimit të tyre, të pushtetit të tyre dhe që përmes pasurimit dhe pushtetit të tyre diktojnë gjithçka në sferën publike. Mundohen të marrin peng median dhe të shuajnë çdo zë të pavarur. Dhe ata investojnë tek plogështia, tek mpirja që gjërat kështu janë, nuk mund të ndryshojnë. Më besoni, është e njëjta situatë si para 90-ës. Kush e mendonte që do të vinte një ditë që ajo diktaturë, ajo mënyrë e ndërtimit të shoqërisë, të hierarkisë të shoqërisë do të përmbysej dukej e pamundur. Natyrisht, përmbysja e parë nuk erdhi nga brenda, erdhi nga jashtë, erdhi nga rënia e murit të Berlinit dhe një pas një ngjarjet që rrodhën.

 

BashaKur jemi përpjekur të gjithë bashkë si shoqëri, kemi arritur të bejme realitet ëndrra

E pra sot ka një përpjekje për të na kthyer në të njëjtën gjendje plogështie, ku nuk ka më individ me mendimet e veta dhe me fuqinë për të ndryshuar fatin e vet dhe fatin e shoqërisë, që gjërat të jenë kështu dhe pikë. Që kjo është më e mira që mund të kemi. E kemi dëgjuar këtë frazë shpesh apo jo: “më mirë se kaq nuk bëhet”, thotë kundërshtari im ditë për ditë. Ne  e dimë që kjo s’është e vërtetë! Ju e dini që kjo s’është e vërtetë, ju e dini edhe më përpara ne kur jemi përpjekur të gjithë bashkë si shoqëri, kemi arritur të bejme realitet ëndrra, më mirë. 8 vite s’kemi hedhur asnjë hap drejt Europës. Por 11 vite më përpara arritëm diçka  që  për shumë Shqiptarë është gjysma e integrimit në Europë që është lëvizja e lirë. Unë e njoh atë proces nga brenda si pak kush sepse e kam drejtuar në dy nivele: niveli politik si Ministër i Jashtëm kur u hap dialogu për heqjen e vizave që ishte një hap politik dhe si ministër i  brendshëm plotësimin  e kushteve dhe sot shqiptarët lëvizin me dinjitet pa viza në Europë. Ja pra e pamundura është  e mundur dhe bëhet e mundur falë bashkimit të vizionit dhe vendosmërinë për  ta kthyer atë vizion  në realitet. Natyrisht nuk mund të jetë detyra e një njeriu të vetëm dhe në raport me këtë kam dua të citoj diçka tjetër nga faqja 60 e cila ka të bëjë pikërisht me bekimin që ne kemi si vend dhe si  komb, diçka që e ndjej thellë. Njoh çdo vend të Ballkanit shumë mirë  dhe të Europës shumicën  prej vendeve po kështu. Sigurisht që e dua Shqipërinë shumë por, nuk besoj se mund të akuzoj njeri mua për ultra nacionalist kështu që këtë e them pa pikë folklorizmi, e them nga zemra sepse  e  besoj. E shoh me kënaqësi që shumë e më shumë shqiptarë e besojnë në veçanti, rinia e beson. Nuk ka gjë më të keqe se plogështia. Ne jemi bekuar me një vend të mrekullueshëm, me bekime natyrore të rralla. Me një pozicion gjeografik për tu pasur zili, në zemër të Europës, me të gjithë potencialet për të njohur dhe shijuar nga  gjithë bota, mbi të gjitha me burime njerëzore vitale dhe të përgatitur për të konkurruar ballëlartë me këdo. Është kështu apo jo?! Sa herë që konkurrojmë shkëlqejmë dhe fitojmë. Po  e shkëpus një sekondë këtu. Ka tre vera, tre sezone verash që hitet kryesore në lokale kryesore të Europës dhe Amerikës janë të artisteve shqiptare dhe të artistëve shqiptar të botës vetëm sepse kanë patur mundësin të shfrytëzojnë lirin, oportunitetin që vjen me lirin për t’i dhënë zë talentit të tyre. Po pse kemi mbetur të fundit? Pse kemi ngecur? A është e justifikuar, e pranueshme kjo bjerrje? A është kjo topit e një konjekture apo është fati ynë i përjetshëm  i të qenit të fundit edhe në rajonin tonë, në Ballkan? Absolutisht jo. Ne mund të bëhemi më mirë, ne mund të ndryshojmë  dhe këtë e kemi vetë në dorë. Nuk është mallkim i zotit. Nuk është e thënë të jetë kështu për ne. E kemi provuar se kur bëhemi bashkë me zemër dhe me forcë  ne kemi arritur maja që të gjithë i shihnim vetëm në ëndërr. Ne jemi bërë anëtar të NATO-s. Ne ndërtuam në dy vjet tunelin më të gjatë të Ballkanit dhe lidhëm Shqipërinë me Kosovën. Ne plotësuam 150 kushte në 18 muaj për lëvizjen e lirë pa viza të qytetarëve shqiptarë në hapësirën Shengen. Ndaj unë e di që është vetëm mania për pushtet i një individi i cili sot kontrollon çdo gjë për interesat e tij, të cilit i intereson që të dëshpëroheni, që të besojmë se kështu është shkruar fati ynë, të braktisim vendin dhe familjen. E mbyll citimin, paskam qenë pak më i ashpër sa ç’u mundova ta shpjegoj, por është e zezë mbi të bardhë, është e printuar dhe keqardhje nuk kam pse…bindjen time të vërtetë kam thënë. Dhe së fundmi, një thirrje për ju, për të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi, për gjithë studentet dhe studentët e këtij vendi kudo ku janë, për gjimnazistët. Unë vetë kam qenë gjimnazist kur trazirat filluan. Kam një ftesë për rininë shqiptare. Bota po ndryshon, por më tepër teknologjia dhe pandemia kanë formësuar një shekull të ri. Shumë studiues thonë se shekulli i ri filloi në vitin 2020, ku ne pas pandemisë pamë se di jetët tona ndryshuan përgjithmonë, duke u përshtatur fort. Rinia e mrekullueshme shqiptare që shkëlqen kudo ku e shfaq veten dhe që i është përgjigjur momentit historik të Shqipërisë, sa herë vendi ka pasur nevojë, do ti përgjigjet sot edhe nevojës së ethshme për zgjimin ekonomik shqiptar. Rinia iu përgjigj nevojës për zgjim kombëtar në fillim të shekullit 20 për krijimin e shtetit shqiptar. Rinia shqiptare ia dha shpirtin e saj lufte kundër pushtuesit dhe në vitet 90 ajo zgjoi shoqërinë shqiptare, të kapte trenin e fundit të ndryshimeve demokratike, duke i dhënë fund diktaturës komuniste. Sot koha po e thërret sërish rininë, për ti prirë jetësimit të projektit strategjik të ekonomisë të re që po përvijohet. Dhe këtu e kam fjalën për një oportunitet të jashtëzakonshëm për të cilin jam shprehur edhe gjatë takimeve, është pjesë e planit tonë qeverisjes për faktin se falë ndryshimeve teknologjike dhe falë zhvendosjes së zinxhirit të furnizimit për tregon më të madh që është tregu Europian. Ne kemi mundësinë, shansin e jashtëzakonshëm, unik për një apo më shumë gjenerata që atë që vendet e tjera  e kanë arritur përmes një dekade ta arrijmë përmes disa viteve, ta kthejmë rininë shqiptare të sotme brenda disa viteve në një shtresë të mesme të mirë trajnuar, të mirë punësuar, të mirëpaguar dhe të pavarur financiarisht, pra nga ana ekonomike. Në këtë mënyrë të pavarur edhe mendërisht, edhe shpirtërisht nga qeveria. Qoftë kjo një qeveri e keqe që shpresoj do të marrë fund, jam i bindur do të marrë fund me 25 prill, qoftë kjo qeverisja në vetvete. Rinia dhe të rinjtë shqiptarë si individët, si bashkësia e individëve dhe besim tek vetvetja me të ardhura dhe profesione dinjitoze si gurëthemel i stabilitetit demokratik dhe ekonomik të vendit. Dhe në këtë moment, për mua, ne kemi arritur de fakto Shqipërinë si gjithë Europa. Natyrisht, mbetet dhe pjesa tjetër që është detyrë kryesore e qeverisë së ardhshme dhe misioni im, misioni hyjnor i Partisë Demokratike i papërmbushur pas hyrjes në NATO dhe heqjes së vizave që edhe anëtarësimi de Juro i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në këtë mënyrë përmbyllja e një cikli mbi 30-vjeçar që nisi nga ky shesh këtu me thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Do më falni se është hera e parë, ndoshta u zgjata shumë!